Në 50 vjetorin e vdekjes së Parashqevi Qiriazit dhe Ditëve të Alfabetit, u botua libri “Ditari i Parashqevi Qiriazit – Ditët e mia në Konferencën e Versajës” nga Instituti i trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të Shqiptarëve-Shkup, transmeton Portalb.mk.
“Ky ditar i lënë në dorëshkrim, dëshmon për punën e palodhshme të kësaj illuministe shqiptare, e cila kësaj radhe na paraqitet si dëshmitare e gjallë e një prej ngjarjeve më vendimtare për fatet e popullit shqiptar, siç ishte Konferenca e Versajës e vitit 1919/20”, deklaruan nga Instituti.
Instituti sqaroi se roli i gruas shqiptare në emancipimin shoqëror e kulturor do të jetë temë bosht këtë vit në Ditët e Alfabetit.
“Ditari i Parashqevi Qiriazit nuk është thjeshtë kujtim personal i një gruaje që spikati shumë anë të njohura e të panjohura të kësaj Konference, por është edhe fryma dhe konteksti i kohës, të shqiptarëve në raport me Fuqitë e Mëdha, sidomos me SHBA-të, ku shqiptarët, me të drejtë kishin varur të gjitha shpresat”, vlerësojnë nga Instituti.
Qiriazi vlerësohet edhe si themeluese e diplomacisë shqiptare, sipas Institutit, duke theksuar se ishte edhe delegate në Konferencën e Versajës.
Libri publicistik “Pushtetarët e mjegullnajës” nga autori Ismail Arsllani, që doli këtyre ditëve nga shtypi, nëpërmjet vështrimeve dhe analizave të shtruara mbi rrjedhat shoqërore-politike në kohë dhe hapësirë të caktuar (Maqedonia e Veriut, 2009-2019), mëton të pasqyrojë për publikun lexues një hark kohor të historisë më të re, shumë delikate për shtetin dhe pushtetin, pushtetmbajtësit dhe pretendentët e tyre, të cilët, të mbërthyer nga joshja për famë dhe pasuri, me mjete e forma të palejuara të pasurimit, kapën institucionet me të gjitha instrumentet shtetërore, ngritën hipoteka dhe limite, duke marrë në mbrojtje një nomenklaturë elitare në strukturën e krijuar parti-pushtet.
Libri i publicistit Ismail Arsllani hedh dritë mbi kulmin e këtij deformimi pushtetar, që mori krah sidomos nga viti 2008 dhe arriti zenitin më 2014, duke rrënuar me makineri despotike të gjitha pengesat, në saje të një marketingu mashtrues të medieve të paguara e të privilegjuara nga pushteti, në shërbim të pushtetit autoritar, që ngriti lart gënjeshtrën mbi të vërtetën në rrafshin e shpëlarjes së trurit të masave.
Në këtë libër, nëpërmjet vrojtimeve dhe vlerësimeve në vijim, hidhet dritë mbi një tjetër platformë qeverisëse, që instalohet në këtë vend nga ndërkombëtarët, të cilët, me diplomaci të imponuar, shembën strukturën ekzistuese retrograde e anti-perëndimore, për të sjellë një garniturë të re shpresëdhënëse për kthim të vendit në rrugën e integrimeve evropiane dhe veri-atlantike, që fillon nga viti 2016-2017, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe vendosjes së një koalicioni qeverisës me disa parti shqiptare.
Ismail Arsllani, në librin e tij “Pushtetarët e Mjegullnajës” trajton jo vetëm aspektet politike me fokus të caktuar, në një shtet konkret të Ballkanit, siç është Maqedonia e Veriut, si ekzemplar autentik i zhvillimeve dramatike politike, por shqyrton edhe kategoritë morale në politike, siç janë dinjiteti, gënjeshtra, heshtja, dorëheqja, erozioni, katandisja, interesi, kalkulimi, kushtëzimi, parimi, participimi, diplomacia, urtësia, vendosmëria e të tjera mekanizma politikë, që i japin formë dhe gjallëri veprimit të subjekteve të caktuara në skenën politike.
Një numër i punimeve në këtë botim, gërshetohet me sajesa anekdotash nga më të ndryshmet që nga e kaluara antike, deri te ato mesjetare dhe osmane, sikundër dhe me fraza apo fjalë të urta popullore prej popujsh të meridianëve të ndryshme, të gjitha të përmbledhura në një përvojë shekullore, që mishërohen me mesazhin e fokusuar politik të përtashëm, për t’i dhënë një dimension human dukurive shoqërore në trajtim e sipër, me një gjuhë të shprehjes specifike ezopiane.
Libri ka katër kapituj, ka vendin e ndodhive dhe ngjarjeve politike, ku dominojnë pushtetarët, të cilët, në mënyrë narrative i vendos në një hapësirë absurde të “mjegullnajës”, për të ilustruar sa më mirë atmosferën politike, shtet-ndërtuese e drejtuese, si dhe jetesën që po zhvillohej në një shtet që quhet Maqedonia e Veriut, i cili brenda një harku kohor prej vitit 2006 deri më 2019, periudhë e trajtimit të ngjarjeve politike, pësoi një katrahurë të paparë në historinë e vet.
“Pushtetarët e mjegullnajës”, me gjithsej 300 faqe, doli nën përkujdesjen e shtëpisë botuese “Shtypi Akademik” në Shkup, me redaktor Nijazi Muhamedi dhe recensent, Xhelal Zejneli.
Është publikuar përkthimi në gjuhën shqipe i përmbledhjes me tregime “Burri im” i autores Rumena Buzharovska, njofton Portalb.mk.
Pas suksesit të madh të këtij libri në rajon, të përkthimeve në italisht, anglisht, gjermanisht, hungarisht, përkthimin shqip e publikon shtëpia botuese Ili-Ili nga Shkupi, të përkthyer nga maqedonishtja nga Kreshnik Ajdini. Redaktimi gjuhësor është i Arian Lekës.
“Burri im” përmban 11 tregime të rrëfyera nga perspektiva e një gruaje, tregime të cilat flasin për jetën e tyre. Janë gra të cilat ne i takojmë dhe i shohim çdo ditë – amvise, artiste, afariste, profesoresha… Çdo tregim flet për marrëdhëniet e tyre me burrat dhe me fëmijët, me rrethin dhe me shoqërinë. Por, gjithashtu, secila prej tyre është një kritikë në vete për patriarkatin, i cili është aq thellë i gdhendur në shoqërinë tonë. Secila prej tyre flet për disa gjëra të përditshme, të cilat në shikim të parë janë të zakonshme, dhe pikërisht për shkak të kësaj është edhe pasqyrimi i një realiteti të heshtur nëpër të cilin çdonjëri prej nesh kalon.
Në Maqedoninë e Veriut çmimin “Grigor Përliçev” për poemën më të mirë në vitin 2020 e mori Liljana Pandeva, transmeton Portalb.mk.
“Poetja Liljana Pandeva është autore e poemës “Kapitenët”, e zgjedhur si më e mira në konkursin për çmimin “Grigor Përliçev” për vitin 2020, i cili ndahet çdo vit në nder të poetit dhe rilindasit të njohur të Ohrit”, raportojnë nga Ministria e Kulturës në Maqedoninë e Veriut.
Planifikohet që muajin e ardhshëm, nën mbështetjen e ministrisë, të mbahet përsëri ngjarje kulturore për të përkujtuar përvjetorin e vdekjes së shkrimtarit Përliçev.
Në Maqedoninë e Veriut u botua “Përralla e Vitit të Ri”, vepër që i dedikohet fëmijëve që e kanë shikimin e dëmtuar, transmeton Portalb.mk.
Botimi i kësaj vepre është realizuar nga shoqata “Bota e të ndryshmëve, por të barabartë”, ndërsa është përgatitur nga poetja Gordan Simonoska Momirovska. Kjo shoqatë në kuadër të projektit “E drejta për të lexuar nuk është një nevojë e veçantë”, paralajmërojnë që do të vazhdojnë me botimet tjera.
Puntorie Muça Ziba është përkujdesur për përkthimin e veprës nga gjuha maqedonase në gjuhën shqipe.
Vepra është përshtatur në shkrimin e Brajit nga Toni Pajdakov, sekretar në Lidhjen e personave të verbër në Veles, të cilët edhe e kanë shtypur, ndërsa ilustrimet e librit janë realizuar nga Nasko Gjorlev
(Vështrim mbi librin e Nurie Emrullait “Për gjysmën tjetër të hënës”, botuar nga Syth, Tetovë, 2019)
Shkruan: Ejup Ajdini
Poezia është ajo çka na mbetet pas së gjithash dhe na zgjon. Prandaj, fjala si e veçuar ka afësinë për të lidhur e krijuar nyje midis njeriut dhe jetës. Nyjet lidhen për të ekzistuar ne brend i të jetës e për ta pranuar realitetin që na rrethon. Kjo lloj dëshire për të lidhur nyje për jetën përmes poezisë është vërejtur edhe te poetja Nurie Emrullai, interesimi i saj për t’u marrë me poezinë duket se është një ndjenjë e kahmoçme. Letërsia është hapësira që na lejon t’i përvidhemi këtij realiteti që ndonjëherë mund të jetë edhe i ashpër me secilin nga ne, por poetja ka gjetur mjetin më të sigurt, jo vetëm për t’i ikur realitetit, por edhe për të njohur veten. Elementi parësor që kërkojmë në art është çasti kur bëjmë zbulimin e anës tjetër njerëzore, gjykimit ndaj bukurisë shpirtërore dhe poetike mbi gjërat tona thelbësore.
Sa arrijmë të kuptojmë ne nga poezitë e Nuries, ajoi di mirë thëniet që kanë shkruar njerëz të artit dhe të botës humane mbi dashurinë, siçdo e theksoj thënien e Dostojevskit dhe e Nanës Tereze se: E bukura do ta shpëtojë botën. Padyshim, prej vargut poetik të Nuries, kuptojmë se poezia është arti i veçantë që na shpëton nga filozofia e kotësisë. Ajo na fal emocione poetike dhe na forcon aftësinë për t’u mrekulluar me fenomene që janë tash më të njohura e të jetuara për vetë njerëzimin. Në këtë mënyrë, e tërë poezia e kësaj poeteshe shpresëdhënëse është e ngjizur me ndjenja ndaj dashurisë dhe bukurisë së kësaj bote, e cila e ka kapluar thellësisht atë, e që në të vërtetë këto ndjenja rrinë përballë çdo shëmtie të botës dhe çdo realiteti që na rrethon.
Kjo nismë poetike na le përshtypjen e një antologjie më vete. Themi kështu, pasi Nuria është një pofesoreshë e pëgatitur mirë në fushën e artit letrar, shumë e qetë, pa asnjë ekoivok, siç thotë profesoreshë Vjollcë Berisha për Nurien se “ende pa e parë emrin e vet mbi një kopertinë libri vjen e formuar si krijuese, me trastën plot vargjee poezi që e mbërthejnë secilin lexues dhe bëjnë ta ndjejë drithmën të tij që sapo e ka shijuar diçka të bukur.”[2]
Sa fillon ta lexosh këtë poezi, të sillet nëpër mend kjo botë kaq e madhe e shpirtit të kësaj poeteshe, e cila thur ëndrra të pafundme për bukurinë dhe dashurinë, e bën dhe lexuesin që lehtas të këndojë dhe të zhytet në thellësinë e këtyre ujrave poetik. Edhe pse brenda kësaj poezie kemi edhe përjetime të thella, e jo fort të favorshme për shpirtin e poeteshës, por, pikërisht poezinë e përdor si katrasis shpirtëror, kurse te lexuesi ndjehet një vrull estetik, pasi e motivon pafundësisht në mënyrë estetike për t’u përballuar me realitetin e ashpër të kohës. Edhe pse ëndrrat për të cilat shkruan poetja shpesh na duken pesimiste, e na sjellë vargun melankolik, ajo këtë e bën sa për ta trazuar pozitivisht qasjen e lexuesit ndaj fenomeneve shoqërore. Ky katarsis mbërthyes në këtë vepër poetike të jep shpresë për shtigje të reja të kësaj bote, sado që rrugët e jetës të na mbyllen. Themi kështu, pasi Nuria nuk na vë në pah përballjen me vdekjen e kësaj bote, siç mund ta hasim te ndonjë krijues tjetër, por te poezia e saj kemi sfidën që bën ajo për të bukurën dhe dashurinë e kësaj bote. Këto sfida ajo tenton t’i realizojë përmes ëndrrës jetësore, ashtu siç vepron bota, midis përballjeve dhe sfidave të përditshmërisë. Në veprën e saj ndryshon ëndrra dhe lufta për realitetin. Ashtu sa e qetë, po aq e thellë poetikisht, ajo është, siç do thoshte Vjollcë Berisha në parathënien e kësaj përmbledhje poetike, “… një un lirik i mençur, të dëlirë, të thellë …dhe tani e thotë këngën e vet.”[3]
Në këto vargje poetike të përmbledhjes “Për gjysmën tjetër të hënës” ajo dënon mashtrimin dhe lufton për shkëlqimin e plotë të jetës, ashtu siç do të duhej të dukej një realitet i mirëfilltë jetësor. Ajo e ka të qartë se nganjëherë vullkanet jetësore, nxjerrin nga thellesitë e nëntokës edhe gurët e çmuar, prandaj, ajo nuk dorëzohet dhe qendron heroikisht karshi të ultës dhe të shëmtuarës, për të treguar se njeriu mund të përballojë gjithçka dhe mësohet me çdo realitet që i vjen. Nëse jo më shumë, poetesha duke e mbajtur përbrenda gjithë lirikën e saj shpirtërore, përmes vargut nxjerrë në sipërfaqe xhevahiret poetike që do të ruhen si ornamentet më të çmuara të kësaj ane. Këto ndjesi janë përvëluese, pasi dalin nga llava shumë e thellë e shpirtit njerëzor. Kjo Krijimtari kaq serioze është më tepër se pasion, prandaj e bën të jetë bashkëdyzim i lehtë midis vuajtjes dhe dashurisë, por gjithnjë e vetëdijshme për rrugën e pandalshme të fatit njerëzor. Jo vetëm kaq, poetesha është në sfidëne pritjes së një ndodhie njerëzore, e cila i sjellë ankth dhe e mbush me plot dyshime, siç e thotë në vargjet:
Edhe pse kjo përmbledhje poetike është e para në krijimtarinë e saj, na duket si një krijimtari që rrjedhprej prej vitesh. Ajo është e lidhur emocionalisht me botën e saj poetike, por edhe për nga ndërtimi strukturor u përmbahet rregullave stilistikore dhe elementeve të teknikave moderne dhe pasmoderne në narracionin e saj krijues. Kësaj përmbledhje poetike nuk i mungon as vizioni universal, pasi dashuria dhe e bukura janë ndjesitë më të njohura të botës. Ajo në një formë të lehtë përdor qortimin paradoksal, me qëllim që të hapi rrugë nga më e bukura, e që bëhet bartëse e prirjeve pozitiviste në poezinë e saj, me një qasje të veçantë ndaj tematikës sublime. Kësisoj, kjo poezi bëhet më e qenësishme dhe fjalës i jep kahje në funksion si objekt të artit poetik.
Siç duket nga vargu i fundit, përveç përdorimit të shumë figurave stilistike si përdorimin e metaforës, simbolit e krahasimit, poetesha suksesshëm përdor edhe retiçencën me plot kujdes që vargut i jep forcë shpirtërore dhe lexuesi mund të imagjinojë edhe disa vargje të tjera deri sa të arrijë në konkluzionet e tij rreth botës poetike me retiçence.
Midis elemneve të spikatura estetike që dallohen si ndjenja për të bukurën dhe për të kundërtën e saj, të shëmtuarën, ndjenjat e së madhërishmes e të ultës, syri na zë një llambë të zbehtë të jetës, një atmosferë jo të rehatshme, pasi shpirti i poetes është i trazuar nga pesha e bukurisë për një dashuri që e do sipas vlerave të thellësive shpirtërore. Ajo do burim jete me ujë të pastër malësie, dhe atij burimi mermerin do t’ia ndërtojë vetë sipas shijes që ajo ka për jetën dhe të bukurën, si objekt bazë i estetikës. Meloditë e jetës do t’i përjetojësojnë ëndrrat e saj të bukura pranë burimit që ka filluar të rrjedhë ndër kohë. Pas kësaj kohe, mendojmë se arkitektët e artit poetik do të vijnë dhe të marrin monstrën se si ndërtohet një objekt shpirti dhe pastaj ta përhapin gjithandej. Gjithsesi se do të pyesin se kush e ndërton këtë shtëpi shpirti dhe përgjigjia do të jetë e thjeshtë: poetët si Nuria që po lënë gjurmë në kohë dhe letërsi.
Nurie Emrullai, këtë përmbledhje poetike e projektoi dhe e përjetoi larg trysnisë së patriarkalizmit të kohës, element që haset në rrethin tonë, sepse poetesha e jonë, duke pasur të formuar personalitetin e saj njerëzor dhe artistik, nuk mund të bie pre e këtij pushteti. Organikisht Nuria është vajzë e kulturës, e rritur me ajrin e letërsisë dhe me frymën atdhetare të Uskanës. Mjaft e familjarizuar me shpirtin civilizues të artit poetik. Ajo s’do mend se është e nxitur nga muza, pasi në asnjë varg të saj nuk duket as edhe një shtërzim vargu. Ajo shkruan për të njëjtën ADN-poetike, që e ndjejnë, e kuptojnë dhe e shijojnë vlerën e mirëfilltë poetike. Ajo i ka dhënë hapësirë vetes që t’i mbetet besnike vetëm muzës së saj.
Poezia më poshtë herë–herë na duket misterioze, por është e qartë se një poezi e tillë ka dalë nga një thellësi e madhe e “nëntokës“ shpirtërore, e me një krenari të veçantë, e cila na nderon të gjithëve si lexues të artit poetik, po aq e nderon edhe veten me këtë prurje të re poetike e mjaft fatlume për punën e saj të mëtejme. Ky është rezultat i një kompletimi të ri poetik. S’do mend se këto e kanë edhe filozofinë e tyre të thellë, e cila qartë dëshmohet te poezia “Thellësia”:
Padyshim se kjo përmbledhje poetike është një vepër pikante e letërsisë sonë të madhe dhe njëherit na kujton se çfarë vlerash letrare janë duke depërtuar në botën tonë artistike. Ajo na sjellë një përmbledhje të pazakonshme të dijeve dhe energjive të brendshme për të na dhënë më të mirën dhe kulmin e mundshëm të një ëndërrimi poetik. Me Nurien kuptojmë edhe brezin e saj që vjen plot shend në letrat tona. Kjo mrekulli poetike vjen bashkë me sakrificën në pritje, në pritje të një ideali mbarë shoqëror, që dita më ditë po i jep shije dhe hije ekzistencës sonë kulturore e kombëtare në tërësi. Me këto vargje ajo shpreh, jo vetëm mjeshtrinë e pendës së saj, por edhe unin dhe sfidën e saj më sublime. Kjo e çon autoren drejt një evulucioni, më mirë thënë revulucioni shpirtëror, duke e quajtur botën miope:
Binomi figurativ mbi dashurinë dhe të bukurën, është një mrekulli më vete, që mund të ketë jeta mbi planetin Tokë, dhe një nga magjitë më prekëse që ka letërsia e arti në përgjithësi. Vetvetiu, si marrëdhënie e njeriut me njeriun, dashurisë dhe të bukurës si shenjë respekti e mirëkuptimi ndërnjerëzor. Libri poetk i Nuries është vetë jeta e artistes, me një frymë, do thoja jashtëtokësore, që na kujton skenat e madhërishme, ku shohim edhe tokën, qiellin, hënën, diellin, ëndrrat, kënaqësinë, zymtësinë… të cilat na shfaqen si shenja Perëndie, ashtu siç është edhe vetë jeta…
Ministria ka numëruar disa nga arsyet e refuzimit, duke i vlerësuar si kritere që nuk janë përmbushur nga Shtëpia Botuese “Shkupi” gjatë aplikimit në Konkursin vjetor për mbështetjen e projekteve me interes nacional në kulturë, transmeton Portalb.mk.
“Nga fletëparaqitjet në konkurset vjetore nga Shtëpia botuese “Shkupi”, projektet e refuzuara të kësaj Shtëpie Botuese janë katër projektet për përkthim nga gjuha suedeze në gjuhën shqipe, të cilat kanë të paraparë një autor përkthimi i cili nuk është shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili jeton në Suedi dhe nuk ka kualifikime kompetente për përkthyes”, raportojnë nga Ministria e Kulturës.
Për arsye të ngjashme, ministra theksoi që një projekt për përkthim nga gjuha angleze në atë shqipe, ka të parapar një autor përkthimi, person i cili nuk është shtetas i RMV-së, ndërsa dy projekte për të cilat Komisioni vërtetoi së përkthimi nuk është bërë nga origjinali dhe një projekt i cili nuk përmbante biografi, nuk kishte të dhëna për autorin apo çfarëdo informacioni tjetër.
“Në lidhje me aplikimet për pjesëmarrjen në panairet ndërkombëtare të librit në Sofje, Tiranë, Stamboll dhe në Frankfurt, janë refuzuar aplikimet për shkak të mungesës të një pjese të dokumentacionit të domosdoshëm, në fakt konsumatori nuk ka të dërguar korrespodencë me organizatorët, me të cilën vërtetohet pjesëmarrja dhe realizimi i tyre në panaire, deklaratat nga pjesëmarrësit/ bashkëpunëtorët në projekt, si dhe vërtetim për mjetet e siguruara nga burime tjera financiare”, njoftojnë nga Ministria, duke shtuar që kësaj shtëpie botuese i janë ndarë dy projekte për përkthimin e veprave nga gjuha turke dhe kroate në gjuhën shqipe.
Ndryshe, Kryetari i Shtëpisë Botuese “Shkupi”, Azam Dauti dje ka reaguar për herë të dytë ndaj rezultateve të konkursit të fundit të Ministrisë së Kulturës, ku shqiptarët morën një përqindje të vogël të projekteve. Dauti tha se pas kërkesës publike që i kanë drejtuar ministres së Kulturës, Stefoska, kryeministrit Zaev dhe zv.kryeministrit të parë Grubi më 25 shkurt, meqë asnjëri nuk u përgjigje, më 3 mars të njëjtëve u kanë dërguar edhe këtë kërkesë publike me shkrim, që tashmë të tre institucionet e kanë obligim ligjor, sipas tij, kërkesës së tyre publike t’i përgjigjen me shkrim.
Ai pretendon se, refuzimi i projekteve të tyre është në kundërshtim edhe me deklaratën e ministres, se “komisionet profesionale kanë vendosur, në bazë të parimeve e vlerave artistike dhe jo në bazë të përqindjeve matematikore”.
Ministria e Kulturës në fund të muajit shkurt ka shpallur rezultatet e konkurseve vjetore për financimin e projekteve me interes nacional në kulturë për këtë vit. Sipas ministres së Kulturës, Irena Stefoska, kishte vërejtje për aplikantët që nuk kanë pasur dokumentacion të kompletuar, ndërsa disa herë përsëriti se rezultatet e punës së komisioneve janë të besueshme sepse anëtarët në të janë kompetentë dhe kanë integritet.
Fondacioni “Sllavko Janevski” ka vlerësuar romanin “Dëshira të fshehta, udhëtime të shqetësuara” si romanin më të mirë të vitit 2020, duke ndarë 150 mijë denarë, transmeton Portalb.mk.
“Romani “Dëshira të fshehta, udhëtime të shqetësuara” nga autori Vladimir Jankovski është fituesi i çmimit “Romani i vitit” për vitin 2020. Çmimin e letërsisë të cilin e ndan Fondacioni “Sllavko Janevski” këtë vit ndahet për herë të 22-të, ndërsa “Antolog” nga Shkupi është botues i romanit fitues”, njoftojnë nga Ministria e Kulturës, duke sqaruar që ky libër do të marrrë npjesë në çmimin letrar ndërkombëtarë “Ballkanika” që do të mbahet në Tiranë më 26 dhe 27 tetor.
Në garën morën pjesë 40 romane, të cilat u vlerësuar nga juria e përbërë nga Olivera Nikolova, Zoran Ançevski, Kalina Maleska, Zhviko Grozdanovski dhe Katerina Bogoeva nga Fondacioni.
(Vështrim letrar mbi përmbledhjen poetike të Blerona Braos “Përtej dashurisë”, në botimin e sipër, e përkrahur nga Ministria e Kulturës e Maqedonisë së Veriut, Strugë 2021)
Poezia e Blerona Braos nga Struga, vjen pas një romani që kishte botuar që në shkollë të mesme. Tani si studente, ajo është pasionuar pas poezisë dhe gazetarisë, si një nga zhanret që më së shumti i krijojnë kënaqësi shpirtërore në aktivitetet e saja krijuese e vepruese. Veçmas poezia te ajo ka krijuar pasion të veçant për krijimin e artit poetik. Përmbledhja poetike e saj “Përtej dashurisë” paraqet një botë plot emocione, plot sinqeritet dhe tërë këtë botë e përshkruan përmes figurave të shumëta stilistike. Kjo mrekulli poetike dëshmohet veçmas kur kihet parasyshë mosha e saj e re, veçmas entuziazmi i saj për artin poetik. Këto ndjenja vashërie, kaq shpirtërore e kaq modeste dhe me një mendim të thelluar, e veçojnë dukshëm vargun poetik të Blerona Braos nga moshaniket e saja. Krahasuar me shoqet e saja poetesha, të cilat për bazë e kanë motivin e dashurisë, kurse Bleronën e rëndon edhe ndjenja e atdhedashurisë, kombit, traditave, simboleve kombëtare dhe ne përgjithësi ajo që është me motive mëmëdhetare, por pa u ndarë edhe nga sublimja e dashurisë.
Le për të dëshiruar shumë se nga vjen i gjith ky motiv atdhedashurie, veçmas kur kemi parasyshë moshën kaq të re dhe gjininë e saj femërore. Kjo ndjenjë herë-herë kalon edhe në dramaticitet, pasi ajo duket shumë e pjekur në këtë drejtim dhe natyra e saj tregon se nga kjo rrugë nuk ka kthim prapa. Ky lirizëm i thellë nuk ka lindur rastësisht. Ajo në këtë botë poetike, ku është e lidhur ngushtë me vendlindjen e saj, me Strugën e bukur dhe me Drinin magjepsës, e duke e pasur afër në kufi shtetin amë, Shqipërinë, ajo patjetër të jetë frymëzuar kësisoj. Prandaj, s’do mend se përmbledhja e saj poetike “Përtej dashurisë” paraqet një forcë të madhe poetike dhe po aq estetike, saqë ato janë një unifikim i vetvetes, pa ndonjë mbështetje tjetër, siç mund të ndodhë te krijuesit e rinjë.
Koncepti i kësaj vepre, për nga ana shpirtërore është e lidhur ngusht me gjithçka të bukur, shpirtërore, morale e filozofike, kurse për nga struktura e ndërtimit poetik, ajo përqafon vargun e moderuar, ashtu siç është edhe natyra e poeteshës e krijiuar nga perendia. Ajo nuk shkruan e as vepron me ekuivoke e direktiva nga të tjerët, por me theks të veçantë forcon vargun poetik në drejtim të idelit kombëtar. Jo vetëm kaq, aty përfshihet edhe lirizmi jetësor me plot dramaticitet për situata të ndryshme nga jeta e saj. Kjo poezi përfaqëson ndjeshëm vlerat, jo vetëm ato thjeshtë letrare, por edhe ato socio-estetike për njeriun e rrethit të saj ku jeton dhe vepron poetesha e re. Ajo nuk largohet edhe nga sublimja jetësore e dashurisë, e familjes dhe veçmas problemet shoqërore që e tangojnë popullin e saj të dashur, pra të popullit shqiptar në përgjithësi. Poezia në fjalë ka unifikimin e saj origjinal, pasi ato nuk ndërtohen vetëm nga fjalët e bukura poetike, por ato flasin edhe me syrin e zemrës dhe të shpirtit poetik. Këtë e karakterizon edhe ana ritmike e vargut, pasi ajo nuk i largohet melodisë së vargut, siç shohim shpesh te krijuesit e tjerë. Ajo ruan konstantën ritmike dhe melodike të vargut, e cila nuk krijohet lehtësisht. Kësisoj edhe ky varg, me këtë bukuri ritmike zgjon emocione të veçanta poetike. Për këtë dëshmon çdo poezi e saj, por ne përmendim poezinë “T’i futim zjarrin dhe botës tjetër“:
Poezia e Bleronës është mjaft ekspresive, pasi ajo është e frymëzuar rëndë nga e kaluara jonë e traditës, sa e madhe, sa e lavdishme, po aq edhe e dhimbëshme, veçmas me poetët e Rilindjes Kombëtre si Naimi, Fishta, Migjeni etj. Kjo e ka bërë që të mos frikësohet nga ”qentë”, të cilët, në moshën e pjekurisë rinore i kupton llojet e tyre. Nuk frikësohet, pasi ajo ka krijuar vetbesimin dhe ndjehet si “ ulkonjë” para tyre:
Bota poetike e Bleronës është krejt tjetër fare nga moshaniket e saja. Ajo ka rrugën e vetë, botën e veçantë ndjesore, orientimin fiks nga dielli dhe vazhdon luftën me ” retë e zeza” të kohës së saj. Ajo është e vetëdijëshme se sot perspektivat e njerëzve rrënjët i kanë te fallciteti jetësorë, megalomania, narcizoizmi, fshehtësitë dinake të njerëzve, mashtrimet, e shumë fëlliqësira të tjera, për të cilat nuk do që t’ia di, pasi e ka të qartë se të gjitha poshtërsitë një ditë dështojnë dhe degradohen deri te fara e fisi i tyre, prandaj ajo vazhdon drejt të bukurës dhe ideales, pasi vetëm ajo do shpie botën përpara, ashtu siç thoshte edhe e madhja Nënë Tereza, se vetëm dashuria e sinqertë do ta shpëtonte botën. Prandaj Blerona ndalet te heroi i saj, si dëshmi e madhe kombëtare dhe thur vargjet për dëshmorin e kombit Xhemajl Berishën, për të cilin ka edhe shumë dyshime, pasi nuk ka kuptim jeta e popullit kur dikush fsheh, ose tallet me gjakun e dëshmorëve. Si ka mundësi që pas gjithë asaj tragjedie në Luftën e fundit në shtetin e Kosovës e më gjerë të ndodhin këto havari politike që shpirti i heronjnjëve e kemi në qiell, e ne këtu nga budallalliqet tona politike e morale, të ndodhemi ende në udhëkryqet e jetës:
Poetesha në fjalë jo se është idealiste e një orientimi të caktuar, por, ajo me shpirtin e saj të çiltërt poetik, nuk pranon në asnjëmënyrë të bëhet bashkëudhëtare e të keqes, të ultës shoqërore dhe të shëmtuarë si fenomen i politikës ditore në kohë kohën kur jeton dhe vepron autorja. Ajo idealizmin e vet e ka të lidhur ngusht me imagjinatën dhe kësisoj krijon deal e saj, i cili është i vrarë nga do që ajo shkon e vepron. Ajo edhe ballafaqohet botën e poshtësive shoqërore, botë e cila shpaloset mrekullueshën në vargun e saj poetik te saj “Përtej dashurisë”. Poetesha është e zhgënjyer nga bota e matrapazëve të kohës, kohë me hije të zezë, plot gënjeshtra e mashtrime, por ky ballafaqim midis të bukurës dhe të shëmtuarës e bën këtë varg poetik edhe më madhështor. Ajo, te poezia “ Askujt” qëndrimi i poeteshës duket qartë edhe pse ajo i ka shpallur luftë të ulëtës dhe marrëzisë shoqërore, por dikur edhe i duket e kotë të vdiset duke luftuar me idiotësinë e ditëve tona, pasi ato nuk kanë fund:
Vlerat eseo-estetike të kësaj poezie janë të mëdha. Kjo poezi duhet kapur seriozisht nga kritika letrare, pasi një ditë edhe do të jetë një befasi , sa e këndshme, po aq edhe një krenari kombëtare. Kjo poezi te çdo varg ka peshën e madhe poetike. Askund nuk kemi shtërzime të dhunshme. Ajo nuk ngutet për ta botuar sa më parë poezine e saj. Edhe pse disa herë ka marrë çmime të ndryshme për poezinë më të mirë ajo ka vepruar qetë dhe pa ndonjë megalomani, por në vazhdimësi ka vepruar dhe sot kur u poq kjo lëmi poetike, Blerona del bindshëm dhe krenare me me këtë përmbledhje poetike me kaq titull simbolik “Përtej dashurisë”. Kjo është një shtrirje e madhe estetike ku do të gjejmë të gjitha kategoritë estetike, të bukurën, të madhërishmen, tragjiken katarsisin dhe me plot pamje grotesku. Kjo e bënë poezinë e Bleronës edhe më të kapshme për lexuesin, më simpatike dhe më shpirtërore në përgjithësi. Pastaj ky lirizëm i mprehtë dhe kjo melankoli shpirtërore e përmbush edhe më shumë realizimin poetik të veprës si tërësi krijuese.
Pioezia e dashurisë prek damarët e gjithanshëm të këtij vargu poetik. Për Bleronën bota patjetër të jetë dashuri, si ajo midis njerëzve, njeri-atdhe, fëmijë-prindër, e mbi të gjitha dashuria midis të rinjëve, e cila është edhe më e bukura e kësaj bote që shpirtit njerëzimin, i krijon botës diversitet, ndryshim gjeneratash dhe zhviilim bukurie deri te një apokalips i kësaj bote. Dashuria e drejtëpërdrejtë vjen si më sublimja dhe ka vendin më të privelegjuar në këtë përmbledhje, për të cilën poetesha edhe apelon në një far forme për një kujdesje të veçantë ndaj dashurisë…
Të tre këto katrena të marra si shembuj nga tri poezi të ndryshme, ku duket qartë një tërmet poetik brenda shpirtit poetik të Bleronës, pasi kjo botë ka fare pak dashuri, pastaj një përplasje shpirtërore, edhe kur ka dashuri patjetër duhet ikur diku, kurse nga ana tjetër një vullkan dashurie rri i shpërthyer për poetin, pasi, sipas poeteshës sa keq mbetesh rrugëve pa poetin. Me këto vargje poetesha i trand ëndrrat e saja në kohën më të fuqishme të saj, pasi , ajo ecën drejt kulmit poetik dhe forcës së guximit që ka prej mbretëreshe… siç thotë edhe recenzentja e këtij libri Alide Lloga thotë se, “ajo jeton në një ekstazë luftarake, i përbuz që fëmijë zakonet femërore, forcon gjymtyrët, gjuan, përzë e tremb ujqërit, s’përkulet para armikut dhe kështu ecën përpara me krenari…Asgjë se ndal nga ideali që e ka pushtuar të tërën.” [8]
Struktura e vargut është bërë me një përkushtim të madh, nga i cili edhe duket se poetesha ka lexuar libra poetik pafund, pasi kjo mrekulli e vargëzimit nuk realizihet aq lehtë sa mundemi të mendojmë ne, por ajo është një kulturë më vehte, një zanat i thyerjes së vargut poetik, një ndjenjë melodie për vargun dhe mbi të gjitha krijimi i kënaqësisë së leximit të kësaj poezie te çdo lexues pasionant ndaj artit poetik. Në këte krijimtari poetike kemi vërtetë një lirikë të pasur me shumë motive nga jeta dhe e kaluara jonë e lavdishme, por aty nuk mungon edhe filozofia mbi jetën në përgjithësi. Për poeteshën vdekja e poetit nuk është vdekje, pasi ai sado që diku larg të shkojë, ai ka një stacion në shpirtin e dikujt, ashtu siç e ka Naimi te mbarë popolli shqiptarë.
Edhe pse në shumë raste përplasja e këtij vargu me botën e Bleronës në një anë dhe me botën e brishtë në anën tjetër, ku duket edhe një luftë e rreptë midis marrëzisë njerëzore dhe shpirtit të pastër poetik, në vetvete sërish te kjo poezi dominon optimizmi, pasi njeriu është ai që e ndryshon botën nga e mira, edhe pse njeriu këtë botë ballkanike e ka orientuar nga e shëmtuara, e ulëta dhe tragjikja. Në këtë rast, Blerona Brao ka hapur gjoksin dhe i është bërë digë të keqes dhe të ulëtës shoqërore dhe në vazhdimësi shtron rrugët më të bukura me zambakët e saj të shpirtit poetik, që vijnë nga shpirti i pastër strugan, nga vlerat mahnitëse të liqenit të Strugës dhe Drinit magjepës, nga i cili s’ka mundësi të lindin marrëzira, veçse bukuri magjepëse nga ai vend i bekuar nga perëndia që ta shijojnë si gjenerata e Bleronës me këtë pasuri shpirtërore e tejet mahnitëse e që ndanë vetëm rreze dielli në tërë etnikumin tonë kombëtar.
Poezia e saj ka edhe misteret e veta dhe shpesh kjo merr edhe ngjyrat e një balade të bukur. Ajo sa është në botë me ankthe, po aq është një botë e mistershme dashurie. Këto ankthe dhe këto mistere e bëjnë këtë poetikë të Bleronës edhe më madhështore…
Raportet jetësore dhe kaq kundërthënëse sikur poeteshën e kanë bërë më të fuqishme për të krijuar një art kaq të fuqishëm, kaq estetik dhe kaq shpirtëror, kaq art të pastër dhe kaq madhështor, veçmas kur krahasojmë vendin nga vjen poetesha, moshën dhe gjininë, pasi gjinia femërore e ka më të vështirë për t’i dalur para Katallanit. Kjo poezi është plot gëzime, ëndrra të fuqishme vashërie, por edhe me mjaft zhgënjime, duke filluar nga rrethi më i afërt, shokët e shoqet e deri te armiku i përbashkët i kombit shqiptar. Kjo tregon për një veçanti krijuese, pasi shpirtin e ka të mbushur me plot dashuri, plot heroizëm për liri të vërtetë kombëtare, por edhe e mbushur me forcën e një luftëtareje të denjë, që vjen si befasi në letrat dhe ambientet tona vepruese.
Ajo nga jeta fare s’ka frikë, pasi e ka dëshmuar disa herë shpirtin e saj prej rebeleje, por , emocionet e saja fitojn katarsis të vërtetë kur ecën nga fitorja në fitore, nga zhgënjimi në gëzim … Ajo e sheh qartë këtë botë me plot me groteskë, por, pasi i ka të qarta, ajo di edhe t’ua presi udhën të këqiave, veçmas komikes dhe tragjikes që shpesh udhëtojnë bashk. Ajo me këtë forcë rebelimi nuk lejon që ta preke kush në dinjitetin dhe identiten e saj të shenjtë. Emocionet e saja në vazhdimësi, pas të gjitha vështirësive të jetës, po pastrohen dhe ajo përjeton katarzen e vërtetë, pasi ka çarë bariera jetësore dhe ndjen fitoren e madhe karshi së keqes shoqërore në përgjithësi.
Edhe nuk do të dihej fati i Bleronës, por, mendojmë ne se dashuria për mëmëdheun, shokët e shoqet, për ndonjë mësues të mirë etj, nuk e lanë që Blerona, si një rebele më vehte të katandiset keqas. Në veçanti dashuria ndaj liqenit dhe lumit Drin, që i ka thellësisht në zemër, duket se poeteshën e re, Blerona Braon e orientuan nga një dashuri e mirëfilltë njerëzore dhe drejt fitoreve të saj me plot mund e sakrifica. Për këte dashuri flasin edhe vargjet e poezisë ” Drini i Zi “:
Mimoza Mustafai-Jonuzi, profesoreshë e gjuhës dhe letërsisë shqipe, botoi librin “Të të quaj dashuri, dhimbje apo jetë”, ku mund të gjenden poezi të ndryshme pa tituj.
Vlerësohet që libri trajton poezi lirike, ku shkrimtarja shpreh ndjenjat e saj shpirtërore për dashurin, jetën dhe vuajtjen nga një këndvështrim abstrakt. Libri mund të gjendet në Shkup dhe Tetovë.
Poezitë brenda librit janë pa titull, si një sfidë e mundësi e lexuesit që t’i titullojë gjatë leximit.
Romani “Procesi” është një prej veprave më të njohura gjermane të të gjitha kohëve. Kafka e shkroi në vitet 1914-1915. Romani u botua postum, në vitin 1925 dhe ishte i papërfunduar. Megjithëkëtë, e ka kapitullin përfundimtar i cili veprimin e çon deri në fund. Romanin e përgatiti për botim shoku i Kafkës, Max Brodi (1884-1968). Ky e sistemoi dhe e radhiti veprën sipas kapitujve. Në botimin e sotëm, vepra përmban dhjetë kapituj.
Me titullin e vet, vepra flet për një veprim, në qendër të cilit ndodhet një proces gjyqësor. Por, në të vërtetë vepra është revolta e Kafkës kundër sistemit dhe burokracisë së kohës. Kësisoj, “Procesi” mund të merret edhe si proces i luftës së njeriut kundër atyre që janë më të mëdhenj dhe më të fortë se vetë ai. Gjykata e cila si një instancë e padukshme, por ekzistuese, figuron gjatë tërë veprës, e ka dënuar dhe e ndjek individin i cili nuk e di se çfarë faji i ngarkohet. Në këtë mënyrë, jeta e njeriut reduktohet në një formular dhe përputhet me format e jetës robotike ku ligjet dhe sistemi janë përmbi jetën.
“Procesi” interpretohet edhe si pashmangshmëri e fatit, gjë që vërehet në sjelljen e Jozef K.-së në fund të romanit, kur ai pa rezistencë i dorëzohet aktgjykimit me vdekje. I tërë koncepti i tjetërsimittë cilin te Kafka e hasim edhe te “Metamorfoza”, është reflektim i përpjekjes së autorit për ta gjetur veten. Si një çifut çek i cili flet në gjuhën gjermane, në çfarëdo mjedisi të jetë ndodhur, Kafka gjithmonë është ndjerë i huaj. Tjetërsimi shihet më së miri në papërcaktueshmërinë e kohës, të vendit të ngjarjes, në sasinë e personazheve (të cilët paraqiten vetëm një herë dhe përnjëherë zhduken mu në qendër të veprimit), por edhe në ridefinimin e fajit që i imponohet personazhit kryesor. Sidoqoftë, në situatën ekzistuese personazhi kryesor s’mund të bëjë dot asgjë, përpos ta pranojë atë, sikundër edhe vepron në fund.
Pjesën më të madhe të personazheve e përbëjnë nëpunësit zyrtarë, qofshin bankarë, të gjykatave apo të policisë. I neveritshëm është edhe atmosfera e interierëve dhe e eksterierëve që i paraqet në roman Kafka. Hapësirat gjyqësore ndodhen në tavane, në pjesët e varfra, periferike të qytetit. Pranë hapësirave të gjykatave kryhen punë të përditshme si për shembull larja e teshave. Ndjenjat e ankthit dhe paradoksalizmi i veprimit e krijojnë mjedisin kafkian dhe e reflektojnë dimensionin psikologjik të romanit. Më e keqja është se ky personazh mund të jetë cilido njeri i botës. Të qenët e tij i rëndomtë vërehet edhe tek emri i tij. Ai nuk e ka identitetin e plotë, por vetëm emrin dhe inicialin, në të cilin mund të ndodhet emri i cilit do, ndaj edhe emri ynë. Këtu qëndron kanosja më e madhe e këtij romani.
Për krejt këtë, “Procesi” i Kafkës është bërë sinonim i situatave absurde në të cilat qëllon njeriu, pa fajin e vet dhe nga të cilat nuk mund të nxirret nëpërmjet logjikës, por i duhet vetëm ta pranojë gjendjen në të cilën ndodhet. Kjo është një vepër e madhe dhe e rëndësishme e modernizmit e cila, si asnjë tjetër e tregon absurdin e shoqërisë moderne dhe të njeriut të ngatërruar në të.
“Procesi” është vepra më e ndërlikuar, shumështresore dhe më e njohur e Kafkës. Sikundër është theksuar qysh në titullin e veprës, në roman nuk bëhet fjalë për fatin e nëpunësit bankar Jozef K., për arrestimin e tij, për përpjekjet e tij për të zbuluar fajin që ia ngarkojnë dhe në fund për vrasjen e tij, por bëhet fjalë për procesin të cilit i është nënshtruar ai. Objekt i romanit është realiteti i gjykatës së padukshme e cila me praninë e vet e përshkon tërë romanin.
Interpretimi – Kafka në veprat e veta zhvillon atmosferën kafkiane, gjë që më së miri vërehet te “Procesi”. Jozef K. është fajësuar, nuk ndjehet fajtor dhe nuk e di përse e akuzojnë. Kështu do të ndjehen miliona njerëz të mbyllur në kampet e përqendrimit. Pikërisht atmosfera që mbizotëron në rrethana të tilla quhet atmosferë kafkiane. Është një atmosferë fantazmagorike e frikës plot ankth, njerëzit shndërrohen në automatë të dëgjueshëm vetëm e vetëm për të shpëtuar kokën.
* * *
“Procesi” është roman i papërfunduar, siç janë të papërfunduara edhe “Kështjella” dhe “Amerika”. Që të tre romane nuk kanë përfunduar në pikëpamje të kompozicionit, të përmbajtjes dhe të domethënies. Meqë mbeti në dorëshkrim, kompozicioni dhe struktura e romanit nuk ishin të definuar. Autori nuk arriti apo edhe nuk deshi të përcaktojë renditjen përfundimtare të kapitujve. Këtë e bëri Maks Brodi, por studiuesit e kohëve të fundit të veprës së Kafkës i kanë bërë vërejtje një renditjeje të tillë. Romani është i papërfunduar edhe në aspektin e përmbajtjes për arsye se në rrëfim kanë mbetur disa plasaritje apo zbrazësi. Disa kapituj, p. sh. i teti, kanë mbetur të papërfunduar. Jashtë dorëshkrimit të romanit kanë mbetur disa fragmente. Në disa prej tyre konstatohet lidhshmëria me përmbajtjen e romanit “Procesi”, në disa të tjera ndërkaq është vështirë të vërehet një lidhje e tillë. Këtë gjendje të romanit studiuesit e shpjegojnë me faktin se Kafka ka qenë i ballafaquar me problemin sesi t’i japë fund romanit. Ky problem qëndron te heronjtë e romanit: Si të gjejnë ata rrugëdalje nga situata në të cilën kanë rënë. Kafka nuk ka parë rrugëdalje, ndaj as romaneve të veta nuk ka mundur t’u gjejë fund. Kur kemi të bëjmë me një situatë të këtillë, kur kemi para vetes një vepër të palidhur dhe të papërfunduar, njohuritë tona për kuptimin dhe për domethënien e veprës mund të vështirësohet, ndërsa gjykimet dhe vlerësimet tona – të pasigurta.
Rrëfimi për Jozef. K.-në është tejet i qartë: fjalia është e lehtë, leksiku i përditshmërisë, nuk kemi thurje të ndërlikuara të ngjarjeve, nuk kemi monologë të brendshëm të pështjelluar, as që është eksplikuar ndonjë filozofi abstrakte. Shprehja e Kafkës është e thjeshtë, asnjanëse, e ftohtë. Në këtë pikëpamje u ngjan raporteve bankare afariste të thata (të amështa). Gjuha është fare racionale dhe e qartë – pa shprehje figurative, pa tone emocionale. Por përshkrimi i saj, si për shembull paraqitja e ngjarjeve dhe personazheve, është mjaft e zymtë, paradoksale dhe me shumë kuptime – gjë që lexuesin dhe studiuesin e vë në dilemë.
Ndërmjet leximit dhe të kuptuarit ekziston një dallim thelbësor. Rrëfimi është i rëndomtë: Çka i ndodh Jozef K.-së dhe si reagon ai ndaj asaj që i ndodh.
Të kuptuarit kërkon pikërisht atë se “çka i ndodh Jozef K.-së” dhe sidomos “si reagon ai ndaj asaj që i ndodh”.
Pra, lexuesi nuk do të ndalet në çështjet e paraqitjes artistike por në çështjet e domethënies së asaj që është paraqitur. Studiuesi i Kafkës – filozofi, eseisti dhe poeti austriak/gjerman Gynter Anders (Günther Anders i lindur Günther Siegmund Stern; Vrocuav, Poloni, 1902 – Vjenë, 1992) shkruan: “Te Kafka nuk na habisin objektet dhe ngjarjet si të tilla, por fakti se qeniet e tij reagojnë ndaj tyre pa ndonjë shqetësim, sikur të ishin sende dhe ngjarje normale”.
Problemi i të kuptuarit dhe i interpretimit lind edhe për arsye se Kafka shtron pyetje, por nuk jep përgjigje. Për shembull, kush dhe përse e ndjek Jozef K.-në, kush e pengon fshatarin të mbrohet nga ligji. Me këtë autori krijon hapësirë për interpretimin e ndryshëm të deponimeve, të episodeve, të situatave, të ngjarjeve në përgjithësi. Interpretimet e ndryshme lëvizin që nga ato autobiografike, për të vazhduar me ato teologjike, psikologjike, sociologjike dhe politike e deri tek ato psikanalitike, alegorike dhe mitike.
Probleme për ta kuptuar dhe për ta interpretuar veprën e Kafkës shkaktojnë edhe elementet specifike të prosedeut krijues të tij: papërcaktueshmëria, paparashikueshmëria, antitetizmi (që ofron antitezë), paradoksalizmi si dhe absurditeti i dalë prej tij.
Papërcaktueshmëria – Qyteti si lokaicon nuk është emërtuar; lokacioni i hapësirave gjyqësore është e papërcaktuar; banesat dhe zyrat nuk janë paraqitur qartë dhe janë me pak detaje; akuza kundër Jozef. K nuk është e qartë; nocioneve, sendeve, procedurave dhe personave u jepen domethënie apo kuptime të kundërta: librat e ligjeve janë libra pornografikë, gjyqtari njëherazi është edhe i akuzuari, piktori është i ndërlidhur me gjykatën.
Paparashikueshmëria – Hapësirat gjyqësore ndodhen kudo dhe në vende të papritura; kemi një numër të madh hapësirash dhe korridore të shumta; nëpër korridore dhe në sallën e gjykimit kemi një mori njerëzish; kemi dialogë të paqartë që pasqyrojnë qëndrime të cilat e përjashtojnë njëri-tjetrin; kemi detajizim dhe mbingarkim të përshkrimeve; e tërë kjo e ngulfat kuptimin e përmbajtjes.
Antitetizmi (mundësia e paraqitjes së antitezave) – Është një prej karakteristikave të pasqyrimit dhe modelimit të Kafkës: një deponim, një thënie përjashtohet nga deponimi vijues, një veprim i personazhit është në kundërshti me veprimin e tij paraprak etj.
Paradoksalizmi dhe absurditeti – Hapësirat gjyqësore ndodhen në tavane dhe në bodrume; ato ndodhen në pjesët më periferike, më të humbura dhe më të ndotura të qytetit; hapësirat gjyqësore janë edhe hapësira private; larje rrobash në hapësirat gjyqësore; skena erotike para njerëzve të tjerë; Jozef K ka qëndrim indiferent ndaj burgosjes dhe procesit gjyqësor ndaj tij; burri ka qëndrim indiferent ndaj tradhtisë së gruas së vet e cila punonte në gjykatë si shërbyese.
Njeriu dhe hapësira – Në prozën e Kafkës, sidomos në romanin “Procesi” hapësira ka një funksion artistik të veçantë. Kjo hapësirë, ku bëjnë pjesë hapësirat e hapura dhe të mbyllura, është e pazakonshme dhe e pakëndshme, kurse atmosfera që mbizotëron në të, ta zë frymën, është mbytëse. Kjo është quajtur nga studiuesit “atmosferë kafkiane”. Nuk ka afri dhe ngrohtësi midis njeriut dhe rrethimit, mjedisit natyror – midis njeriut dhe hapësirës së hapur nëpër të cilën lëviz, midis njeriut dhe hapësirës së mbyllur nëpër të cilën ecën, lëviz, midis njeriut dhe hapësirës së mbyllur si vendqëndrim në jetën private dhe publike. Sa i përket hapësirës, çdo gjë në këtë roman është e padurueshme, e pakëndshme, jo e shëndetshme, e ndotur, e neveritshme. Këtu, rrallëherë pasqyrohet eksterieri ose një gjë e tillë bëhet kalimthi: eksterieri gjithmonë është i mbushur me mjegull, me shi dhe dëborë. Rrugët janë plot ujë dhe baltë. Ajri është i rëndë dhe i pakëndshëm, i ndotur. Kur njeriu vjen në kontakt me botën përreth, atë e kaplon një ndjenjë e pakëndshme apo rrëqethja, lebetia, tmerri: Një pasdite dimri, jashtë në dritë të turbullt binte dëborë. Shtëpitë janë të errëta, rrugët plot ndotësi që ka depërtuar në dëborën e shkrirë…
Hapësira e brendshme (e mbyllur) është e llojllojshme, e shumtë por për nga karakteristikat – e ngjashme apo e njëjtë. Në hapësirë të brendshme bëjnë pjesë pensioni i zonjës Grubah dhe në të dhomat e saj, dhomat e zonjushës Birstner dhe të Jozef K-së; hapësirat gjyqësore; hapësirat e bankës; zyra e avokatit, atelieja e Titorelit; katedralja. Pjesa më e madhe e hapësirave të mbyllura kanë diçka të përbashkët: Ato janë të mbyllura në kuptimin e plotë të fjalës, ta zënë frymën dhe janë të papërshtatshme për jetesë. Rëndom janë pa dritare ose kanë një dritare të vogël së cilës vështirë mund t’i afrohesh ndaj dhe rrallë hapet. Kur kjo dritare e vetme hapet, nga jashtë vrullshëm depërtojnë brenda bloza, tymi, mjegulla, ajri ngulfatës. Në zyrën e Jozef K-së dritarja vështirë hapet, e kur hapet “depërtojnë në dhomë mjegulla e përzier me tym dhe kjo e mbush dhomën me një erë të lehtë gjërash të djegura”. Në atelien e Titorelit është një dritare që nuk hapet. Jozef K-së i zihet fryma saqë i bie të fikët. Zyra e avokatit është e errët, e zymtë dhe ta zë frymën.
Hapësirat gjyqësore ndodhen në mansarda ose në bodrume. Aty shkohet me vështirësi nëpër do shkallë të ngatërruara dhe të rënda, pa kurrfarë ndriçimi. Ato janë të pakëndshme, ndaj njeriu, për shumë arsye, ndjehet keq.
– Ato janë të mbingarkuar me njerëz dhe sende.
– Sendet nuk janë adekuate – në tavolinën e gjykatësit, në vend të librit të kodeve ndodhen libra pornografikë dhe romane dashurie. Në hapësirat gjyqësore i thajnë teshat.
– Destinimi i hapësirave gjyqësore është joadekuat – ato shërbejnë edhe për banim.
– Janë tejet të vogla dhe të ngushta saqë mezi kalohet.
– Janë të ulëta: “Njerëzit kanë mundur të rinë vetëm të përkulur, duke e prekur tavanin me kokë dhe me shpinë”. Ka të tillë që kanë marrë me vete jastëkë për t’i vënë midis kokës dhe tavanit për t’u mos u gërvishtur.
– Disa hapësira ndërkaq janë të mëdha dhe me tavan të lartë saqë njeriu në to ndjehet tepër i vogël, i pashpresë dhe i humbur.
– Ato janë të parregulluara, të papastra, të errëta dhe ta zënë frymën.
Mirëpo, proceset nuk zhvillohen vetëm në hapësirat gjyqësore. Ato zhvillohen edhe në hapësirat private dhe publike. Kështu, si hapësirë gjyqësore shfaqet dhoma e Jozef K-së, dhoma e zonjushës Birstner, kthina në bankë, atelieja e Titorelit, banesa e shërbyesit gjyqësor, gurorja. Kështu, sallë gjykimi bëhet e tërë hapësira ekzistenciale e Jozef K-së. Për këtë arsye heroi i romanit në të njëjtën kohë është edhe i burgosur edhe njeri i lirë. Përzierja e hapësirave zyrtare me ato private flet diçka të papastër, të pasigurt, jolegale, të pakontrolluar dhe që i nënshtrohet korrupsionit. Aty nuk ka rregulla dhe norma. Aty mbizotëron stuhia e anarkisë, e arbitrarizmit, e pushtetit të pafund.
Prandaj gjykata është e paarritshme. E arritshme është vetëm burokracia gjyqësore e nivelit të ulët. Gjykata më lartë “për ju, për mua dhe për të gjithë ne, assesi nuk është e paarritshme” – thotë Titoreli. Përzierja e hapësirës private dhe gjyqësore është dëshmi e mohimit të privatësisë së njeriut dhe e tjetërsimit të tij nga mjedisi nga rrethimi. Tjetërsimi manifestohet si një vrojtim sipërfaqësor i elementeve të hapësirës, si mosinteresim për hapësirën, si vrojtim i kushteve jopërkatëse për jetesë në atë hapësirë. Shfrytëzimi i hapësirës për qëllime jopërkatëse manifestohet si shkelje e rendit të përcaktuar.
Njohja e të dhënave themelore nga jeta e Kafkës bën të mundur që në romanin “Procesi” të vërehen disa fakte autobiografike. Njohja e problematikës së thellë psikologjike të Kafkës dhe e disa traumave të tij në raportet familjare mund të japë sqarime për disa pjesë të romanit, për disa veti të personazhit Jozef K., disa përjetime të botës dhe njeriut.
Leximi i letrave dhe i ditarit të Kafkës drejtpërsëdrejti shpie në do pjesë të romanit “Procesi”: në veprime, në karaktere, në situata, në fotografi.
Burimi i vetmisë dhe i tjetërsimit që mbizotërojnë në veprën e Kafkës, po edhe te “Procesi”, ndodhen në ndjenjën e veçimit dhe të vetmisë së Kafkës si pjesëtar i popullit hebraik në një mjedis johebraik. Kafka lindi në Pragë. U arsimua në gjuhën gjermane. Ishte shtetas i Monarkisë Austro-hungareze. E ndjeu dhe e përjetoi disponimin antisemitist të mjedisit.
Fakti se Kafka e vënë veten në “Proces” e dëshmon një shënim në ditarin e tij të viti 1910: “Nuk do të lejoj të më ndalë lodhja. Do ta filloj novelën time, qoftë edhe sikur ta përgjak fytyrën”.
Midis Jozef K.-së dhe krijuesit të tij – Kafkës ekzistojnë shumë pika takimi. Tek emri Jozef K. vërehet mbiemri i shkrimtarit, ndërsa emri është fshehur (Franc Jozef). Te figura e zonjushës Birstner mund të zbulohet figura e Felise Bauer (frojlajn Birstner) me të cilën Kafka u fejua dy herë dhe dy herë u nda. Së këndejmi buron edhe ndjenja e fajësisë. Jozef K i imponohet zonjushës Birstner si një i sfilitur. Kjo është një prej arsyeve të ndjenjës së fajit.
Sa u përket raporteve me femrat, këtu edhe Kafka edhe heroi i tij Jozef K. janë plotësisht të njëjtë: që të dy nuk kanë fat me femrat. Më mirë të thuhet, nuk ia dalin me femrat – janë të lëkundshëm, të paqëndrueshëm dhe të pasigurt. Kafka ka pasur katër lidhje dhe asnjë prej tyre nuk u realizua si një lidhje e përhershme. Jozef K. lehtë krijon lidhje me femrat, por ato lidhje janë të paqëndrueshme, të rastësishme, pa emocione.
Në “Proces” kanë hyrë problemet që i ka pasur Kafka me babanë. Kuptohet, këto probleme kanë marrë një transformim artistik, por pjesë të caktuara nga “Letra babit” dhe romanit, janë plotësisht identike.
Romani “Procesi” është një prej tre romaneve që nuk u botuan sa qe gjallë Kafka. Romani është shkruar në vitet 1914-1915. pikërisht në periudhën e shpërthimit të Luftës së Parë Botërore. Kjo periudhë ndërlidhet edhe me prishjen e fejesës së Kafkës me Felise Bauer, gjë që shpesh merret si bazënisje për interpretimin e veprës. (Ka që thonë se është shkruar në vitet 1914-1923).
“Procesi” u botua më 1925, d.m.th. pas vdekjes së autorit. Është një vepër e ndërlikuar, shumështresore, edhe pse veprimi kryesor i tij nuk duket aq i ndërlikuar. Thelbi i veprimit është procedura e gjykimit pothuajse imagjinar të cilit i është nënshtruar personazhi kryesor pas akuzave për vepër kriminale, për të cilën ai nuk di gjë. Rrethanat që sollën gjykimin si dhe epilogu i tij nuk janë aq të rëndësishëm për këtë roman, sa është e rëndësishme vetë procesi i gjykimit. Gjatë këtij procesi theksohet gjendja psikologjike e personazhit kryesor. Ai është një i akuzuar i cili as që e di për se është fajësuar. Nuk di si mund të mbrohet, ndërsa çdo mbrojtje kthehet kundër tij dhe ia rëndon gjendjen. Paniku, frika dhe situata pa rrugëdalje e tij, shtrihen në atmosferën e përgjithshme të romanit. Kjo situatë aq është specifike dhe shprehëse saqë është quajtur “kafkiane” dhe filloi të përdoret në të folmen e përditshme si shprehje e situatës pa rrugëdalje, e frikës, e imponimit të fajit dhe e mungesës së rrugëdaljes nga një situatë e tillë, përkundër mungesës edhe të fajit për gjendjen e tillë. Në situata të tilla njerëzit janë të gatshëm të bëjnë çmos dhe të pranojnë çdo gjë vetëm e vetëm të shpëtojnë kokën dhe t’i kthehen jetës dhe botës që merret si normale. Kjo është edhe një karakteristikë e situatës kafkiane.
Situata që e përshkruan Kafka në “Proces” aq është e pazakonshme dhe e padrejtë saqë në momente bëhet edhe morbide. Kjo gjendje nuk pushon por vazhdon të shkojë drejt skajshmërisë saqë duket sikur kalon nga realja në ëndërr. Të gjitha personazhet, me përjashtim të personazhit kryesor, janë aq joreale saqë bëhen të karikuara, pothuajse surreale, ndaj edhe situata duket e tillë.
Njeriu nuk mund të besojë se gjërat në jetën normale vërtet mund të ndodhin asisoj, ndaj kjo shkakton ndjenjën se personazhi ndodhet në realitetin e ndonjë ëndrre. Kafka në veprën e vet pikërisht ashtu i ka renditur skenat. Ato krijojnë përshtypjen e pabesueshmërisë, ndonëse në të njëjtën kohë ato janë tejet autentike, burimore dhe mjaft bindëse. Ky bashkim i ëndrrës dhe realitetit është vizion i Kafkës për realitetin e botës që e rrethon. Logjika që mbizotëron në realitetin e tij është e fuqishme, por ajo lehtë mund të kthehet për së prapi. .
Për krejt këtë, romani i Kafkës mund të interpretohet si kritikë e shoqërisë moderne, por edhe e tërë qytetërimit bashkëkohor, modern, karakteristikë kryesore e të cilit është tjetërsimi midis njerëzve. Tjetërsimi në këtë vepër manifestohet si: njeriu i humbur në shoqëri; pamundësi e komunikimit me mjedisin, me rrethin; përshtatje e jetës së njeriut kërkesave të shoqërisë; mungesë e mirëkuptimit nga të tjerët.
Këto karakteristika të personazhit kryesor të veprës përballë qytetërimit në të vërtetë janë karakteristika të vetë Kafkës. Ai ishte një shkrimtar i cili nuk kishte besim në vetvete, as në aftësinë e vet si shkrimtar.
Jo vetëm që nuk besonte se është gjeni letrare, por nuk u besonte as edhe veprave të veta. Ishte pesimist gjë që shihet në romanet e tij. Megjithëkëtë ishte vizionar, për arsye se e parashikoi rrugën e lëvizjes së shoqërisë moderne. Me fjalë të tjera, Kafka paralajmëroi se shoqëria moderne shkon drejt tjetërsimit dhe vetmisë gjithnjë më të madhe të njeriut si individ.
Ky roman u bë sinonim i romanit modern, roman i kohës sonë. Përkundër gjetjes së lidhjeve midis Kafkës dhe ekspresionistëve, megjithëkëtë veprat e tij dallohen prej veprave ekspresioniste. Atë që synonin të arrinin ekspresionistët, u mishërua te “Procesi”.
“Procesi” përmban ndarje prej formave tradicionale, pasqyrim të tjetërsimit të individit, ndërthurje me filozofinë ekzistencialiste, deformim të kronotropeve dhe shumë karakteristika të tjera të romanit modern. Kjo vepër edhe sot nuk mund të interpretohet plotësisht dhe gjithmonë lë hapësirë për gufimin e domethënieve të reja.
Është shkruar me një stil administrativ. Fjalitë janë të përpikta. Nuk ka as përshkrime dhe zbukurime të tepërta. Kemi të bëjmë me një tekst të zakonshëm, megjithëkëtë thelbi i tij është i pakapshëm. Madje është e dyshimtë edhe renditja e kapitujve që i radhitur Maks Brodi sipas gjykimit të vet.
Duke pasqyruar një botë fiktive me spektrin e ndodhive të pazakonshme, po edhe absurde që personazhet e veprave i marrin si fare normale, pa shkaktuar tek ata reagime që do të duhej të ndodhnin, Kafka zbulon absurditetin e botës sonë dhe zalinë, shuarjen, letargjinë e emocioneve të njeriut, po edhe verbësinë e njeriut që ndikon që ai të mos e sheh realitetin përreth.
Kafka na shtyn të vetëdijesohemi, të shtrojmë pyetje, të dalim, të tërhiqemi nga molitja, venitja, topitja e shpirtit, e frymës. Po qe se gjatë leximit të Kafkës lexuesi sheh një situatë pa rrugëzgjidhje dhe një padrejtësi, atëherë ai duhet t’i përqendrojë të gjitha forcat që një rrethanë të tillë të mos ia lejojë vetes në jetën reale.
Lexuesi në vepër mund ta gjejë vetëm atë që është te vetë ai, ndaj interpretimi i veprës varet nga fakti se në duart e kujt ndodhet ajo. Vetë Kafka thotë se interpretimet e ndryshme të një gjëje nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën, madje mbase edhe e plotësojnë njëra-tjetrën. Vetë “procesi” është përplot aluzione, paradokse, absurditete, alegori dhe simbole që i mundësojnë njeriut interpretime nga më të ndryshme.
Pikënisjet më të ngulitura për interpretim janë jeta e Kafkës, religjioni, filozofia ekzistencialiste, po edhe konteksti shoqëror historik nga i cili rezulton kritika e shoqërisë. Interpretimet e këtilla shpesh ndeshen me njëra-tjetrën, por akoma më shpesh përshkohen.
Përfaqësues të letërsisë së vjetër shqiptare janë Gjon Buzuku, Lekë Matrënga, Pjetër Budi, Frang Bardhi dhe Pjetër Bogdani.
Karakteristika e letërsisë së vjetër shqiptare: Janë tekste fetare të përkthyera nga latinishtja apo italishtja; pra, nuk është letërsi origjinale; tekstet janë shkruar me shkronja latine; në ca raste janë përdorur edhe pesë shkronja cirilike; tekstet janë botuar në Romë, në Venedik, në Padovë (Itali); autorët janë të veriut të Shqipërisë, me përjashtim të Matrëngës; që të gjithë janë shkolluar në Itali; kanë studiuar teologjinë, filozofinë, kulturën antike greke dhe latine; janë priftërinj katolikë, me përjashtim të Matrëngës; dialekti që kanë përdorur është gegërishtja, me përjashtim të Matrëngës; kjo letërsi nuk kishte shtrirje në mbarë Shqipërinë; kjo letërsi ka vlera gjuhësore, kulturore dhe historike; ishin të lidhur me kulturën apo me qytetërimin perëndimor, me kulturën latine.
GJON BUZUKU (shekulli XVI) – Për autorin e librit të parë shqip dihet pak. Supozohet se familja e Buzukut është nga fshati Shestan afër Shkodrës. Është bir Bdek Buzukut. Thuhet se Buzuku ka jetuar në rajonin e Venedikut. Aty ishin vendosur refugjatët shqiptarë pas pushtimit turk të Shkodrës më 1479. U shkollua si letrar dhe si prift katolik.
“MESHARI” – Vepra ka rëndësi historike ngase është i pari libër në shqip. U botua më 1555, i mungon ballina dhe 16 faqet e para të kopjes së vetme. Titulli origjinal i librit nuk dihet. Supozohet se u botua në Venedik. Vepra ka rëndësi gjuhësore dhe kulturore. Kopja e vetme u zbulua më 1740 në bibliotekën e Kolegjit të Propaganda Fides në Romë. E zbuloi Gjon Nikollë Kazazi(1702-1752) nga Gjakova, i cili si Argjipeshkëv i Shkupit ishte për vizitë në Romë. Më vonë “Meshari” përfundoi në Bibliotekën e Vatikanit, ku ndodhet sot e kësaj dite kopja e vetme origjinale. Pas shumë vitesh harrimi “Meshari”u nxor në dritë nga studiuesi arbëresh i Sicilisë Pal Skiroi (1866-1941), i cili e fotokopjoi tekstin më 1909-19010. Më 1929 u bënë tri kopje për studiuesin françeskan Justin Rrota (1889-1964), i cili më 1930 botoi në Shkodër fragmente të Mesharit. Më 1958 u botua i plotë nga Namik Resuli (1908-1985). Më 1968 me “Mesharin” u mor babai i gjuhës shqipe Prof. Eqrem Çabej (1908-1980). Ky e bëri botimin kritik në dy vëllime në Tiranë. Çabej e bëri transliterimin e tekstit dhe transkriptimin fonetik.
“Meshari” përbëhej prej 110 fletësh ose 220 faqesh. Prej tyre, kanë mbetur 94 fletë ose 188 faqe. Libri përmban një meshar (lutje e rite për gjithë vitin). Përmban edhe fragmente të përkthyera nga librat e lutjeve, psalmet dhe litanitë katolike. Pjesa më e madhe e veprës përbëhet nga përkthime prej Dhiatës së Vjetër. Teksti përmban 154.000 fjalë me një fjalor prej 1500 leksemash. U botua me shkronja latine, përfshi edhe pesë shkronja me prejardhje cirilike.
Gjuha e Buzukut i ka tiparet e gegërishtes veriperëndimore. Gjuha e tij është pa turqizma. “Meshari” përmban edhe një pasthënie apo pas-shënim të shkruar nga vetë autori.
Libër, Foto: Chandler Cruttenden/Unsplash
LEKË MATRËNGA 1567-1619) – klerik ortodoks, arbëresh i Sicilisë. Lindi, ose në Monreale ose në Hora të Arbëreshëve (Piana dgli Albanesi që në atë kohë quhej Piana dei Greci) në jug të Palermos. Familja e tij kishte emigruar në Sicili ndoshta nga Peloponezi, rreth viteve 1532-1533. Data e saktë e lindjes nuk dihet. Studio pesë vjet (supozohet në vitet 1582-1587) në Kolegjin Grek të Shën Athanasit në Romë. Pas studimeve u kthye në Sicili. Në Kronikën e studentëve të Kolegjit shkruan: “Lekë Matrënga nga Monreale e Sicilisë, me kombësi shqiptare, student i kulturës greke dhe latine….”
Vepra– Është autor i librit “E mbsuame e krishterë”, Romë 1592. (Doktrina e Krishterë). Është një katekizëm prej 28 faqesh i përkthyer nga një vepër latinisht e priftit spanjoll Jakob Ledesma (1516-1575). Kopja e vetme nëdorëshkrim ndodhet në Bibliotekën e Vatikanit. Më vonë libri u botua në Romë më 1592 dhe u zbulua nga Mario Rok. Vepra përmban një hyrje në italishte, një poezi me tetë vargje si dhe katekizmin (një udhëzim fetar për doktrinat kishtare në formë pyetjesh-përgjigjesh). Matrënga e bëri përkthimin për t’u përdorur prej arbëreshëve në Sicili, në Kalabri, në Pulje etj., të cilët nuk e kuptonin katekizmin në italisht që ishte në përdorim.
Vepra ka rëndësi historike dhe letrare. Është e para vepër nga një arbëreshdhe e para vepër e shkruar në dialektin toskë. Kjo vepër vjen 37 vjet pas “Mesharit” të Buzukut. Vepra e Matrëngës përmban një leksik prej 450 fjalësh. Matrënga është autori i parë i një poezie të shkruar në gjuhën shqipe.Poezia ka tetë vargje, 11-rrokëshe,me rimë të këmbyer.Ajo titullohet “Këngë e përshpirtshme” (Canzona spirituale).
PJETËR BUDI (1566-1621) – është autor i katër veprave fetare në gjuhën shqipe. Lindi në fshatin Gur i Bardhë në krahinën e Matit. Studioi teologjinë në Kolegjin Ilirian të Loretos, në Ankonë të Italisë, ku do të studionin shumë shqiptarë. Shërbeu si prift katolik në Maqedoni, në Kosovë dhe në Tivar. Më 1610 shërbeu në Shkup, ndërsa më 1617 në Prokuple të Serbisë. Në Kosovë u angazhua për qëndresën shqiptare kundër Portës (Perandorisë Osmane). Më 1616 vajti në Romë ku qëndroi deri në vitin 1618. Në vitet 1618-1619 qëndroi në Spanjë. Përsëri e gjejmë në Romë. Më 1622 u kthye në Shqipëri.
Vdiq në dhjetor 1622 (u mbyt duke kaluar lumin Drin). Është thënë se vdekja e tij ka qenë një komplot për ta eliminuar. Shkroi vepra fetare, jo vetëm në shqip por edhe në serbisht.
Vepra – Për pesë vjet shkroi katër vepra në shqip, me gjithsej 1000 faqe. E para mban titullin “Doktrina e Kërshtenë”, Romë 1618. Një kopje origjinale ruhet në Bibliotekën e Vatikanit. Është përkthim i një katekizmi. Vepra ka 169 faqe bashkë me një parathënie. Në fund të faqes është shkruar me dorë “Autori ia dha këtë kopje si dhuratë Bibliotekës së Vatikanit, 29 janar 1622”. U rishtyp nga Propaganda Fide në Romë. Vepra ka një shtojcë me 53 faqe me poezi fetare në shqip, rreth 3000 vargje. Këto vargje përbëjnë poezinë më të hershme në dialektin gegë. Vargjet janë përkthime nga latinishtja dhe italishtja, por ka edhe vargje origjinale (që nuk janë përkthim).
Tri veprat e tjera të Budit janë: “Rituali Roman”, 319 faqe – janë lutje me komente në shqip; “Kush thotë meshë”, 16 faqe – janë shpjegime meshash; “Pasqyra e të rrëfyemit”, 401 faqe (e ka përkthyer në shqip “për ata që nuk kuptojnë gjuhë tjetër përveç gjuhës amtare shqipe”. Si “Rituali Roman” ashtu edhe “Pasqyra e të rrëfyemit”kanë shtojcë me vargje në gjuhën shqipe.
Gjuha: Budi ka përdorur dialektin gegë. Veprat e Budit, përpos përkthimeve nga latinishtja dhe italishtja, përmbajnë edhe mbi 100 faqe parathënie, letra baritore, shtojca dhe pas-shënime, që përbëjnë prozë origjinale në shqip. Budi është i pari shkrimtar shqiptar që iu përkushtua poezisë.
Veprat e tij përmbajnë rreth 3300 vargje fetare; strofat janë katërvargëshe, me rimë të këmbyer, 8-rrokësh. Janë gjithsej 19 poema.
Poezitë e tij janë përkthime, por ka edhe krijime poetike origjinale të shkruara nga Budi. Në veprat e veta, Budi ka përdorur një leksik prej 2453 fjalësh.
FRANG BARDHI (1606-1643) – Është dijetar me horizont të gjerë kulturor dhe humanist i përkushtuar për përparimin e popullit shqiptar. Është autor i fjalorit të parë shqiptar. Është e para vepër në gjuhën shqipe pa brendi fetare. Lindi në Nënshat ose Kallmet në veri të Lezhës. Familja e tij i dërgonte djemtë për studime në Itali. Studioi teologjinë në Kolegjin Ilirian të Loretos, në Ankona të Italisë. Më vonë ndoqi studimet në Kolegjin e Propaganda Fides në Romë. I ungji ishte kryepeshkop i Tivarit. Frang Bardhi e ribotoi në Romë “Doktrinën e Kërshtenë” të Budit. Prej vitit 1637 i dërgoi nga Shqipëria Propaganda Fides në Romë raporte italisht dhe latinisht, lidhur me ngjarjet politike në Shqipëri, për zakonet shqiptare dhe për gjendjen e kishës katolike. 19 raporte dhe letra ruhen në arkivin e Propaganda Fides. Vdiq në moshën 37 vjeç.
Vepra – “Fjalor latinisht-shqip”, Romë 1635 (Dictionarium latino-epiroticum). E shkroi në moshën 29-vjeçare. Libri ka 238 faqe. Përmban 5640 zëra latinisht, të përkthyera në shqip. Fjalori ka një parathënie prej 6 faqesh dhe përmban një shtojcë. Me këtë libër, Bardhi synonte t’u ndihmonte klerikëve shqiptarë për ta mësuar latinishten. Fjalori i Bardhit është e para vepër në leksikografinë shqiptare dhe më e rëndësishmja ndër 22 fjalorët shqip që u botuan më pas deri në vitin1850. Më 1759 në depon e Propaganda Fides në Romë ka pasur 360 kopje të këtij libri.
Terma të caktuar, si materie i përkthen: një gjë nga e cila bëhen gjërat e tjera; substancë – një gjë që mban gjallë njeriun; patria – dheu ku është lindur njeriu. (Fjalët atdhe, mëmëdhe janë neologjizma, janë krijuar më vonë).
Shtojca e fjalorit përmban 33 faqe. Është e ndarë në shtatë krerë: emra dhe numërorë; tituj familjarë; qytete dhe kështjella; ndajfolje; parafjalë; pasthirrma; proverba, fjalë të urta, dialogë dhe përshëndetje. Një pjesë e shtojcës është 4-gjuhësh – latinisht, italisht, shqip dhe turqisht. Bardhi e jep skeletin e një gramatike të shqipes.
Të 113 proverbat dhe fjalët e urta që i përfshin në fjalor përbëjnë të parën përmbledhje të proverbave në gjuhën shqipe. Këto proverba paraqesin rëndësi, si për linguistët (gjuhëtarët), ashtu edhe për folkloristët. Në faqet e para të librit janë vënë katër poezi të shkurtra panegjirike të shkruara në latinisht nga bashkë-studentë të Bardhit në Kolegj. Autorët e tyre e lëvdojnë veprën e Bardhit dhe e krahasojnë atë me poetin romak –Ovidin (Publius Ovidius Naso, 43 para IK. – 18 pas K.).
Bardhi boti edhe një traktat me titull “Gjergj Kastrioti i quajtur Skënderbe”, Venedik 1637. Kjo vepër erudite përmban 76 faqe. Me të, hedh poshtë mëtimin e peshkopit Tomo Marnaviç (Ivan Tomko Mrnavić / Tomeus Marnavitius, i njohur me pseudonimin Boshnjaku – Bosnensis; Shibenik, Kroaci 1580 – Vjenë, 1637) historian dhe shkrimtar kroat nga Bosnja se heroi kombëtar shqiptar ishte me prejardhje boshnjake. Bardhi kishte ndjenja të forta atdhetare.
Ilustrim
PJETËR BOGDANI (rreth 1630-1689) – Është shkrimtari i fundit dhe më origjinali i letërsisë së hershme shqiptare. Autor i veprës së parë të rëndësishme në prozë e shkruar drejtpërdrejt në shqip (d.m.th nuk është përkthim). Lindi në Gur të Hasit afër Prizrenit. U edukua me traditat e kishës katolike. I ungji Ndre Bogdani (Andrea Bogdani, rreth 1600-1683) ishte argjipeshkëv i Shkupit. Pjetër Bogdani ndoqi studimet në Kolegjin Ilirian të Loretos afër Ankonës, Itali sikundër edhe paraardhësit e tij Pjetër Budi dhe Frang Bardhi. Në vitet 1651-1654 ndoqi studimet në Kolegjin e Propaganda Fides në Romë, ku u diplomua doktor në filozofi e teologji. Më 1656 u emërua Peshkop i Shkodrës. U caktua administrator i Kryedioqezës së Tivarit deri më 1671. Gjatë luftës turko-austriake (1664-1669) u fsheh në fshatrat e Shkodrës. Më 1677 e zëvendësoi të ungjin dhe u emërua kryepeshkop i Shkupit. Duke qenë një atdhetar i madh, mbeti në konflikt me autoritetet turke. U detyrua të largohej në Raguzë (Dubrovnik), nga ku vazhdoi rrugën për në Venedik dhe Padovë, duke marrë me vete edhe dorëshkrimet. Më 1686 u kthye në Ballkan për të mbështetur qëndresën e shqiptarëve kundër ushtrive të Perandorisë Osmane, sidomos në Kosovë. Organizoi në Kosovë bashkimin e një force prej 6000 kryengritësish shqiptarë me ushtrinë austriake. Vdiq në Prishtinë më 1689. I nipi, Gjergi bënte të ditur se eshtrat e të ungjit ishin zhvarrosur nga ushtarët turq e tartarë dhe ishin hedhur në rrugët e Prishtinës.
Vepra – Bogdani është cilësuar si baba i prozës shqiptare. Është autor i veprës “Çeta e profetëve” (Cuneus Prophetarum), Padovë 1685. Është një traktat mbi teologjinë. U botua shqip dhe italisht. Variantin shqip e kishte përfunduar 10 vjet më parë, por nuk i qe dhënë leja e botimit nga Propaganda Fide, e cila urdhëroi që dorëshkrimi të përkthehej edhe në italisht. Vepra u shtyp me alfabetin latin sikundër përdorej në botimet italisht, duke shtuar po ato shkronja cirilike që patën përdorur Pjetër Budi dhe Frang Bardhi. Gjatë studimeve në Kolegjin e Propaganda Fides, Bogdani ka kërkuar libra shqip nga biblioteka e kolegjit: “Pesë kopje të “Doktrinës së Krishterë” dhe pesë fjalorë shqip”. Me siguri, bëhet fjalë për veprat e Budit e të Bardhit. Në një raport dërguar Propaganda Fides më 1665, ai përmend “Evangelii in Albanese”. Supozohet se bëhet fjalë për “Mesharin” e Gjon Buzukut.
“Çeta e Profetëve” u botua në dy shtylla përkrah njëra-tjetrës në çdo faqe, njëra shqip e tjetra italisht. Libri doli në dy vëllime. Që të dyja kishin nga katër pjesë.
Vëllimi i parë, në faqet e para ka disa përkushtime dhe panegjerika në latinisht, shqip, serbisht dhe italisht si dhe dy poezi shqip tetë vargjesh, njëra nga Lukë Bogdani dhe tjetra nga Lukë Suma. Vëllimi i parë trajton tema nga Dhiata e Vjetër.
Vëllimi i dytë, i titulluar “Mbi jetën e Jezu Krishtit, shpëtimtarit të botës”, i kushtohet Dhiatës së Re. Kjo pjesë e librit përfshin një përkthim nga Libri i Danielit, në tetë gjuhë – latine, greke, armene, siriake, hebraike, arabe, italiane dhe shqipe.
Kjo pjesë ka edhe një shtojcë tri faqesh me titull “Lashtësia e shtëpisë së Bogdanëve”. Vepra u rishtyp dy herë nën titullin “E vërteta e pagabueshme e besimit katolik”, Venedik 1691 dhe 1702.
“Çeta e profetëve” është kryevepër e letërsisë së hershme shqiptare dhe është e para vepër me tipare të plota letrare e artistike në gjuhën shqipe. Ajo përmban: filozofi, teologji, shkencë (gjeografi, astronomi, fizikë e histori). Me poezinë dhe me prozën letrare që ka vepra, autori prek çështje të estetikës e të teorisë së letërsisë. Është vepër humaniste e ndikuar nga traditat filozofike të Platonit (427-347 para K), të Aristotelit (384-322 para K), të shkrimtarit romak, atit kishtar më të rëndësishëm të Kishës Perëndimore – Shën Agustinit (354-430) dhe të teologut e filozofit italian Shën Thoma Akuinit (Thomas Aquinas ose Thomas de Aquino, 1225-1274).
Shpjegimin e çështjeve të qenies, Bogdani e trajton nëpërmjet arsyes dhe mendjes.
Përpos prozës, ka shkruar edhe poezi, me tematikë fetare.
Gjuha që përdor Bogdani është një shqipe e veçantë. Në veprën e tij hasim në një leksik të pasur. Nocionet e reja abstrakte apo termat në lëmin e filozofisë, i përdor me mjeshtri, për dallim nga paraardhësi i tij Frang Bardhi, 50 vjet më parë.
Në veprën e Bogdanit ndeshemi për herë të parë me atë që mund të quhet gjuhë letrare shqipe. Prandaj, është cilësuar si baba i prozës shqipe.
Shqiptarët kanë hyrë në analet e historisë së dokumentuar në gjysmën e dytë shekullit XI. Historiani bizantin Mihaelis Ataliates (Michaelis Attaleiates) është i pari që përmendi në “Historinë” e tij të shkruar në vitet 1079-1080 se Albanoi kishin marrë pjesë në një kryengritje kundër Kostandinopojës më 1043 dhe se Arbanitai ishin nënshtetas të dukës së Dyrraciumit. (Michaelis Attaliatae historia ose Historia by Michael Attaleiates – Historia e Mihaelis Ataliates).
Historiani Gjon Skilices (Ioannis Scylitzes, 1040-1101) përmend rreth vitit 1081 Arbanites si pjesë të trupave të mbledhur në Durrës nga Niqifor Basilaku (Nicephorus Basilacius).
Për ekzistencën e gjuhës shqipe për herë të parë bëhet fjalë aty nga fillimi i shekullit XIV. Janë katër përmendje të shqipes midis viteve 1285-1332.
Për herë të parë gjuha shqipe përmendet në vitin 1285 në Raguzë (Dubrovnik), ku për njëfarë kohe ka pasur një bashkësi shqiptare të konsiderueshme. Në një proces gjyqësor thuhet: “Audiviunam vocem clamantem in monte in lingua albanese” (Dëgjova një zë që thërriste në male në gjuhën shqipe.”.
Libër, Foto: Lalaine Macababbad, Unsplash
Njëzet vjet më vonë kemi një përshkrim të Shqipërisë në Anonymi Descriptio Europae orientalis (Përshkrim anonim i Evropës Lindore) – një tekst mesjetar i vitit 1308 që përmban një vështrim mbi tokat e Evropës Lindore, në veçanti mbi vendet e Ballkanit. Autori është anonim, d.m.th. nuk dihet. Në tekstin e sipërthënë flitet për Greqinë Bizantine, Rashkën, Bullgarinë, Rutheninë, Hungarinë, Poloninë dhe Boheminë. Teksti përmban edhe një pjesë për Shqipërinë. Kjo pjesë mbyllet me një përmendje të gjuhës shqipe: “Habent enim Albani prefati linguam distinctam a Latinis, Grecis et Sclavis ita quod in nullo se inteligunt cum aliis nationibus” (Shqiptarët e sipërpërmendur kanë një gjuhë që dallohet nga ajo e latinëve, grekëve dhe sllavëve, kështu që kurrsesi nuk mund të merren vesh me popuj të tjerë.)
Për herë të tretë shqipja përmendet në njoftimin e një pelegrini gjatë udhëtimit për në Tokën e Shenjtë më 1322. Dy pelegrinë anglo-irlandez, Symon Simeonis dhe Hugo Illuminator (Hugo Ndriçuesi), gjatë udhëtimit u ndalën në Shqipëri. S. Simeonis i Urdhrit Françeskan bëri një përshkrim të gjallë të asaj që pa në bregdetin shqiptar, në Ulqin, në Durrës. Përshkrimet e S. Simeonisit njihen me emrin Itinerarium Symonis Semeonis ab Hybernia ad Terram Sanctam (Udhëtimi i Simon Simonit nga Irlanda në Tokën e Shenjtë). Dorëshkrimi ruhet në bibliotekën Corpus Christi College në Kembrixh (Cambridge). S. Simeoni, midis tjerash shkruan: “Albanya est provincia inter Sclavoniam et Romanyam, per se linguam habens” [Shqipëria është një provincë midis Sllavonisë (sllavëve) dhe Romanisë (Bizantit), me një të vetën.]
Gjuha shqipe përmendet edhe në vitin 1332 nga murgu dominikan frëng Brokard ose Frère Brochard (Brocardus monachus). Në veprën “Directorium ad passagian faciendum” Broakardi shkruan: “Licet Albanenses aliam amnio linguam a latina habeant et diversam, tamen litteram latinam habent in uso et in omnibus suis libris” (Shqiptarët në të vërtetë kanë një gjuhë krejt të ndryshme nga latinishtja, ndonëse përdorin shkronjat latine në të gjithë librat e tyre).
A ka pasur vërtet Brokardi në dorë ndonjë libër në gjuhën shqipe, kjo deri më sot nuk është dëshmuar.
Libër, Foto: Nathan Dumlao, Unsplash
Shqipja është gjuha kombëtare e fundit në Evropë që është dokumentuar. Janë disa dokumente të shkruara në latinisht për shqiptarët. Me fjalë të tjera, nuk ka gjurmë të rëndësishme të gjuhës shqipe që të datojnë para shekullit XV.
Teksti Bellifortis – Në dorëshkrimin Bellifortis të vitit 1405, pjesa më e madhe e të cilit është shkruar në latinisht, që ruhet Musée Condé në Château de Chantilly (ms. 348/663, fol. 153v) në veri të Parisit, është një shtojcë prej 29 rreshtash në latinisht. Supozohet se tetë rreshta të ndërfutura në tekstin latin, janë shkruar në shqipen e hershme.
Formula e pagëzimit – Teksti më i lashtë në gjuhën shqipe është një formulë pagëzimi e vitit 1462, e që ka këtë përmbajtje: “Unte paghesont premnit Atit et birit et spertit senit” (Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit të Shenjtë). Autor i kësaj formule është Pal Engjëlli (rreth 1417-1470), argjipeshkëv i Durrësit dhe mik i ngushtë e këshilltar i Gjergj Kastriotit (1405-1468). Këtë përkthim në shqipe të formulës së pagëzimit, Pal Engjëlli e përfshiu në një letër pastorale me rastin e një sinodi të mbajtur në kishën e Trinisë së Shenjtë në Mat më 8 nëntor 1462. Teksti u zbulua në Bibliotekën Laurentiane në Firence nga dijetari rumun Nikolla Jorga (Nicolae Iorga, 1871-1940) dhe u botua prej tij në vitin 1915. (Ka që thonë se Nikolla Jorga është me prejardhje shqiptare).
Fjalia shqipe në një pjesë teatrale – Në vitin 1483 ndeshemi me një fjali në gjuhën shqipe në një pjesë teatrale me titull “Epirota”. Në këtë komedi një këngëtar epirot (d.m.th. shqiptar) i quajtur Damasken mallkon një hanxhi që nuk ia pëlqen këngët, me fjalët Dramburi te clofto goglie (T’u dridhte goja). Mallkime të tilla përdoren edhe sot: “T’u mbylltë goja”, “T’u thaftë gjuha”. Pjesa teatrale u botua në Venedik më 1483, ndërsa kjo frazë u botua më 1972.
Ungjilli i Pashkëve ose Perikopeja – Dokument tjetër i shqipes së hershme është Ungjilli i Pashkëve ose Perikopeja. Janë pesëmbëdhjetë rreshta në shkronja greke, të përkthyera nga Ungjilli i Shën Mateut. U zbulua në vitin 1906 në një dorëshkrim greqisht, nga historiani grek Spiridon Lampros (1851-1919). Dorëshkrimi ruhej në Bibliotekën Ambroziane në Milano. Teksti, autori i të cilit nuk dihet është në dialektin toskë. Për vjetërsinë e tekstit vlerësimet shkojnë nga shekulli XIV në shekullin XVIII. Një analizë paleografike e tekstit e përcakton si shkrim të kohës nga shekulli XV në shekullin XVI.
Fjalori i Arnold fon Harfit – Dokumenti tjetër i shqipes së shkruar është fjalori shqip i Arnold fon Harfit (Arnold von Harff, rreth 1471-1505). Është i vitit 1497. Fon Harfi ishte një kalorës gjerman, udhëtar dhe shkrimtar. Në vitin 1496 u nis për një udhëtim, me sa duket në një pelegrinazh në Tokën e Shenjtë. Kaloi nëpër Itali, nëpër bregdetin shqiptar, në Greqi, në Egjipt, në Arabi, në Palestinë, Azi të Vogël. Në të kthyer, erdhi Spanjë, në Francë, në Evropën Qendrore. U kthye në Këln në vitin 1498 ose 1499 dhe vdiq më 1505. Gjatë udhëtimeve mblodhi materiale mbi gjuhët që ndeshi në vende të ndryshme. Në portin e Durrësit u ndal në pranverë të vitit 1497. Këtu shënoi 26 fjalë, 8 fraza dhe 12 numra në shqip. I shënoi bashkë me përkthimin në gjermanisht në ditarin e tij të udhëtimit. Përshkrimet e këtij udhëtimi u botuan në vitin 1860 dhe konsiderohen si shembuj më të mirë të kësaj gjinie, aq të përhapur në fund të periudhës së mesjetës. Fon Harfi krijoi edhe fjalorë të shkurtër me fjalë e shprehje në gjuhët kroate, greke, arabe, hebraike, turke, hungareze, baske dhe bretone. Në këta fjalorë xhepi ai shënoi terma ushqimorë, shtëpiakë dhe të udhëtimit, si dhe fraza të nevojshme si: “Mirëmëngjesi”, “Sa kushton kjo”, “Grua, a mund të flemë bashkë sonte?” Këtë pyetje në fjalorin shqip nuk e kishte shënuar, në fjalorët e gjuhëve të tjera – po.
Me të mbërritur në Durrës, fon Harfi shkruan: “Nga Ulqini në Durrës lundruam me një erë shumë të fortë. Ky është një qytet i madh i rrënuar nga turqit, e që tani është nën sundimin e Venedikut. Ky qytet shtrihet në Shqipëri, ku banorët e kanë edhe gjuhën e tyre, e cila nuk mund të shkruhet mirë, meqë në këtë vend ata nuk e kanë alfabetin e vet. Kam hedhur në letër disa fjalë të kësaj gjuhe shqipe, të cilat po i jap më poshtë me alfabetin tonë (gjerman):
bukë, verë, ujë, mish, djathë, vezë, uthull, një pulë, peshk, kripë, mirë, keq, ha, pi, tavernë, burrë, grua, parà, po, jo, zot, dreq, qiri, një kalë, elb, fle, mirëmëngjesi, mirëmbrëma, mirëdita, çfarë ke që më pëlqen, sa bën, do ta ble, laj këmishën time, si quhet, një, dy, tre, katër, pesë, gjashtë, shtatë, tetë, nëntë, dhjetë, njëqind, njëmijë;
Fjalë të caktuara Arnold fon Harfi nuk i ka kuptuar drejt, ndaj disa prej tyre duhet ta kenë kuptimin: me ngrënë, një njeri, ashtu, mirë se vjen, a ke gjëkafshë të re, qysh vlen kjo kafshë (sa kushton kjo gjë, ky send), laj një këmishë.
Shënim: Fon Harfi fjalët në regjistrin e vet i ka shkruar vertikalisht, d.m.th. njërën pas tjetrës.
Fon Harfi përdori mbi shqipen drejtshkrimin e tij gjerman, i cili nuk mund të respektonte fonemat e shqipes që ndryshojnë nga ato të gjermanishtes. Transkriptimi i shqipes prej tij nuk është më i keq se ai i teksteve të tjera të asaj kohe. Fjalori i tij i xhepit do të mund të përdorej nga të huajt deri diku edhe sot.
Libër, Foto: Aaron Burden, Unsplash
KU FLITET SHQIPJA SOT – Përpos në Shqipëri, shqipja flitet në trojet shqiptare në Ballkan:
– Në Republikën e Kosovës;
– Në Kosovën lindore – Preshevë, Bujanoc, Medvegjë;
– Në Maqedoninë e Veriut – Shkup, Tetovë, Gostivar, Dibër, Kërçovë, Strugë, Ohër, Kumanovë dhe rrethinë, Manastir, Resnjë, Prespë, Krushevë, në do fshatra të Velesit dhe të Prilepit;
– Në Mal të Zi, kryesisht përgjatë kufirit me Shqipërinë, d.m.th. në rajonet e malësisë së Gucisë, Plavës, në Hot, në Grudë, në Tuz në jug të Podgoricës, në Ulqin etj.;
– Në Çamëri.
Shënim:
Ndaj shqiptarëve të Çamërisë, Greqia ka ushtruar gjenocid, ka ndjekur ndaj tyre politikën e tokës së djegur, i ka dëbuar nga trojet e tyre etnike historike.
Gjenocid ndaj shqiptarëve ka ndjekur Serbia, si në kohën e Mbretërisë Jugosllave, ashtu edhe në kohën e Rankoviqit. Kosova fitoi një sasi pavarësie në vitet 1974-1985. Në vitet 1985-1989 u ringjall tendenca e Serbisë për ta rinënshtruar Kosovën dhe për ta rikthyer rrotën e historisë. Në këtë fazë (1985-1989) ndaj shqiptarëve në Jugosllavi veproi boshti antishqiptar i krimit Shkup-Beograd-Titograd (sot Podgoricë).
Serbia ka ndjekur dhe vazhdon të ndjekë edhe sot gjenocid të heshtur ndaj shqiptarëve të Kosovës lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë).
Gjenocid ndaj shqiptarëve ka ndjekur edhe Mali i Zi. Si rrjedhojë, shumë shqiptarë u detyruan të shpërngulen për në ShBA dhe gjetkë.
Politikë diskriminuese, restriktive dhe opresive ndaj shqiptarëve ka ushtruar edhe Maqedonia, që nga viti 1944 e këndej.
Si pasojë e gjenocidit të boshtit të krimit Shkup-Beograd- Titograd (Podgoricë) ndaj shqiptarëve në Jugosllavi, prej vitit 1912 e këndej, qindra mijë shqiptarë u detyruan të shpërngulen nga trojet e veta etnike historike, u depërtuan për në Turqi dhe gjetkë.
Për të mbijetuar, një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve në ish-Jugosllavi u vendosën në Kroaci, në Slloveni, në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Libër, Foto: Mikolaj, Unsplash
Shqipja e arbëreshëve të Italisë – Pas vdekjes së Gjergj Kastriotit më 1468, për t’i shpëtuar dhunës së Perandorisë Osmane, shumë shqiptarë u shpërngulën për në Kalabri dhe Sicili. Si pakicë gjuhësore, arbëreshët tani përbëjnë rreth 90.000 folës. Shumë prej tyre jetojnë në fshatrat malore të Kozencës në Kalabri dhe në afërsi të Palermos në Sicili.
Shqipja në Greqi – Një numër i madh i shqiptarëve që popullonin në mesjetën e vonë një pjesë të mirë të zonës qendrore dhe jugore në Greqi, është asimiluar gjerësisht. Megjithëkëtë, gjuha shqipe e atjeshme, e njohur si arbërishte (në greqisht – Arvanitika), mund të dëgjohet ende në 320 fshatra, kryesisht përreth Levadhias, në Eubenë e jugut (Evinë), në Atikë, në Korint dhe në Androsin verior. Shqipja e tyre nuk gëzon ndonjë status zyrtar. Arbërishtja që flitet në Greqi konsiderohet si forma më arkaike e shqipes që flitet sot.
Shqipja në Rumani dhe në Bullgari – Në shekullin XIX lulëzuan bashkësi të mëdha emigrantësh shqiptarë në Rumani dhe në Bullgari, me institucionet e tyre kulturore (shoqata, klube, gazeta, shtypshkronja, shkolla). Shqiptarët ishin të përqendruar kryesisht në Bukuresht dhe në Sofje. Shqipja mund të dëgjohet sot në rajonin kufitar bullgaro-greko-turk, sidomos në fshatin bullgar të Mandricës.
Shqipfolësit në Ukrainë – Një numër i paktë shqipfolësish gjenden në Ukrainë, sidomos në katër fshatra (Zhovtnevoje, Gamovkë, Georgievkë dhe Denveskoje) në krahinat e Melitopolit dhe të Odesës (tani të pushtuar nga Rusia). Shqiptarët e sotëm të Ukrainës janë pasardhës të kolonëve të shekullit XIX të ardhur nga krahina e Varnës në Bullgari. Në vitin 1959, numri i tyre vlerësohej në rreth 5000.
Shqipja në Turqi – Thuhet se në Turqi jeton një numër tejet i madh i shqiptarëve. Ka që thonë se janë me miliona. Numrin e saktë të tyre askush s’e di. Turqia kurrë s’i ka njohur shqiptarët si etnitet. Gjuha shqipe nuk ka pasur një status zyrtar. Gjuha e një etniteti mund të kultivohet, të ruhet, të mbrohet dhe të zhvillohet vetëm nëpërmjet shkollimit në gjuhën amtare. Ndryshe, gjuha e atij etniteti vdes.
Shqipja në kolonitë shqiptare në Egjipt dhe në Siri – Pak kanë mbetur nga ato koloni shqiptare që lulëzonin dikur nëpër kolonitë shqiptare në Egjipt dhe në Siri. Pakica shqiptare në Egjipt tani është shkrirë. Pakica shqiptare mund të gjendet deri diku në Siri, sidomos në Damask.
Shqipja në diasporë – Shumë shqiptarë punojnë dhe jetojnë në vende të ndryshme të Evropës – në Gjermani, në Zvicër, në vendet skandinave, në Austri, në Itali, në Francë, në Britani të Madhe etj. Pas vitit 1991 qindra mijë shqiptarë të Shqipërisë emigruan në Greqi dhe në Itali. Ata dhe fëmijët e tyre, në mjedisin familjar flasin shqip. Fëmijët, nipat dhe mbesat e tyre shkollohen në gjuhët e vendeve ku janë vendosur. Në raste të caktuara, për ta ruajtur gjuhën amtare, angazhojnë mësues nga Shqipëria, nga Kosova etj. Synimi i vendeve perëndimore është t’i integrojnë në shoqëri, gjë që mund të shkaktojë asimilimin e përshpejtuar të tyre.
Shqipja në Kanada, në Australi dhe në Argjentinë – Deri në njëfarë mase shqiptarë hasim edhe në Kanada, në Australi dhe në Argjentinë.
Shqipfolësit në ShBA – Shqiptarët në Amerikë kanë qenë të përqendruar sidomos në Boston, në Nju-Jork, në Kënetikët, në Nju-Xhersi, në Detroit. Shqiptarët emigruan në ShBA edhe pas viti 1991.
Libër, Foto: Chandler Cruttenden/Unsplash
Duke qenë se jetojmë në kohën e kompjuterit, të internetit, të komunikimit satelitor dhe të telefonisë celulare shqiptarë mund të hasim në shumë vende të botës. Shkojnë për punë, për ekzistencë, “për një jetë më të mirë”, për shkollim, për veprimtari ekonomike. Një pjesë e tyre kthehen në mëmëdhe, të tjerë kurrë nuk kthehen në atdhe.
Numri i saktë i shqiptarëve në trojet e tyre etnike dhe në botë nuk dihet. Thuhet se janë shtatë milionë, por ka që thonë se ky numër është shumë më i madh.
Në një e recension timin të publikuar në fillim të vitit 2020, për librin Dritë mbi plagë, të hartuar nga krijuesit Lulëzim Etemaj e Isuf Sherifi, (që me të drejtë e quajnë, sprovë për antologji), në të cilin i pranishëm me vargjet e tij është edhe poeti e studiuesi Agim Vinca, ndër të tjera, pata shkruar: “Së këndejmi, mendoj se libri Dritë mbi plagë edhe pse brenda tij ka vuajtje, dhembje, varre, uri, dënesje, lot e gjak, është dhurata më e mirë me të cilën lexuesi ynë do ta fillojë këtë decenie të re, e cila pa mëdyshje se do të jetë më premtuese se ato që kaluan, e për të cilat lutemi që të mos kthehen kurrë më”.
Si për inat, nuk u desh të kalonin edhe shumë ditë që të përmbysej kjo lutje “shpresëdhënëse” të cilën ia dëshiroja kombit tim të shumëvuajtur. Qysh në javët e para të vitit 2020, madje edhe më herët, diku kah fundi i vitit 2019, botës mbarë po i përgatitej një ogur i zi, pandemia COVID-19, e cila edhe tash kur veç po kalon gjysma e vitit 2021, po merr jetë njerëzish e po trazon shpirtrat tanë, por kësaj radhe pa zgjedhur popujt.
Jo rastësisht e fillova në këtë mënyrë këtë përqasje timen, meqë target i saj është pikërisht pandemia në fjalë, por e shikuar nga një perspektivë tjetër. E shikuar nga prizmi i krijuesit, poetit, shkrimtarit e studiuesit, Agim Vinca.
Në rreth 300 faqe sa i ka libri Ditari i pandemisë, Agim Vinca i ka regjistruar përshtypjet dhe përjetimet e tij si individ, mënyrën se si e kundroi ai këtë mynxyrë, këtë zezonë, për plotë 80 ditë të kaluara në karantinë teksa qëndronte në banesën e tij në Prishtinë.
Profesor Vinca e nis Ditarin e tij me një parathënie nëpërmjet së cilës ia bën me dije lexuesit se e gjitha filloi “si diçka e vogël, por që ditë pas dite e javë pas jave, erdhi duke u rritur, ashtu siç rritet topi i dëborës kur niset nga maja e bjeshkës për të përfunduar në fund si ortek a rrungajë”.
Dihet se teoritë letrare ia njohin prozës dhe poezisë, por edhe zhanreve të tjera letrare “autonominë” e tyre, dhe po ashtu nuk janë të rralla krijimet në të cilat hasim hibridizim zhanresh, sikurse ta zëmë është proza poetike apo poezia prozaike, e që zakonisht njihen si forma që dalin jashtë rregullave që lidhen me ecurinë e një proze apo poezie, mirëpo Ditari i pandemisë i krijuesit Vinca, është më shumë se kaq, është edhe prozë edhe rrëfim edhe histori.
Në tetëdhjetë ditë sa edhe ka mbajtur shënime profesor Vinca në Ditarin e tij, përveç që shpalosë detaje me rendësi nga përditshmëria e tij, telefonatat e zhvilluara me miq, njerëz të artit e të kulturës, përcjelljen me vigjilencë të lajmeve që vijnë nga vende të ndryshme të botës, rrëfimet për mënyrën se si këto vende përballen me virusin vdekjeprurës, ai po me kaq interes i ndjekë dhe i gjykon edhe zhvillimet politike në Kosovë.
Nëse shtetet e tjera të botës ia kishin shtrirë dorën e solidaritetit njëra-tjetrës, duke përfshirë edhe Shqipërinë tonë, e cila i dërgoi rreth 30 mjekë e infermierë në Itali për t’i dalë në ndihmë shtetit fqinj të dërmuar nga koronavirusi, lufta e ashpër mes taborëve politikë në Kosovë është në kulmin e saj, anipse pamëshirëshmërinë e tij vazhdon ta shfaqë hapur virusi enigmatik, i njohur si COVID-19.
Ani pse i diplomuar në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Telekomunikacionit, neve që kemi zgjedhur ta studiojmë shkencën e letërsinë, e që e konsiderojmë veten kompetent kur luajmë rolin e “demiurgut” kundrejt një vepre të caktuar letrare, sikur na bënë xheloz konstatimi i kryeministrit Kurti, dhënë për librin Ditari i pandemisë të profesor Agim Vincës: “Përsiatjet individuale të autorit në kohë izolimi, ndryshimi i detyruar i raporteve dhe rutinave familjare e shoqërore, virusi në politikë e politika me virusin… Mediet në Kosovë e Shqipëri me polemikat e panumërta (më shumë dërrmuese sesa shteruese), librat shqip dhe të huaj që i ka për qejf autori apo që i rebelohen atij nga përgjumja në kujtesë, ngjeshin radhët e tekstit 300 faqesh të ditarit 80 ditorë nga pranvera 2020 e Kosovës”.
Studiuesi i shkencave kompjuterike e lexuesi pasionantë i letërsisë, lideri i Lëvizjes studentore dikur, tash kryeministër i vendit, kur flet për verbin krijues të profesor Vincës, shton: “Ka libra që nuk mund t’i lexosh për një ditë. Ka libra që nuk mund të mos i lexosh brenda ditës. I këtillë është Ditari i pandemisë së Agim Vincës. Po e more në dorë dhe e hape faqen e parë, s’e shqet dot nga dora deri në faqen e fundit”.
E di që do të ishte ideale që ky vështrim imi për librin e profesor Vincës të përmbyllej me konstatimin e kryeministrit aktual të vendit! Megjithatë, kujtoj që nuk është e tepërt nëse themi se pandemia, ky emër qe është bërë pjesë e përditshmërisë sonë për pothuajse tri vitet e fundit, pa mëdyshje se një ditë edhe do të kalojë.
Kjo dergjë që trazoi botën, në të ardhmen e afërt (shpresojmë!), në rastin “më të mirë” do të përmendet shkarazi. Por, një gjë është e sigurt, kjo situatë makthi me të cilën vazhdon të përballet edhe më tej njerëzimi, do të jetojë gjatë në memorien tonë, vetëm se jo edhe aq sa në librin Ditari i pandemisë, të krijuesit të rrallë, autoritetit të kulturës shqiptare, profesor Agim Vincës.
Dhe, nëse e parafrazojmë atë që me modesti e thotë autori i librit, profesori i nderuar, do të thoshim: Le të mbetet një dëshmi, nëse jo për histori, së paku për jetën e përditshme të njerëzve të një kohe, të cilët e përjetuan pandeminë COVID-19.
( Vështrim rreth librit poetik, Regëtima e syve të Fatmire D. Lumanit, Iris, Strugë 2001)
Ejup Ajdini
Profesoresha universitare, Fatmire Lumani, në letra shqipe në Maqedoninë e Veriu erdhi si një shpezë që vjen nga vendet e shkreta. Erdhi pikërisht nga Ohri, kur njerëzit thoni se “shkoi” Ohri. Ishte koha kur në Maqedoninë e Veriut kishin shpërthyer shumë revolta të shqiptarëve për padrejtësitë që i bëheshin popullit tonë në këto anë. Si për çudi, rinia e asaj kohe, pas viteeve 90-ta, sikur u këndell në frymën kombëtare dhe u bë një digë kundër politikës shovenstie sllave që vepronte kundër shqiptarëve. Në këtë grup u rreshtua edhe Fatmire Doko Lumani, e cili u bë edhe sekretareshë enjë gjimnazi ”ilegal” në vitet e nëntëdhjeta, vepër kjio që i ishte bërë halë në sy poshtetit maqedonas të kohës. Përveç kësaj u muar fuqishëm edhe me krijimtarei letrare, veçmas me romane, drama dhe pezi. Ne, kësaj readhe, do të ndalemi te vepra poetike “Rugëtima e syve“
Hovi i jashtëzakonshëm krijues i Fatmires ishte maramendës, pasi që nga viti 1993, kur doli me librin e parë poetik “Vasha çeli portën” e deri më 2001, botoi 11 vepra letrare: tre përmbledhje poetike, tri drama, katër romane dhe një libër me materiale folklorike. Puna e saj fitoi një jehonë të madhe për kohën dhe dukej se vjen një ikonë e letrave të artit letrar në këto anë, te shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, ku shqiptarët jetojnë me shumicë. Kjo përmbledhje poetike, për të cilën ne po flasim, vjen me një pjekuri më të madhe poetike, e cila na josh thellësiht me përjetimet e autores, e cila përmes aftësive krijuese estetike, ajo ndikon edhe në përjetimet tona shpirtërore, pasi ato bëhen përgjithësime poetike për të gjithë lexuesit, pasi njerëzit janë të prirur për të vëshguar e përjetuar vlerat artistike që përmban një vepër arti, konkretisht një vepër letrare, siç është vepra poetike e Fatmire Lumanit “Regëtima e Syve” .
Te këto poezi të Fatmires shihet një mallë i pakufijshëm shpirtëror dhe tejet me mërzi të mallit për atdheun. Poetja ende është e etur dhe sikur gjithmonë ka diç për të thënë. Ajo tashmë kishte zgjedhur të shkruante diçka rreth zbratzëtirës së jetës dhe sikur e trazonte historia e jonë e lavdishme. Pastaj bukuritë e liqenit të ohrit nuk e lejonin të mbetet e qetë ky shpirt i trazuar. Për Ohrin kjo krijimtari nisi të bëhet qendër e rëndësishme kulti, ku edhe sot studiuesit i kërkojnë rrënjët shqiptare përmes pellazgjishtes së vjetër. Për këto gjurmë të humbura nëpër shekuj të tërë, studiues të shumtë dhe të mirëfilltë e dhan provimin e tyre, për të cilën kishin shkruar shumë autorë të lashtë, që nga antikiteti e deri më sot. Populli thot: Gjaku nuk bëhet ujë[1], pra, edhe pse Ohri po fshihet nga identiteti shqiptar nga politika shoviniste sllave, por realiteti është ndryshe. Edhe vet poezia e parë në këtë libër fillon me ndjenjën e madhe të Adem Jasharit, ku autorja ngre tërmet , ashtu si vepra e Adem Jasharit që ngrjti vullkan në këtë ruzull të tokës:
Kjo klithmë nuk është vetëm klithmë personale e saj, apsi kjo poezi në brendinë e saj ka në thelb lirinë njerëzore, të cilën e kërkon në të gjitha poret e jetës. liria është ndjenjë e përherëshme dhe e pa lëkundur në ndërdijen njerëzore. Prandaj, poeten Fatmire Doko Lumani, lirshëm mundemi ta quajmë poetesha e klithmave për liri, pasi jo rrallëherë troket në kujtesën tonë nëpër shekuj. Për këte është tejet bindëse me poezinë që ia kishton familjes Jasharjve, e cila mbetet një sintezë e fuqishme e rrjedhës sonë historike.
Përmes metaforës së zgjimit kombëtar, përmes figurës emblematike të Adem jasharit, poetesha shfaq simbolikën e lirisë së humbur. Kjo është një poezi që zgjon asociacione të fushme shpirtërore dhe artistike. Ngritja e këtyre temave të veçanta, pastaj zgjedhja e figurave të nevojshme dhe të qëlluara stilistike, si dhe guximi prej poeteshe të mirëfilltë, tregojnë se janë elemente që shoqëron në vazhdimsi poezinë e këtij vëllimi dhe të kësaj poeteshe kaq e ngitur me forcën vetanake në nivelin poetik e që e përkrahu denjësisht lexuesi i saj. Poetesha në këtë përmbledhje poetike, Regëtima e syve, është në kërkim të asaj që është zhdukur, e dhimbëshme dhe si fshihet ekztaza e një populli të tërë dhe si dhimje, autorja e njeh që te poezia e frymëzuar nga nëna e saj:
Poetesha është e lidhur ngusht edhe me Kosovën, jo vetëm se atje ka studiuar dhe ka kujtime të thella, ku më tepër frimzuese janë ngjarjet heroike të popullit shqiptar të Kosovës, për sakrificën më sublime që dhanë për liri dhe pavarësi. Ajo nuk lë pa përmendur edhe vashat intelektuale të kohës që bënë gjithçka ishte e mundur, bile edhe jashtë mundësive, siç ishte mjekja, poetja dhe luftutarja e denjë për çdo respekt Flora Brovina, ku ndër të tjera poetesha thot:
Ishin vitet e kërkmit të lirikës shhpirtërore, dhe siç duket qartë se për poeteshën ato vite nuk kishin të ndalura, por vazhdmisht ishin në kërkim të lirisë, klithjeve pafund, qoftë në mesnatë, apo në mesditë. Kjo ishte jeta me kuptimin e vet të jetës së bukur. Për këte dëshmojnë edhe mesazhet e shumta dhe të fuqishme që jepë kjo përmbledhje poetike. Mesazhi i tyre jo vetëm që është i bukur, por është edhe një mesazh historik për brezat e ardhshëm. Ajo më jetikja është dashuria për atdheun dhe për bashkimin kombëtar, e cila fuqishëm ndjehet edhe te mërgimtari:
Asaj kohe poetesha Fatmire Doko Lumani ishte ende e njomë dhe me vehte barte ëndrrat e dashurisë, përjetimet thelbësore të kësaj bote dhe për këte shkruajti edhe ciklin Sonete dashurie. Poetesha ka përjetuar një dashuri plot vullkan që djeg e herë-herë ndriçon deri në qiell, herë e lumtur e herë e dëshpëruar, ashtu siç është vet jeta. Shpesh e pi kupën e hidhur të vetmisë, sikur ky rreth ia ka penguar jetën shoqërore , ku njeriu mundet lirshëm të shrfryhet e të kënaqet me të mirat dhe të këqiat e kësaj bote. Këte e ndjen poetesha , pasi jeta e gruas shqiptare ka qenë e lodhur nga vetmia e saj nëpërshekuj e dekada… prandaj kjo vetmi është një eruzion tronditës, prandaj edhe i kthehet poezisë si trupi që kërkon ajrin, si shpirti i ballsamosur që kërkon një ngllënke raki dhe mu pr këte, te soneti i parë kemi:
Sa i përket motivit të dashurisë, poezia e Fatmires na duket sikur e kapërcen edhe ate të petrarkës, pasi poetesha shpesh duket si zjar e herë ndjehet akull. Ajo përplaset për ëndrat qiellore, por nuk i ikën dot asaj të prekshmes, asaj që i themi tokësore e që e rëndon gadi deri në dëshprim dhe kësisoj kemi përplasje të mëdha ndjenjash dhe mendimesh. Ajo thjeshtë eshtë poete dhe mbetet përgjuithmonë e prirur për ate që ne e quajmë idealiste, e cila ”ndoshta edhe nuk ekziston” përveç se në botën dhe shpirtin e poetëve – poeteshave, gjë e cila duket fuqishëm te strofa e parë e sonetit të dytë të kësaj përmbledhje poetike:
Sdo mend se cikli Sonete Dashurie e kësaj përmbledhje, e përbërë me gjashtë këngë sonetike, paraqet pjesën më të arirë artistikisht, e që është një nga krijimet më me relevacë të kësaj përmbledhje, e cila dëshmon edhe ngritjen letrare dhe estetike të kësaj poezie që nga përmbledhja e parë e deri tekjo e treta, për të cilën edhe jemi duke folur. Themi se ky cikël është më relevant, pasi ngërthen në vehte thellësinë e shpirtit të saj poetik, e cila burimin eka diku larg, diku në thellësitë e oqeanit pafund:
Motivi i dashurisë më i theksuar është te cikli Për syt e tu. Ato vite ishin kohë sa atdhetare, po aq edhe vite dashuria, pasi bota shqiptare ishte zgjuar, kishte marrë tatëpjetën dhe kjo krenari nxite me të madhe edhe motivin e dashurisë, pasi shpesh , motivi i atdhedashuriisë lidhet ngushtë edhe me motivin e dashurisë, bile do të thoja se janë edhe të pandashëm. Ajo në dashuri kërkon edhe fisnikrinë, pasi në njërën nga këto poezi ajo kërkon nga i dashuri i saj një dashuri romantike si në të kaluarën dhe ta puthe si një fisnik, dhe vetëm atëherë ajo bndet në fjalët që i dashuei i thot. Poetesha si poeteshë, me zemrën e saj të qelqtë, ajo shpesh ka edhe siklet shpirti, dhe ky shpirt ka edhe termete brenda saj, prandaj te poezia Pak qetësi thot:
Çuditësi! Poetesha ka plot të mira jetësore, guxim të mrekullueshëm, njohuri të plota shkenxore e letrare, jeton në vendet më të bukura shqiptare, por lind pyetja se nga vjen e gjith kjo dhimbje shpirtërore, pse e gjith kjo përplasje, pse kaq kërkesë për vetmi të thellë dhe gjith kjo ndrydhje shpirtërore?!… Kjo do një psikoanalizë, por ne mendojmëse se psikologjia e poeteshës është më e gjerë se rrethi ku jeton, pastaj ëndrat atdhetare nuk ecin sipas fuqisë psiqike e shpirtërore që posedon autorja dhe vijmë në një përfundim modest se shpirti poetik gjithmonë ka lëkundje tektonike në shpirtin e poeteshës. Ajo gjithmonë sikur lëngon në shtratin e dhembjes dhe të vetmisë së madhe, ku fshihet edhe dhembja e vetmisë kolektive, pasi ajo kujton sa e sa shoqet e saja që janë djegur për pak liri, për pak shkollim, për pak dashuri dhe Fatmirrja i njeh mirë këto rrethana dhe ajo patjetër të digjet bashk me brezin e saj të pafat. S’do mend se fati i poeteshës është i lidhur ngusht me fatin e shoqeve të saja, me fatin e mërgimit si plagë historike e jona kombëtare, prandaj jeta e jonë nuk bëhet ndryshe, vetëm se të asaj me klithma:
Vargjet poetike të Fatmire Lumanit, e kemi vështirë t‘i kuptujmë sa cili motiv dominon më tepër. Ai dhembjes, apo ai i lumturisë dhe siç duket të dya motivet e mbajnë drejt një flakadani që e detyrojnë poeten të ece vetëm vertikalisht. Mu për këte, poezia e saj bëhet më e lexuar, më e pranueshme në shpirtin e lexuesit she me mesazhe pafund, pasi buojnë nga thellësia e shpirtit.
Poezi e Fatmires dëshmon për një vokacion të vetin shpirtëror, me plot ndjenjat të dhembjes, zemërimit, të çiltëra ndaj dashurisë.zemërmit, përkushtimit dhe të kushtrimit. Eshtë një poeteshë e cila nuk heshti para kësaj kohe të vonuar.
Dashuria dhe përkushtimi i saj për të shkruarit që në moshë shumë të re, ka bërë që ajo tashmë të ketë dy librat e saj edhe pse është vetëm 16 vjeçe. Poetja e re Emine, e intervistuar nga Portalb na tregoi për pasionin e saj të madh dhe librin e saj të dytë të promovuar këtë javë “Nga vargu në varg”. Ajo thotë se për këtë libër ka marrë shumë komente pozitive dhe se është pritur në një mënyrë shumë madhështore. Ndërkaq, pas kësaj ajo premton se do të vazhdoj dhe më tej të shkruaj dhe të promovoj libra të tjerë.
Kush është Emine për ata që se njohin? Përshëndetje të gjithëve, uroj që të gjithë të jeni mirë. Atëherë sa i përket asaj se kush jam unë, unë jam Emine Islami nga fshati Pallçisht i Poshtëm (i rrethinës së Tetovës). Jam 16 vjeçare dhe kam mësuar në shkollën fillore “Dervish Cara”, kurse tani jam e regjistruar në shkollën e mesme “Nikolla Shtejn”, unë kam botuar dy librat e mi, libri i parë është “Pesëmbëdhjetë” kurse i dyti “Nga vargu në varg”. Kjo është ajo se çfarë bëj unë në kohë të lirë pra, vazhdimisht shkruaj.
Prej kur ke filluar të shkruash derisa në një moshë kaq të re ke arritur të promovosh dy libra?
Atëherë, sa i përket asaj se prej në çfarë moshe kam filluar të shkruaj unë. Ka qenë një moshë vërtet shumë e vogël, unë kam qenë 8 apo 9 vjeçe kur kam filluar të shkruaj ato poezitë fëmijërore po, nuk mund të thuhet se dy libra i solli vetëm puna se kam shkruar shumë e re sepse kur e botova librin e parë vetë më erdhi ajo dëshira të vazhdoja ende më shumë pra, ajo e solli edhe librin e dytë.
Emine Islami
Kush ka qenë mbështetja mbështetja jote më e madhe në këtë drejtim?
Po, mbështetja ime më e madhe në fillimin tim normalisht që ka qenë familja por, atë iniciativën më kryesore e kam marrë nga Nagip Ismaili edhe ai është një anëtar i familjes sime dhe mund të them se kryesor i gjithë kësaj procedure ishte ai.
Cili ka qenë mesazhi i librit tënd të dytë që e ke promovuar këtë javë dhe si kanë qenë reagimet e njerëzve?
Libri im i dytë i cili u promovua këtë javë nuk është se ka një mesazh të vetëm pra secila poezi e ka mesazhin në vete dhe po t’i grumbullosh të gjitha poezitë dalin mesazhe të ndryshme. Kurse sa i përket reagimit të njerëzve, personave të cilëve deri tani kam arritur tua shpërndaj librin, më kanë dhënë komente shumë pozitive dhe e kanë pritur librin tim në mënyrë shumë madhështore dhe më kanë dhënë një ndjenjë shumë të bukur.
Cilat janë synimet e tua për të ardhmen? Sa i përket asaj se çfarë planifikoj të bëj në të ardhmen, nëse flasim për librat normalisht që planifikoj të vazhdoj me libra po, në qoftë se flasim për punën që dua ta realizoj nuk është se e kam ende të caktuar sepse dita e ditës ndryshon dëshira për atë se çfarë dua të bëhem dhe prandaj le të ja lëmë kohës.
Në fund Emine ju drejtua gjithë rinisë me mesazhin e saj që t’i japin përkushtim vetes së tyre.
Një mesazh për moshatarët e tu? Pra, nga mesazhet e ndryshme që mund t’u jepen të rinjve, mesazhi im do të ishte se duhet në çfarëdolloj aspekti ti përkushtohen vetes sepse ajo sjellë çdo të mirë, kur ne i përkushtohemi vetvetes e mira vjen vet.
“Trolling mbi të drejtat e autorit”(copyright trolling) ose abuzimi me të drejtat e autorit po hyn në një shkallë të gjerë në vend. Fenomeni negativ që filloi të shfaqet kah mesi i dekadës së fundit në vendet e zhvilluara është përhapur në Maqedoni, me kërcënime nga individë dhe kompani të caktuara përmes firmave ligjore se ata do të paraqesin padi kundër mediave për shkelje të së drejtës së autorit të fotografive të marra, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.
Në thelb, “copyright trolling” i referohet kërcënimit të vazhdueshëm për aktpadi nga bartësi i të drejtës së autorit mbi disa fotografi të mediave që e kanë marrë fotografinë gjatë raportimi mediatik. Zakonisht, këto korrespondenca elektronike me median fillon me kërkesë për dëmshpërblim financiar në shumën prej disa mijëra eurosh për një fotografi të marrë, e cila zgjat për disa muaj duke “negociuar” me avokatët shumën financiare që ata duhet të marrin për përmbajtjen e shkarkuar. Nëse nuk arrijnë të marrin shumën parave, që pa arsye është tepër e madhe, që e kanë pas për qëllim, në një numër jo të vogël çështjesh do të ketë proces gjyqësor kundër shtëpive mediatike.
Kërcënime dhe shantazhe për të paguar shuma të mëdha parash, përndryshe do të ketë proces gjyqësor
Agjencia e lajmeve Meta.mk më shumë se një vit më parë mori një kërcënim të tillë gjyqësor përmes një letre nga një avokat në një vend evropian për një fotografi të realizuar në vitin 2016. Letra i referohet një fotoje të Esma Rexhepova në një koncert që ishte mbajtur shumë kohë më parë, por u përdor nga disa media kur vdiq këngëtarja e famshme nga Maqedonia.
Korrespondenca zyrtare zgjat për një periudhë më të gjatë kohore, si rregull, e gjithë korrespodenca nga avokati i huaj përfundon me kërkesë për të paguar një shumë të madhe parash dhe një llogari bankare të shënuar, në të cilën duhet të paguhen deri në një datë të caktuar. Nëse nuk paguhen, kërcënohet me proces gjyqësor.
Sidoqoftë, edhe pas skadimit të kësaj date, përsëri dërgohet letër me afat të ri brenda të cilit duhet të paguhen paratë, përndryshe do të pasojë një proces gjyqësor. Dhe kjo zgjat më shumë se një vit.
Avokati Valentin Pepeljugoski për Meta.mk thotë se respektimi dhe mbrojtja e të drejtës së autorit është një arritje civilizuese dhe flet për nivelin e zhvillimit të një shoqërie. Sidoqoftë, abuzimi me të drejtat e autorit ndodh në situata kur autorët ose mbajtësit e të drejtës së autorit kërkojnë një shumë më të lartë në mënyrë që pala tjetër të refuzojë pagesën. Në raste të tilla, autorët ose mbajtësit e të drejtave të autorit paraqesin një proces gjyqësor ku shpenzimet gjyqësore do të jepen shuma shumë herë më të mëdha, me të cilat paguhen autori dhe avokati i cili e drejton procesin.
“Le të jemi të qartë, askush nuk është kundër mbrojtjes së të drejtës së autorit, por ky është një abuzim klasik dhe gjykatësit duhet ta parandalojnë atë. Nuk mund të paguani 500 euro për përdorimin me kontratë, ndërsa të fitoni 5.000 euro nga një procedurë gjyqësore,” tha avokati Pepeljugoski.
Në periudhën e kaluar, theksi i aktpadive të këtilla është vendosur kryesisht në fotografi, pasi ka softuer dhe agjenci të specializuara që mund të zbulojnë automatikisht përdorimin e fotografive. Avokati Pepeljugoski shton se vendi jonë nuk është i gatshëm të merret me copyright trolling, sepse shumica e mediave nuk kanë këshilltarë ligjorë për të monitoruar situatën me të drejtat e autorit dhe abuzimet e saj, ndërsa gjykatësit dhe ekspertët nuk kanë njohuri të mjaftueshme për këtë materje.
Gjykata Supreme me vendim në kundërshtim me vendimet e Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Themelore
Një rast i ngjashëm që ka të bëjë me të drejtat e autorit mbi një fotografi të një këngëtari të njohur nga rajoni, i cili u botua shumë kohë më parë dhe u mor nga disa media, përfundoi përpara Gjykatës Supreme në fillim të qershorit të këtij viti. Në këtë rast, shuma të mëdha parash u mblodhën nga disa media në vend, në një proces gjyqësor nga një fotograf serb i përfaqësuar nga një avokat maqedonas. Si Gjykata e Shkallës së Parë ashtu edhe Gjykata e Apelit vendosën kundër medias dhe në favor të fotografit, dhe paratë për dëmet dhe shpenzimet gjyqësore janë mbledhur tashmë.
Sidoqoftë, në kundërshtim me Gjykatën e shkallës së parë dhe Gjykatën e apelit, Gjykata Supreme vendosi të hedhë poshtë pretendimin e fotografit si të pabazuar. Duke vepruar kështu, ata udhëzuan paditësin, fotografin nga Serbia, që të rimbursojë fondet e mbledhura plus kostot shtesë. Gjykata Supreme, në dy vendime të ndara, për media TV Sitel dhe Fakulteti.mk vendosi që paditësi t’u paguajë atyre 462,356 denarë (Sitel) dhe 659,856 denarë (Fakulteti.mk) brenda 15 ditëve nga marrja e vendimit.
Në vendimin e Gjykatës Supreme thuhet se paditësi nuk dha asnjë provë se fotografia e diskutueshme ishte puna e tij dhe se ai e kishte fotografuar atë me pëlqimin e këngëtarit në një koncert në mars 1988.
Gjithashtu, vendimi i gjykatës thotë se fotografia nuk mund të jetë provë e rëndësishme sepse është në dispozicion në shfletuesin GOOGLE, kështu që nuk mund të kontrollohet kush është autori, dhe as nuk ka udhëzime ku mund të merret një informacion i tillë.
Për më tepër, thuhet se gjykatat nga shkallët më të ulëta vendosën që e drejta e autorit ishte shkelur në këtë rast vetëm përmes kopjeve të paraqitura të shtypura nga ekranet e njoftimeve, të cilat nuk ekzistojnë kur ngrenë një padi dhe nuk mund të arrihen nga një shfletues .
Në Serbi, shoqatat e gazetarëve organizojnë debate publike për çështje të tilla
Në Serbinë fqinje, praktika e padive në masë të madhe për shkelje të së drejtës së autorit u aktualizuar disa vjet më parë, kur në një kohë të shkurtër disa media u paditën, dhe në praktikë çështjet gjyqësore përfunduan kryesisht në favor të fotografëve me shpërblim prej mijëra ose dhjetëra mijëra euro në dëm financiar, plus kompensim për shpenzimet gjyqësore. Si rezultat, gjykimet kundër mediave kanë çuar në një luftë për mbijetesën e disa mediave, përfshirë pagesën e ndihmave të rregullta për gazetarët e punësuar dhe punonjësit e medias. Dhjetëra punonjës të medias shpesh kërcënohen se po fotografojnë një autor për shkak të kompensimeve paarsyeshëm të larta të gjykatës.
“E-novine” nga Serbia është media e parë që është shuar për shkak të kërkesave për dëmshpërblim nga autorë të caktuar të fotografive, punimet e të cilëve janë marrë pa marrëveshje të veçantë. Shoqata e pavarur e gazetarëve të Serbisë reagoi qysh para pesë vitesh se edhe vjedhja e fotografive, por edhe proceset gjyqësore kundër mediave për veprime të tilla janë në fakt një “përmbytje” për vetë mediat. Ata më pas publikuan listën jozyrtare të çmimeve të Shoqatës së Mediave, e cila përfshin pagesën e kompensimit të autorit / mbajtësit të veprës nga 10 euro për një foto të thjeshtë arkivore në maksimum 500 euro për një foto ekskluzive të një ngjarje aktuale. Lista e tillë e çmimeve është bërë në bazë të praktikës së përditshme, e cila jep mendim realist mbi çmimin e fotografive në Serbi.
Sidoqoftë, proceset gjyqësore të pakuptimta dhe abuzimet e të drejtave të autorit kundër medias në Serbi kanë vazhduar, duke bërë që shoqatat e gazetarëve të mbajnë konferenca duke debatuar këtë çështje midis fotografëve si mbajtës të së drejtës së autorit dhe mediave si përdorues të fotografive. Shoqata e pavarur e gazetarëve të Vojvodinës raporton për një debat të organizuar nga viti 2017, në të cilën fotografët, avokatët dhe përfaqësuesit e mediave arritën në përfundimin se komunikimi midis fotografëve dhe medias ishte i nevojshëm për të kapërcyer ndryshimet e mëdha në lidhje me interpretimin e legjislacionit që rregullon të drejtat e autorit.
Në Maqedoni, mediat janë lënë vetëm
Në rastin e Maqedonisë, avokati Pepeljugoski thotë se mediat nuk duhet të përdorin të drejta e autorit të të tjerëve pa i blerë më parë. Sidoqoftë, është e nevojshme që shoqatat e fotografëve dhe media të publikojnë listat e tyre zyrtare të çmimeve për përdorimin e fotografive. Ai shton se gjyqtarët në procedurat e filluara duhet t’i kushtojnë vëmendje parimeve të abuzimit të ligjit dhe të mos lejojnë arkëtimin e kostove të panevojshme, ndërsa nevojitet trajnim dhe specializim për gjyqtarët të cilët merren me çështje të tilla. Në të njëjtën kohë, media duhet të vendosin marrëdhënie të punës në bazë të kontratës që do të rregullojnë pronësinë dhe të drejtën e autorit.
“Ligji aktual për të drejtat e autorit do të duhet të harmonizohet me të ashtuquajturën Direktiva digjitale e BE për të drejtat e autorit. “Ekzistojnë dispozita të caktuara që rregullojnë të drejtën e qytetarëve për t’u informuar dhe dhënë kompensim monetar dhe jo të tregut për përdorim të paautorizuar,” shpjegon Pepeljugoski, i cili këshillon të gjithë të përdorin mënyra alternative për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe zgjidhjen jashtë gjykatës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Një tjetër alternativë për të shmangur mosmarrëveshjet e këtilla është organizata jofitimprurëse Creative Commons, e cila ka lëshuar disa licenca të hapura me të drejtë të autorit, të cilat lejojnë krijuesit e fotove të përdorin këto licenca për të zbuluar se cilat të drejta mbajnë dhe cilat të drejta heqin dorë në favor të të gjithë subjekteve që do të përdornin në të ardhmen, edhe nëse ato i kanë modifikuar përmbajtjet e tilla.
Fondacioni Metamorfozis, në vendin tonë, vite me radhë përdor licencat e Creative Commons për të gjithë përmbajtjet që i krijon si një shoqatë qytetare, por edhe përmes mediave Meta, Portalb dhe Vërtetmatësi, së bashku me botimet që boton, të cilat qartë janë shënuar në ueb-faqet me vite të tëra.
E lindur në Prishtinë por e rritur në Zvicër, Shqipe Sylejmani, autorja e librit të famshëm “Bürde & Segen“ flet për Portalb për mesazhin që përcjell libri dhe historitë interesante për kulturën shqiptare në të. Këtë libër e promovoi javë më parë dhe ka arritur numër të madh të lexueshmërisë nga vende të ndryshme të botës. Shqipja merret dhe me punë të tjera, një ndër ato është puna e gazetarisë. Këto dhe shumë të tjera i theksoi ajo në intervistën e saj për Portalb.
Shqipe Sylejmani, Bürde & Segen
Kush është Shqipja për ata që nuk e njohin?
Quhem Shqipe Sylejmani dhe jam autore e librit “Barrë & Bekim” ose në gjermanisht “Burde & Segen“. Unë jam 32 vjeçare dhe jetoj në Zvicër me prejardhje nga Kosova, jam e lindur në Prishtinë. Punoj në Zvicër si gazetare, kolumniste, por edhe në komunikime për një agjenci. Mundohem ta shprehi kulturën shqiptare në gjithë botën. Kam filluar në gjuhën gjermane në Zvicër, Gjermani dhe Austri me librin “Bürde & Segen”, ndërsa pastaj do të përkthehet libri në gjuhën angleze dhe shqip për të shpërndrë mesazhin e kulturës tonë edhe më larg.
Shqipe Sylejmani, Bürde & Segen
Çfarë mund të thuash për librin tënd të promovuar para pak kohësh “Bürde & Segen” (“Barrë & Bekim”), cili është mesazhi i këtij libri?
Mesazhi i librit “Barrë & Bekim” kisha thënë që është më e madhja ta shprehi si e kemi përjetuar si diasporë shqiptare jetën në diasporë. Cilat pyetje kanë qenë për ne relevante, si e kemi përjetuar integrimin në një shtet tjetër, si e kemi mirëmbajtur kulturën tonë shqiptare edhe në diasporë dhe besoj që edhe shumë të rinj që jetojnë jashtë e njohin atë ndjenjën që nuk je komplet e përmbushur gjithmonë kur të jetosh në diasporë se të mungon vendlindja.
Në libër bëhet fjalë për këtë ndjenjë që një vajzë e re që ritet në Zvicër me prejardhje kosovare kthehet te rrënjët e saja për të zbuluar kulturën shqiptare por edhe për me gjetë vetveten. Ajo shkon i viziton të gjitha trojet shqiptare prej Kosovës, në Shqipëri në Mal të Zi në Maqedoni dhe nuk takon vetëm njerëz të mrekullueshëm dhe një kulturë shumë të bukur por gjithashtu edhe anekdota, tregime shpjegime të kulturës tonë por edhe këshilla që i ndihmojnë të kuptoj jetën më mirë. Besoj që ajo është shumë e veçantë për kulturën tonë shqiptare që e kemi këtë mundësi për me shpreh veten përmes anektodave.
Shqipe Sylejmani, Bürde & Segen
Çfarë reagimesh (feedback-u) ke pasur nga njerëzit që e kanë lexuar këtë libër?
Feedback-u (Reagimi i njerëzve) ka qenë i mrekullueshëm dhe me thënë të drejtën nuk e kam pritur që do të ketë efekt aq të madh, sidomos e kam paramenduar që te shqiptarët do të lexohet pak më shumë. Por, reagimi më i madh ka qenë se sidomos zvicranët e lexojnë librin sepse janë të interesuar në kulturën tonë shqiptare që është një shenjë shumë e mirë edhe për shqiptarët që jetojnë në diasporë. Por, edhe një feedback shumë i madh ka qenë se libri është shumë i dhimbshëm normal kur shprehemi ne në diasporë, emocionet tona për vendlindjen. Shumë është emocionale por, ai ka qenë një reagim edhe për mua që njerëzit me këtë libër kanë gjetur një mënyrë një lidhje me vendlindjen e tyre, një dëshirë për të krijuar vetë një udhëtim në këto vende si të Shotës, personit në libër, reagim më të mirë nuk mund të ketë më shumë se dikush të inspirohet edhe vet ta bëj një udhëtim të tillë.
Shqipe Sylejmani
Përveç shkrimeve me çfarë merret tjetër Shqipja?
Unë përveç shkrimeve punoj edhe si gazetare në Zvicër dhe kam një kolumne te portali “Nau.Ch” por, gjithashtu edhe te një agjenci të komunikimit ku përkrahim kompani të ndryshme me komunikimin dhe marketingun e tyre. Normalisht, vazhdoj edhe shkrimet për librat që do të vijnë në të ardhmen.
Shqipe Sylejmani
A ke në plan të shkruash ndonjë libër edhe në gjuhën shqipe?
Qëllimi është patjetër të vazhdoj shkrimet me libra të tjera sidomos në gjuhën shqipe. Libri “Barrë & Bekim” së shpejti do të botohet edhe në gjuhën shqipe. Dhe kur e kam lexuar vetë për së pari herë në gjuhën shqipe shumë jam emocionuar se përsëri në gjuhën tonë të bukur gjithçka tingëllon pak më ndryshe pak më emocionuese dhe besoj që edhe në të ardhmen librat që do t’i botoj në gjuhën gjermane do të botohen edhe në gjuhen shqipe, nëse është interesi aty normal.
Çfarë mesazhi do i jepje rinisë?
Mesazhi im për të rinjtë është që kur mos të heqin dorë prej asaj që dëshirojnë të arrijnë në jetë. Edhe unë kam pasur disa sfida që normal ndodhin kur njeri mundohet t’i plotësojë dëshirat dhe ëndrrat. Nuk është lehtë, e di që rruga është e gjatë, e di që ndonjëherë edhe mundësitë nuk ekzistojnë por, në jetën time kam mësuar që çdoherë kur dikush nuk ndalon t’i jep të gjitha çka i posedon për t’i realizuar ëndrrat atëherë nuk ka mundësi të mos plotësohet. Prandaj dhe mesazhi im për rininë shqiptare është se jemi shumë të talentuar, jemi të bekuar me talente në kulturën tonë që kurrë mos të ndalen të punojnë dhe t’i plotësojnë ëndrrat e tyre.
Krijimtaria letrare në prozë e dy romaneve u promovua në Tetovë në hapësirat e lokalit Shend e verë, “Donika-dielli do të shkëlqejë përsëri” i autorit Ismail Aliu dhe romanin “MAKTHI” i autorit Fatmir Halimi, transmeton Portalb.mk.
Veprat e autorit Ismail Aliu i ka botuar Shtëpia Botuese “PROKULTPRESS” nga Prishtina. Autori është nga Tetova, pas studimeve për ekonomi në Universitetin e Prishtinës, për shkaqe të rrethanave politike emigron në Berlin të Gjermanisë, për më shumë se 40 vite.
“Ai më shumë se gjysmën e jetës së tij e ka kaluar në mërgim, shkruan shqip që buron nga malli dhe dashuria për atdheun dhe dëshira e madhe që përmes temave që trajton të kontribuoj në ngritjen e vlerave tona kombëtare dhe letrare”-u shpreh botuesi Fatmir Halimi. Ai më tej shtoi se Ismaili përmes syzheut të formave të tij në qendër të vëmendjes ka individin shqiptar të migruar nëpër vende të ndryshe evropiane, integrimin e tyre në jetën shoqërore, ku ata jetojnë dhe veprojnë.
Veprat e botuara nga ky autor janë: “Jeta në pranga”,”Duke thurur ëndrra për jetën harrova të jetoj, “Dashuria në kontekstin e letërsisë dhe të psiko-filozofisë”, “Fletët e një ditari”, “Më fal Atdhe”, “Donika-dielli do të shkëlqejë përsëri”.
Te romani “Donika-dielli do të shkëlqejë përsëri” dëshmohet edhe talenti dhe zgjuarsia e autorit për të mbajtur të gjitha situata në kontroll, të cilat i krijohen për mes personazheve të shumtë: Donika, Bashkim Kosova, Marash Hoti, Kushtrimi e shumë të tjerë. Ngjarja e romanit vendoset në Kosovë disa vite pas përfundimit të luftës së fundit. Krejt intriga e romanit zhvillohet dhe ndërtohet mbi bazën e shoqërisë kosovare pas përfundimit te luftës, ku shqiptarët edhe pse e fituan lirinë, brenda tyre mbeten mbeturinat e pushtetit serbo-sllav, të cilat inkuadrohen në institucionet e reja dhe bëhen përsëri të pushtetshëm. Autori i jep shpresë krejt kësaj drame me gjeneratat e reja qe luftuan për lirinë e vendit.
Njëherit u promovua edhe romani “MAKTHI” i autorit Fatmir Halimi nga Kosova.Për krijimtarinë e autorit dhe romanin një fjalë një vështrim të përgjithësuar prezantoi krijuesja tetovare Sadije Aliti.
“Shkrimtari rrëfimin e tij për ngjarjet, të bëmat dhe episodet e shumta të jetës i paraqet përmes narratorit, ose rrëfimtarit në vetën e parë, pra personazhit kryesor, ato barriera të jetës e mbajnë edhe lexuesin më makth, se cila do të jetë ndodhia e radhës dhe çka do të duhet të kalojë Agoni, personazhi kryesor, për të sfiduar atë që jeta ia servon larg vendit të tij diku nëpër Evropë”, theksoi Aliti.
Fatmir Halimi u lind në fshatin Dumnicë të Podujevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Podujevë, ndërsa studimet në degën Letërsi dhe gjuhë shqipe i kreu në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinës, ku edhe ka magjstruar. Autori ka një karrierë 30 vjeçare në krijimtarinë letrare.
Mitingu i Poezisë që mbahet në Gjakovë, i organizuar nga Klubi Letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, sivjet u mbajt për të 57-tën herë me radhë, në konkurs të shpallur për roman, prozë dhe poezi nga Klubi Letrar “Gjon Nikollë Kazazi” për vitin 2021, e zuri romani me titull “Makthi” i shkrimtarit Fatmir Halimi, mori Çmimin e parë “Teki Dervishi”
Romani “Makthi” i Fatmir Halimit përshkohet me një stil ri të krijimit dhe me një temë psikologjike, por edhe sociale dhe shoqërore, ku personazhi kryesor është një individ krejt i vetmuar mbi sipërfaqen e detit dhe mbijetimin e tij, i cili faktikisht e përjeton, por edhe e mbijeton makthin. Fitues i Çmimit vjetor për letërsi “Anton Pashku” për veprën më të mirë letrare në prozë të botuar brenda vitit 2017. Romani “Dy vdekje të një jete” është një sprovë e kaluar me sukses nga autori Fatmir Halimi. Ky roman ka për motiv periudhën e luftës së fundit në Kosovë dhe pasojat e saj, të cilat transmetohen nëpërmjet të fateve të dy personazheve kryesore si: Astritit dhe Valberës, dy të dashuruar marrëzisht, e të cilët i ndau lufta. Fundi tragjik dhe dhënia e besës për t`u bashkuar në botën tjetër, japin kulmin e dhembjes dhe emocionit që e përshkon romani.
Gazetari dhe publicisti tetovar, Ismail Arsllani, tash së voni erdhi me romanin e tij historik, “Misionari i kasabasë”. Duke shfletuar këtë roman, që në tregun letrar të Maqedonisë së Veriut është deficitar për momentin, që në fillim ndjell një dëshirë që të përpihet dhe, në fund, të lë pa frymë. Me stilin e tij karakteristik, vlerat artistike e stilistike të shprehjes, konstruksionet sintaksore, po edhe përmbajtja mjaft tërheqëse, përplot legjenda dhe fjalë të urta, përvetëson lexuesin që në faqen e parë të veprës.
Romani nis me një maturi, duke rrëfyer një shtjellë ngjarjesh në qytezën e quajtur Kasaba të gjysmës së dytë të shekullit 19, kur kishte filluar grabitja e tokave shqiptare. Sulltan Abdylhamidi i Dytë, në përpjekjet e tij për ta mbrojtur edhe më tej sundimin e gjithëpushtetshëm në tokat e Ballkanit, kishte dërguar në atë kasaba një njeri shumë të mençur, një ish-student të Sheriatit të Universitetit Perandorak të Stambollit. Ky ishte Baba Dijetari, personazhi kryesor i romanit, rreth të cilit shtjellohet tërë ngjarja, duke nisur nga ardhja e tij në kasabanë e përshkruar me ngjyra panoramike, me njerëz të urtë, të mençur si Selman Alia – Samarxhiu, punëtorë e zanatçinj të ndershëm, Usta Ahmeti, xha Azami, Malësor Deda, agallarët Hafiz aga Hajrizi, e bija Hanifja, Pashai i Kasabasë, komisari i xhandarmerisë, Kukaleci, një njeri i gjymtë, me emrin e të cilit nënat i frikësonin fëmijët e tyre, pastaj Sheh Mustafa, njeriu i dytë i Lidhjes së Prizrenit e disa të tjerë.
Romani është shumë tërheqës me historitë e rrëfimit të një kronike ngjarjesh, të mbushura plot me hafije, tradhtarë, kriminelë, cuba mali, bashkëpunëtorë të shteteve fqinje, asokohe grabitëse të tokave tona. Përshkruan jetën e popullatës deri në imtësi, të agallarëve e bejlerëve, të varfanjakëve, të myslimanëve e të krishterëve, të cilët kishin emrin e përbashkët – milet. Në këtë narrativ nuk mungonin as historitë e dashurisë, deri në vetëflijim.
Romani është një tundim i vërtetë për një lexues, nëse fillon të lexojë, vështirë se mund ta braktisë. Ismail Arsllani, duke na e zbuluar atë botë aq të fshehur, në vazhdim na jep një pasqyrë të imagjinatës së femrës së mbuluar të asaj kohe, na e zgjon kërshërinë edhe më shumë, se ç’u bë me Hanifen, po me shoqen e saj Hajrien(?), e cila me po aq afsh i vlonte dashuria, për të njëjtin mashkull, Baba Dijetarin. Përshkruhen përjetimet e Hanifes, asaj vajze që flinte në jastëk me pupla, por zemra i qe copëtuar grimë e në çdo moment i kërcente dhe i shkaktonte dhimbje në gjoks.
Jeta në atë kasaba, me ardhjen e Baba Dijetarit kishte filluar të shkallëzohet në një krizë të madhe, që përfundonte edhe me vrasje. Gazetat e huaja shkruanin për copëtimin e tokave arbërore. Burrat e kësaj kasabaje nuk ishin të qetë, ata deshën ta tregojnë forcën që kanë. Një ditë të bukur dolën në shesh për ta ngritur zërin e thanë: “Jemi më shumë se 60 mijë burra, prej të cilëve kemi dalë në këtë shesh 5 mijë… Popull i nderuar, jemi mbledhur këtu që të nxjerrim një kërkesë për bashkimin e arnautëve dhe mbrojtjen e tokave tona kundër ndarjes, që pritet të bëhet nga ana e fuqive të mëdha…”
Autori Arsllani e çon lexuesin të mendojë jo vetëm për qytetin dhe njerëzit, por ia kujton edhe kreshtën e një pjese të historisë sonë, që, sa e njohim, po edhe jo gjithaq. Njeriut, në momente, i rrëmbushen sytë, përjeton rrëqethje. Megjithatë, njerëzit ishin zemërgjerë, qytetarë e fshatarë. Fytyrat e tyre qeshnin. Në qytetin e tyre kishin disa punëtori armësh. Shumica e burrave kishin armë për vetëmbrojtje.
Ismail Arsllani rrëfen historinë, duke ia qëndisur të gjitha poret, me të gjitha ngjyrat, me ecejaket e ngadalshme, por mbresëlënëse të paraqitjes së ngjarjeve; pikturimit të kasabasë, njerëzve me gjithë gjallërinë që e ka, si dhe protagonistin kryesor, Baba Dijetarin, me gjithë misionin e tij në atë kasaba.
Dimensioni i rrëfimit është i gjerë dhe përfshin një retrospektivë të fuqishme, me urtësinë e përshkrimit të kasabasë, ngjarjet, njerëzit e krejt kjo, me një qëllim: të njihet në imtësi çdo cep e skaj i qëndismës së kasabasë, që na përkujton kohën kur vashat me kujdesin më të madh punonin pajën e nusërisë, pëlhurën me ngjyrat e ndryshme të penjve, me dashuri dhe me mjeshtëri.
Romani lexohet me një shpejtësi të rrufeshme dhe lexuesi përjeton momentet më të këndshme. Lexohet me shumë dëshirë, me një padurim për ta kryer sa më parë, që të shihet përfundimi që mbahet peng gjatë gjithë rrëfimit. Kur lexuesi përfundon romanin ndjen zbrazëtirë, atë të ndarjes e shkëputjes prej Kasabasë…
Me këtë roman Ismail Arsllani hyn në botën e madhe të letërsisë, në botën e romanit shqiptar. Ky roman mund të lexohet disa herë dhe përsëri lexuesi të ndjejë po atë kënaqësi, si herën e parë.