Quantcast
Channel: Libra/Poezi – Portalb
Viewing all 616 articles
Browse latest View live

“Hasta la vista”, dashuria s’njeh rrethana

$
0
0

“Hasta la vista” është romani i parë i autorit Petro Marko dhe më i rëndësishmi për kohën, kur e shkroi, si në rrafshin artistik ashtu dhe në atë tematik.

Rëndësia e tij qëndron veçanërisht, se lajmëroi kthesën në rrjedhat historike të romanit shqiptar. Romani sjell rrëfimin e luftës në Spanjë, ku kryesisht veprojnë personazhe nga mesi i vullnetarëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë, ndaj Portalb ua sugjeron që ta lexoni librin në fjalë.

Në këtë roman rrëfehen betejat e shumta gjatë viteve të kaluara në front, të cilat përshkruhen me një gjuhë të gjallë dhe të papërsëritur. Krahas ngjarjeve për rrjedhat e luftës, rrëfehet dhe linja e dashurisë ndërmjet luftëtarit shqiptar Gori dhe infermieres spanjolle Anita.

Foto Ilustrim

Foto Ilustrim

Në rrëfimin e parë, shkrimtari e paraqet luftën mes republikanëve që u vijnë në ndihmë vullnetarë nga mbarë bota dhe, monarkistëve të ndihmuar nga fuqitë fashiste evropiane. Në rrethin e të parëve janë dhe vullnetarët shqiptarë që së bashku me të tjerët luftonin fashizmin, që, gjatë luftës në Spanjë (gjysma e dytë e viteve ’30) ishte forcuar dhe paralajmëronte Luftën e Dytë Botërore.

Në linjën e dytë, në rrëfimin e dashurisë mes Gorit dhe Anitës, autori arrin efekte nga më të shënuarat në artikulimin artistik. Dashuria mes tyre, në këtë rast, është vendosur në një kontekst ngjarjesh të veçanta, të jashtëzakonshme. Lufta jepet e pranishme kudo e në çdo çast, si shpërthim gjylesh topi apo granate, aty rrotull e nëpër këmbë, e parashikueshme dhe e paparashikueshme njëherazi, është pikërisht ajo që përcakton rrjedhën e ngjarjeve të ditës, të çastit.

E veçanta që Petro Marko solli në temën e dashurisë në romanin “Hasta la vista”, është dashuria midis Gorit dhe Anitës, që është e ngjizur, e ndezur dhe e përmasave të mëdha në ato rrethana lufte.

Lexo më shumë:

Libri i javës së parë: “Lufta dhe Paqja” mozaik romancë të mrekullueshme, filozofisë dhe mbijetesës

Libri i javës së dytë: “Dashuri”, prehja dhe rrëmuja e ndjenjave në një vend

Libri i javës së tretë: “Gatsby i Madh”, dëshmia që paraja nuk të bën të lumtur

Libri i javës së katërt: “Prilli i thyer”, vështrimi i jetës nga syri i vdekjes

Libri i javës së pestë: “Don Kishoti i Mançes”, lufta për të arritur të pamundurën

Libri i javës së gjashtë: “Fihi Ma Fih”, lëshojeni shpirtin ta gjejë prehjen

Libri i javës së shtatë: “Njëqind vjet vetmi”, njeriu lufton për të mos arritur asgjë!

Libri i javës së tetë: “Të vrasësh zogun përqeshës”, mos e kërkoni fajin çdoherë te më i dobëti!

Libri i javës së nëntë: “Hanko Halla”, përplasje ideologjike mes gjeneratave, mos e merrni për zemre

Libri i javës së dhjetë: “Doktor Gjilpëra”, kur emancipimi “përkthehet” arsim

Libri i javës së njëmbëdhjetë: “Procesi”, kur nuk ke zgjidhje tjetër pos të shpallesh i fajshëm

Libri i javës së dymbëdhjetë: “Plaku dhe deti”, njeriun mund ta asgjësosh, por jo edhe ta mposhtësh!

Libri i javës së trembëdhjetë: “Bagëti e Bujqësia”, bukuria shqiptare!

Libri i javës së katërmbëdhjetë: Sikur të isha djalë”, luftoni për të drejtat tuaja, qoftë edhe me tërë botën!

Libri i javës së pesëmbëdhjetë: “Hamleti”, ndershmëria morale përballë hakmarrjes!

Libri i javës së gjashtëmbëdhjetë: “Pallati i ëndrrave”, konflikti i përjetshëm i marrëdhënies pushtet/individ

Libri i javës së shtatëmbëdhjetë: “Emri i trëndafilit”, romani që ia ktheu nderin Umberto Eco-s

Libri i javës së tetëmbëdhjetë: “Alkimisti”, obligim i secilit është të kuptojë fatin e vet

Libri i javës së nëntëmbëdhjetë: “I përndjekuri i dashurisë”, kërkoni poezinë tuaj për ta shuar afshin e shpirtit

Libri i javës së njëzetë: “Anna Karenina”, familjet e lumtura janë të gjitha njësoj

 


​Librat që duhet lexuar gjatë verës

$
0
0

Vera është një periudhë e pushimeve dhe relaksimit dhe preferohet që të lexohen libra për të qetësuar trurin.

Më poshtë mund të gjeni një koleksion të vogël të librave të cilët mund t`i lexoni gjatë kësaj periudhe.

“I dashur Xhon” – NgaNikolas Sparks

Libri që rrëfen për dashurinë e Xhonit dhe Savanës, vullnetin për të pritur e sakrifikuar dhe të papriturat që dashuria sjell.

“Dyzet rregullat e dashurisë” – Nga Elif Shafak

Libri që do t’iu fusë në botën mistike të poetit të famshëm Rumi të shekullit XII dhe të Elas. Një grua dyzetvjeçare e shekullit XXI. Ky libër që sjell dy botë paralelisht, do t’iu bëjë të deheni me mënyrën sesi Shafak rrëfen.

“Akte Besimi” – Nga Erik Segal

Rrëfimi për Timin. Një fëmijë pa prindër që gjen shpëtimin në kishën katolike. Dëborën, të bijën e një rabini të famshëm dhe i vëllai Danieli i destinuar për të zënë vendin e të atit, është një rrëfim që nuk bën ta humbisni. Ky libër do t’iu dëshmojë se feja nuk e pengon dot dashurinë.

“Një tragjedi amerikane” – Teodor Drajzer

Ashtu siç e thotë edhe titulli ky libër bën fjalë për një tragjedi. Behet fjalë për tragjedinë e Klajdit të ri e cila është e pamundur të mos ju përlotë. rrugët që e shpijnë Klajdin drejt këtij fundi do ju bëjnë të kuptoni se në fund të fundit gjëja më me vlerë që kemi në jetë janë njerëzit.

“Këngët e Milosaos”, dashurinë apo atdheun?

$
0
0

Poema “Këngët e Milosaos” është vepra e poetit, publicistit, folkloristit, filologut, mësuesit, dhe themeluesit të letërsisë dhe kulturës arbëreshe, Jeronim De Rada.

Për shkrimin e kësaj vepre, si dhe për shkrimin e veprave të tjera, De Rada u mbështet shumë në truallin e poezisë popullore sa gjatë gjithë veprës së ndihet fort fryma e krijimtarisë gojore, e transponuar mjeshtërisht në shpirtin e poetit, me përjetimin që iu tha në zemër, ndaj Portalb ua rekomandon ta lexoni kë libër të mrekullueshëm.

Foto ilustrim "Rina duke e pritur Milosaon"

Foto ilustrim – “Rina duke e pritur Milosaon”

Në këtë poemë kryesisht shtrohen dy motive kryesore, patriotik dhe ai i dashurisë.

Janë dy motive që në vepër shkojnë paralel njëra me tjetrën, asnjëri motiv nuk lëshon udhë për të ngadhënjyer tjetri, nuk sakrifikohet dashuria për hir të atdheut mirëpo as nuk harrohet atdheu nga verbimi i dashurisë. Sikur konflikti të ishte ai midis dashurisë dhe mjedisit, logjikisht poema do merrte fund me kurorëzimin e kësaj dashurisë me martesë.

Nga dy temat e lartpërmendura burojnë dy ide: pohimi i së drejtës së individit për të qenë i lirë në ndjenjat e veta dhe ideja që atdheu mund të çlirohet vetëm me luftë të armatosur. Kjo është arsyeja që vetë De Rada e quan “dyfish lirik” këtë poemë, duke qenë i vetëdijshëm për dy shqetësimet që i dhanë jetë.

Dy temave të poemës i përgjigjen dy linja e dy konflikte: konflikti i parë, më i dukshmi është ai me karakter shoqëror midis dashurisë së të rinjve dhe paragjykimeve klasore e patriarkale që i pengojnë të martohen.

Konflikti kryesor padyshim se është konflikti psikologjik sepse Milosao duhet të bëj zgjedhjen e balancuar midis ndjenjës dhe detyrës pra midis dashurisë ndaj Rinës dhe atdheut.

De Rada luajti një rol të madh në historinë e letërsisë shqiptare, ai është i pari që shkroi vepra me frymë kombëtare. Figura e tij ngrihet si figura më e kulluar dhe më e fuqishme e letërsisë dhe e botës arbëreshe. /Portalb

Lexo më shumë:

Libri i javës së parë: “Lufta dhe Paqja” mozaik romancë të mrekullueshme, filozofisë dhe mbijetesës

Libri i javës së dytë: “Dashuri”, prehja dhe rrëmuja e ndjenjave në një vend

Libri i javës së tretë: “Gatsby i Madh”, dëshmia që paraja nuk të bën të lumtur

Libri i javës së katërt: “Prilli i thyer”, vështrimi i jetës nga syri i vdekjes

Libri i javës së pestë: “Don Kishoti i Mançes”, lufta për të arritur të pamundurën

Libri i javës së gjashtë: “Fihi Ma Fih”, lëshojeni shpirtin ta gjejë prehjen

Libri i javës së shtatë: “Njëqind vjet vetmi”, njeriu lufton për të mos arritur asgjë!

Libri i javës së tetë: “Të vrasësh zogun përqeshës”, mos e kërkoni fajin çdoherë te më i dobëti!

Libri i javës së nëntë: “Hanko Halla”, përplasje ideologjike mes gjeneratave, mos e merrni për zemre

Libri i javës së dhjetë: “Doktor Gjilpëra”, kur emancipimi “përkthehet” arsim

Libri i javës së njëmbëdhjetë: “Procesi”, kur nuk ke zgjidhje tjetër pos të shpallesh i fajshëm

Libri i javës së dymbëdhjetë: “Plaku dhe deti”, njeriun mund ta asgjësosh, por jo edhe ta mposhtësh!

Libri i javës së trembëdhjetë: “Bagëti e Bujqësia”, bukuria shqiptare!

Libri i javës së katërmbëdhjetë: Sikur të isha djalë”, luftoni për të drejtat tuaja, qoftë edhe me tërë botën!

Libri i javës së pesëmbëdhjetë: “Hamleti”, ndershmëria morale përballë hakmarrjes!

Libri i javës së gjashtëmbëdhjetë: “Pallati i ëndrrave”, konflikti i përjetshëm i marrëdhënies pushtet/individ

Libri i javës së shtatëmbëdhjetë: “Emri i trëndafilit”, romani që ia ktheu nderin Umberto Eco-s

Libri i javës së tetëmbëdhjetë: “Alkimisti”, obligim i secilit është të kuptojë fatin e vet

Libri i javës së nëntëmbëdhjetë: “I përndjekuri i dashurisë”, kërkoni poezinë tuaj për ta shuar afshin e shpirtit

Libri i javës së njëzetë: “Anna Karenina”, familjet e lumtura janë të gjitha njësoj

Libri i javës së njëzetë e një: “Hasta la vista”, dashuria s’njeh rrethana

“Biber”, boton përmbledhjen me tregime të shkurta në temën e pajtimit

$
0
0

Ka dalë nga shtypi përmbledhja me tregime të shkurta në temën e pajtimit, të përzgjedhura nga konkursi „Biber“, i cili u organizua gjatë vitit që shkoi, njofton Portalb.

Përmbledhja përfshin 25 tregime të përzgjedhura, nga të cilat tri tregimet e autorëve/eve Vlladimir Tabasheviq, Nadia Geras dhe Sllagjana Ljubiçiq janë shpërblyer në konkurs. Tregimet e përmbledhura dhe të shpërblyera janë përzgjedhur nga juria e përbërë nga Doruntina Basha, Faruk Shehiq dhe Bojan Krivokapiq.

Duke marrë parasysh se konkursi „Biber“ ka qenë shumëgjuhësh, të gjitha tregimet në këtë përmbledhje janë të botuara në gjuhën boshnjake/kroate/malazeze/serbe/maqedone dhe shqipe.

Promovimet e kësaj përmbledhjeje tregimesh do të mbahen gjatë muajit maj në Sarajevë, Shkup e Beograd, dhe shpresojmë, më tutje, edhe në qytetet tjera në rajon.

Përmbledhjen mund ta shkarkoni në formatin pdf në këtë link: shkarko përmbledhjen.

Vitin e ardhshëm, më 2017, pritet konkursi i dytë i Biberit.

Këtu mund ta lexoni edhe komunikatën e jurisë : Komunikata e Jurisë së “Biber

Promovohet “Eposi i Kreshnikëve” i Zymer Nezirit

$
0
0

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore i Shqiptarëve në Shkup, promovoi projektin e Zymer Nezirit “Eposi i Kreshnikëve – monument i trashëgimisë kulturore të shqiptarëve në pesë vende të Ballkanit”.

Fillimisht, drejtori i Institutit, Skender Asani, tha se ky projekt flet shumë lidhur me të kaluarën, historinë, traditën dhe autoktoninë e shqiptarëve në Ballkan. Sipas tij, me interes të veçantë për ne është hulumtimi i eposit të trevave shqiptare të Maqedonisë, nga Kumanova e deri në Kërçovë, të cilat janë përfshirë në këtë hulumtim.

Promovimin e përshëndeti kryetari i Komunës së Çairit – Shkup, Izet Mexhiti, i cili tha se populli shqiptar bartë me vete ndër shekuj vlera të pakontestueshme kulturore e historike, dhe virtyte të larta morale, shpirtërore e njerëzore. Duke përgëzuar për këtë punë serioze dhe shumë fisnike, Komuna e Çairit dhe institucionet shtetërore të Republikës së Maqedonisë, mbështesin përpjekjet e Institutit, për të hulumtuar dhe zbardhur vlerat tona kulturore e shpirtërore, tha Mexhiti.

Bartësi i projektit, Zymer Neziri nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, tha se ky projekt ka zgjatur katër vjet edhe ende vazhdon edhe më tej të rrumbullakohet. Në projekt janë angazhuar rreth 90 mbledhës të folklorit nga të gjitha trevat shqiptare. Materiali i mbledhur në terren është botuar në 15 vëllime si paralibra, të cilat bartin në vete vlera të mëdha të eposit epik shqiptar që nga kohërat më të hershme.

Më pas prof.Neziri ia dorëzoi drejtorit të ITSHKSH-së, Dr.Skender Asani për nevojat e Institutit, gjithë materialet e grumbulluara të këtij projekti, në formë elektronike.

Rreth eposit të kreshnikëve, folën studiuesit e njohur të kësaj fushe, Zeqirija Neziri, profesor në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, Bukurije Mustafa, studiuese në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, dhe Izaim Murtezani, studiues në Institutin e Folklorit në Shkup. Promovimin e përshëndetën edhe profesorë e studiues tjerë nga Prishtina e Tirana.

Në UT u promovua libri “Shqiptarët Ortodoksë në Republikën e Maqedonisë”

$
0
0

“Shqiptarët Ortodoksë në Republikën e Maqedonisë” është titulli i veprës së autorit Branisllav Sinadinovski, e cila sot u promovua në Universitetin i Tetovës, e përkthyer në gjuhën shqipe nga dekani i Fakultetit të Filologjisë të UT-së, Fatmir Sulejmani. Në promovimin e këtij libri të pranishëm ishin rektori i UT-së, Vullnet Ameti, Nënkryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Rafiz Haliti, prorektorët,. Reshat Qahili dhe Prof. dr. Alifeta Selimi, Sekretari i përgjithshëm, Adem Beadini, profesorë dhe studentë.

Përkthyesi i kësaj vepre në gjuhën shqipe, Fatmir Sulejmani tha se e veçanta e asimilimit të shqiptarëve ortodoksë të Rekës është heshtja mortore që e ka shoqëruar procesin e konvertimit të pashembullt etnik të dhjetëra mijëra njerëzve – indiferenca e shqiptarëve të besimit ortodoks, që u asimiluan pabëzajtur dhe indiferenca e shqiptarëve të besimit islam, që nuk e panë gjëmën e vëllezërve të gjuhës e të gjakut. “Ndaj, aq sa flet kjo vaki për perfiditetin dhe metodat e sofistikuara të asimilimit në fjalë, po aq ndriçon ndërgjegjen tonë kolektive dhe gatishmërinë për t’u shkrirë në asgjë me lehtësi të papërballueshme, pa një zë të fuqishëm protestues, pa një alarm serioz në mediat brenda a jashtë kësaj shkretishteje, pa një rebelim promoteu, të gatshëm t’ia dhurojë popullit zjarrin, ta vetëdijësojë atë se është duke jetuar stinën e ligë që e shfytyroi gati për sejeta”, theksoi Fatmir Sulejmani.

Autori i librit, Branisllav Sinadinovski, duke iu referuar punës së tij tha se këtë qëllim timin nuk mundën ta pengojnë as konservatizmi e as forcat retrograde, duke shtuar se unë jo vetëm që e shkrova librin për shqiptarët ortodoksë të Republikës së Maqedonisë, por ia dola të dëshmoj se edhe ata njësoj si bashkatdhetarët e tyre në Shqipëri dhe gjithkund në botë, janë pjesë e pashkëputshme e tërësisë së popullit shqiptar. “Për gjithë këtë, si autor i këtij libri flas me emocione, por në mënyrë njerëzore dhe shkencore, të mbështetur në fakte dhe argument, duke dëshmuar se shqiptarët ortodoksë në Republikën e Maqedonisë dhe në vendet tjera të Shqipërisë nuk janë dhe as që mund të jenë sllavë, as maqedonas që flasin në gjuhën shqipe, sepse ata ishin dhe do të mbeten gjithmonë pasardhës të pellazgëve dhe ilirëve të mirënjohur, shqiptarë ortodoksë, dhe si të tillë pjesë e pashkëputshme e tërësisë së popullit shqiptar”, shtoi mes tjerash autori i libri Branisllav Sinadinovski.

Të hënën fillon panairi i librit, libra dhe autorë nga shumë vende në Shkup

$
0
0

Po bëhen përgatitje për Panairin e Librit që do të mbahet në Shkup duke filluar nga data 12 prill. Kjo është një mundësi e mirë për entuziastët e librave dhe literaturës, me që në Panairin e Shkupit do të vijnë mjaft tituj nga autorë të shquar. Në panair do të paraqiten shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria dhe nga disa vende tjera evropiane, njofton TV21.

“Jemi në fillim të panairit të librit i cili është i 28 me radhë, një prej panaireve me atraktive ku zakonisht tërheq shumë vëmendje të qytetareve, ku parashikohet që numri  i vizitorëve të arrijë afër 40 000 mijë. Ky panair do të mbahet prej datës  12 deri më 18 prill . Do të ketë libra deri më 70% lirim të çmimeve”, u shpreh Sanja Kondarko, Menaxhere e panairit të Shkupit.

Panairi i Librit, si një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në vend josh vëmendjen e lexuesve për veprat dhe autorët më të kërkuar në tregjet ndërkombëtare dhe vendëse. Si gjithmonë do të ketë tituj nga vepra letrare bashkëkohore e klasike, tekste profesionale shkencore e shkollore, enciklopedi dhe vepra të kulturës e artit. Panairi i Librit tek ne ka një traditë të gjatë dhe vlerësohet nga autorët, kritikët letrarë dhe shtëpitë botuese të cilat kanë marrë pjesë në të.

Shkup, fillon Panairi i 28 i librit

$
0
0

Mbi 70 shtëpi botuese do të marrin pjesë në Panairin e 28-­të të librit i cili zyrtarisht do të hapet sonte në orën 19, në Metropolis Arena. Për vizitorët panairi do të hapet prej nesër deri më 18 prill.

Nga panairi i Shkupit presin rreth 40.000 vizitorë në Panairin e librit i cili, pas Panairit të mobiljeve, është manifestimi i dytë i panairit sipas frekuentimit në Shkup. Do të ofrohet literaturë nga autorë vendorë dhe të huaj, beletristikë, botime shkencore, libra për fëmijë, libra shkollorë.

Botuesit do të organizojnë edhe promovime dhe takime me autorë në stendat e tyre, por edhe në Qendrën promovuese në Metropolis Arena në të cilën për shtatë ditët e panairit janë planifikuar mbi 30 promovime. Krahas botueseve vendorë do të ketë edhe të huaj nga Shqipëria dhe Serbia, ndërsa Ambasada e Suedisë do të organizojë prezantim të literaturës për fëmijë.

Ngjarje shtesë që do të organizojë Panairi i Shkupit (më 14 prill) është ligjërata e shkrimtarit, sociologut dhe oratorit motivues kroat Bruno Shimlesha, i cili është mes dhjetë autorëve më të lexuar kroatë të librave nga sfera e psikologjisë popullore.

Sipas paralajmërimeve, panairin do ta hapin shkrimtarët Rade Sijan dhe Sasho Dimovski. Orari i punës së Panairit është prej orës 10 deri në orën 20, çmimi i biletës është 30 denarë, gjegjësisht 20 denarë për vizitorët në grupe.


Libër që imponon vlera të reja në letërsinë shqipe

$
0
0

Mbi  librin “Nga mështeknaja e babait me mallëngjim”, botoi PORTALB, 2015.

Poetja e njohur, Linditë Ahmeti, vjen me librin e ri poetik “Nga mështeknaja e babait me mallëngjim”, që e botoi PORTALB.

Libri i saj është mirëpritur nga qarqet letrare, që kanë vlerësuar si “mrekulli estetike”, “lirikë e përshpirtshme”, “libër që imponon vlera të reja në letërsinë shqipe”, “lirë e veçantë e letërsisë shqipe apo “metaforë gjigante e dhembjes, vetmisë krijuese, ndjeshmërisë”.

Libri u nderua edhe me çmimin për libër më të mirë të vitit për letërsi për këtë vit. Një çmim më se i merituar.

Ata që e kanë lexuar nuk kanë dilemë, kurse ata që do ta lexojnë do të binden se ky çmim duhet të shoqërohet me shumë vlerësime të këtilla.

Me këtë rast po përcjellim disa mendime autorësh të ndryshëm për librin e ri poetik të Lindita Ahmeti.

Salajdin SALIHU: Lum ajo letërsi që e ka një poete si Linditë Ahmeti

“Është fat i madh për letërsinë tonë që ka një poete si Lindita Ahmeti. Libri: një mrekulli estetike, realitet i thellë simbolik, i sajuar me hirin e miteve të lashta sa njerëzimi dhe me imazhet e botës sonë. Një libër që nuk është i lehtë për t’u lexuar pa parapërgatitje; si çdo libër i veçantë, i thellë, shumështresor, ku janë dendësuar grimca mitesh të kulturave të ndryshme, që na flasin me gjuhë të harruar shenjtësh e hyjnish. Një libër që duhet lexuar dhe pas një kohe duhet rilexuar. Një libër nga një poete që Hyji nuk ja kurseu dhuntinë krijuese.

Përtej qarqeve letrare ky emër i veçantë i letërsisë sonë njihet pak. Ky emër do të njihet edhe kur të jenë harruar shumë protagonistë të kohës sonë, që flasin shumë dhe ende nuk kanë thënë diçka të re. Lum ajo letërsi që e ka një poete si Lindita Ahmeti dhe mjerë ajo kulturë që nuk di ta çmojë një dhuratë të këtillë!”

Bardhyl ZAIMI: Lirikë e thellë, e përshpirtshme, tmerrësisht përrallore

“Libri “NGA MËSHTEKNAJA E BABAIT me mallëngjim”, i Lindita Ahmetit, që gjen dritën e botimit nga Portalb, është lirikë e thellë, e përshpirtshme, tmerrësisht përrallore, si një pikturë kozmike e shkëputur nga qenia e tejkohshme shqiptare. Libër që duhet lexuar patjetër. Faleminderit për këtë dhuratë!”

Fatmir SULEJMANI:  Lira më e veçantë e poezisë shqipe

“Për shijen time, Lindita është LIRA më e veçantë e poezisë shqipe, jo vetëm aktualisht. Se si ia del të shkruajë me bojërat e shpirtit të saj bilur nuk e kam të qartë. Me gjasë është në pyetje sekreti të cilin nuk e di as vetë ajo, rrezatimi i dorës së Zotit mbështetur goxha gjatë në supet e saj, hyjnorja e shpërfaqur me penelata vargjesh shumëformëshe, që drithërojnë me vrushkuj ethesh palcën shpirtërore të adhuruesve të perlave, që mund t’i shkruajë vetëm një dorë maestroje”.

Lulëzim HAZIRI: Libër që imponon vlera të reja

“Libri “Nga mështeknaja e babait…me mallëngjim” imponon vlera të reja në letërsinë shqipe”.

Vjollcë BERISHA: Metaforë gjigante e dhembjes, vetmisë krijuese, ndjeshmërisë

“Ky është zëri kumbues që përshëndet nga qendra e botës së ndjeshmërisë krijuese, nga  mështeknaja e babait, prej nga të gjitha zërat tringëllojnë mallëngjyeshëm, ku banon uni lirik që i përshkon athshëm e plot vjeshtë, si në dizë gështenjash, të gjitha poezitë e këtij vëllimi, që vjen si  kartolinë e gjatë dërguar me entuziazmin e atij që sapo ka bërë shëtitjen më mbresëlënëse në botë e herë si harlisja e ëmbël e atij që ka degdisur në strehën e sigurt ku banon dashuria e vërtetë, në lirishtë, në kullën e vogël prej fildishi të rrethuar me lule Iris Illyrica.

Jehona lirike që përhapet në këtë vëllim poetik, është nga të rrallat tinguj që kanë prerë biletë kthyeseː herë thithet nga lexuesi si mesazh unik, plot dhimbje e  drithmë, që vjen nga mështeknaja ku priten dy ndjeshmëri krijuesish, dy jetë artistësh, dy talente që e ushqejnë njëra-tjetrën për ta mrekulluar akëcilin lexues me thellësinë e mendimit dhe bukurinë e fjalës. Është kjo pikëprerja që e nxjerr mështeknajën nga të qenit atdhe i një babai të rëndomtë.

Herë kjo jehonë përthithet nga lexuesi, jo si zë nga mështeknaja, por si një udhëtim i jashtëzakonshëm në të, në prillin që vlon gjithandej, në Erosin që thithet si frymë, ku të bëhet që i dëgjon hapat e tu tek kërcasin mbi gjethe me frikën se mos zgjohet trishtimi i shtrirë nën to, ku të bëhet se pas pak do t’i trembësh zogjtë në degë të mështeknës, ku, siç ndodh përherë në krijimtarinë e Linditës, të duket se po rend në lashtësi, në figurat mitike, në shtresat më të sigurta të etnisë dhe qytetërimit evropian.

Ky vëllim poezish lexohet si  një metaforë gjigante e dhembjes, vetmisë krijuese, ndjeshmërisë, të kushteve për jetë të Muzës që edhe në këtë libër qe tejet bujare me këtë krijuese të talentuar”.

Fjalëbukura dhe mendjeshumta Linditë Ahmeti

$
0
0

(Linditë Ahmeti, Nga mështeknaja e babait me mallëngjim, botoi PORTALB, 2015)

Salajdin SALIHU

Linditë Ahmeti, poete, eseiste, studiuese dhe përkthyese, është zëri autentik në letërsinë bashkëkohore shqipe. Ka diplomuar për letërsi klasike në Shkup dhe ka specializuar për filologji klasike në Universitetin e Shkupit, me temën e masterit: ”Erosi dhe Amori si paradigma letrare në lirikën antike”.

Lindita Ahmeti u shfaq në botën letrare shqiptare në fillim të viteve 90 të shekullit 20. Ajo është poete e më së paku dy shekujve. Është pjesëtare e brezit të poetëve të post – komunizmit, që sollën diskurs dhe sensibilitet të ri krijues. Kjo kohë i dha letërsisë shqipe disa emra të njohur poetësh, që krijojnë në vise të ndryshme ku flitet shqip dhe më gjerë.

Lindita Ahmeti është autore e disa librave me poezi, gjegjësisht: “Mjedra dhe bluz” (1993), “Ishulli adular “ (1996), “Brezi i Zonjës” (2000), “Vetë përballë erosit” (2004), “Lulja alba” (2008), “Nga mështeknaja e babait me mallëngjim” (2015) dhe “Dhoma pa derën dalëse” (2016). Katër libra të saj janë përkthyer në gjuhën maqedonase: “Камена месечина” (1998), “Син сон” (2002), “Призивање во април” (2007) dhe “Утрешните монети” (2011), kurse në gjuhën bullgare i është botuar libri “Пролетен копнеж” (2008).

Poezitë i janë përkthyer dhe prezantuar në shumë antologji e panorama kombëtare e ndërkombëtare. Librat e saj janë shpërblyer me çmime prestigjioze për letërsi. Për poezinë e Linditë Ahmetit janë shkruar shumë studime e recensione prej studiuesve e kritikëve të njohur shqiptarë dhe të huaj.

***

Linditë Ahmeti është rritur në një botë rrethuar me libra, në familje artdashësish, pranë një babai shkrimtar, Xhabir Ahmetit, një të dashuruari pas gjuhës dhe pas “fjalëve plaka e të harrueme”, siç thotë Pjetër Bogdani.

Ajo është poetja që i dalin zot tre qytete: Shkupi, Tetova e Prizreni. Ashtu siç ndodhi me Homerin, ashtu sikurse ndodh me çdo emër të veçantë të letërsisë. Lindita është e të gjithë qyteteve tona. Ajo është poete që e dëshiron secila hapësirë dhe kohë. Pa ekzagjerim. I përket atdheut të letërsisë.

Kjo poete par exellence kryesisht e krijon vargun e lirë, të qetë, të rrjedhshëm, me balancë mahnitëse ndërmjet erudicionit dhe emocionit; të gërshetimit të kohës historike me atë mitike, njërës lineare e tjetrës unazore, njërës njëdrejtimëshe e tjetrës ciklike. Është poezi ku gërshetohen imazhe të kohës sonë dhe të mitologjive të ndryshme: greke, romake, ilire etj.

Poezia e saj shpesh ngjan si prozë poetike. Me bukurinë reflektuese na kujton thënien antologjike të Ferlingetit: “Poezia moderne është prozë, por ajo thotë shumë”.

***

Lindita është e heshtur. Ajo jeton në botën e heshtur. Ajo jeton me poezinë si rrallë poete tjetër. Ajo është poezia vetë. Në mes librash e dëgjon muzikën e heshtjes. Për ta përjetuar muzikën e kësaj bote nuk mjafton të dëgjosh tingujt, por heshtjen, ashtu si një Bethoven, që prej heshtjes çlironte muzikën e kohërave dhe ëndrrave e ia falte botës sonë të zhurmshme.

Kur e lexon poezinë e Linditë Ahmetit e ndjen triumfin e gjuhës së harruar, gjuhës së ëndrrës, të figuracionit, kundrejt gjuhës së përditshmërisë, të klisheve e refreneve, zhveshur nga mendimi i thellë. Je pjesë e një ëndrre, e një parabote, e një përtejbote, e një tejbote.

Poezia e saj është zëri i atyre që kanë ikur, i bashkuar me zërin tonë dhe të atyre që do të vijnë. Është zëri i të vdekurve i shumëfishuar nga goja e një foshnje. Është klithje në humnerë dhe njëkohësisht ledhatim përjetësie mbi ballin e një vdekatari, siç thonë poetët. Është gjithçkaja dhe asgjëja për të cilën kemi nevojë. Është e bukura që na duhej dhe na duhet, pa merakun e të qenit e dobishme. Është paqja me mendimet, me ndjenjat, me ëndrrat dhe me vizionet tona për një botë më të mirë nga çfarë e kemi. Është bukuria shituese dhe shpëtimtare e kësaj bote të ngulfatur nga vargonjtë e ligësisë. Është e përhershmja që ushqehet nga ambrozi dhe nektari i gjuhës. Është kënga e Hyjit në universin e qenësisë. Është ishulli i qetësisë ku strehohemi për të ikur nga rutina e refreni. Është atdheu pafundësisht i gjerë në kohë dhe hapësirë. Është fjala Njeri që mposht Sfinksin. Është zbulesa e të gjitha të mirave që i erdhën kësaj bote, që nga koha e fëmijërisë njerëzore e deri në kohën tonë. Poezia e Lindita Ahmetit i ngjan një ajsbergu, sepse pjesa më e madhe e asaj që nuk e shohim mbetet diku në thellësi.

***

Le të përkulemi përpara të thjeshtës madhështore, të heshturës që thotë shumë, Linditë Ahmetit . Është fat i madh për letërsinë tonë që ka një poete si ajo.

Libri i saj i ri “Nga mështeknaja e babait me mallëngjim”, i botuar nga Portalb, më 2015, është mrekulli estetike, një realitet i thellë simbolik, i sajuar me hirin e miteve të lashta sa njerëzimi dhe me imazhet e botës sonë. Ky libër nuk është i lehtë për t’u lexuar pa parapërgatitje; si çdo libër i veçantë, i thellë, shumështresor, ku janë dendësuar grimca mitesh e kulturash të ndryshme, që na flasin me gjuhë të harruar shenjtësh e hyjnish. Është libër që duhet lexuar dhe pas një kohe duhet rilexuar; një libër nga një poete që Hyji nuk ja kurseu dhuntinë krijuese.

Ky emër do të njihet edhe kur të jenë harruar shumë protagonistë të kohës sonë, që flasin shumë dhe ende nuk kanë thënë diçka të re. Lum ajo letërsi që e ka një poete si Lindita Ahmeti dhe mjerë ajo kulturë që nuk di ta çmojë një dhuratë të këtillë!

Linditë Ahmeti është maestro e gjuhës, gdhendëse deri në përsosmëri e vargut, sajuese e një tejbote në mënyrën më të mirë të mundshme, ku gërshetohet mitikja (si paraqitje simbolike e njeriut dhe botës apo si kujtesë që pret të deshifrohet pambarimisht) me paraqitjen simbolike të botës tonë.

Këtë mrekulli estetike ajo e ka sajuar nëpërmjet shpikjes më të madhe të njeriut – gjuhës, falë së cilës njeriu u shndërrua në qenie simbolike, qenie kulturore.

Në UT u promovuan tre vepra të autores Rabije Muratit

$
0
0

Në Universitetin e Tetovës, u bë promovimi i veprave ,,Demokratizimi i institucioneve edukative-arsimore në Republikën e Maqedonisë”, ,,Metodika e punës edukative” dhe ,,Demokratizimi i sistemit edukativ-arsimor në Republikën e Maqedonisë”, të autores Rabije Murati, ligjëruese në Fakultetin Filozofik të UT-së.

Në promovimin e këtyre veprave të pranishëm ishin Rektori i UT-së, Vullnet Ameti, Prorektori për Arsim, Reshat Qahili, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof.dr. Arbër Çeliku, Prorektori për Financa, Alifeta Selimi, senatorë, dekanë, profesorë, studentë, miq dhe familjarë të autores.

Redaktori i veprave, Rami Kamberi tha se mes redakturash që deri tash i ka bërë ai, është hera e parë që një autor trajton konceptin për institucionin shkollë.

Recensuesja e librit ,,Metodika e punës edukative”, Svetllana Grnçarovska u shpreh se, në këtë vepër autorja merret me specifikat e procesit edukativ, duke i trajtuar të gjithë faktorët që ndikojnë në realizimin cilësor të saj.

Për librin ,,Demokratizimi i institucioneve edukative – arsimore në Republikën e Maqedonisë” folën recensentët e këtij libri, Myqereme Rusi dhe Xheladin Murati.

Profesoresha Myqereme Rusi vlerësoi se ky libër paraqet njohuri se demokracia si formacion shoqëror në vete mbart një sërë ndryshimesh në jetën shoqërore, e nga kjo edhe në sferën e arsimit.

Recensenti tjetër i librit ,,Demokratizimi i sistemit edukativ-arsimor në Republikën e Maqedonisë”, vlerësoi se ky libër paraqet një punë serioze shkencore që aktualizon shumë çështje, si për nga karakteri teorik, ashtu edhe nga ai praktik, të cilat ndërlidhen me demokratizimin e arsimit, si një nga çështjet e rëndësishme dhe indikator i zhvillimit të shoqërisë.

Autorja e librave që u promovuan, Rabije Murati tha se arsyeja për të cilën janë bërë këto hulumtime në këtë sferë është ballafaqimi i përditshëm me probleme të ndryshme, ose keqkuptime që ndodhin në institucionet tona vendore, përfshirë edhe ato edukative – arsimore. ,,Arsimi, edukata dhe kultura janë themelet fundamentale për zhvillimin e shoqërisë. Arsimi është shtylla kryesore e zhvillimit të një kombi, por edhe e një bote të civilizuar. Dizajnimi i sistemit të ri ekonomik dhe politik supozon ndryshime radikale edhe në sistemin edukativ-arsimor. Me demokratizimin e shoqërisë në përgjithësi, në mënyrë të pashmangshme paraqitet nevoja edhe për demokratizim të arsimit, sepse çdo ndryshim në shoqëri mbart me vete ndryshime edhe  në sferën e arsimit. Demokratizimi i shoqërisë kërkon edhe demokratizim të shkollës, e me këtë pa dyshim se e thekson modelin e arsimit të orientuar kah individi”, potencoi autorja e veprave, Rabije Murati.

Po ashtu, në këtë promovim u tha se këto vepra kanë vlera dhe peshë të rëndësishme shkencore, jo vetëm për shkak të qasjes serioze të hulumtimeve, por edhe për shkak të zgjedhjes së objektit të hulumtimit me të cilin kështu arritur në njohuri të rëndësishme që mund të zbatohen në praktikë, ngase praktika e demokratizimit në shkolla, si dhe në përgjithësi në institucionet edukative-arsimore është baza për zhvillimin e marrëdhënieve demokratike në shoqëri.

Romani “Ndërgjegja e Pleshtit” i shkrimtares Muça-Ziba dhe mesazhet e  paqës në mjedisin shqiptaro-maqedonas.

$
0
0

Romani “Ndërgjegja e pleshtit” i shkrimtares Puntorie  Muça-Ziba mbart  një  temë aktuale. Romani i ngjan një fotografimi  artistik  të realitetit në Maqedoninë e tranzicionit shoqëror. Ngjarjet mbështillen me një stil të zhdërvjellët  metaforik e alegorik  aty-këtu, ku konfliktuojnë  dhe dalin në pah dukuritë sociale, atavizmat e së shkuarës, bashkëjetesës në shoqërine multietnike. Përballë aspiratës mbarëshoqërore për progres dhe nevojës për integrim civilizues demokratik, autorja vë në fokus dhe stigmatizon personazhe, mendësi apo detaje që bëjnë kontrastin dhe pengojnë trendin e zhvillimit. Prej këtej, mendoj, buron edhe titulli intrigues i romanit “ Ndërgjegja e Pleshtit”.

– Tatiana Kurtiqi

Romani fillon me nje ritual tradicional  të trishtë e përtej të zakonshmes, në një ditë kur “shiu rridhte rreshek dhe qulloste floket e funeralit”. Kështu shprehet autorja.  Me penelata të kursyera ajo paralajmeron ngjarjet e zymta që do të rrjedhin në përmbajtje, por ato, gjithsesi nuk mund ta vrasin shpresën. Në  tërë frymen e romanit  dera e shpresës mbetet e çelur përmes besimit të përcjellë edhe në ndodhitë tragjike apo në dramën e personazheve që simbolizojnë paqen, bashkejetesën, progresin… Tragjizmi i tyre është një sakrificë për të nesërmen, që e sotmja, ende e mberthyer nga e vjetra, nuk mundi ta shmangë dot. Autorja e vuan  ketë realitet, vuan për fatin e personazheve të saj, ndërsa  mes dhimbjes prek thelbin e ndryshimit, që çel pikërisht aty ku rrokullisen ngjarjet e trishta.

Në këtë kuptim, romani  në tërësi tingëllon si një thirrje e ditës për të braktisur konturet e së djeshmes së trazuar ballkanike e për ta gjetur perspektivën në zhvillimet e sotme, mes perpjekjeve dhe hapësirave që zgjerojnë frymëmarrjen demokratike, lirinë, paqen sociale, përparimin.

Nëpër këto hapësira zhvillimi  njerëzit e zinj, të krimeve e zullumeve si Petret Kripa, personazhi kryesor, nuk kanë të ardhme. Ata mbeten në kthetrat e historise së pergjakshme, luftës ndëretnike dhe mendësisë së vjetëruar. Këtë pozicion tenton ta braktisë madje edhe Gatali i zi, që në fillim i shërben me zell tutorit të tij kriminel, ndersa me pas e vuan shpirtërisht dilemën ku ka rënë. Mesazhi drithërues që përcjell autorja është  se gjithçka duhet kapërcyer me durim, me gjithë dhimbjet që shkakton, sepse risitë lindin aty ku e keqja kalbëzohet. Kështu  ndodh edhe në  këtë roman  me simbolikën e bukur të dashurisë mes Rudit e Fridës që flet më shumë se sa viktimizimi dhe fundi tragjik i tyre. Përtej kësaj, dritën e besimit tek e nesërmja e përcjell Entori, mik i Rudit dhe i aspiratave të tij. Autorja përcjell idenë se aspiratat e të rinjve nuk vdesin, ato gjejnë një perqafim mbarëshoqëror,duke kapërcyer të shkuarën e strukur në shtëpinë e braktisur të gjëmave të Petret Kripës.

Personazhet gra që vizatohen në roman janë shtëpiake të përvuajtura të një shoqërie maskiliste tipike ballkanike që jetojnë fatin e tyre. Ato paraqiten më të dobëta, apatike, gati të pafuqishme përballë ndryshimit shoqëror dhe rolit qe ka gruaja në këto zhvillime. Të tilla janë edhe  kur kanë gjithë mirësinë e tipareve të mamasë së Fridës, vuajtjen therëse e të heshur të mamasë së Rudit, por edhe kur vihen në një pozicion më të privilegjuar familjar. Nuk ndjehet kurajoja dhe zëri i tyre në shoqëri.

Gjithsesi, subjekti, idetë, personazhet,  mesazhi  përmbyllës  i romanit janë zgjedhje të vetë autorit. Ato gëlojnë në laboratorin e tij krijues, ndërsa  neve, si lexues,  s’na mbetet veçse të gjykojme rreth vlerave të vepres.Vlerat e romanit  “Ndergjegja e pleshtit”  të shkrimtares së mirënjohur Puntorie Muça – Ziba unë i shoh  tek mesazhet e freskëta dhe aktuale që përcjell, me një gjuhë të bukur artistike; tek përparësitë e nevojës për Paqe dhe bashkëjetesë multietnike në mjedisin shqiptaro-maqedon, në Ballkan e më gjerë. Ndjej krenari që autorja është shqiptare e, permes penës së saj faktori shqiptar flet dhe influencon stabilitetin, zhvillimet më të reja në rajonin tonë.

Detajet e përshkruara me mjeshtëri artistike, stili i veçantë, fjalori  i pasur i autores, përplasin ballë njëri–tjetrit personazhe reale  të kësaj bote, të skajshëm, por  të gjallë e të vërtetë. Disa syresh janë po aq edhe “të ngujuar” në kllapinë e së shkuarës, sa që një metaforë e madhe ringjall shpresën nën dritën vezulluese të përshkrimit mjedisor  e shoqëror.

Paralelizmi figurativ që ndjek dukuritë ngroh penelatat e natyres. Akujt e ngrirë të mosmarrëveshjeve e konflikteve të “ngujuara”  nisin  të shkrijnë nga dashuria e brishtë njerëzore. Kështu, tok me mbylljen e romanit duket se përmbyllen edhe dyert e së shkuarës,  për të rifilluar ëndërrat e Rudit, Fridës dhe të rinjve protestues shqiptarë, drejt pikëtakimeve të ardhme. Gjeneratat e sotme të dy a më shume etnive do t’i gjejnë këto pikëtakime dhe do të dinë të udhëtojnë të barabartë. Kam bindjen qe kjo shpresë e paepur  tashmë nuk është vetëm një endërr, por një realitet që jeton e zhvillohet edhe në penën e Puntories. Nga thellësia e të vërtetave dhe  prej lashtësisë  së varreve, trashëgimia më e denjë e etnive tolerante dhe qëndrestare do të dijë t’i përulet vetëm bashkëjetesës së vlerave. Ky është mesazhi tjetër që unë lexoj permes ngjarjeve të romanit.

Edhe personazhet  shtazë  sjellin simbolikën e vet në penën e autores. Krokëllitja e sorrave vërdallë kortezhit të çoroditur “si nje lumë pa shtrat”, sëmundja e tyre vdekjeprurëse dhe detajet e botes perreth janë metafora të gjetura per të percjelle ngjarjet e kobshme. Në mjaft fragmente  këto përshkrime i ngjajnë  prozës poetike, e cila qëndron  natyrshëm në stofin e narracionit të romanit. Shpesh herë frymëzimi poetik ngjyen penën e autores dhe i bën pershkrimet më konçize, ndonse aty-ketu mund të mënjanohej ndonjë teprim a përsiatje e zvargur.

Në përfundim, gjykoj se ky roman evidenton vlera ne formatin e tij të spikatur, ka një gjuhë të pasur e të rrjedhshme. Ai sjell para lexuesit nje shkrimtare me pervojë të gjatë krijuese dhe  pjekuri artistik. I uroj  zonjës Puntorie  sukses në vijim dhe  begati krijuese.

Interes i lartë nga vizitorët për Panairin e 18-të të Librit në Prishtinë

$
0
0

Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, në ambientet e Pallatit të Rinisë, po mbahet panairi i 18-të i librit, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, raporton Anadolu Agency (AA).

Në panair marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Diaspora, i cili vizitohet nga studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale në Kosovë.

Vizitorët e shumtë të panairit janë shprehur se janë të kënaqur me këtë eveniment ku mund të gjejnë rreth 1.200 tituj të rinj dhe rreth 4.500 të atyre të viteve të fundit.

Valdete Spahiu-Çollaku, vizitore e panairit nga një qendër edukative për fëmijë, u shpreh e kënaqur me atë se çfarë ofrohet në këtë panair. “Panairi ofron mundësi shumë të mëdha për t’i përfituar librat të cilat nuk i kemi për çdo ditë, në tregun tonë në Kosovë, sepse e dimë që këtu në panair ka libra nga Shqipëria e Kosova, por edhe në gjuhën angleze dhe në gjuhët e tjera”, u shpreh Çollaku.

Albert Gjoka nga Tirana, i cili ishte në mes të lexuesve vizitorë, u shpreh se ka ardhur në Prishtinë, këtu në panair, për t’i shikuar nga afër botimet e reja dhe për ta parë tregun e librave si nga Shqipëria, ashtu edhe nga Kosova.

“Tregu i librit është zhvilluar vit pas viti dhe ka shumë shtëpi botuese si nga Kosova e Shqipëria ashtu edhe nga Maqedonia. Shtëpitë botuese tashmë janë në një fazë konsolidimi”, u shpreh në fund Gjoka.

Panairi u hap më 7 qershor dhe do të vazhdojë deri më 12 qershor.

Akademik Luan Starova, dhuroi qindra libra për ITSHKSH-në

$
0
0

Shkrimtari i njohur, akademik Luan Starova, sot vizitoi Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, me ç’rast bibliotekës së Institutit i dhuroi qindra botime nga biblioteka e tij e pasur personale.

Drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani, tha se ky është një gjest i jashtëzakonshëm i një shkrimtari dhe akademiku të shquar, i cili në mënyrë të drejtpërdrejtë e ndihmon zhvillimin e shkencës së albanologjisë dhe gjeneratave të reja të letrarëve dhe shkencëtarëve, u ofron një mundësi më tepër për hulumtime dhe studime. Sipas Asanit, ky fond i madh i librave do të sistemohet në një fond të veçantë libror në bibliotekën e ITSHKSH-së, i cili do të mbajë emrin e akademikut Luan Starova.

Ndërsa, vetë akademik Luan Starova theksoi se ndjehet i impresionuar nga puna dhe aktiviteti i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup vitet e fundit, prandaj ka vendosur që një sasi të madhe të librave të tij nga biblioteka personale, t’ia dhurojë këtij Instituti. “Kjo është pjesa e parë e librave, kurse do të pasojnë edhe dy turne, me ç’rast do të dhuroj librat e korpusit dokumentaro-shkencor, dhe në fund i gjithë fondi i librave të mi autoriale të botuara nëpër dhjetëra gjuhë të botës”, theksoi akademik Starova.

Pra, në të ardhmen, në bibliotekën e ITSHKSH-së do të krijohet fondi libror “Akademik Luan Starova”, ku do të jetë një pikë referenciale për gjithë veprimtarinë letrare e botuese të Starovës. Pa dyshim, është ky një gjest i cili do të duhet të pasohet edhe nga intelektualë e institucione të tjera relevante të fushës së shkencës e kulturës.

“Mbrëmje poetike” nga Klubi i Shkrimtarëve të Tetovës “OENEUM”

$
0
0

Klubi i Shkrimtarëve të Tetovës “OENEUM” në saje të Verës Kulturore të Tetovës organizon “Mbrëmje poetike” si dhe promovime librash të autorëve tetovarë: Behare Neziri dhe Eroll Veliu!

Evenimenti mbahet në Çaj Bahçe pranë lumit Shkumbin, më 16. 07. 2016 (e shtunë), në ora 21:00!

 


Iljasa Saliu boton romanin më të ri, “Lumëbardhi i gjyshes”

$
0
0

Publicisti dhe shkrimtari Iljasa Salihu, hedh në dritë librin e tij të tetë të radhës, “Lumëbardhi i gjyshes”.

Mes tjerash me rastin e botimit të këtij libri, ai shkruan: “Përfaqësuesit e popullit, ngutshëm do ta shkruajnë të kaluarën e tyre, jo ashtu siç në të vërtetë ndodhi, por ashtu siç kishin ëndërruar para se ta merrnin besimin e popullit, duke e skalitur së tepërmi edhe ëndrrën. Prandaj, është e udhës që duke u mbështetur në të kaluarën dhe të sotmen e tyre, ngadalë t’ia shkruajmë të ardhmen. Fundja, edhe nëse nuk ia qëllojmë qind për qind, sigurisht se të ardhmen do t’ia shkruajmë më saktë krahas të kaluarës që do ta shkruajnë vet apo do t’ia shkruajë ndonjë oborrtar “intelektual” i pushtetit. Meqë ata përmes fjalëve dhe veprave na treguan se çfarë mbollën, atëherë e udhës është që t’i tregojmë se çfarë do të korrin. Tjetër gjë është nëse në ndërkohë bëhet tërmet i fuqishëm apo ndodhin vërshime shkatërruese, katastrofa natyrore këto që shumë afërmendsh mund të ndodhin, sidomos kur merr parasysh apogjeun e padrejtësive dhe mëkateve në një shoqëri si kjo e jona. Fundja, përmes kësaj qasje, do t’i japim këshilla dhe porosi të qarta edhe atyre që ende nuk e kanë marr mbi supet e tyre amanetin e popullit. Do t’ia shfaqim përmes pikturës së fjalëve, veten si pleq, duke shpresuar që të paktën në të sotmen të mos dalldisen keq dhe të mos vetëmashtrohen thellë me bukuritë e tyre, aq sa bukurinë ta përdorin si vlerë të vetme”.

Redaktor gjuhësor: Flutura Kota

Ballina: Milaim Mustafa

Formati: A5

Faqe: 136

Botues: Shoqata për Arsim dhe Kulturë “Lexo”,  Kumanovë

Disa fjalë rreth autorit

Iljasa Salihu ka lindur më 10 prill të vitit 1984 në fshatin Llojan, fshat ky që gjendet në mes Kumanovës dhe Preshevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme të makinerisë e kreu në Kumanovë. Studimet për ekonomi i ka mbaruar në Universitetin e Prishtinës. Menjëherë pas diplomimit, regjistrohet në studime pasdiplomike në UEJL në Tetovë, drejtimi Studime të Sigurisë, ku më 9 korrik të vitit 2011 u magjistrua.

Përskaj punës së tij të rregull në Ministrinë e Mbrojtjes si administrator financiar, ai merret edhe me publicistikë. Ka marrë pjesë nëpër shumë ligjërata, tribuna dhe debate. Ka qenë redaktor i revistës mujore, “Zëri i shqiptarit” me qendër në Prishtinë, ka shkruar për revistën “Paqja” dhe “Shenja”dhe shkruan për gazetat ditore në Shkup, Tiranë dhe Prishtinë.

Merret rregullisht me sport. Ka marrë pjesë shumë herë në gara maratonike, si dhe është njohës i mirë i llojit të artit marcial, Wing Chun.

Ky është libri i tetë, kurse deri më tani i ka të botuara këto libra:

  1. “Rrugëtimi nëpër mjegulla” (ese, shkrime dhe polemika), Shkup, 2010
  2. “Mëngjesi i hershëm” (roman), Shkup, 2011
  3. “Krimi ekonomik”, Shkup, 2012
  4. “Rrjedhat ekonomike në fshatin Llojan” (bashkautor), Shkup, 2013
  5. “Beteja e paqes” (roman), 2013
  6. “Libri, rinia dhe liria” (libërth), Shkup, 2014
  7. “Shtrati i lules” (aforizma), Shkup, 2014

Doli në qarkullim libri “Lufta e Diplomacisë – Ndikimet e diplomacisë në konfliktin e vitit 2001 në Maqedoni”

$
0
0

Është botuar libri “LUFTA E DIPLOMACISË – Ndikimet i diplomacisë në konfliktin e vitit 2001 në Maqedon” me autor Fejzulla Arifi.

Ky libër paraprihet nga një tjetër vepër me karakter filozofik që titullohet “Në brendësitë e unit”. Autori vazhdon të ketë një aktivitet hulumtimesh rreth shkencave shoqërore me theks të veçantë në sferat politike.

Recensent i librit është Dr. Etem Aziri, redaktor gjuhësor Agim Avdiu dhe ballina është përgatitur nga Milaim Mustafa. Botues i librit është Shoqata për Arsim dhe Kulturë “Lexo”.

Biografia e autorit

Fejzulla Arifi është i lindur më 1968 në fshatin Sllupçan, Komuna e Likovës. Mësimet fillestare i kreu në vendlindje, shkollimin e mesëm në qytetin e Kumanovës. Studimet deridiplomike i mbaroi në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në fakultetin Filozofik, dega e Sociologjisë. Studimet pasdiplomike mbaroi në kuadër të fakultetit të Administrimit Publik, Shkencat Politike – Diplomaci, në UEJL.

 

Çfarë kuptimi ka emri “shqiptar”?

$
0
0

Sigurisht se të gjithë shqiptarëve u intereson e kaluara historike e aq më shumë emri me të cilën përfaqësohen si popull, shkruan Portalb.

Çdo shqiptar e ka obligim kombëtar, por edhe moral që ta mësojë kuptimin e emrit me të cilin quhet ai. Në vazhdim, Portalb ua sjellë 12 tezat më të popullarizuara nga studiuesit shqiptarë dhe të huaj në lidhje me kuptimin e emrit “shqiptar”.

Teza e parë: Është ajo e Milan Shufllay-t ku sipas tij, ka një bashkëlidhje të mundshme midis këtij etnonimi dhe një llagapi familjar që dëshmohet në një shumësi variantesh grafike për zonën e Drishtit gjatë gjysmës së dytë të shek. XIV-të (1368–1402: Schibudar, Schepuder, Schapudar, Scapuder).

Teza e dytë: Është e Da Lecces, statusi kuptimor dhe etimologjik i emrit shqip-i, që  te Da Lecce del me kuptimin “mirësjellje, edukatë, respektueshmëri”.

Teza e tretë: Një burim tjetër i mëhershëm që e transmeton Nikollë Brankati, e cek një këngë të vjetër arbëreshe, ku ndër tjerash shpjegohet përdorimi i emrit “shqiptar” për ta dalluar popullsinë shqiptare në rrethin e Shkodrës dhe rrethinës, para eksodit të saj tragjik drejt Italisë në shek. XV.

Teza e katërt: Hahn-it shqiptar duhet të jetë një formim më {-ar} prej foljes shqipoj (~ shqipëtoj, shqiptoj) me kuptimin e dikurshëm “kuptoj, marr vesh”. Sipas tij edhe formimi i ri {shqipët-}+{-ar} ka pasur në zanafillë kuptimin parësor *“kuptues, ai që kupton / bëhet i kuptueshëm (në gjuhën vet)”.

Teza e pestë: Sipas fjalorit të Nikollë Ketës të mbetur ende në dorëshkrim (1763), Skipi “Albania”, skiptàri “albano”. Keta. Në të shkruhet ndër të tjera: Albanese: Arbresh, arbënesh, arbnÿr, arbëruar. arbnuer, fem. arbreshë, arbëneshë ecc. Albanese da Scutari fin a Scopia: shqiptar.

Teza e gjashtë: Në mendim i Aleks Budës, për të dalë te teza që sipas tij emri “shqiptar” është marrë nga simboli i shqiponjës, transmeton Portalb.

Teza e shtatë: Gustav Meyeri, fjalën shqip e trajton tek folja shqip-onj “kuptoj” dhe këtë e merr si huazim nga latinishtja excipio “ndjej, dëgjoj“.

Teza e tetë: Sipas Osman Myderrizit, “Emri i vjetër nuk tregonte vetëm kombësinë, por edhe besimin. Me ndërrimin e besimit u ndje nevoja edhe e ndërrimit të tij. Emri ri shqiptar, që u adoptua si emër kombëtar, bazohej në gjuhën, në një nga elementët kryesorë të kombësisë. Ky emër mund të jetë përdorur nga myslimanët e parë shqiptarë që në shekullin XVI-të, po këta, mbasi ishin të pakët, shumicës nuk ia imponuan dot.”

Teza e Nëntë: SIpas Rexhep Ismailit, “Emrat shqiptar dhe Shqipëri…janë krijuar pas ndryshimeve më të thella sociale, politike e konfesionale”.  Ndërkaq këtë tezë e kundërshton Engjëll Sedaj.

Teza e dhjetë: Sipas Elena Kocaqit, “Shqiptarët e quajnë veten e tyre gjithashtu me emrin shqiponjë, ashtu si dhe gjuhën e tyre. Shqiponja është simboli më i vjetër i arianizmit, e cila ruhet sot në emërtimin tjetër me të cilin e quajnë veten e tyre shqiptarët. Shqiponja lidhet me Zeusin që kishte simbol shqiponjën dhe shqiptarët duhet ta kenë quajtur veten bijë të shqiponjës qysh në kohë të hershme”.

Deza e njëmbëdhjetë: Sipas Shaban Demirajt, Me sa duket, fjala shqip në zanafillë ka pasur kuptimin e ndajfoljes qartë, hapur ,troç, dhe vetëm më pas ka marrë kuptimin e ndajfoljes arbën-isht/ arbër-isht. Po të njëjtën temë e mbron dhe Eqrem Çabej.

Teza e dymbëdhjetë: Aristotel Mici është i fundit që ka bërë një studim dhe ka dhënë një tezë në vitin 2012, sipas tij,  etnonimi i ri shqiptar duhet ndërlidhet me simbolin e moçëm të “shqipes”. Në të mirë të kësaj ideje janë shumë detaje dhe fakte historike. Argumentet e kësaj hipoteze janë në përshtatje me rregullat gjuhësore të fjalëformimit, me etnografinë dhe psikologjinë mbarëkombëtare.

Teza më e pranuar nga studiuesit: Prej dymbëdhjetë tezave të dhëna më lartë, ajo më e pranuara nga shumica e studiuesve është se emri “shqiptar” duhet të jetë një formim me {-ar} prej foljes “shqipoj” (~ shqipëtoj, shqiptoj) me kuptimin e dikurshëm “kuptoj, marr vesh”.

Sipas tij edhe formimi i ri {shqipët-}+{-ar} ka pasur në zanafillë kuptimin parësor “kuptues”, ai që kupton / bëhet i kuptueshëm (në gjuhën vet)”. /Portalb

Burime: 

  1. Çabej, Eqrem, “Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes”, Tiranë, 1994
  2. Çabej, Eqrem, Studime etimologjike në fushë të shqipes II, Tiranë, 1976
  3. Çabej, Eqrem, Studime gjuhesore; vell. V. Prishtine. 1975
  4. Demiraj, Bardhyl, “Shqiptarët”, Tiranë, 2010.
  5. Demiraj, Shaban, “Prejardhja e Shqiptarëve nën Dritën e Dëshmive të Gjuhës Shqipe”, Tiranë, 1999
  6. Demiraj, Shaban, Prejardhja e shqiptarëve në dritën e dëshmive të gjuhës shqipe, Tiranë, 1999
  7. Ismajli, Rexhep, Gjuha shqipe e Kuvendit të Arbënit (1706), Prishtinë, 1985
  8. Kocaqi, Elena, Albanët me famë në mijëvjeçare, Tiranë, 2006
  9. Kocaqi, Elena, Roli Pellazgo-Ilir, Tiranë, 2006
  10. Myderrizi, Osman, Emri i vjetër kombëtar i Shqipërisë në tekstet e vjetra shqipe me alfabet latin e arab – Studime historike nr.4, 1965
  11. Sedaj, Engjëll, Etnonimi arbëresh/shqiptar kontribut për autoktoninë e shqiptarëve, Prishtinë, 1996

Doli në qarkullim libri, “Libër mes librash” (Përmbledhje vështrimesh dhe recensionesh) i autorit Ardian Ramadani

$
0
0

Këto ditë këndit të librave iu shtua edhe një libër i ri, një libër i veçantë për nga lloji dhe për nga rëndësia, ngaqë janë të rrallë librat që marrin guxim brenda barkut të saj t’i trajtojnë librat tjerë. Me rastin e këtij botimi, autori shprehet: “Duke qenë i vetëdijshëm se fjala e shkruar mbetet, duke marr përgjegjësinë për çdo shkronjë të vënë në këtë libër, dua të ndaj një thënie të shkrimtarit francez Gustave Flaubert me lexuesit e këtij libri “Mos lexoni siç bëjnë fëmijët, për t’u zbavitur apo siç bëjnë ambiciozët për të mësuar. Jo, lexoni që të jetoni.” Ky libër është libër i pestë me radhë i autorit i cili është përkthyes dhe publicist.

Titulli: Libër mes librash(Përmbledhje vështrimesh dhe recensionesh)

Recensentë: Zeqirija Ibrahimi dhe Milazim Krasniqi.
Redaktor: Iljasa Salihu
Redaktor gjuhësor: Arsim Jonuzi
Korrektura: Flutura Kota
Ballina: Milaim Mustafa
Botues: Shoqatën për Arsim dhe Kulturë “Lexo”, me qendër në Kumanovë

Virgjëresha shqiptare ose çështja e “tjetrit”

$
0
0

E  njohim tjetrin duke u nisur nga vetja, por edhe veten duke u nisur nga të tjerët.

Urbain Chauveton

Virgjëresha shqiptare është vepra me të cilën Alice Munro fitoi më 2013 çmimin Nobel. Arsyet përse Munro e shkroi këtë vepër njihen tashmë, lexoi Edith Durham-in dhe ndjeu se duhet të shkruante diçka për shqiptarët (veriorë), të cilët me zakonet dhe doket e trashëguara prej vitesh, i përkisnin një tjetër epoke, një kohe të pakohë. Ishte hera e parë kur Munro dëgjoi për një shoqëri ku ndryshimet gjinore e vinin femrën në një pozitë inferiore.  Nuk është vetëm primitivizmi i shqiptarëve tema e vetme, rreth së cilës vërtitet i gjithë subjekti i veprës. Tema të tjera si figura e femrës dhe nënshtrimi i saj, dashuria e vërtetë dhe tradhtia, raportet ndërnjerëzore dhe përkohësia e tyre, liria dhe vetmia, marrin jetë në tekst. Në këtë shkrim nuk do të përqendrohemi tek të sipërmendurat, por tek një çështje tjetër, jo pa rëndësi, tek çështja e “tjetrit”. Si dukemi ne shqiptarët ( veriorë të viteve ’20) në sytë e të huajve dhe si duken të huajt në sytë tanë?

Fabula është e njohur, një kanadeze  në vitet ’20, shkon në veri të Shqipërisë për t’u njohur me bukuritë e një vendi të virgjër. Por atje zbuloi jo vetëm virgjërinë natyrore por edhe atë mendore. Që ditën e parë ajo sheh me sytë e saj, sesi merret gjaku i trashëguar brez pas brezi,  madje sesi ndërtohet jeta në një vend të ashpër nga njerëz të ashpër.  Në vepër ndërthuren dy rrëfime. I pari është ai i Lotarës dhe i gegëve shqiptarë dhe i dyti ai i Klarës dhe dramës së saj. Ky tregim i gjatë/ novelë/ roman i shkurtër ndërfut dy rrëfime të cilat alternohen mes fantazisë dhe faktit. Ajo çka i lidh  të dy këta rrëfime janë padyshim personazhet e Sharlotës (Lotarës) dhe Gjurdhit (priftit françeskan), tashmë nën një identitet të ri.

Lotara përfundon çuditërisht, duke jetuar në një shoqëri “të çuditshme”, të ndryshme nga e saja, pra një “tjetër”. Duke u nisur nga formulimi që i bën T. Todorovi këtij nocioni do ta përcaktojmë tjetrin, si një abstraksion, si një instacë e konfigurimit psikik të çdo individi, si Tjetrin, tjetrin në lidhjet që ai ka me ne, ose si një grup social konkret, të cilit ne nuk i përkasim.[1] Tjetri mund të jetë “i brendshëm”, pra, burrat për gratë, të pasurit për të varfrit. Por mund të jetë edhe “i jashtëm”, pra një shoqëri tjetër, e afërt ose e largët; qenie të afërta me ne në planin kulturor, moral, historik, por edhe disa të panjohur, disa të huaj që nuk ia kuptojmë as gjuhën, as doket e zakonet.

Lotara nuk e ndjen veten më të epërme se gegët, ajo hyn në lëkurën e tyre: jeton, ushqehet dhe fillon të mendoj si ata. Ky sistem jetese i ndryshëm, nuk nënkupton për të  një mungesë sistemi, por një sistem “tjetër”. Ajo i mendon gegët si qenie njerëzore të plota, që kanë të njëjtat të drejta për ta organizuar jetën e tyre ashtu si duan, sikurse edhe ajo.  Ajo heq dorë nga mënyra e saj e jetësës, madje edhe nga identiteti i vet përderisa pranon emrin që gegët i vendosin, në pamundësi për ta kuptuar gjuhën e saj. Ajo fillon të mësoj gjuhën dhe kulturën e tjetrit, i përkushton kësaj jetën e vet dhe përfundon të bashkëndajë disa nga vlerat e atyre që në nisje kishin qenë objekt kundrimi për të. Lotara tanimë mes “të tjerëve”, tëhuajtet nga kultura prej së cilës ka ardhur. Idenë e largimit nuk e shkon ndërmend, përqafon vlerat e gegëve, identifikohet dhe barazohet me ta.  Padyshim, një mjet integrimi në gjirin e kësaj shoqërie ishte edhe gjuha. Fakti që ajo mësoi të flasë gegnisht, do të thotë se ajo i njeh atyre (gegëve) një cilësi prej subjekti, të krahasueshme me atë çka është edhe vetë. Ajo pranon të bëhet një virgjëreshë (burrneshë), diçka e padëgjuar për të më parë. Por çfarë tregon kjo për Lotarën? Tregon se mbi të gjitha ajo është një njeri i lirë, e pavarur nga mentaliteti (nëse ka të tillë?!) i vendit të saj. Përderisa ajo, e lodhur nga jeta monotone e vendit të saj, ndërmori një udhëtim në një vend të panjohur, tregon se ajo është e  lirë të krijojë çfarëdolloj raporti njerëzor. E pakufizuar nga asnjë kulturë apo zakon i vendit të vet, ajo largohet dhe përshtatet me tjetrin, që i përket një shoqërie të mirëorganizuar, ku raportet me botën ndërtohen mbi baza primitive. Kjo ndjenjë lirie që karakterizon Lotarën (Sharlotën), justifikon edhe sjelljet e saj në shoqërinë e “tjetrit”. A ndodh e njëjta gjë me Gjurdhin? Jo, ai jeton me Sharlotën në vendin e saj, por nuk harron të vishet dhe të ushqehet ashtu si njerëzit e vet diku në malësitë e Shqipërisë veriore. Qw parashtron se, gegët nuk kanë mundësi ndryshimi të jetesës, ajo është përcaktuar dhe organizuar nga të parët e tyre.

Nuk ka kurrfarë pargjykimi në vlerësimet dhe gjykimet e Lotarës. As njerëzit për të nuk ishin të çuditshëm. Gratë dukeshin të vrazhda, por në të vërtetë nuk ishin të tilla. Ato ishin vetëm të zëna me punë, dhe krenare e të etura për konkurencë.[2] Në sytë e saj gegët janë njerëz të ndershëm, të gatshëm të vdesin për nder, ndryshe nga njerëzit e vendit të saj, të cilët të veluar nga jeta, hanin shumë dhe detyroheshin të pinin ilaçe. Fakti që ata i përkasin një tjetër kulture, nuk përbën  pengesë njohjeje për të. Lotara fillon të njohë tjetrin duke u nisur nga vetja, por edhe veten duke u nisur nga të tjerët.

Shqiptarët do të kenë një qasje tjetër ndaj të huajit. Përderisa i huaji nuk flet gjuhën e tyre, mendohet se gjuha e tij nuk është gjuhë ose nëse do të flisnim në terma  të Todorovit do të thoshim se gjuhë e të huajit është një këndim zorrësh për veshin e tjetrit. [3] Gratë malësore argëtoheshin me Lotarën kur ajo u fliste anglisht. Tingujt e gjuhës së saj ishin qesharake, që nënkupton se ishin inferiore. Pra, ashtu si dhe tjetri edhe gjuha e tij ishte inferiore, krahasuar me gjuhën e tyre dhe me ta. “Nga këta tinguj të çuditshëm ato shtrembëronin fytyrën dhe rrudhnin buzët. Ajo përpiqej t’u mëosnte fjalët hand, nose, e fjalë të tjera. Atyre u dukej si shaka. I përsërisnin fjalët me njëra-tjetrën e ia plasnin gazit.”[4]

Në këtë rast mund të flasim për egocentrizëm, përderisa çështja e tjetërsisë mbështetet mbi egocentrizmin, pra identifikimin e vlerave të tua me vlerat e përgjithshme, të uni-t tënd me gjithësinë, si dhe me bindjen se bota është një. [5] Gegët e simpatizojnë Lotarën, por kjo simpati përkthehet në dëshirë për ta parë atë duke marrë zakonet e tyre: ata nisin ta martojnë me një mysliman, e veshin dhe e rregullojnë sipas zakoneve të tyre, pa marrë mendimin e saj nëse dëshiron apo jo të martohet. Ata nuk ja njohin asaj të drejtën e pasjes së vullnetit, sikurse nuk ja njohin as grave të tyre. Për më tepër, t’ia imponosh vullnetin tënd tjetrit, nënkupton se ti nuk ia njeh atij të njëjtin humanitet si vetes, çka është saktësisht tipar i një qytetërimi inferior.[6] Që do të thotë se shqiptarët, saktësisht, ata të viteve ’20, nuk dëshmojnë tjetër gjë veçse tiparet të një shoqërie inferiore, që nuk e pranon gjuhën dhe kulturën e tjetrit, por paradoksalisht  e mirëpret tjetrin si individ, për ta bërë një prej të vetëve.

Alice Munro na sugjeron se tjetri duhet zbuluar. Sepse  njeriu nuk është kurrë vetëm dhe nuk do të ishte ai që është pa dimensionin e tij shoqëror. Secili nga ne duhet ta rifillojë personalisht.

Njohja e vetes kalon nëpërmjet tjetrit!

Shkruar nga Anxhela Lepuri.

[1] Todorov, Tzvetan. Konkuista e Amerikës ( çështja e “tjetrit”), Pika pa sipërfaqe, Tiranë, 2015, f.11.

[2] Munro, Alice. Virgjëresha shqiptare, Botimet Ideart, përktheu Piro Dollani, Tiranë, 2005, f.32.

[3] Todorov, Tzvetan. Konkuista e Amerikës ( çështja e “tjetrit”), Pika pa sipërfaqe, Tiranë, 2015, f.235.

[4] Munro, Alice. Virgjëresha shqiptare, Botimet Ideart, përktheu Piro Dollani, Tiranë, 2005, f.35.

[5] Todorov, Tzvetan. Konkuista e Amerikës ( çështja e “tjetrit”), Pika pa sipërfaqe, Tiranë, 2015, f.223.

[6] Todorov, Tzvetan. Konkuista e Amerikës ( çështja e “tjetrit”), Pika pa sipërfaqe, Tiranë, 2015, f.223.

Viewing all 616 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>