Quantcast
Channel: Libra/Poezi – Portalb
Viewing all 630 articles
Browse latest View live

Gjashtë librat më të shtrenjtë në botë

$
0
0

Ashtu si pikturat, edhe librat dinë të kenë çmime marramendëse. Më poshtë mund do të gjeni gjashtë librat më të shtrenjtë në botë.

“The Codex Leicester” – Leonardo da Vinçi, 30.8 milionë dollarë

72 faqe të mbushura me dorëshkrime të mendimtarit të madh. Libri përmban teoritë e tij mbi çdo gjë, që nga fosilet te astronomia. Dorëshkrimi ishte blerë për herë të parë në vitin 1717 nga Thomas Coke, i cili më vonë u bë “Earl & Leicester”, pastaj në vitin 1980 u ble nga koleksionisti i artit Armand Hamer. Në vitin 1994, Bill Gates e bleu në një ankand për 30.8 milionë dollarë, duke e bërë librin më të shtrenjtë në botë.

“Ungjijtë, Urdhri i Shën Benediktit” – Henry Lion, 11.7 milionë dollarë

I porositur fillimisht nga Henry Lion, Duka i Saksonisë, për altarin e Virgjëreshës Mari në katedralen “Brunswick”, ky libër ungjilli u ble nga qeveria gjermane në vitin 1983 për 11.7 milionë dollarë. Libri ka 266 faqe, 50 prej të cilave me ilustrime. Konsiderohet një kryevepër e shekullit të 12-të.

“Zogjtë e Amerikës” – James Audubon, 11.5 milionë dollarë

Në vitin 2000, një kopje e këtij libri u shit për 8.8 milionë dollarë. Dhjetë vjet më vonë, një tjetër botim i plotë i kopjes së parë u shit në Londër për 11.5 milionë.

“The Canterbury Tales” – Geoffrey Chaucer, 7.5 milionë dollarë

Një botim i parë i shekullit të 15-të është shitur për 7.5 milionë dollarë në Londër.

“Folio i parë” – William Shakespeare, 6.1 milionë dollarë

Në vitin 2001, bashkëthemeluesi i Microsoft, Paul Allen, e bleu një kopje në Nju Jork.

Bibla – Gutenberg, 4.9 milionë dollarë

Një kopje e Biblës së Gutenbergut është shitur në vitin 1987, për një shumë rekord 4.9 milionë dollarë, në Nju Jork.


10 gratë më jobesnike të historisë së letërsisë

$
0
0

Përpara se t’u dhuroni një libër bashkëshorteve apo të fejuarave, bëni kujdes: historia e letërsisë është e mbushur me gra që tradhëtojnë. Më poshtë një renditje e disa prej personazheve më të famshme që kanë tradhëtuar në libra. Por lista mund të jetë edhe më e gjatë. Kush dëshiron, mund të shtojë vetë të tjera.

“Ana Karenina”, Leon Tolstoi

I gjithë faji është i takimit në stacionin e trenit, mes Ana Kareninës, grua e martuar dhe bukuroshit Vronskij, i cili i rezervon një vëmendje këmbëngulëse. Me kalimin e kohës, Ana do të jepet para joshjes së tunduesit, në dëm të një bashkëshorti gjithnjë e më të fokusuar tek puna si funksionar qeveritar. Por as tradhëtia dhe as hekurudhat nuk do i sjellin fat protagonistes së këtij superklasiku që nuk duhet të humbet në asnjë mënyrë.

“Madamë Bovari”, Gustav Flobert

Një tjetër grua e famshme jobesnike është protagonistja e një tjetër romani shumë të bukur të letërsisë europiane të tetëqindës. Ema martohet me Carls Bovarinë naiv. I cili, në këmbim të përkushtimit, merr nga e shoqja gënjeshtra dhe një seri tradhëtish me burra të tjerë. Ai, burri me brirë, do ta kuptojë kur të jetë bërë me të vërtetë shumë vonë.

Kiti, “Velloja e pikturuar”

Histori ciftesh britanike të sërës së lartë, të transferuara për punë në Orientin e kolonive. Ajo, me pamje magjepsëse, e tradhëton me një bukurosh, edhe ai i martuar. Kiti i rrëfen gjithcka të shoqit, e bindur se i dashuri do të divorcohet ashtu si ajo dhe do ta ndjekë pas. Por gabohet. Dhe ky është vetëm fillimi i një prej romaneve më të mirë të letërsisë angleze të nëntëqindës.

Gjinevra (nga Romancat e Tryezës së Rrumbullaktë)

Tradhëtia mitike, e rrëfyer në shumë libra, që nga ata mesjetarë të ciklit breton dhe përsëritur më pas në shumë vepra nga shekulli XII e deri tek romanet e sotëm. Gjinevra është bashkëshortja e kolme e Mbretit Artur, të cilin megjithatë e tradhëton me Lancelotin, më shkathëti i Kalorësve të Tryezës së Rrumbullaktë.

Franceska da Rimini (Dante, “Ferri”, Kënga V”)

Tradhëtia më e njohur në letërsinë italiane është ajo e Francesca da Rimini, e përshkruar nga Dante Aligieri në këngën e pestë të Ferrit, ajo që të gjithë, për fat e mbajmë mend që kur na kanë detyruar ta mësojmë në shkollë. Franceska dhe i dashuri Paolo kapen në flagrancë nga bashkëshorti i saj dhe vëllai i tij, dhe vriten: do të përfundojnë në rrethin e epshit, përgjithmonë të bashkuar.

Margarita (“Mësuesi dhe Margarita”, Mikhail Bulgakov)

Margarita, bashkëshorte e palumtur, tradhëton një bashkëshort të parëndësishëm me Mësuesin. Dhe për më tepër del nga shtëpia krejt lakuriq, fluturon në catitë e qytetit, lëshohet në marrëzinë e një feste satanike ku është mbretëreshë. Bashkë me mace që flasin dhe djaj.

Helena (Homeri, “Iliada”)

Tradhëtia tipike. Por në Iliadën e Homerit, Helena është një grua e trishtë, viktimë e bukurisë së saj të tepruar dhe magjisë me të cilën perëndesha e dashurisë, Afërdita, e ka nënshtruar. Nuk ishte Helena që donte të tradhëtonte të shoqin, Menelaun me Paridin, që ajo e përcmon. Në këngën VI, Helena e trajton Paridin si burracak, dhe duket sikur preferon më shumë kunatin e tij, Hektorin.

Hester, (“Damka e turpit”, Nathanil Hothërn)

Edhe në këtë rast, gruaja jobesnike përfundon keq: këtu e gjejmë, në trekëmbësh madje, e dënuar me vdekje në Amerikën puritane të një herë e një kohe. Damka e titullit është gërma A, që Hesteri duhet ta mbajë në veshje, me qëllim që të turpërohet për fajin e saj para komunitetit, sa herë që del nga shtëpia. Por libri i Hothorn është në të vërtetë një denoncim ndaj bashkëkohësve të tij. Roman i suksesshëm që nga botimi i parë, sot në krye të letërsisë amerikane, bashkë me Mobi Dikun.

Dona Florípides Guimarães (“Dona Flor dhe dy bashkëshortët e saj”, Jorge Amado)

Letërsia e tradhëtisë di të jetë edhe e gëzueshme, pa e prishur cilësinë e shkrimit: Dona Flor e Amados i vë brirët bashkëshortit me burrin e mëparshëm. Dhe ky i fundit, Vadinho, nuk është vetëm një dashnor i zjarrtë: rezulton madje edhe i vdekur. Marrëdhëniet jashtëmartesore, në rrëfimin e Amados, janë gjithësesi të shpeshta: nga Teresa Batista e lodhur nga lufta, një mulate e bukur e martuar me një latifondist të pasur por që e tradhëton, e deri tek Gabriela Garofano dhe Kanela, e kapur në shtrat me shokun më të mirë të bashkëshortit.

Koni Shatërlei (“I dashuri i zonjës Shatërlej”, D. H. Lorens)

Gruaja më jobesnike e Nëntëqindës letrare mund të jetë Zonja Shatërlej: pas një rinie libertine martohet me aristokratin Kliford Shatërlej, i cili është i pasur dhe fisnik, por shumë shpejt tregon se është pak i prirur të përmbushë detyrimet martesore. Prandaj Zonja e konsideron një budalla, dhe e tradhëton vazhdimisht me një burrë të pashëm, me të cilin lidhja është vetëm fizike.

Lista e grave jobesnike në letërsi është edhe më e gjatë. Nëse doni mund të shkruani më poshtë në rubrikën komente. /Bota.al

“Gjuha shqipe”, cilat gabime fonetike i bëjmë më së shpeshti?

$
0
0

Si rezultat i mosnjohjes së mirëfilltë të rregullave drejtshkrimore, por dhe atyre gramatikore, çdo ditë e më shumë, gjithandej po bastardohet gjuha shqipe. Për ta sensibilizuar sado pak opinionin, “Portalb.mk”, ka përgatitur një sërë shkrimesh të titulluar me emrin “Gjuha Shqipe” të cilat do të botohen një herë në javë. Sot më poshtë do ta hapim çështjen e fonetikës.

GABIMET FONETIKE

Parimi themelor i drejtshkrimit të shqipes është parimi fonetik: në përgjithësi fjalët dhe pjesët e tyre të kuptimshme shkruhen ashtu siç shqiptohen në ligjërimin letrar. Thelbi i parimit fonetik në drejtshkrimin e shqipes, që mbështetet në një sistem grafik ku ka një lidhje të drejtpërdrejtë midis shkronjës dhe tingullit-fonemë, është aspekti fonologjik, domethënë përdorimi social i tingujve të gjuhës në procesin e marrëdhënieve midis njerëzve. Parimi fonetik synon vendosjen e një lidhjeje sa më të ngushtë midis trajtës së shkruar dhe trajtës së folur të gjuhës letrare. Prandaj, kur në shqiptimin letrar ka variante të lejuara nga norma e sotme, drejtshkrimi mbështetet tek ajo trajtë që është më e përgjithshme dhe që pajtohet me prirjen e zhvillimit të sistemit fonetik të shqipes letrare. Edhe pse ky parim fillimisht duket i thjesht, mirëpo në zbatim është paksa i ngatërruar. Kemi mjaft shembuj ku ky parim shkelet dhe nuk respektohet. 

Zëvendësimi i /e/-së së theksuar me /ë/ të theksuar

Shkruhen me e (dhe jo me ë) fjalët ku kjo zanore është e theksuar dhe ndiqet ose ka qenë ndjekur në të kaluarën nga një bashkëtingëllore hundore (m, n, nj). Me e shkruhen gjithashtu fjalët e prejardhura ose të përbëra të formuara prej tyre, pavarësisht nga lëvizja e theksit. Në botën e internetit gjithandej, ky rregull shumë shpesh nuk zbatohet, t’i shohim shembujt konkret. Këtë dukuri e shohim edhe te shtresa më e lartë intelektuale, ku si duket pretendojnë të shfaqin një kulturë më të lartë gjuhësore, në këtë rast bëjnë gabim duke e vendosur në vend të e-së, ë-në, transmeton Portalb.

1

Përdorimi i gabuar dhe mospërdorimi i ë-së së patheksuar

Ë-ja e patheksuar është një ndër gabimet më të shpeshta që bëhen në internet, këtë lloj të gabimit e bëjnë si gazetat elektronike ashtu edhe njerëzit e profileve të ndryshme intelektuale e të mos flasim për popullatën e thjeshtë e cila thuajse në 80% të rasteve e gabon. Ë-ja e patheksuar ndahet në atë paratheksore, pastheksore dhe fundore. Sipas klasifikimit do ti japim disa shembuj më poshtë.

  • Ë-ja paratheksore          

2w2a

  • Ë-ja prapatheksore 

3a

 Ë-ja fundore

4

Zëvendësimi i y-së me i-në (Zhbuzorëzimi i y-së)

Është dukuri mjaft e shpeshtë ku kjo bëhet për shkak të disa të folmeve që fare s’e kanë shkronjën y. Gjithandej në internet e shohim me të madhe mosdallimin e zanores së buzorëzuar y dhe zanores së pabuzorëzuar  i. Më poshtë do të sjellim shembuj konkret të cilët janë më të përdorura nga masa e gjerë, sepse sfera intelektuale, por edhe gazetat elektronike në shumicën e rasteve nuk e gabojnë.

5

Përdorimi i gabuar i apostrofit

Edhe apostrofi shumë herë po përdoret gabimisht. Ja disa shembuj: Nuk kam kujt ti flas për problemet e mia; Çka është më keq e dashura Arigonë, t’i edhe mund të vetëvritesh e këtu askush asnjë fjalë nuk do ta thotë; … si pasojë për tu mbrojtur nga ekspeditat luftarake që bënin fqinjët; Raportin e Misionit Faktmbledhës do t’a paraqesë Ambasadori belg në OKB Johan Verbeke; Ligji për gjobat nuk do të ndryshohet, i kemi votat për t’a rivotuar; Poeti ka sistemuar librin në pesë nëncikle, duke ju referuar temës dhe mesazheve që përcjellin; etj.

Në të gjitha këto raste apostrofi është përdorur gabimisht, sepse mungon ose është i tepërt: Në shembullin e parë trajta ti, siç është shënuar, e ka formën e përemrit vetor të vetës së dytë njëjës. Por në të vërtetë këtu është fjala për bashkimin e dy trajtave: të pjesëzës dhe të trajtës së shkurtër të përemrit vetor (ai/ajo) në rasën dhanore (atij/asaj, i ).

Prandaj, sipas Drejtshkrimit të gjuhës së sotme shqipe dhe rregullave gramatikore të gjuhës sonë ky bashkim trajtash gjithmonë duhet të shënohet me apostrof në mes, pra me t ‘i (Nuk kam kujt t’i flas për problemet e mia). Mirëpo shembulli: t’i edhe mund të vetëvritesh…, paraqet të kundërtën e kësaj, ngase këtu fjala nuk është për një bashkim trajtash, por thjesht kemi të bëjmë me një përemër vetor të vetës së dytë njëjës ti. Edhe në shembullin pasues bashkimi i trajtës tu është dashur të ndahej me apostrof (pra, t’u), sepse kemi bashkimin e pjesëzave të + u (Për t’u mbrojtur nga). Në anën tjetër, trajta e bashkuar t ‘a është dashur të përdorej pa apostrof (pra, ta), sepse këtu kemi të bëjmë me bashkimin e pjesëzës të mënyrës lidhores me trajtën e shkurtër të përemrit vetor (ai) në rasën kallëzore (atë, e). Pra: të + e = ta. Për analogji me këtë edhe bashkimet përemërore ma, ia, jua, ua etj., sipas një rregulle drejtshkrimore duhet të shënohen kështu pa apostrof, por që, për fat të keq, gjithandej në internet nuk po e përfillin atë, përcjellë Portalb.

Shpeshherë apostrofin e gjejmë të përdorur gabimisht te ndarja e pjesëzave: t ‘mos, si në shembullin: për t ‘mos ngecur së prapthi, për t ‘mos lënduar, apo për t ‘ia lënë si palimpset sublimes, madhështisë së krijuesit. Në shembullin e fundit apostrofi është përdorur dy herë  gabimisht, sepse nuk e ka vendin aty dhe është krejtësisht i panevojshëm. Pra, është dashur të shkruhej: për të mos ngecur, për të mos lënduar.

Përdorimi i Rr-së

Ndër gabimet më të  shpeshta që gjejnë përdorim gjithandej në internet gjithashtu është edhe gabimi i shkronjës rr ose thënë më qartë përdorimi i gabueshëm ku e shohim shpeshherë duke e ngatërruar me r-në. Më poshtë do të japim shembuj të marra nga faqet e internetit si dhe nga rrjetet sociale.

 6

Ngatërrimi i gj-së me xh-në dhe q-së me ç-në

Është ndër gabimet më të përhapura kryesisht të shtresës popullore, por duke mos mënjanuar edhe bisedat nëpër forumet e ndryshme, madje edhe disa portale (jo të gjitha). Kjo dukuri shihet më tepër në të folmen e kosovarishtes, të cilët gjatë shkrimeve të ndryshme nëpër faqe të ndryshme të internetit e shohim se nuk e dallojnë gj-në prej xh-së si dhe q-në prej ç-së. Ka mjaft shembuj, mirëpo do të japim disa më konkret, apo disa që gjejnë përdorim më të madh.

 7

VAZHDON…

BURIME: 

  1. Akademia e shkencave, Drejtshkrimi i gjuhës shqipe, Tiranë, 1972
  2. Akademia e shkencave, Fjalor i shqipes së sotme, Tiranë, 2002
  3. Akademia e shkencave, Gramatika e gjuhës shqipe I, Tiranë, 2002
  4. DEMIRAJ, Shaban, Gramatika e gjuhës shqipe, Tiranë, 1962
  5. DEMIRAJ, Shaban, Morfologjia e gjuhës së sotme shqipe II, Tiranë, 1961
  6. DEMIRAJ, Shaban, Rreth disa çështjeve thelbësore të shqipes standarde: Studime filologjike, Tiranë, 2002
  7. HAMITI, Asllan, Fonetika dhe fonologjia e gjuhës standarde shqipe, Shkup, 2005
  8. SPAHIU, Agim, Gabimet më të shpeshta gjuhësore në shtypin tonë, Prishtinë, 2007
  9. SHKURTAJ, Gjovalin, Drejtshkrimi dhe drejtshqiptimi në mediat e sotme të shkruara dhe të folura: Gjuha jonë, Tiranë, 2000
  10. THOMAI, Jani, Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, 2011

LEXO: 

“Gjuha shqipe”, çfarë duhet të dimë që të mos bëjmë gabime drejtshkrimore

Çfarë kuptimi ka emri “shqiptar”?

Atë që çdo shqiptar duhet ta dijë për gjuhën shqipe

Pse të huajt shqiptarët i quajnë “Alban”?

“Gjuha shqipe”, mësoni dhe përmirësoni gabimet më të shpeshta morfologjike që i bëni gjatë shkrimit!

$
0
0

Si rezultat i mosnjohjes së mirëfilltë të rregullave drejtshkrimore, por dhe atyre gramatikore, çdo ditë e më shumë, gjithandej po bastardohet gjuha shqipe. Për ta sensibilizuar sado pak opinionin, “Portalb.mk”, ka përgatitur një sërë shkrimesh të titulluar me emrin “Gjuha Shqipe” të cilat do të botohen një herë në javë. Sot më poshtë do ta hapim çështjen e morfologjisë.

Krahas parimit fonetik, drejtshkrimi i njësuar i shqipes mbështetet gjerësisht edhe në parimin morfologjik, i cili kërkon që fjalët dhe pjesët e tyre përbërëse të sistemit trajtëformues e fjalëformues të shkruhen njësoj, pavarësisht nga ndryshimet tingullore të shkaktuara prej ligjeve fonetike që veprojnë sot në gjuhën tonë.

Parimi morfologjik zbatohet kryesisht në ato raste, kur zbatimi i veçuar i parimit fonetik do të çonte në errësimin a në prishjen e strukturës morfologjike e fjalëformuese të fjalëve; ai ndihmon kështu për ta ruajtur sa më të qartë në shkrim këtë strukturë, si edhe njësinë e trajtave. Duke pasur si bazë analogjitë morfologjike, parimi morfologjik lejon rrafshimin e thjeshtimin sa më të madh të rregullave drejtshkrimore të shqipes dhe ndihmon që këto rregulla të pasqyrojnë në mënyrë sa më organike zhvillimin e bashkëlidhur të strukturës fonetike, morfologjike e fjalëformuese të gjuhës sonë letrare kombëtare.

GABIMET MORFOLOGJIKE

Në botën e internetit ndeshim një numër të madh gabimesh gjuhësore që po bien ndesh me normën dhe rregullat gramatikore të gjuhës së sotme letrare shqipe. Më poshtë do të paraqesim disa shembuj të aspektit morfologjik, transmeton Portalb.

Gabime në përdorimin e trajtave foljore

1 ORIGJINAL

Mospërshtatja e mbiemrit me emrin

Gjithandej në internet mund të gjesh me qindra shembuj në të cilët zakonisht mbiemri nuk përshtatet me emrin, kryesisht në numër, por më rrallë edhe në gjini. Këto dy gjymtyrë në njësitë kumtuese – sintaksore përbëjnë një grup të togfjalëshave emërorë. Po i sjellim këtu disa shembuj:

211111

Përdorimi i gabuar i disa përemrave

4

Gjithashtu, shpesh herë artikullshkruesit nuk e dallojnë përemrin pronor i/e/ të vet nga përemri vetvetor vetë. Që të dy trajtat i shkruajnë me ë – në fundore ose pa të, si në shembullin: Ata të cilët bëjnë gabime, do të përgjigjen vet për to. Mirëpo, sipas Drejtshkrimit këta përemra dallohen: Përemri pronor i/e/të vet duhet të shënohet pa ë – në fundore, si p sh. shoku i vet/ shoqja e vet etj., kurse përemri vetvetor vetë me ë – në fundore, si p. sh. Vetë unë isha iniciator për kryerjen e kësaj pune. /Portalb

VAZHDON…

BURIME: 

  1. Akademia e shkencave, Drejtshkrimi i gjuhës shqipe, Tiranë, 1972
  2. Akademia e shkencave, Fjalor i shqipes së sotme, Tiranë, 2002
  3. Akademia e shkencave, Gramatika e gjuhës shqipe I, Tiranë, 2002
  4. DEMIRAJ, Shaban, Gramatika e gjuhës shqipe, Tiranë, 1962
  5. DEMIRAJ, Shaban, Morfologjia e gjuhës së sotme shqipe II, Tiranë, 1961
  6. DEMIRAJ, Shaban, Rreth disa çështjeve thelbësore të shqipes standarde: Studime filologjike, Tiranë, 2002
  7. HAMITI, Asllan, Fonetika dhe fonologjia e gjuhës standarde shqipe, Shkup, 2005
  8. SPAHIU, Agim, Gabimet më të shpeshta gjuhësore në shtypin tonë, Prishtinë, 2007
  9. SHKURTAJ, Gjovalin, Drejtshkrimi dhe drejtshqiptimi në mediat e sotme të shkruara dhe të folura: Gjuha jonë, Tiranë, 2000
  10. THOMAI, Jani, Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, 2011

LEXO: 

“Gjuha shqipe”, cilat gabime fonetike i bëjmë më së shpeshti?

“Gjuha shqipe”, çfarë duhet të dimë që të mos bëjmë gabime drejtshkrimore

Çfarë kuptimi ka emri “shqiptar”?

Atë që çdo shqiptar duhet ta dijë për gjuhën shqipe

Pse të huajt shqiptarët i quajnë “Alban”?

“Gjuha shqipe”, mësoni dhe përmirësoni gabimet më të shpeshta sintaksore që i bëni gjatë shkrimit!

$
0
0

Si rezultat i mosnjohjes së mirëfilltë të rregullave drejtshkrimore, por dhe atyre gramatikore, çdo ditë e më shumë, gjithandej po bastardohet gjuha shqipe. Për ta sensibilizuar sado pak opinionin, “Portalb.mk”, ka përgatitur një sërë shkrimesh të titulluar me emrin “Gjuha Shqipe” të cilat do të botohen një herë në javë. Sot më poshtë do ta hapim çështjen e sintaksës.

GABIMET SINTAKSORE

Sintaksa është pjesa e gramatikës që studion fjalët gjatë ligjërimit, rregullat e bashkimit të tyre në grupe fjalësh e në fjali si dhe rolin që luajnë ato. Gabimet e fushës së sintaksës janë të shumta gjithandej. Kemi veçuar disa nga ato më të zakonshmet, të cilat janë marrë nga disa tituj të gazetave elektronike. Nëpër rrjetet sociale si dhe forumet e ndryshme, këto gabime thuajse janë tradicionale. Gjithashtu, është për t’u shqetësuar se dita-ditës po futen edhe forma te reja sintaksore të cilat po bëhen pjesë e gjuhës sonë.

Mospërshtatja e kryefjalës me kallëzuesin

Në mjetet tona elektronike të informimit publik, në shkrime të ndryshme publicistike, madje edhe në ato artistike po na bie në sy shumë herë mospërshtatja e kryefjalës me kallëzuesin. Mospërshtatja vihet re zakonisht kur kryefjala është në numrin njëjës, kurse kallëzuesi në shumës dhe anasjelltas. Ja disa shembuj:

2

Ndërtimet e këtilla sintaksore bien ndesh me rregullat gramatikore të gjuhës sonë. Edhe po të përktheheshin këta shembuj në gjuhë të tjera kështu si janë, prapëseprapë do të dilnin gabim, sepse edhe në gjuhë të tjera vlen e njëjta rregull. Prandaj, drejt është po të thuhej e të shkruhej:

2

Sipas një rregulle të përgjithshme që vlen, natyrisht, edhe për gjuhë të tjera, kur kryefjala e fjalisë është në numrin njëjës, s’ka dyshim se edhe kallëzuesi a trajta foljore duhet të jetë në numrin njëjës dhe anasjelltas.

Por një përjashtim përbën rasti kur kryefjala është e shprehur me njërën nga fjalët e tipit: shumica, një pjesë, gjysma etj., të ndjekura zakonisht nga një emër në gjinore shumës, atëherë gramatikisht folja – kallëzues përdoret në shumës, si p. sh:

    • Shumica qëndronin në këmbë, pas bankave, ku ishin ulur me pleqtë.
    • Shumica e vërejtjeve m’u bënë në formë pyetjesh.
    • Gjysma e të ardhurave qëndruan në fshat.
    • Një pjesë e fshatarëve lanë punën dhe u grumbulluan te hani.

Mirëpo, kur kryefjala është e shprehur në formë togfjalëshi të tipit: Unë me të vëllanë/Agroni me të vëllanë/ marrin foljen – kallëzues në numrin shumës, si në fjalinë: Unë me vëllanë ishim të gëzuar që do të na vinte gjyshja. Por, kur gjymtyra emërore nuk pasohet me gjymtyrën me të vëllanë, atëherë folja – kallëzues duhet të jetë në numrin njëjës, si në shembullin: Teuta shkoi në mal me të vëllanë. ( = me vëllanë, si kundrinë me parafjalë).

Mospërshtatja e trajtave ndajshtimore

Edhe te gjymtyra e ndajshtimit ka shumë herë mospërshtatje. Ja disa shembuj të marrë nga shtypi ynë elektronik:

aaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

Në të gjithë këto raste ndajshtimi është përdorur gabimisht, ngase, sipas një rregullave gramatikore të gjuhës sonë, ndajshtimi është një lloj përcaktori i cili gjithmonë shprehet me emër të pashquar në formën e rasës emërore dhe përshtatet vetëm në numër me gjymtyrën e vet të përcaktuar. Pra, në shembujt e lartshënuar është bërë gabim, ngase edhe ndajshtimi, edhe trajta e përcaktuar janë përdorur në të njëjtën rasë. Prandaj, është dashur të thuhet:

bbbbbbbbbbbbbbbbbbbbb

Pra, këtu kemi të bëjmë me një moskonsekuencë gramatikore, ngase artikullshkruesi, ka shumë të ngjarë, e ngatërron trajtën ndajshtimore me gjymtyrën e përcaktuar mu nga fakti se shpeshherë këto ndërtime sintaksore realizohen nëpërmjet veçimit, transmeton Portalb.

Përdorimi i lokucionit “me në krye + një emër, përemër a togfjalësh në mënyrë të përmbysur”

Këtë lokucion po e gjejmë të përdorur shumë shpesh në shtypin elektronik, por dhe ne rrjetet sociale. Lexoni shembujt e mëposhtëm:

NE KRYE

SAKTAPërdorimi i lokucionit parafjalor “pavarësisht + një emër a përemër në rasën rrjedhore”

Është e vërtetë se në gjithandej në internet gjithnjë e më shumë po e gjejmë të përdorur këtë ndërtim gjuhësor. Madje në këto vitet e fundit ka marrë një hov të madhe përdorimi. S ‘ka medium elektronik që ndoshta të paktën një herë e më shumë të mos i ket përdorur këto shprehje gjuhësore me strukturë: ndajfolje parafjalore + një emër çfarëdo në rasën rrjedhore. Lexoni disa shembuj:

GABIM

SAKTAAA

Në anën tjetër, ka mundësi që edhe këto dy të zëvendësohen me përgjegjësen me gjithë + një emër, përemër në rasën kallëzore, një togfjalësh etj., si një lokucion parafjalor më i natyrshëm i gjuhës sonë, si p. sh.:

      • Me gjithë rrugët e reja ligjore që do t ‘i ndjekë opozita për këtë problem…;
      • Me gjithë mbajtjen e negociatave të reja, SHBA-ja vazhdimisht ka përsëritur qëndrimin për pavarësi.

Ka mundësi që të zëvendësohen me lidhëzat dhe lokucionet lidhëzore lejore: megjithëse, megjithatë, megjithëkëtë, edhe pse, ndonëse, sado që, sido që etj., varësisht nga ndërtimi dhe formulimi gjuhësor i njësive sintaksore kumtuese.

Ky ndërtim gjuhësor, ndonëse është me burim nga gjuhët tjera, ka hyrë tashmë në strukturën gjuhësore të shqipes dhe pakkush ose askush nuk e shtron sot çështjen në duhet të hiqet nga përdorimi a jo, sepse ai faktikisht iu është përshtatur strukturës gjuhësore të shqipes. Sot këtë ndërtim e gjejmë kudo, në të gjitha llojet e ligjërimit, si në Maqedoni, Kosovë po ashtu edhe në Shqipëri e më gjerë. Prandaj, sipas disa gjuhëtarëve: pavarësisht nga/ pavarësisht prej, si lokucion parafjalor ose pavarësisht se, si lokucion lidhëzor, edhe me tutje të përdoret në gjuhën tonë, por jo me trajtat e tipit: pavarësisht punëve/ aktiviteteve/ organizimit/ veprimit/ faktit etj., siç po i gjejmë të përdorura në këto vitet e fundit kudo. Nëse do të futemi në një luftë totale, lokucioni pavarësisht nga, vjen nga ndikimi i gjuhëve të tjera, prandaj është e këshillueshme që të mos përdoret.

VAZHDON…

BURIME: 

  1. Akademia e shkencave, Drejtshkrimi i gjuhës shqipe, Tiranë, 1972
  2. Akademia e shkencave, Fjalor i shqipes së sotme, Tiranë, 2002
  3. Akademia e shkencave, Gramatika e gjuhës shqipe I, Tiranë, 2002
  4. DEMIRAJ, Shaban, Gramatika e gjuhës shqipe, Tiranë, 1962
  5. DEMIRAJ, Shaban, Morfologjia e gjuhës së sotme shqipe II, Tiranë, 1961
  6. DEMIRAJ, Shaban, Rreth disa çështjeve thelbësore të shqipes standarde: Studime filologjike, Tiranë, 2002
  7. HAMITI, Asllan, Fonetika dhe fonologjia e gjuhës standarde shqipe, Shkup, 2005
  8. SPAHIU, Agim, Gabimet më të shpeshta gjuhësore në shtypin tonë, Prishtinë, 2007
  9. SHKURTAJ, Gjovalin, Drejtshkrimi dhe drejtshqiptimi në mediat e sotme të shkruara dhe të folura: Gjuha jonë, Tiranë, 2000
  10. THOMAI, Jani, Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, 2011

LEXO: 

“Gjuha shqipe”, cilat gabime fonetike i bëjmë më së shpeshti?

“Gjuha shqipe”, çfarë duhet të dimë që të mos bëjmë gabime drejtshkrimore

Çfarë kuptimi ka emri “shqiptar”?

Atë që çdo shqiptar duhet ta dijë për gjuhën shqipe

Pse të huajt shqiptarët i quajnë “Alban”?

“Gjuha shqipe”: Mos përdorni fjalë të huaja vend e pa vend, ka mjaftë shqipe (SHEMBUJ)

$
0
0

Si rezultat i mosnjohjes së mirëfilltë të rregullave drejtshkrimore, por dhe atyre gramatikore, çdo ditë e më shumë, gjithandej po bastardohet gjuha shqipe. Për ta sensibilizuar sadopak opinionin, “Portalb.mk”, ka përgatitur një sërë shkrimesh të titulluara me emrin “Gjuha Shqipe” të cilat do të botohen një herë në javë. Sot më poshtë do ta hapim çështjen e leksikologjisë.

Leksikologjia është pjesë e gjuhësisë që studion fjalët e një gjuhe dhe kuptimet e tyre. 

GABIMET LEKSIKORE

Gabime të mëdha, po bëhen herë pa vetëdije, por shpesh edhe me vetëdije, duke mënjanuar fjalët shqipe për t’i zëvendësuar ato me fjalë të huaja në vend e pa vend apo pa nevojë. Kjo thuajse është në modë, gjithandej po përdoren fjalë të huazuara dhe ç’është më e keqja me këto gabime po pretendojnë se kanë kulturë të lartë gjuhësore, apo kanë nivel të lartë të gjuhës së tyre. Në shumë raste gjatë përdorimit të tyre vend e pa vend dalin edhe qesharak sepse nuk ua dinë mirë etimologjinë e fjalëve dhe në këtë rast gabojnë duke i përdorur në kontekst tjetër. Më poshtë do të japim shembuj të fjalëve që më së shumti gjejnë përdorim gjithandej.

71a10b13-78f6-4fd9-9533-92f9b6fd3848

Shkrimi ndaras i trajtave mbiemërore dhe emërore

Shpeshherë në rrjetet sociale, forume, por dhe gjithashtu edhe në gazetat elektronike, po ndodh t ‘i ndeshim disa togfjalësha emërorë, në të cilët gjymtyra e varur e tyre, që zakonisht është një trajtë mbiemërore, (qoftë si kompozitë, qoftë e prejardhur nga ndajshtesa të ndryshme), po shkruhet me trajtat të ndryshme, herë ndaras e herë bashkë, si në shembujt e mëposhtëm:

qdwedwed

Përdorimi i emrave të huaj në trajtën e pashquar

Në mjetet tona të informimit elektronik gjithandej, por edhe në forumet e rrjet e ndryshme sociale, ka marrë një hov të madh edhe përdorimi i emrave të përveçëm njerëzish, frymorësh dhe jofrymorësh në trajtën e pashquar dhe kjo gjë, përbën një shkelje të rregullave gramatikore e drejtshkrimore të gjuhës sonë, në mesin e shumë shkeljeve të tjera. Përdorimi i tyre në trajtën e pashquar, në të gjitha pozicionet e ligjërimit, po e çorodit shumë natyrën e gjuhës sonë, pa ia humbur origjinalitetin dhe tiparet e saj. Ja disa shembuj:

aaaaaaaaaaaaa

Fjalë të formuara me përbërje dhe me përngjitje

Fjalët e përbëra e të përngjitura janë një kategori shumë e pasur në gjuhën shqipe. Ato dëshmohen që me shkrimet e para të shqipes, por edhe më herët dalin si emra vendesh ose mbiemra njerëzish. Kompozitat e shqipes janë fjalë të formuara me përbërje dhe përngjitje, kështu që mund t’i ndajmë në dy lloje të ndryshme, si nga mënyra e formimit, ashtu edhe nga ndërtimi.

Fjalët e përbëra janë formuar nga bashkimi i dy ose më shumë temave në procesin e krijimit të fjalëve të reja. tema e tyre mund të jenë tema emrore, mbiemërore, foljore ose ndajfoljore.

Fjalët e përngjitura janë formuar historikisht nga bashkimi i dy ose më shumë fjalëve gjatë përdorimit të tyre të vazhdueshëm njëra pranë tjetrës. Të tillë janë disa emra që kanë dalë nga përngjitja e fjalëve ose e togjeve me kuptim dëshiror a urdhërorë. Ja ca shembuj:

33333333333333

bbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbb

VAZHDON…

BURIME: 

  1. Akademia e shkencave, Drejtshkrimi i gjuhës shqipe, Tiranë, 1972
  2. Akademia e shkencave, Fjalor i shqipes së sotme, Tiranë, 2002
  3. Akademia e shkencave, Gramatika e gjuhës shqipe I, Tiranë, 2002
  4. DEMIRAJ, Shaban, Gramatika e gjuhës shqipe, Tiranë, 1962
  5. DEMIRAJ, Shaban, Morfologjia e gjuhës së sotme shqipe II, Tiranë, 1961
  6. DEMIRAJ, Shaban, Rreth disa çështjeve thelbësore të shqipes standarde: Studime filologjike, Tiranë, 2002
  7. HAMITI, Asllan, Fonetika dhe fonologjia e gjuhës standarde shqipe, Shkup, 2005
  8. SPAHIU, Agim, Gabimet më të shpeshta gjuhësore në shtypin tonë, Prishtinë, 2007
  9. SHKURTAJ, Gjovalin, Drejtshkrimi dhe drejtshqiptimi në mediat e sotme të shkruara dhe të folura: Gjuha jonë, Tiranë, 2000
  10. THOMAI, Jani, Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, 2011

LEXO: 

“Gjuha shqipe”, cilat gabime fonetike i bëjmë më së shpeshti?

“Gjuha shqipe”, çfarë duhet të dimë që të mos bëjmë gabime drejtshkrimore

Çfarë kuptimi ka emri “shqiptar”?

Atë që çdo shqiptar duhet ta dijë për gjuhën shqipe

Pse të huajt shqiptarët i quajnë “Alban”?

Do të botohet libri mbi jetën me legjendën e muzikës, Prince

$
0
0

Ish gruaja e legjendës së muzikës- Prince, Mayte Garcia do të shkruaj një libër mbi përvojat personale nga jeta me muzicientin, shkruan BBC, transmeton Portalb.mk

prince-with-his-former-wife-mayte-garcia

Libri do të përfshijë lidhjen dhe martesën e çiftit dhe humbjen e dhimbshme të djalit të tyre në vitin 1996 dhe do të titullohet “The Most Beautiful”.

Sipas shtëpisë botuese të librit, “Hachetter”, kjo vepër që shpalos të fshehtat nga jeta e Prince, do të publikohet në prill të vitit 2017, në përvjetorin e parë të vdekjes së tij.

Lidhja jonë ishte e rrallë”, ka thënë Garcia, “Kam dashur që ta ndaj me të tjerët historinë e dashurisë tonë, me baticat dhe zbaticat që kishte. Ky njeri do të jetë gjithmonë pjesë e familjes time”.

Ata ishin takuar në prapaskenë në një koncert të Prince në vitin 1990, kur Garcia ishte vetëm 16-të vjeçare. Ajo e kishte tërhequr vëmendjen e tij si valltare, pasi nëna e saj i kishte dërguar këngëtarit një video të sajën duke vallëzuar, me shpresën se ai do ta punësonte. Prince dhe Garsia punonin bashkë dhe më pas u dashuruan e u martuan në vitin 1996. Ata kishin pasur edhe një djalë mirëpo ai vdiq pak javë pas lindjes për shkak të një defekti në kafkë.

Kadare rrëfen për letrat anonime që shkojnë në Akademinë e Nobelit nga Shqipëria kundër tij

$
0
0

Një rrëfim ekskluziv i shkrimtarit Ismail Kadare për çmimin Nobel; si e pret çdo vit shkrimtari nominimin prej Akademisë Suedeze; rasti unik, letrat anonime që shkojnë në arkivin e Akademisë së Nobelit nga Shqipëria që flasin kundër Kadaresë, për të bllokuar dhënien e çmimit. Historia që tregohet për herë të parë e një prej letrave që është konsideruar grotesk.

Takimi me Kadarenë është gjithnjë një histori zbulimi. Shkrimtari e ka në natyrën e tij rrëfimin historik, konstatimin, ruajtjen e një memorieje absolute për njerëz, ngjarje, vende, transmeton mapo.

Bota letrare në Shqipëri këtë vit është e përfshirë në festimin e 80 vjetorit të lindjes së shkrimtarit. Është quajtur viti i Kadaresë. Festimet vazhdojnë në Prishtinë dhe Tiranë, jo duke hedhur këngë e valle, por duke njohur veprën, duke kuptuar e zbuluar shkrimtarin.

Po ky vit e ka sjellë shkrimtarin edhe më shpesh në vendin e tij. Ai është një rast unik. Ka “bashkëjetuar” me diktaturën dhe ka sjellë antropologjinë e saj kur ishte në zenit. I ka shpëtuar persekutimit, por jo censurës së veprës. Prej kohësh arkivat po zbulojnë e qartësojnë një situatë etike por edhe estetike mbi autorin dhe veprën, sidomos asaj që mbahet një nga veprat monument të krijimtarisë kadareane në diktaturë, “Dimri i vetmisë së madhe”.

Për herë të parë, këtë vit, ky roman pati një edicion kritik nga studiuesi Metteo Mandala. Vepra në dorëshkrim, kaloi një aventurë gjyqësore, pasi deri para pak vitesh mbahej me forcë nga e veja e ish diktatori. Kadare është shprehur se kishte frikë mos e digjte, pasi ishte e vetmja kopje që ekzistonte në dorëshkrim. I vetmi në origjinal. Ndërsa ka vlerësuar punën e studiuesit arbëresh, Mandalasë, mbi dorëshkrimin në dëshifrimin dhe zbulimin e tekstit.

“E kam shkruar dhe daktilografuar direkt dhe kam punuar mbi tekstet e daktilografuar. Ajo ishte kopje e vetme. S’ka tjetër. Mahnitem kur e shikoj, sa sa kam punuar, shkruar prishur e ndrequr. Ishte një tekst mjaft delikat. Donte shumë kujdes sepse për një fjali mund të të ikte gjithë libri…”, ka rrëfyer shkrimtari për këtë anë të errët, të panjohur të procesit të veprës, si kulturë filologjike që kryhet për herë të parë për një autor bashkëkohor të cilit i ka “ardhur” vepra nga diktatura, nëpër shumë procese “censure”, duke i shpëtuar kartonit.

Ky edicion kritik i “Dimrit të vetmisë së madhe” është vlerësuar si ngjarja e vitit, që ka përkuar me ditëlindjen e shkrimtarit. Por nga ana tjetër, botuesi ekskluziv i Kadaresë, “Onufri” brenda këtij viti boton dhe riboton 15 romane e novela në format të vogël, si një formë me e thjeshtë për lexuesin. Ky densitet veprimtarie letrare në 80 vjetorin e lindjes, merr me vete edhe përkimin tjetër me afrimin e ndarjes së çmimit Nobel.

Para pak ditësh mediat ndërkombëtare kanë lançuar një listë me nominuesit e këtij viti, ku Kadare renditet sërish, edhe këtë herë në një listë të ngushtë, i pesti në kandidaturë për marrjen e çmimit.

Akademia e Shkencave të Shqipërisë e ka propozuar sërish Kadarenë, në krye të këtij viti për të marrë çmimin Nobel në Letërsi. Drejtuesja e departamentit të albanologjisë në Akademinë e Shkencave, akademikja Floresha Dado, ka thënë se ai është një titull i merituar për shkrimtarin Ismail Kadare.

“Akademia e Shkencave dërgoi zyrtarisht, përsëriti edhe një herë tjetër, kërkesën në Komitetin e Nobelit të Akademisë Suedeze për t’i dhënë çmimin Nobel. Në këtë kërkesë ne kemi shtuar si argumente të tjera jo vetëm përmasat e jashtëzakonshme botërore që ka Kadare, faktin që vepra e tij është përkthyer në 45 gjuhë të botës, që për të kanë shkruar kritikë me vlerësime maksimale në vende të ndryshme të botës. Kadare është bërë pjesë e jetës shpirtërore të shumë popujve nëpër botë. Nuk e di se çfarë duhet të bëjë më shumë një shkrimtar për të marrë çmimin Nobel se sa të botohet në gjithë botën dhe të shkruajë vlerësime të larta për artin e tij kritikë të njohur nga gjithë bota, dhe që të marrë edhe shumë çmime të tjera të rëndësishme ndërkombëtare” –ka deklaruar Floresha Dado.

Dhe ja ku jemi, mbi 15 vite që pritet ceremonia e Nobelit për të tërhequr vëmendjen nga imazhi i Shqipërisë, përmes një shkrimtari. Kadare mësojmë se sot është larguar për në Paris, pas disa muajsh qëndrimi në Shqipëri, ku edhe kaloi një gjendje të vështirë shëndetësore duke iu nënshtruar një operacioni. Familjarët kanë deklaruar se gjendja e shkrimtarit tani është më mirë. Udhëtimi i tij drejt Parisit është itinerari i vazhdueshëm ku Kadare ndan jetën me Shqipërinë prej vitit 1991, kur u largua për të kërkuar azil në Francë, si rebelim ndaj udhëheqësit të atëhershëm Ramiz Alisë, të cilit i drejtoi edhe një letër publike ku shpjegonte dhe denonconte politikisht arsyet e largimit të tij nga Shqipëria.

Nga ana tjetër, duke qenë një emër që shpesh ka ngjallur reaksione të brendshme midis nostalgjikëve të diktaturës, atyre që ishin shkrimtarë e shërbëtorë të saj, Kadare ka mbajtur përsipër riskun e komprometimit të figurës së tij, duke u anatemuar për “shpëtimin” e tij nga persekucioni, pse nuk u bë kundërshtar i regjimit. Ndërsa vepra e shkrimtarit ka treguar të kundërtën, një lexim historik i shfrytëzuar për të kuptuar sistemin diktatorial.

Në këtë vështrim nominimi për Nobel i Kadaresë ka qenë motivuar gjithnjë, duke u përkrahur nga pjesa e shkrimtarëve dhe intelektualëve më me integritet. Ndërsa në një bisedë me shkrimtarin duket se kjo histori ka tjetër perceptim. Pyetjes sonë për këtë marrëdhënie kaq të gjatë me Nobelin, Kadare e ka marrë me indiferentizëm, si një process pothuaj i mbyllur për të, aq edhe zhgënjyes.

Ajo çfarë na bën t’i kërkojmë shkrimtarit drejtpërdrejt, gjatë bisedës tonë të lirë, lidhet me ironinë shqiptare për letrat anonime. Prej kohësh është folur se në Akademinë suedeze të Nobelit nga Shqipëria janë dërguar shumë letra anonime, me qëllimin për t’i bllokuar dhënien e çmimit. I vendosur në këtë situatë edhe vetë shkrimtari ka rrëfyer, ndoshta për herë të parë mbi këtë histori absurde, pothuaj unike në 100 vjetët e Nobelit.

Natyrisht Kadare ka një përgjigje për Nobelin, jo vetëm për të si shkrimtar. A do të ishte mirë të kishim një Nobel? Kadare thotë: “Po do të ishte imazh shumë i mirë për vendin tonë përballë prapësive. Do t’i kishte dhënë imazh, si vend i vogël me gjuhë të lashtë…”

Por për Kadarenë kjo është shndërruar në një gjë normale, ku çdo vit ai bashkë me emra të tjerë nominohen për Nobel, këtë e pohon edhe vetë shkrimtari duke thënë se bashkë me autorë të tjerë “jemi bërë tashmë si të shtëpisë me anëtarët e jurisë së Akademisë së Nobelit dhe Sekretarin e përhershëm të tyre…”

Shkrimtari ka treguar se ka dashur të shikojë Arkivin me letrat anonime të dërguar nga Shqipëri kundër tij, në Akademinë Suedeze. “Një ditë madje mua dhe Helenën na ftoi një prej tyre për drekë. Iu luta të hyja në Arkiv, doja të shikoja letrat anonime për mua, por refuzoi. Iu luta të më thoshte çfarë shkruanin, por ai më tha vetëm një rast që iu është dukur të gjithëve grotesk. Se ishte grotesk nuk do të thotë se nuk ishte marrë në konsideratë sado banal të ishte. Aq të çuditur me këto “anonime” shqiptare”, ka treguar Kadare. Jo pak herë ka ndodhur që në prag të çmimit Nobel, kur është përmendur emri Kadaresë ka nisur “fushatë” kundër të tij, në mënyrë absurde që ky çmim të mos mbërrijë në Shqipëri. Ndërsa ne, jemi njohur nga shkrimtari me një rast të përmbajtjes së një prej letrave anonime të shqiptarëve kundër shkrimtarit, që mbahet në arkivin e Akademisë Suedeze. Shkrimtari tha se i kanë treguar për një letër anonime ku mes të tjerash ishte shkruar se me veprën e tij, “sulmohet gjuha shqipe”, se Kadare nuk shkruan në gjuhën shqipe.

“Kjo ishte vërtet grosteske dhe e pakuptueshme”, thotë shkrimtari. Nxitur nga kjo ngjarje, Kadare ka treguar se botuesi i tij ekskluziv, në Francë botoi gjithë kolanën në gjuhën shqipe si dhe frëngjishte, duke ua bërë dhuratë Akademisë suedeze.

Histori

Kur Alfred Nobel vendosi të lërë në testamentin e tij shpërndarjen e çmimeve “Nobel”, askujt nuk ia mori mendja se një ditë ato do të bëheshin një ngjarje botërore. Për shumë vite, çmimet mbetën monopol i Europës, por tashmë janë bërë një event prestigjioz që priten me kureshtje nga bota akademike dhe jo vetëm. Mësoni faktet interesante të “Nobelit” të letërsisë nga zanafilla deri tani

Përse quhen laureatë?

Laureatë i referohet nderimit nëpërmjet kurorës së dafinës. Në mitologjinë greke, Apollo përfaqësohet nga mbajtja e një kurore dafine mbi kokë. Kurora përbëhet nga degët dhe gjethet e një peme dafine që në latinisht shkruhet “laurus nobilis”. Në Greqinë e lashtë, kurora prej dafine u jepej fitimtarëve si shenjë nderimi, si konkurrentëve atletikë, ashtu edhe atyre në konkurset e poezisë.

Veprat e Kadaresë me njohje ndërkombëtare

Ndër veprat kryesore të Ismail Kadaresë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar janë: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Kështjella”, “Kronikë në gur”, “Dimri i madh”, “Ura me tri harqe”, “Prilli i thyer”, “Dosja H, Piramida”, “Pallati i ëndrrave” etj. Anëtarët e Akademisë Suedeze do të mblidhen gjatë ditëve në vijim, për të vendosur se cili shkrimtar do të jetë fitues, në tetor, i çmimit Nobel për Letërsi 2016.

 


Hapet Panairi i librit “Tetova 2016″

$
0
0

Shoqata e Botuesve Shqiptarë në Maqedoni, prej 25 deri 29 tetor 2016, në Qendrën e Kulturës në Tetovë, organizon Panairin e librit “Tetova 2016″.

Ky është panairi i pesëmbëdhjetë me radhë i librit shqip,i cili organizohet në qytetin e Tetovës nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë.

ITSHKSH dhe Logos-A promovojnë dy libra

$
0
0

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup dhe SHB “Logos-A”, të hënën (31.10.2016) në Qendrën kulturore rinore ora 18 do të promovojë dy vepra me dokumente për historinë, kulturën dhe traditën e shqiptarëve në Shkup dhe më gjerë.

Bëhet fjalë për veprat “Tokat e liruara” (katër vëllime) nga Qerim Lita dhe “Shkupi ndërmjet dy luftërave botërore” (dy vëllime) nga Skender Asani.

Veprat janë botuar nga Shtëpia botuese Logos-A.

14671090_1165895013489526_9158233648954553920_n

 

Vdes dijetari i madh i Islamit, shqiptari Shuajb Arnauti

$
0
0

Dje në moshën 88 vjeçare ka ndërruar jetë, Shuajb (Muharrem) Arnauti. Arnauti lindi në qytetin e Damaskut në vitin 1928.

Në familjen e tij, tradita shqiptare dhe kultura islame ishin gjithnjë të pranishme. Familja e Shuajbit shpërngulet nga Shkodra më 1926 dhe vendoset në Siri.

Ai mësoi nga i ati dijet elementare të islamit. Qysh i vogël mësoi përmendësh shumë pjesë nga Kur’ani, ndërsa dëshira për t’u thelluar edhe më tepër në sekretet e librit hyjnor e bëri atë që qysh nga mosha 17 vjeçare t’i përkushtohej mësimit të gjuhës arabe dhe gramatikës së saj.

Kështu për më se dhjetë vjet radhazi Arnauti vazhdoi të ndjekë ligjëratat e gjuhës nëpër xhamitë dhe medresetë e vjetra të Damaskut. Gjatë kësaj kohe ai mësoi nga dijetarët më të mirë të gjuhës arabe që kishte Damasku dhe lexoi librat më të njohur të dijetarëve të kohës. Dhe pas këtij udhëtimi të gjatë në thellësinë e gjuhës arabe, në të cilën arriti një nivel mjaft të lartë. Arnauti spikati në njohjen e shkencave juridike islame, me specifikë në medh’hebin Hanefi.

Numri i librave që ka punuar vetë e me bashkëautorë, ose ka qenë mbikëqyrës i tyre, arrin në mbi njëqind e gjashtëdhjetë vëllime, në të cilat përfshihen libra në shkencat e hadithit, fikhut, tefsirit, akides, libra të përkthyer, etj, transmeton Telegrafi.

Shuajb Arnauti, edhe pse i lindur jashtë atdheut, e fliste rrjedhshëm gjuhën shqipe. Kur përmendej Shqipëria ai thoshte: “Gjaku më lëviz ndryshe kur them se jam shqiptar, dhe se vet emri dhe nofka ime dëshmon se jam shqiptar”.

Poeti Sadri Jakupi e promovoi përmbledhjen me poezi “Koha është…”

$
0
0

“Koha është…”, ky është titulli i përmbledhjes më të re me poezi, të poetit nga fshati Sillare e Poshtme, Sadri Jakupi, i cili sonte në një atmosferë të ngrohtë e promovoi në Shtëpinë e Kulturës “Koço Racin” – Shkup, raporton Portalb.mk.

Para mysafirëve autori, i poezive të gjendjes dhe realitetit të shoqërisë shqiptare, foli shkurt rreth librit, duke lënë që lexuesi të vlerësojë me tepër për punën e tij.

Recensenti i përmbledhjes, Fadil Curri, para të pranishmëve e shtjelloi thelbin e përmbajtjes së poezive, duke theksuar se përmbajtja është e përbërë prej vargjeve të tematikave të ndryshme që e kanë pikëtakim kohën, duke filluar nga durimi, shpresa, gjurmët, humbja kërkimi etj.

Me rastin e promovimit, të diplomuarit e Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, Emrush Kurtishi, Ismail Rushiti, Hateme Alimi dhe Rabije Dardhishta, recituan vargje të poetit, nën melodinë e tingujve të flautistes, Argjira Çollaku dhe kitaristit, Jetmir Mehmeti.

“Koha është…”, shkruhet si përmbledhja e tretë në biografinë e autorit, pas “Koha e mallkuar” dhe “Dëshmitë e kohës”. /Portalb

Grupi recitues

Grupi recitues

15034435_1217704954966655_653030750_o

15034126_1217704928299991_338235951_o

Shakaja: Optimizmi është opiumi i llojit njerëzor

$
0
0

“Optimizmi është opiumi i llojit njerëzor. Mendja e shëndoshë kutërbon era budallallëk. Rroftë Trocki!”- ishte shakaja e parë, që ndryshoi rrënjësisht jetën e studentit Ludvik Jahn.

Student në Pragën e viteve ’50, Ludvigu ishte një komunist i patundur, me një të metë: kishte sens humori. I irrituar me të dashurën idealiste, shprehjen e mësipërme Ludvigu ia nisi me një kartolinë, ndërsa vajza me emrin Marketa ishte duke bërë stazhin.

Një shaka naive?! Jo për anëtarët e partisë dhe Marketën vetë. Ludvigu doli para komitetit të partisë dhe u ndëshkua nga miku i tij, Pavel. Pasojat nuk ishin të lehta. Ludvigu u përjashtua nga universiteti dhe u internua në një minierë, ku punoi për vite të tëra. Ndërsa dilte në zonë gjatë ditëve të lira, ai u njoh me një vajzë të frikësuar, gati pa fjalë, Luçinë, historia me të cilën, ashtu si çdo gjë në jetën e Ludvigut, nuk solli asgjë…

“Shakaja” është një libër brilant, i përshkuar nga një humor i hollë që të stampos buzëqeshjen në fytyrë. Ludvigu ka ngecur në një kurth shakash.
Portalb.mk ju rekomandon të lexoni këtë libër.

Në fillim të 1960-s, Ludvigu është kthyer në Pragë dhe ka nisur një punë për së mbari, e megjithatë e kaluara e përndjek, Kështu vendos të vërë në jetë një plan për të joshur Helenën, gruan e ish-shokut të vet, Pavel, si një mënyrë për t’u hakmarrë ndaj tij. Por … Ludvik mëson se Pavel është i kënaqur ta heqë qafe Helenën, të shoqen, pasi ka në krahë një vajzë të re.

Të gjitha ngjarjet e fundit ndodhin në një qytezë, vendlindjen e Ludvigut, ndërsa zhvillohet “Kalërimi i mbretërve”, një traditë e rrënjosur në folklorin vendas, që sipas Kunderës ka filluar të zbehet.

Autori Milan Kundera ka shkruar për një shoqëri në kulmin e dekadencës. E vetmja pjesë e librit ku nxjerrin krye vlerat njerëzore është ajo mbi kulturën popullore, për të cilën Kundera shkruan me dashuri.
Libri nuk u është shmangur dot referimeve politike. Vetë Kundera thotë se ky është një libër dashurie. Por për të qenë të sinqertë, edhe pse ky libër tregon histori dashurie, dhe ofron elemente folklorike, të gjitha janë të mbingopura në politikë. Ashtu si personazhi i tij, Ludvigu, edhe Kundera duket si i zënë në kurth nga rrethanat e kohës.
Autori: Milan Kundera
Botuesi: DITURIA

Portalb.mk ju rekomandon të lexoni këtë libër.

Shaban Tërstena në stilin e kampionit promovoi librin e tij

$
0
0

Sot në ambientet e hotel “Aleksandar Palace” në Shkup, kampioni olimpik në mundje, Shaban Tërstena promovoi librin e tij me titull “Rruga e kampionit olimpik”, me autor: prof.dr. Sefer Tahiri, gazetari sportiv, Reshat Ibrahimi dhe Florim Rexhepi.

Kjo libër përbëhet nga fakte interesante nga jeta e Tërstenës, ku përshkruhet karriera e tij 19 vjeçare, vështirësitë dhe sukseset në planin sportiv.

Djaloshi i cili rrugëtimin drejt piedestalit më të lartë në sport e kishte nisur nga lagja e Gazi Babës, Shaban Tërstena, arriti të gjitha sukseset e mundshme të një sportisti të rangut më të madh botëror. Në praninë e familjarëve, miqve, medieve të shumta, kolegëve dhe njerëzve sportiv, Shaban Tërstena i përkujtoi edhe një herë momentet më interesante të karrierës së një sportisti që arriti majat e suksesit.

“Ndjehem shumë mirë kur po shoh shokët e mi, sportist dhe futyra të medieve në këtë ngjarje. U rrita në një lagje të varfër, kalova një jetë të vështirë të sportistit, por më në fund ja arrita. Në Los Angjelos kishte ushqime të llojllojshme, të cilat asnjëherë nuk i shijova, por unë nuk kisha nevojë për një luks të tillë, ushqim të shtrenjtë, por para se të shkoj në Los Angjelos, duhej të dobësohem për 14 kilogram dhe e fitova medaljen e artë olimpike. Me rëndësi për mua ishte të fitoj dhe e arrita qëllimin tim”, tha Tërstena në promovimin e librit të tij.

Në këtë promovim morën pjesë më shumë se 200 mysafirë të fushave të ndryshme nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria. /Portalb.mk/

Bekim Ramadani të shtunën i promovon dy libra në “Librarinë e Çarshisë”

$
0
0

“Libraria e Çarshisë”, ju fton të merrni pjesë në promovimin e librave ”Meditim për artin tim” dhe ”Dëgjo këngën dhe harro brengën” nga autori Bekim Ramadani, që do të mbahet me datë 24.12.2016 (e shtunë), me fillim në orën 13:00, në hapësirat e “Librarisë së Çarshisë”.

Në këtë promovim referues do të jenë Edmond Buharaja – kompozitor, Holta Sina – muzikologe dhe Memli Kelmendi – dirigjent. Gjithashtu me pika muzikore do të paraqiten Shkëlzen Pajaziti – violinë, Jetmir Mehmedi – kitarë,Albin Ramadani – piano, si dhe grupi kamertal – FM.


Panair i vitit të ri i librave në organizim të “Templum”

$
0
0

Shtëpia botuese “Templum” prej sot deri më 29 dhjetor në GEM Klubin në Çarshinë e Vjetër organizon Panair të vogël të Vitit të Ri të librave.

Panairi sonte do të hapet me promovimin e librit nga edicioni “Tregim tjetër” i cili u krijua në festivalin e njëjtë letrar për fiksime të vogla të cilin “Templum” e organizoi këtë vit në qershor.

Në suaza të panairit në mërkurën do të promovohet romani “517” nga Sanja Mihajloviq-Kostadinova, fituese e vitit të kaluar të konkursit “Të reja!” për prozë dorëshkrim më të mirë debutues. Për librin do të flasë Ivan Shopov.

Të enjten në mesditë do të ndahet çmimi “Të rinjtë!” për dorëshkrim prozë më të mirë debutues për vitin 2016. Në konkurs në garë të ngushtë janë Jagoda Vasilevska, Xvezdan Georgievsku, Epistorijnaovini dhe Ana Mihajlovska.

Ditën e njëjtë në mbrëmje do të promovohet romani “Qytetari i rëndomtë i përjetshëm” nga Eden fon Horvat, i cili është romani i i tij i dytë në edicionin Magma të “Templum” në të cilën në vitin 2003 u publikua edhe “Rinia pa zot”.

Orari i punës së panairit është prej orës 11 deri më 21, ndërsa nesër (e martë) nga ora 11 deri më

U promovuan dy libra të autorit Bekim Ramadani –“Dëgjo këngën dhe harro brengën” dhe “Meditim për artin tim”

$
0
0

Të shtunën u realizuan dy aktivitete përurimi të librave: “Dëgjo këngën dhe harro brengën” dhe “Meditim për artin tim” të autorit Bekim Ramadani.

Referuesi i parë ishte dirigjenti i mirënjohur kosovar z. Memli Kelmendi i cili foli për këngën korale shqiptare, zhvillimin e saj, mungesën e literaturës përkatëse, (mos)interesin e publikut, ballafaqimin e formacioneve korale me krijimet popullore, neglizhencën e institucioneve ndaj kultivimit të muzikës korale, pastaj kontributin e çmuar të autorit Bekim Ramadani në grumbullimin, përpunimin, sistemimin dhe botimin e këngëve korale me motive popullore në një format të ri etj.

Ndërkaq, referuesi i dytë, kompozitori nga Tirana, profesor Edmond Buharaja shtjelloi ca çështje që kanë të bëjnë me zhvillimin historik të mendimit kritik për muzikën, me muzikën si shkencë, me rolin e muzikës në edukimin e nxënësve, me krijimtarinë, me interpretimin, me dëgjimin, pastaj me bashkimin kombëtar përmes kulturës, duke theksuar se pikërisht ky aktivitet është shembulli më i mirë i unifikimit të interesave, të veçorive, të  artit, të gjuhës, të vetëdijes kombëtare, sepse bëhet fjalë për dy referuesë shqiptarë që vijnë nga Kosova dhe Shqipëria si dhe për autorin, gjithashtu shqiptar, që është nga Maqedonia.

Autori i librave, profesor Bekim Ramadani nuk u ndal në përmbajtjet e librave, duke thënë se autori heshtë kur libri flet. Ai fillimisht sqaroi që motivi kryesor i angazhimit të tij në veprimtarinë krijuese është zbatimi i urdhrit hyjnor, se duhet lënë gjurmë dhe se duhet dëshmuar për ekzistencën tonë në këtë botë.

Pjesën më të madhe të diskutimit të tij ua kushtoi njerëzve që e kanë ndihmuar në përmbylljen me sukses të librave në fjalë. Një falënderim ia dedikoi ish kryetarit të Shoqatës për kulturë, art dhe sport – “Sofra gjakovare” nga Shkupi, të ndjerit Baki Maliqi për kontributin e çmuar në kultivimin e vlerave të mirëfillta, pastaj Qytetit të Shkupit për përkrahjen financiare të librit “Dëgjo këngën dhe harro brengën” si dhe recensentit të këtij libri, Milto Vakos, dirigjentit të mirënjohur nga Tirana. Bekim Ramadani falënderoi edhe babanë e vet të ndjerë, Idriz Ramadanin, për këshillat e çmuara, për përkrahjen intelektuale dhe morale gjatë gjithë procesit krijues, pastaj ekipin redaktues, si dhe Ministrinë e Kulturës së RM për mbështetjen materiale.

Në këto aktivitete morën pjesë edhe artistë të cilët përmes interpretimeve të bukura i sollën publikut emocione të fuqishme. Në “Librarinë e Çarshisë“ jehuan tingujt e violinës së Shkëlzen Pajazitit i cili në shoqërim të Jetmir Mehmedit me kitarë, arriti të krijojë një atmosferë të ngrohtë e miqësore e cila më vonë u pasurua edhe nga interpretimi pianistik i djalit të autorit, Albin Ramadanit.

Ndërkaq në klubin “Oda” në Tetovë, përveç formacionit kamertal të Fakultetit të Muzikës të UShT-së (klasa e Blerim Grubit) u prezantua edhe balerina Bora Kazimi me një fragment nga baleti “Liqeni i mjellmave” të Çajkovskit, si dhe artisti Aziz Sulejmani me monologun “Evokim nga provimi i Estetikës” të autorit Bekim Ramadani. Gjatë mbrëmjes në Tetovë u dhanë edhe ca pamje filmike nga prononcimet e disa autoriteteve nga fusha e muzikës (nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia) në lidhje me veprimtarinë krijuese dhe botuese të autorit Bekim Ramadani. Moderatorë të këtyre aktiviteteve ishin: gazetarja Valbona Zunçe – Pajaziti (në Shkup) dhe studentja e aktrimit (FD – UShT) – Shpresa Hashimi (në Tetovë).

Pas përfundimit të ceremonive dhe koktejeve të begatshme, autori u dhuroi libra të pranishmëve në shenjë falënderimi për pjesëmarrjen, kujdesin dhe respektin.

Mahnitëse, biblioteka e Gazi Husrev-beut shënon 480-vjetorin e themelimit (FOTO)

$
0
0

Biblioteka e Gazi Husrev-beut në Sarajevë është institucioni më i vjetër në hapësirat e Evropës Perëndimore dhe Ballkanit që punon vazhdimisht që nga themelimi në vitin 1537, ndërsa në të ka dorëshkrime nga pjesë të ndryshme të botës islame, shkruan Anadolu Agency (AA).

biblioteka-e-gazi-husrev-beut-libra-bibiloteke-1

Dorëshkrimi më i vjetër në bibliotekë është vëllimi i katërt i veprës teologjike Ihja ulumid-din, më konkretisht “Encikopedia e Islamit” e Ebu Hamid Muhamed el-Gazali që është shkruar në vitin 1105, pesë vjet para se autori të ndërrojë jetë.

Biblioteka e Gazi Husrev-beut këto ditë do të shënojë një përvjetor të rëndësishëm, 480-vjetorin e ekzistencës dhe me këtë rast, gazetari i AA-së, ka folur me drejtorin e saj Osman Laviç, i cili  tregon për dorëshkrimet të cilat i ruan kjo bibliotekë si dhe për rëndësinë që ka ky institucion.

Laviç tha se biblioteka e Gazi Husrev-beut në fondin e saj ruan 10.500 dorëshkrime në arabisht, turqisht dhe persisht, dhe se këto dorëshkrime kanë prejardhje nga vende të ndryshme të botës islame.  biblioteka-e-gazi-husrev-beut-libra-bibiloteke-3 biblioteka-e-gazi-husrev-beut-libra-bibiloteke-4
– Dorëshkrimi nga viti 1105

“Numër i madh i dorëshkrimeve kanë prejardhje nga vende të ndryshme të botës islame siç janë Mekka, Medina, Stambolli, Bagdadi, Damasku dhe qendra të tjera. Në bibliotekën tonë kanë ardhur përmes rrugëve të ndryshme. Dorëshkrimi më i vjetër që kemi është ‘Ihja ulumi-din’, nga filozofi Gazali, që është shkruar në vitin 1105, pesë vjet para vdekjes së tij. Kjo është kopja më e vjetër në botë e këtij dorëshkrimi. Këto ditë tentojmë të publikojmë edicionin e printuar të tij. Këtu kemi edhe disa dorëshkrime që datojnë nga shekulli i 12-të, ndërsa kemi shumë që datojnë nga shekujt 13 dhe 14. Këto dorëshkrime janë shkruar në pjesë të ndryshme të botës, por një pjesë e madhe e tyre është shkruar në hapësirat tona që flet se Bosnja e Hercegovina (BeH) ka qenë e përfshirë në mënyrë aktive në rrethin kulturor dhe civilizues të botës islame”, tha Laviç.

Ai vuri në dukje se përmbajtja tematike e dorëshkrimeve është e ndryshme, ku përveç dorëshkrimeve që kanë të bëjnë me mësimet islame, ka një numër të madh të dorëshkrimeve nga shkencat natyrore, matematikë, algjebër, gjeometri, astronomi dhe fusha tjera. biblioteka-e-gazi-husrev-beut-libra-bibiloteke-5 biblioteka-e-gazi-husrev-beut-libra-bibiloteke-6

– Profesori Françeskan ka shpëtuar bibliotekën nga zjarri

Laviç rrëfen një detaj nga Lufta e Dytë Botërore, më konkretisht nga viti 1941, atëherë kur siç thotë ai, biblioteka ka qenë e vendosur në haremin e xhamisë së Mbretit.

“Atëherë Sarajeva ka qenë e bombarduar dhe një granatë ka rënë mbi kulmin e bibliotekës duke rrezikuar djegien e saj. Pas bibliotekës ka qenë e vendosur shkolla e mesme teologjike françeskane, dhe kur profesori Bogoljub Pervan ka parë zjarrin ka telefonuar Drejtorinë e qytetit të shuaj zjarrin, por përgjigja që kishte marrë ka qenë se në kushte lufte vetëm pushteti mund të thërras zjarrfikësit të shuajnë ndonjë zjarr. Më pas profesori ka vrapuar në Drejtorinë e qytetit ku është prezantuar në cilësinë e funksionarit duke urdhëruar brigadën e zjarrfikësve të shuajnë zjarrin që kishte kapluar çatinë e bibliotekës”, tregon ai.

biblioteka-e-gazi-husrev-beut-libra-bibiloteke-7

Sipas Laviç, këtë vit biblioteka e Gazi Husrev-beut feston një përvjetor të rëndësishëm, 480-vjetorin e ekzistencës së saj, kur gjyqtari i Sarajevës më 8 janar 1537 certifikoi vakëfin e Gazi Husrev- beut, të cilit i ishin dhënë 400 mijë dirhemë për të ndërtuar medrese dhe nga pjesa tjetër të blihen libra.

Laviç thotë se kalimi në ndërtesën e re, ka bërë që qytetarët të kenë qasje më të lehtë te biblioteka. “Tani kemi kushte më të mira, salla leximi më të mira. Aktualisht kemi një mesatare mes 70 dhe 80 studentë, studiues, magjistrantë dhe doktorantë nga Universiteti i Sarajevës si dhe nga universitete të tjera në BeH dhe rajon. Kemi një numër të konsiderueshëm të studiuesve nga Stambolli dhe nga Lindja e Mesme, njerëz që janë të interesuar në materialin tonë”, tha Laviç.

Deri tani janë kataloguar 10.190 dorëshkrime të bibliotekës së Gazi Husrev-beut, në gjithsej tetëmbëdhjetë vëllime të katalogut.

Vlen të theksohet se të gjitha dorëshkrimet e bibliotekës janë të regjistruara në mikrofilm.

Deklarata revoltuese e Ismail Qemalit ndaj Esat Pashës në revistën franceze “Le Temps”, prill 1913

$
0
0

Nga Aurenc Bebja,

Francë – 14 Janar 2017

Deklarata në vijim është botuar të martën e 29 prillit 1913 në faqen e gjashtë të gazetës franceze “Le Temps”, me qendër në Paris.

Ismail Qemali, asokohe kryeministër i përkohshëm i qeverisë shqiptare, gjendej në kryeqytetin francez dhe përfiton nga rasti t’i japë një deklaratë gazetarit me inicialet L.G. për të shprehur pakënaqësinë ndaj Esat Pashës dhe rrezikun në të cilin gjendej tashmë Shqipëria.

Ja deklarata në vijim:

“Nëse ngjarjet e raportuara janë të sakta dhe fakti se Esat Pasha është larguar nga Shkodra me trupat, armët dhe pajisjet e tij, kjo mund të konfirmojë marrëveshjen e lidhur midis mbretit të Malit të Zi dhe atij. – Ka vetëm dy fjalë për të përshkruar këtë akt : kjo është tradhëti dhe çmenduri!

Tradhëti, sepse ai i pret krahët Shqipërisë duke braktisur Shkodrën dhe për faktin se ai e bën praktikisht vendin tonë një zonë aneks të Malit të Zi dhe të Serbisë.

Çmenduri, sepse ai na vë në pozitë të vështirë për të vazhduar negociatat me qëllim për të fiksuar kufijtë tanë pikërisht po në momentin e krijimit të pavarësisë sonë.

Përveçse ai vë në lojë rrezikshëm pavarësinë, veprimi i tij bie ndesh me interesat dhe bindjet ndërkombëtare të Evropës, e cila është duke punuar në formimin e kombësisë sonë dhe se vullneti i saj i mirë mund të dekurajohet nga loja teatrale që sapo u realizua.

Unë jam i sigurtë se popullata shqiptare, kur të kuptojë pasojat e qëndrimit të Esat Pashës, nuk do ta ndjekë atë.

Sigurisht që Esat Pasha i përket një prej familjeve më të mira shqiptare, por ai nuk ka një ndikim të mjaftueshëm për të fituar. Sa për Xhavit Pashën, me të cilin (Esati) mund të ketë lidhje, ai nuk është shqiptar.

Trupat e Esat Pashës nuk do t’i qëndrojnë besnike, vetëm një pjesë i përkushtohet atij personalisht, ndërsa pjesa tjetër do të shpërndahet.

Qeveria e përkohshme, që unë drejtoj dhe e cila proteston kundra këtij atentati ndaj pavarësisë sonë të sapolindur, do të mbështetet edhe nga kontigjentet e Beratit dhe Elbasanit.

Sa për Evropën, ajo nuk mund të anojë në favor të gjendjes aktuale, sepse bie ndesh me interesat dhe konventat ndërkombëtare, të cilat ajo ka për mision ti ekuilibrojë. Pavarësia jonë përfshin integritetin e tokave shqiptare, të kërkuar edhe nga Austria, të cilës i jemi mirënjohës për ndërhyrjen e saj në favorin tonë, edhe pse ne nuk pranojmë të jemi në kujdestarinë e një shteti tjetër.

Ne duam të shkojmë mirë me të gjithë, si me Evropën dhe me fqinjët tanë sllavë, me të cilët ne e kuptojmë nevojën për të formuar një bllok të fortë dhe të qëndrueshëm në interes të pavarësisë sonë”.

Në përfundim të intervistës, Ismail Bej Qemali i ka thënë gazetarit L.G. se po nisej po atë ditë për në Londër me qëllim për të shprehur pikëpamjet e Qeverisë së përkohshme shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve.

Burimi: gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Misteri i Librit të Kuq të Karl Jungut

$
0
0

Karl Jungu ishte një psikiatër me shumë influencë që konsiderohet si themeluesi i psikologjisë analitike. Jungu bashkëpunoi me Zigmund Frojdin për vite të tërë dhe u bë i famshëm për punën e tij me pacientët skizofrenë. Në vitin 1913, marrëdhënia profesionale e Jungut me Frojdin përsoi një krisje dhe ai filloi të ketë probleme seriozë të shëndetit mendor për veten e tij, duke pranuar se ka patur halucinacione dëgjimi dhe shikimi në atë që e quante “përballja me të pandërgjegjshmen”.

Gjatë kësaj periudhe, Jungu shkruajti një libër që e quajtu Liber Novus, nga latinishtja “Libri i Ri”, por që në fakt që nga ajo kohë është pagëzuar me emrin “Libri i Kuq”. I mbushur me djaj të vizatuar me dorë, bashkëbisedime me perëndi, përshkrime incesti, dhe udhëtime në botën e nëntokës, ai është quajtur edhe një vepër e një “dije të pafund”, apo edhe hallakatjet e një psikopati. Ai punoi 16 vjet për këtë libër, të cilin e kyçi deri kur vdiq në vitin 1961.

Libri i kuq Kur përshkruante librin, ai zbuloi në mënyrë kriptike: “Këta vite, kur unë ndoqa pamjet e brendshme, kanë qenë më të rëndësishmit e jetës sime. Cdo gjë tjetër duhet të burojë prej kësaj. Filloi që në atë kohë dhe hollësitë e mëvonshme zor se kanë më rëndësi. E gjithë jeta ime ka konsistuar në përpunimin e asaj që më vinte nga e pandërgjegjshmja dhe më përmbyti si një lumë enigmatik dhe rrezikoi të më thyejë. Ishte material për më shumë se një jetë. Cdo gjë më vonë ishte thjeshtë një klasifikim i jashtëm, elaborim shkencor, dhe integrim me jetën. Por fillimi spiritual që përmbante gjithcka, ishte atëherë”.

Pas vdekjes së tij, familja Jung e kyci librin e kuq për pothuajse 50 vite. Vetëm pak njerëz e kishin parë deri kur u botua në tetor të 2009-ës. Origjinali ishte ekspozuar në Muzeun e Artit Rubin, në Manhatan. Mbetet mister se cilët djaj e kishin shtyrë dorën e Jungut, cfarë po përpiqej të shprehte ai tek “Libri i Kuq”, dhe përse familja e tij u përpoq ta mbajë veprën të fshehur për kaq shumë dekada.

Viewing all 630 articles
Browse latest View live