Quantcast
Channel: Libra/Poezi – Portalb
Viewing all 617 articles
Browse latest View live

Çmimi evropian për Shpëtim Selmanin – njohje e vlerave kulturore të Kosovës

$
0
0

Për herë të parë, këtë vit, shkrimtarëve nga Kosova iu dha mundësia që të hyjnë në garë për Çmimin Letrar të Bashkimit Evropian. Tre shkrimtarë arritën të jenë në mesin e finalistëve: Shpëtim Selmani, Azem Deliu e Majlinda Bregasi. E të martën Selmani, me veprën e tij “Libërthi i dashurisë”, u shpall laureat i çmimit, bashkë me 12 shkrimtarë të tjerë.

Sipas tij, kjo përzgjedhje ka bërë që të hapet një derë e re, ku mund të shihet skena kulturore e vendit së cilës nuk i mungojnë vlerat evropiane. Fituesit, përfshirë edhe Selmanin, do të marrin shpërblimin prej 5.000 eurosh dhe do të promovohen ndërkombëtarisht në panaire të librave. Po ashtu do të botohet edhe një antologji vjetore me fragmente nga veprat fituese të këtij çmimi, duke synuar një audiencë më të gjerë dhe qarkullim të teksteve në gjuhët evropiane.

Çmimi Letrar i Bashkimit Evropian fut në garë shkrimtarë nga 41 vende, të cilat janë pjesë e programit “Evropa kreative” – një iniciativë për të forcuar kulturën evropiane. Për herë të parë ishte ndarë në vitin 2009 dhe që atëherë janë përzgjedhur 122 fitues nga 11 edicione. Në mesin e tyre janë emra të njohur, por edhe shkrimtarë të rinj, që më pas shpërthyen edhe në qarqe ndërkombëtare.

Çmimi i Bashkimit Evropian për letërsi synon afirmimin e kreativitetit dhe diversitetit gjuhësor e kulturor në letërsinë bashkëkohore të Evropës. Në edicionin e sivjetmë, të dymbëdhjetin me radhë, Kosova mori pjesë për herë të parë pasi që u bë pjesë e programit “Evropa kreative”.

Shkrimtari Shpëtim Selmani ka thënë se përzgjedhja e tij në mesin e laureatëve është tepër e rëndësishme dhe në të njëjtën kohë një përgjegjësi e madhe, e cila është krejt e re dhe me të cilën tani e tutje do t’i duhet të ballafaqohet.

krenar që Kosova është në mesin e shteteve të tjera dhe i lumtur në të njëjtën kohë që bashkërisht kemi hapur një derë të re në mënyrë që të shihet qartë skena jonë kulturore, e cila është e begatë dhe me vlera të padiskutueshme evropiane”, ka thënë Selmani për KOHËN. Ai ka studiuar sociologji e aktrim në Universitetin e Prishtinës. Përveçqë shkruan poezi dhe prozë, ai rregullisht luan në shfaqje teatrore. Kohëve të fundit, pos skenës teatrore, është edhe një prej aktorëve më të angazhuar edhe në film.

Ka botuar librat “Shënimet e një grindaveci” (2016), “Poezi në kohën e gjakut dhe dëshpërimit” (2010-2017), si dhe shkruan rregullisht edhe për blogun alternativ “S’bunker”.

“Libërthi i dashurisë”, të cilën vetë autori e përshkruan si vepër me elemente poetike, tashmë është në proces të botimit edhe në bullgarisht. Libri është i shkruar në mënyrë fragmentare, në formën e mozaikut.

“’Libërthi i dashurisë’ jep pamje dhe imazhe të qarta nga jeta e njeriut bashkëkohor, i cili frymon në kohën e një kapitalizmi të egër politik, kulturor, ekonomik dhe social. Apo, më saktë, në Kosovën e pasluftës, e cila vrullshëm përjetoi revolucione të ndryshme shoqërore, politike e teknologjike”, është përshkrimi për këtë libër, që është një shënim personal i autorit, një reflektim apo një meditim për pozitën e tij, identitetet e shumta, funksionet dhe rolin e tij në shoqëri.

Përveç Selmanit, në mesin e laureatëve janë edhe Matthias Nawrat nga Gjermania, i lindur në Poloni, shpërblyer për librin e tij “The Sad Guest”, Peter Andonovski nga Maqedonia e Veriut me librin “Fear of Barbarians”. Lista e laureatëve vazhdon me Masha Kolanoviq nga Kroacia me librin “Dear Insects and Other Scary Stories”, autore e disa librave përfshirë edhe “Underground Barbie”, Irene Solà nga Spanja me librin “I Sing and the Mountain Dancese”, Mudlum (Made Luiga) nga Estonia me librin “Polish Boys”, Lana Bastashiq nga Bosnjë-Hercegovina, që e mori çmimin me librin e saj të parë, “Catch the Rabbit”, Asta Olivia Nordenhof nga Danimarka me librin “Money in Your Pocket”, Stavros Christodoulou nga Qiproja me librin “The Day the River Froze Over”, Francis Kirps nga Luksemburgu me librin “The mutations: 7 stories and a poem”, Stefan Boshkoviq nga Mali i Zi me “Minister”, Nathalie Skowronek nga Belgjika me librin “The regrets card” dhe Maria Navarro Skarange nga Norvegjia me librin “Book for care”.

Shkrimtari 24-vjeçar, Azem Deliu, i cili ishte në mesin e finalistëve, ishte në garë me “Shënimet e Krimbit Smolinski” botuar nga “Onufri” para dy vjetëve, e shkrimtarja Majlinda Bregasi me romanin “Gërsheti i prerë”, botuar vitin e kaluar nga Botimet KOHA.


Përvjetori i lindjes së shkrimtarit të madh shqiptar Naim Frashëri

$
0
0

Me përkushtimin dhe veprimtarinë e tij të dendur atdhetare e kulturore shkrimtari i madh shqiptar, Naim Frashëri u bë figura qendrore e Rilindjes Kombëtare dhe u pagëzua për së gjalli si “Apostull i Shqiptarizmës”, transmeton ATA.

Muzeu Historik Kombëtar përkujton sot shkrimtarin Naim Frashëri në 174 vjetorin e lindjes. Ai lindi në Frashër të Dangëllisë më 25 maj 1846. Mësimet e para i mori në vendlindje, ku nisi të mësonte persishten pranë teqesë bektashiane. Më 1865 familja e tij u shpërngul në Janinë, ku ndoqi gjimnazin “Zosimea”. Mbas kthimit në vendlindje, ai bëri provat e para të vjershërimit shqip nën ndikimin e bejtexhinjve, por edhe persisht, në përmbledhjen “Tehajylat” (Ëndërrime) që e botoi në vitit 1885.

Naim Frashëri mori pjesë në ngjarjet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në mbledhjen e degëve të Jugut të Lidhjes Shqiptare në Frashër (1878). Ai iu kushtua punës për zgjimin kombëtar përmes lëvrimit të gjuhës shqipe e të letërsisë kombëtare dhe për ngritjen e shkollës shqipe e pajisjen e saj me tekste mësimore në gjuhën amtare. Më 1882 u vendos përfundimisht në Stamboll.

Për më pak se 20 vjet botoi një krijimtari të gjerë në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të tjera, poema, përmbledhje lirikash, prozë artistike, si dhe vjersha e tekste për shkollat dhe përkthime. Veprat e tij më të shquara janë “Bagëti e Bujqësija” (1886), përmbledhja me lirika atdhetare e filozofike “Luletë e verësë” (1890), poema epike “Istori e Skënderbeut” (1898), lirikat në persisht “Ëndërrime” si dhe poemat në gjuhën greke “O alithis pothos ton Skyperaton” (Dëshira e vërtetë e shqiptarëve, 1886), etj..

Vepra e Naim Frashërit është botuar dhe vazhdon të botohet gjerësisht dhe është bërë objekt studimesh shkencore. Naim Frashëri vdiq në Stamboll më 20 tetor 1900. Eshtrat e tij u sollën në atdhe më 1937 dhe prehen në Memorialin e Rilindësve në Tiranë

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë me faqe të re online për lexuesit

$
0
0

Biblioteka Kombëtare ka realizuar një faqe të re online për lexuesit, në përmbajtje të se cilës gjenden mbi 265 mijë faqe librash, revistash, dorëshkrimesh, antikuarësh. Ministrja e Kulturës Elva Margarita, tha se po punohet dhe për ndërtimin e një godine të re, transmeton OraNews.

Një faqe e re online do të jetë në dispozicion të të gjithë lexuesve shqiptarë, në përmbajtje të të cilës do të mund të gjejnë mbi 265 mijë faqe librash, revistash, dorëshkrimesh, antikuarësh.

Lajmi u bë i ditur nga Ministrja e Kulturës, Elva Margariti gjatë takimit të zhvilluar në Bibliotekën Kombëtare në 100 vjetorin e saj, nga ku tha se po punohet dhe për ndërtimin e një godine të re.

”Një program që do t’i japë jetë edhe sallave të tjera dhe ku mund të kemi mundësinë e ekspozimeve të këtyre monofakteve të rrallë. Jemi vërtet të entuziazmuar dhe do donim që t’i ndanim dhe fizikisht me publikun. Ky është një vit që për ne në fakt ka filluar me dëshirën dhe me prioritetin e Bibliotekës Kombëtare’.’

Ndërkaq, drejtori i Bibliotekës Kombëtare Pirro Misha, theksoi se institucioni që drejton ka nevojë për më shumë fonde, në mënyrë që të mbrojë vlerën që mbart.

”Në kushtet e shqiptarëve ku një pjesë e madhe e shqiptarëve jetojnë jashtë botës, është një kontribut i rëndësishëm sepse kushdo kudo që është nuk ka nevojë të vijë këtu, dhe të kërkojë e të krijojë ato probleme që ne kemi për mungesë hapësirash. Mund të konsultohet.”

Krijimi i faqes online vjen në një moment kur lexuesi është i privuar nga kontakti me librin për shkak të pandemisë.

Shkrimtarja Liber Emini promovoi dy librat e saj të parë

$
0
0

Mbrëmë në qytetin e Kumanovës u bë promovimi i dy librave të shkrimtares së re, Liber Emini. Libri i parë i autores quhet “Nëse ne jo, kush? Dhe Nëse sot jo, kur?”, ndërsa libri i dytë “Gjithçka që një burrë di për një grua”, shkruan gazeta KOHA.

Recenzionin e librit e kishte bëtë prof. Ardian Ramadani, i cili para të pranishmeve tha se tej mase i ka lënë përshtypje qasja e autores që ka bërë në librat e parë të saj, që siç u shpreh ai, është e vështirë edhe për shkrimtarët më me përvojë e lërë më edhe për një shkrimtare të re.

“Atë që e ndjen në shpirt dhe atë që e ka në mëndje, Liberi ia ka sjell publikut. Mendoj që me leximin e librit do të befasoheni me qasjen e autores që i ka bërë ndaj jetës, realitetit dhe rrethit i cili na rrethon ditëve tona”, tha Ramadani.

Sipas autores, në librin e parë flitet për fenomenet shoqërore dhe sociale të viteve të fundit në shoqërinë tonë. Ndërkaq, libri i dytë ka një qasje filozofike ndaj fenomeneve dhe raporteve burrë-grua. Autorja në këtë libër ka këshilluar se si duhet të njihet natyra e femrave dhe njëashtu natyra e meshkujve nga femrat. Ajo tha që për librat ka punuar gjatë kohës së studimeve. “Dëshiroj ti falënderojë të gjithë të pranishmit që edhe për shkak të pandemisë me virusin korona, kanë gjetur kohë për të më nderuar me prezencën e tyre dhe për ta madhështuar këtë eveniment”, tha në fund shkrimtarja Emini.

Ndryshe, të pranishmit i mirëpritën dy botimet e para të shkrimtares së re Liber Emini, me të cilën e dëshmuan me një prezencë të madhe në sallën e promovimit të librit.

22 libra që nuk duhen lënë pa lexuar, nga ata që të ndryshojnë jetën …

$
0
0

1. “Për kë bien këmbanat” – Ernest Hemingueji

Një nga veprat më të mira Heminguejit, “Për kë bien këmbanat” është një roman i botuar në vitin 1940. Libri tregon historinë e Robert Jordan, një specialist shpërthimesh amerikan në Brigadat Ndërkombëtare, i vendosur në një njësi guerilasish republikanë gjatë Luftës Civile në Spanjë (1939 – 1939 ). Ai eksploron një numër temash të tilla si vdekja, dashuria, dhe fanatizmi.

2. “Zoti i mizave” – Uilliam Golding

Kryevepra e Golding, Zoti i mizave flet për një grup djemsh të mirë britanikë, që kanë ngecur në një ishull të pabanuar, të cilët përpiqen të vetëqeverisen, por me rezultate shkatërrimtare. Në libër, Golding trajton temat shumë të debatueshme të natyrës njerëzore dhe mirëqenies individuale, përkundrejt të mirës së përbashkët.

3. “Ana Karenina” – Leon Tolstoi

Ana Karenina është një roman i botuar në seri nga viti 1875 deri në 1877. Duke rrëfyer historinë e aristokrates nga Shën Petërsburgu, Ana Karenina, libri eksploron në mënyrë mjeshtërore një sërë temash, nëpër pothuaj një mijë faqet e tij. Një sondazh i vitit 2007 me 125 shkrimtarë bashkëkohorë, e shpalli Ana Kareninën “librin më të bukur që është shkruajtur ndonjëherë”.

4. “Princi i vogël” – Antoine de Saint-Exupery

I shkruajtur nga aristokrati, shkrimtari, poeti dhe aviatori francez Antoine de Saint-Exupery, Princi i vogël është një novelë shumë popullore e vitit 1943 dhe libri i katërt më i përkthyer në botë. Libri përshkruan me shumë dhembshuri vetminë, miqësinë, dashurinë, dhe humbjen, të përjetuara nga naj princ i vogël që ka rënë në Tokë.

5. “Manifesti komunist” – Karl Marks dhe Frederik Engels

Një pamflet politik i vitit 1848 nga filozofët gjermanë Marks dhe Engels, Manifesti Komunist pranohet sot si një prej dorëshkrimeve politikë më me ndikim. Ai paraqet një qasje analitike unike ndaj luftës së klasave, problemeve të kapitalizmit, dhe natyrës së shoqërisë e politikës.

6. “Mbi origjinën e specieve” – Çarls Darvin

I shkruajtur nga shkencëtari anglez Çarls Darvin dhe i botuar në 1859, “Mbi origjinën e specieve” është një vepër letërsie shkencore që konsiderohet edhe themeli i biologjisë evolucionare. I shkruajtur për lexues jo specialistë, ai paraqet një trupë provash se diversiteti i jetës ka ardhur nga linja e zakonshme e trashëgimisë përmes një modeli të degëzuar të evolucionit.

7. “Zgjedhja e Sofisë” – Uilliam Stajron

“Zgjedhja e Sofisë” është një roman i vitit 1979 nga shkrimtari amerikan Uilliam Stajron. Ai përqëndrohet në vendimin tragjik që Sofia, një katolike polake e mbijetuar e kampeve të përqëndrimit në Gjermani, u detyrua të bëjë pas futjes bashkë me dy fëmijët në kamp. Sofisë iu desh të zgjedhë se cili prej fëmijëve do të jetonte dhe cili do të vdiste.

8. “Në rrugë” – Nga Xhek Keruak

Libri përcaktuas i brezave të kundërkulturës, së pasluftës. “Në rrugë” është një roman i vitit 1957 nga shkrimtari amerikan Xhek Keruak. Bazuar në udhëtimet e Keruak dhe miqve të tij nëpër Amerikë, libri flet për jetën e lirë, xhazin, poezinë dhe drogat. Ai është zgjedhur nga revista TIME si një prej 100 romaneve më të mirë në gjuhën angleze, nga viti 1923 deri në 2005.

9. “Të vrasësh zogun përqeshës” – Harpër Li

Romani fitues i Cmimit Pulitzer me autore Harper Li është shndërruar në një klasik të letërsisë moderne amerikane. Me linjën e tregimit dhe personazhet që janë bazuar kryesisht në vëzhgimet që vetë autorja i ka bërë familjes së saj dhe fqinjëve, romani është i njohur për ngrohtësinë dhe humorin, pavarësisht se trajton problemet serioze të përdhunimit dhe pabarazisë racore.

10. “1984” – Xhorxh Oruell

“1984” është një roman distopik i shkruajtur nga shkrimtari anglez Xhorxh Oruell. Romani i ka të vendosura ngjarjet në një botë të zymtë me luftë të përjetshme, me mbikëqyrje të kudondodhur nga ana e qeverisë dhe manipulim publik, ku individualizmi dhe mendimi i pavarur persekutohen dhe mendohen si “krime”.

11. “Konti i Monte Kristos” – Aleksandër Dyma

I përfunduar në vitin 1844, Konti i Monte Kristos është një roman aventurë që merret me tema të shpresës, drejtësisë, hakmarrjes, mëshirës dhe faljes. Ai përqëndrohet tek një burrë i cili burgoset pa të drejtë, arratiset nga burgu, fiton një pasuri dhe më pas i hyn rrugës së hakmarrjes për ata që ishin përgjegjës për burgosjen e tij.

12. “Getsbi i madh” – Skot Fitzxherald

I konsideruar vepra më e madhe e Fitzxheraldit, Getsbi i Madh eksploron temën e dekadencës, idealizmit, rezistencës ndaj ndryshimit, rebelimit social, dhe teprimeve, duke krijuar një portret të Epoës së Xhazit apo viteve Njëzetë, që është përshkruar si një rrëfim paralajmërues për Endrrën Amerikane.

13. “Alkimisti” – Paolo Koelho

Alkimisti është një roman i autorit brazilian Paolo KOelho, i botuar fillimisht në vitin 1988. Një roman alegorik, ai ndjek një bari andaluzian në udhëtimin e tij në Egjipt, pasi ka parë një ëndërr sikur ka gjetur një thesar atje. Një bestseller ndërkombëtar, Alkimisti është një prej librave më popullorë në histori.

13. “Të drejtat e njeriut” – Tomas Pein

Botuar në dy pjesë në mars 1791 dhe shkurt 1792, Të drejtat e Njeriut është një prej librave më të rëndësishëm të shkruajtur nga Tomas Pein, një aktivist politik anglo amerikan, filozof, teoricien i politikës dhe revolucionar. Libri merret me Revolucionin Francez dhe të drejtat që i duhen dhënë të gjithë qenieve nejrëzore.

14. “Një histori e shkurtër e kohës” – Stiven Hoking

Një histori e shkurtër e kohës është një libër i shkencës popullore i vitit 1988 nga fizikani britanik Stiven Hoking. Në libër, Hoking përpiqet të shpjegojë një sërë temash si kozmologjia, duke përfshirë Big Bangun, vrimat e zeza, si dhe konet e dritës për lexuesit jo specialistë. Libri u bë menjëherë shumë i shitur dhe u përkthye në 35 gjuhë, deri në vitin 2001.

15. “Në egërsinë e natyrës” – Xhon Krakauer

I shkruajtur nga XHon Krakauer në vitin 1996, ky libër është një bestseller ndërkombëtar dhe është botuar në 14 gjuhë. I përdorur gjerësisht në kurikulën e shkollave dhe kolegjeve, libri merret me temat se si të pranohesh në shoqëri dhe se si, ndonjëherë, të gjesh vetveten bie ndesh me të qënit një pjesëtar aktiv i shoqërisë.

16. “Thertorja Pesë” – Kërt Vonegat

Thertorja-Pesë është një roman satirik nga Kërt Vonegat për Luftën e DYtë Botërore. I konsideruar gjysmë autobiografik, romani bazohet pjesërisht në përvojën e vetë autorit në luftë. Përgjithësisht i pranuar si libri më me ndikim i Vonegat, libri përqëndrohet tek ushtari amerikan Billi Pilgrim.

17. “Liza në botën e vudirave”

Eshtë një roman aventurash i shkruajtur nga matematicieni anglez Charles Dodgson nën pseudonimin Luiz Karol. Libri luan mjeshtërisht me logjikën, duke i dhënë një popullaritet të madh si tek të rriturit, edhe tek fëmijët.

18. “Portreti i Dorian Greit” – Oskar Uajlld

I vetmi roman i Oskar Uajlld, Portreti i Dorian Greit është një roman gotik që merret me temat e esteticizmit, dyfishtësisë morale, dhe vetëllastimit. Në vitin 1890 kur u botua fillimisht, ai fyeu ndjeshmëritë morale të lexuesve dhe kritikëve, por sot konsiderohet një prej veprave më të spikatura të shekullit 19.

19. “Kumbari” – Mario Puco

Kumbari është një roman i famshëm krimi, i shkruajtur nga shkrimtari italo-amerikan Mario Puco. Trajton historinë e një familje mafioze në Nju JOrk, e udhëhequr nga Don Vito Korleone, që u bë sinonim me mafian italiane. Romani mbulon vitet 1945-1955 dhe ofron gjithashtu historinë e të kaluarës së Korleones.

20. “Ferma e Kafshëve” – Xhorxh Oruell

Një tjetër vepër e madhe e Xhorxh Oruellit. Një roman alegorik dhe distopik i botuar fillimisht në Angli në vitin 1945. Duke kritikuar në mënyrë alegorike komunizmin, libri u refuzua fillimisht nga një numër botuesish amerikanë, por sot konsiderohet një prej librave më me ndikim që është shkruajtur ndonjëherë.

21. “Asgjë e re nga fronti i perëndimit” – Ernest Hemingueji

I shkruajtur nga Erih Maria Remark, një veteran gjerman i Liftës së Parë, “Asgjë e re nga fronti i perëndimit” është një roman lufte i botuar në vitin 1928. Libri përshkruan stresin ekstrem fizik dhe mendor të ushtarëve gjermanë gjatë luftës, si dhe shkëputjen nga lufta civile e shumë prej këtyre ushtarëve, pas kthimit në shtëpi.

22. “Njëqind vjet vetmi” – Gabriel Garsia Markez

E konsideruar vepra më e madhe e Markezit, Njëqind vjet vetmi është një roman i realizmit magjik botuar në vitin 1967, që rrëfen historinë e familjes Buendia. I përkthyer në 37 gjuhë dhe me më shumë se 30 milionë kopje, romani njihet si një prej veprave më të rëndësishme në letërsinë e gjuhës spanjolle.

5 librat që çdo biznesmen duhet t’i lexojë

$
0
0

Një pjesë e ndërmarrësisë është të jeni në gjendje të vazhdoni arsimimin tuaj. Pavarësisht se a jeni një ndërmarrës ambicioz i cili ende punon nga 9-5, apo një themelues i thellë në proces, vetë-arsimimi është një pjesë themelore e suksesit. Gjithkush i cili dëshiron të ndërtojë diçka, duhet të mësojë se si e kanë ndërtuar të tjerët para atyre, transmeton RTK.

Leximi është njëra prej mënyrave më të mira për të mësuar.

Sigurisht, ka shumë burime tjera të vlefshme ( audio,video etj) nga të cilat mund të mësoni. Por thellësia që një libër ofron është e pazëvendësueshme. Librat ofrojnë njohuri të cilat thjeshtë nuk mund të mbulohen në një emision 30 minuta ose në një intervistë me video me ndërmarrësin tuaj të preferuar.

Kështu që, nëse suksesi është në mendjen tuaj, ja disa libra që duhet t’i mbani në tavolinën tuaj gjatë gjithë kohës.

“All In” nga Bill Green

Çfarë do të thotë të ‘’përfshiheni’’ në një ndërmarrje?

Autori Bill Green ka bërë një emër për veten e tij si një ndërmarrës me një nivel të pakrahasueshëm të angazhimit. Nga dyqani i dorës së dytë nga i cili fitoi shumë, Green ndërtoi Industritë Wilmar në një korporatë 630 milion dollarëshe me mbi 2,300 punonjës. Por, si me çdo tregim të suksesshëm të ndërmarrësisë, arritjet e Green nuk u fituan lehtë. Në fakt, ato kërkuan vëmendjen e tij të plotë.

All in: 101 Real Life Business Lessons for Emerging Entrepreneurs është kulminacioni i të gjitha mësimeve të fituara vështirë nga të cilat Green u desh të mësonte gjatë karrierës së tij 40 vjeçare. Nga mjetet praktike për suksesin në tregimin e historive për etikën e tij të rreptë të punës, ky libër me të vërtetë iu ofron lexuesve një ndjenjë se çfarë iu duhet të kalojnë nga një themelues i një biznesi fillestar në një Kryeshef Ekzekutiv të një kompanie të madhe.

‘’Self-Employed’’, nga Joel Comm dhe John Rampton

Secili ka një ide. Të gjithë dëshirojnë të punojnë brenda orëve të tyre dhe të udhëtojnë me një ‘’laptop të zyrës’’. Por jo të gjithë kanë ato që iu duhen për të qenë një ndërmarrës i vërtetë.

Në Self-Employed: 50 Signs That You Might Be an Entrepreneur, autorët Joel Comm dhe John Rampton tregojnë 50 cilësi të ndryshme të cilat do ju ndihmojnë të identifikoni nëse keni ADN-në për të qenë pjesë e species së rrallë të të vetë-punësuarve.

Mendojeni këtë si librin tuaj udhëzues për stilin e jetesës së ndërmarrësve. Këto 50 cilësi ndihmojnë në ofrimin e strukturës së asaj se çfarë kërkohet për të ndërtuar diçka tuajën, dhe të cilët ju ndihmojnë të vendosni rrugëtimin tuaj në perspektivë.

Kështu që, para se të lini punën tuaj nga 9-5, lexoni Self-Employed për të parë nëse ndërmarrësia është për ju.

“The Hard Thing About Hard Things’’, nga Ben Horowitz

Si drejtoni një biznes fillestar të suksesshëm? Mësoni nga njëri prej ndërmarrësve më të respektuar të Silicon Valley, Ben Horowitz, bashkë-themeluesi i Andreessen Horowitz.

Është e lehtë të flasim se sa mirë është të ndërtosh një biznes, sapo të jetë i suksesshëm, por rrallë njerëzit tregohen të sinqertë se sa e vështirë është rruga drejt suksesit. Në The Hard Thing About Hard Things, Horowitz tregon sfidat që themeluesit dhe Kryeshefët Ekzekutivë duhet t’i presin kur ndërtojnë një kompani, dhe iu jep lexuesve të vërtetën e sinqertë për tema kontraverse, si përjashtimi i shokëve, përgjiimi i konkurrentëve dhe të dinë se kur është koha të largohen.

Ky është lloji i librit që e lexoni kur gjërat fillojnë të bëhen të vështira, që t’a kujtoni se nuk jeni vetëm.

‘’Rich20Something’’, nga Daniel DiPiazza

Daniel DiPiazza është tregimi i suksesit për të rinjtë të kohës moderne. Nga një 20 vjeçar tipik i cili ishte i mërzitur dhe nuk e dinte se çfarë të bënte në jetë, DiPiazza u bë themeluesi i bizneseve të shumta, duke përfshirë të famshmin Rich20Something.com. Tani, ai po hap derën dhe po tregon se pse vendosi të shkojë në rrugën e tij.

Mesazhi i tij është i thjeshtë: Nëse nuk ju pëlqen se ku është drejtuar jeta juaj, ndryshojeni atë. Këtë bëri ai, dhe tani ka 240,000 ndjekës në Instagram, dhe të cilët shikojnë faqen e tij për këshilla ditore, motivim dhe njohuri se si të jenë një ndërmarrës i suksesshëm i kohës moderne.

Rich20Something ka të bëjë me kërkimin, por gjithashtu ka të bëjë me atë se si të shndërroni një ide në koncept në një periudhë të shkurtër kohore. DiPiazza ndan procesin e tij duke prioritizuar se çfarë dëshironi të bëni në jetë, si të fokusoheni dhe të largoni hutimet, dhe si të shfrytëzoni platformat digjitale dhe median sociale për të ndërtuar një audiencë për veten tuaj.

“Zero to One”, nga Peter Thiel

Nëse ndonjëherë keni dashur të shikonit mendjen e një ndërmarrësi të madh, Zero to One: Notes on Startups, ose How to Build the Future zbulon të gjitha. Libri është i bazuar në fjalimet e Thiel gjatë klasës‘’Computer Science: Startup’’ në Shkollën Juridike Stanford në vitin 2012: tema e librit është mentaliteti i themeluesve të cilët ndryshojnë lojën.

Qëllimi i Thiel, i cili është një mësim të cilin shumë ndërmarrës ambiciozë duhet t’a dëgjojnë se themeluesi i mrekullueshëm i ardhshëm nuk ka pse të krijojë një Facebook ose Google tjetër.

Themeluesit të cilët dëshirojnë të kopjojnë nuk bëjnë ndryshim. Ata përzihen me të tjerët, dhe përfundojnë duke luftuar për ndarjen e tregut si rezultat. Por themeluesit të cilët shtyjnë veten për të bërë diçka të re, diçka e cila nuk është bërë më parë, janë ata të cilët në fund krijojnë rrugën e tyre dhe i ikin kërcënimit të konkurrencës.

Portalb hap garën “Sfido shokun në leximin e një libri”, të rinjtë do të sfidojnë njëri tjetrin

$
0
0

Leximi i librave është ushqim për trurin. Të lexosh donë të thotë të marrësh një terapi falas për shpirtin. Portalb hap garën me titull “Sfido shokun në leximin e një libri”,  një garë që do i nxit të rinjtë të lexojnë më shumë libra. Ndërkaq, gazetarja e Portalb fillon këtë garë me rekomandimin e librit që ka lexuar ajo.

Gazetarja e Portalb, sjell një mesazh përmes librit që ka lexuar ajo gjatë stinës së verës.

“Libri që kam lexuar unë këtë verë është “Bija e Mallkuar” nga autori Emile Rishëburg, një libër që na bën të kuptojmë se sakrifica është rregulli i parë i dashurisë, ngase pavarësisht ndalesave dhe kufizimeve dashuria e personazheve s’kishte  perde” – theksoi gazetarja  Aroma Aliti, në videon e saj.

Ndërkaq, kjo garë nuk përfundon këtu, të rinjtë do të vazhdojnë të nominojnë njëri tjetrin që secili prej librave që kanë lexuar të sjell nga një mesazh të bukur  për ne.

Diellina rekomandoi librin që e ka lexuar në sfidën “Sfido shokun në leximin e një libri” (VIDEO)

$
0
0

Vazhdon sfida  e hapur nga Portalb me temën “Sfido shokun në leximin e një libri”. Të rinjtë kanë nominuar njëri tjetrin duke sjellë mesazhe të bukura për ne. Studentja Diellina Mehmeti e nominuara e parë, vjen me një sugjerim libri për ju, njofton Portalb.mk.

Studentja Diellina Mehmeti jep sugjerimin e saj për librin që ka lexuar gjatë verës.

“ Shkrimtari ka një stil të shkruarit që të bën të ndjesh të gjitha përjetimet e personazheve të tij dhe një mesazh i fort i librit është se sa e rëndësishme është besnikëria në miqësi” – theksoi Diellina Mehmeti në videon e saj.

Ndryshe, sfida është hapur dje nga Portalb. Ndërsa, të rinjtë do të vazhdojnë të rekomandojnë libra nga më të ndryshmet për ne.

LEXO: Rekomandimi i Aroma Alitit


Ademi rekomandoi librin e tretë në sfidën me titullin “Sfido shokun në leximin e një libri”(VIDEO)

$
0
0

“Sfido shokun në leximin e një libri” ishte kjo sfidë e hapur nga Portalb, me qëllim të nxitjes të të rinjve në leximin e më shumë librave. Studenti Adem Jashari jep për ne rekomandimin e librit të tretë të kësaj sfide, njofton Portalb.mk.

Adem Jashari student i juridikut në Universitetin e Evropës Juglindore sjell një mesazh të bukur përmes librit që ka lexuar ai këtë verë.

“Do t’ju them një frazë që është e shënuar në fund të librit “Kur jemi të lumtur bëhemi gjithmonë të mirë por, kur jemi të mirë jo gjithmonë jemi të lumtur”, unë do t’jua kisha sugjeruar këtë libër për të kuptuar se si njeriu mund të ndryshoj, nga i mirë të bëhet i keq”- theksoi ai në videon e tij.

Ndryshe, ky ishte rekomandimi i librit të tretë  të kësaj sfide e cila nuk përfundon këtu. Ditëve në vijim presim videon e të nominuarës së radhës për të marrë një mesazh të bukur dhe nga ajo.

 

Binjaket Genta dhe Gentina rekomanduan librat e radhës në sfidën me titullin “Sfido shokun në leximin e një libri”(VIDEO)

$
0
0

Binjaket Genta dhe Gentina u bënë pjesë e sfidës “Sfido shokun në leximin e një libri”. Librat që i kanë lexuar ato gjatë verës dhe i rekomanduan për ne ishin “Një Mijë Diej Vezullues” dhe “Tri Bijat e Evës”, njofton Portalb.mk.

E nominuara e tretë e kësaj sfide Genta Abdiji rekomandoi librin që ka lexuar ajo këtë verë, duke sjellë një mesazh të bukur për femrat.

“Mesazhi kryesor i këtij libri është që femrat pa marrë parasysh se ku ndodhen duhet të bashkohen dhe ngriten për synimin e tyre, duke marrë parasysh se edukimi është baza themelore për kryengritjen e femrave”- theksoi ajo në videon e saj.

E nominuar nga binjakja e saj, Gentina Abdiji rekomandoi një libër tjetër, përmes të cilit solli një mesazh motivues.

“Ne duhet të jemi vetja jonë, ne duhet të luftojmë për të drejtat dhe ëndrrat tona pavarësisht vendit se ku gjendemi ne çdoherë duhet të realizojmë qëllimin tonë jetësor e mos anojmë kah rrufetë e anshme”- theksoi Gentina në videon e saj.

Është kënaqësi të shohësh se ka të rinj që lexojnë libra dhe përmes sfidës tonë duke nominuar njëri tjetrin dhe duke nxitur të lexojnë edhe më shumë.

Diturim Xheladini, rekomandoi librin e gjashtë në sfidën “Sfido shokun në leximin e një libri”

$
0
0

Vazhdon sfida e hapur nga Portalb “Sfido shokun në leximin e një libri”. I nominuari i pestë i kësaj sfide, Diturim Xheladini, student i mjekësisë në Universitetin e Tetovës rekomandoi për ju librin “Shihemi në Majë”, njofton Portalb.mk.

Diturim Xheladini, na bëri të kuptojmë se libri që ka lexuar ai, është për të gjithë ata që besojnë se në botë, gjithçka është e mundur.

“Është një libër për ata që besojnë se në jetë janë të gjithë të krijuar për gjëra të cilat janë të mëdha dhe të mundura. Por, në këtë libër ju  mund të hyjni në botën ku gjithçka është e mundur”- tha ai në videon e tij.

Ndryshe, ky ishte rekomandimi i librit të gjashtë të kësaj sfide. Ditëve në vijim presim rekomandimin e të nominuarit të radhës për të marrë edhe nga ai një mesazh të bukur.

Sfida e leximit, Arditi rekomandon të lexoni këtë libër, ja pse (VIDEO)

$
0
0

Leximi i librave është ushqim për trurin, andaj të rinjtë nxitën njëri tjetrin përmes sfidës që u hap nga Portalb, “Sfido shokun në leximin e një libri”, duke sjell për ne mesazhe nga më të ndryshmet. Ndërkaq, gazetari Ardit Ramadani rekomandoi  librin e shtatë të kësaj sfide.

Libri që rekomandoi Arditi është “Alkimisti”.

“Një nga mesazhet më të bukura që kam marrë nga libri Alkimisti nga autori Paulo Coelho ka qenë se njerëzit mbase shumë herët e kuptojnë arsyen se pse jetojnë dhe kjo mund të jetë një nga faktorët se pse ata edhe dorëzohen kaq shpejt”- theksoi Ardit Ramadani në videon  e tij.

Ndryshe, kjo sfidë bëri që shumë të rinj të shfaqin vullnetin  e tyre për të lexuar dhe na solli rekomandime të librave nga më të ndryshmet.

Ky është rekomandimi i librit të tetë në sfidën e leximit nga Rrita Syla (VIDEO)

$
0
0

Vazhdon sfida e leximit të librave. Rrita Syla, e nominuara e shtatë e kësaj sfide, rekomandon për ju të lexoni librin “The Handmaid’s Tale” që në shqip mund ta gjeni si “Rrëfenja e shërbëtores”, njofton Portalb.mk.

Rrita Syla jep një mesazh mjaft motivues për çdo femër në videon e saj.

“Është pak sa i trishtë por, unë ju ftoj ta lexoni pasi që në vete përmban mesazhe shumë të bukura si për shembull pse gratë nuk duhet ta humbasin dinjitetin e tyre, nuk duhet të shihen si makina për riprodhim mirëpo, duhet t’i vlerësojmë dhe të kenë lirin dhe zgjedhjen e tyre”- theksoi Rrita në videon e saj.

Ndryshe, deri më tani kemi marrë 8 rekomandime librash. Por, kjo sfidë nuk përfundon këtu,  ditëve në vijim presim edhe rekomandimin nga e nominuara e rradhës.

“Sfido shokun në leximin e një libri”, 9 të rinj rekomanduan librat e tyre të preferuar (VIDEO)

$
0
0

Sfida me titullin “Sfido shokun në leximin e një libri e hapur nga Portalb disa javë më parë, përfundon sot. Të rinjtë na sollën mesazhe dhe libra nga më të ndryshmet përmes kësaj sfide, ndërsa nga ana tjetër na bënë të kuptojmë se leximi i librave ende ka rëndësi për të rinjtë, njofton Portalb.mk.

Librat të cilat u sugjeruan nga të rinjtë përmes kësaj sfide ishin: “Bija e Mallkuar” nga autori Emile Rishëburg, “Gjuetari i Balonave” nga autori Khaled Hossein, “Portreti i Dorian Greit” nga autori Oscar Wilde, “Një Mijë Diej Vezullues” nga autori Khaled Hossein, “Tri Bijat e Evës” nga autorja Elif Shafak, “Shihemi në Majë” nga autori Kosta Petrov, “Alkimisti” nga autori Paulo Cuelho, “The Handmaid’s Tale” apo ndryshe “Rrëfenja e Shërbëtores” nga autorja Margaret Twood dhe “Lidershipi” nga autori Brian Tracy. Ndërkaq, në këtë sfidë morën pjesë 9 të rinj.

Ndiqeni videon më poshtë për të parë rekomandimet e të gjitha librave.

Shpresojmë që edhe pas përfundimit të sfidës nominimet  të vazhdojnë dhe të rinjtë të lexojnë çdo ditë e më shumë.

Përkthyesja Baro: Libri është kthyer në luks, e sugjeroj si ilaç kundër stresit

$
0
0

Në këtë situatë pandemie libri pati krizën por dhe shkëlqimin e tij! Shtëpia botuese “Pegi”, sjell projektin e quajtur “Një perspektivë mbi përkufizimet”, i cili synon të rrisë hapësirën e leximit me tituj të rinj letrarë, kryesisht nga vende dhe gjuhë më pak të njohura të Europës, të gjithë të lidhur rreth një teme kryesore, transmeton EN.

Boshti kryesor i këtyre titujve është pasiguria dhe kapërcimi i përkufizimeve dhe kufizimeve të caktuara nga shoqëria, një lloj kapërcimi i kornizave dhe stereotipave të vendosura padrejtësisht mbi jetën e njerëzve, jo vetëm sot, por gjatë gjithë historisë njerëzore.

Aida Baro, kryeredaktore e shtëpisë botuese “Pegi” dhe përkthyese e njohur, duke folur për projektin shprehet se, njerëzit shpesh përkufizohen brenda disa skemave që mund të kapërcehen përmes leximit, që u hap shtigje të cilat shoqëria i mbyll.

Znj. Baro thotë se libri sot ndodhet në fazën më të keqe për shkak se njerëzit nuk gjejnë dot kohë për t’ia kushtuar leximit. Kjo vjen jo vetëm nga ritmi i shpejtë i jetës, por edhe nga rrjetet sociale. Ndaj përkthyesja e njohur sugjeron librin si ilaçin e duhur kundër stresit.

“Gjithnjë e më shumë libri po bëhet një luks për vëmendjen dhe kohën që i kushtohet. Mua më vjen keq për këtë sepse libri do të duhet të ishte një zakon i përditshëm. Kështu duhet ishte të paktën leximi i 2-3 faqeve në ditë për të pasur atë kënaqësinë e qëndrimit me veten.

Libri në këtë moment është në fazën më keqe pothuajse në agoni. Shpresoj që t’i rikthehet vëmendja. Shikojmë nga të gjitha anët që koha vazhdon të mungojë dhe njerëzit janë të shtresuar akoma edhe më shumë pas pandemisë. Unë do ta sugjeroja librin si ilaç kundër stresit në këtë periudhë”, shprehet përkthyesja e njohur.


U botua libri monografik i Bajram Kosumit “Letërsia nga burgu/kapitull më vete në letërsinë shqipe”

$
0
0
Doli nga shtypi libri më i ri i Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumit  Letërsia nga burgu/kapitull më vete në letërsinë shqipe (botim i përpunuar), në botim të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup. Në libër trajtohet letërsia shqipe e krijuar në burg gjatë periudhës 1945-1999.

Libri ka 350 faqe, ndahet në tetë kapituj, të cilëve ju paraprinë një parathënie dhe përmbyllen me përfundimet. Në libër trajtohen veprat letrare të shumë poetëve e të shkrimtarëve që krijuan në burgje, citohen shumë autorë kanonikë në fushë të letërsisë dhe bëhen krahasime me letërsi të ngjashme europiane e më gjerë.

Botimi është bërë me një përgatitje të mirë teknike, me aparaturë akademike, ka bibliografinë, dokumente origjinale dhe indeksin e emrave.

Poetë dhe shkrimtarë shqiptarë që shkruan në burgje, tekstet e të cilëve, më shumë ose më pak, janë analizuar në këtë libër: Adem Demaçi, Atë Zef Pllumi, Arshi Pipa, Visar Zhiti, Kasëm Trebeshina, Merxhan Avdyli, Ismail Syla, Trifon Xhagjika, Jorgo Bllaci, Genc Leka, Vilson Blloshmi, Havzi Nela, Mehmet Myftiu, Hydajet Hyseni, Pjetër Arbnori, Murteza Xajë Nura, Pano Taçi, Zyhdi Morava, Rexhep Elmazi, Maks Velo, Drita Çomo, Alush Canaj, Frederik Reshpja, Zeqir Gërvalla, Vezir Ukaj, Sylë Mujaj, Besim Zymberi, Rasim Selmani, Berat Luzha, Fazli Greiçevci, Daut Gumeni, Fatos Lubonja, Gani Sylaj, Muhamet Rogova, Emin Kabashi, Kurt Kola, Kolë M. Berisha, Martin Çuni, Enver Topalli, Rrahim Sadiku, Fehmi Berisha, Jahja Lluka, Zhaneta Ogranja etj.

“Hullia e çelur me kohë prej studiuesit Bajram Kosumi, jo vetëm me tërheqjen e vëmendjes ndaj kësaj letërsie, pra ndaj faktologjisë letrare, të lënë anash për shumë kohë, vështruar në distancë kohore, pa mëdyshje shënon njërin nga kontributet e vlerta të autorit në lëmin e botimit dhe të studimeve letrare.”

Dy botë me një libër

$
0
0

Vështrim kritik nga Ejup Ajdini për librin më të ri “Rëke trimërie  dhe orteqe dashurie” të autorit Ibrahim Abedinit

Pas njëmbëdhjetë veprave letrare, Libri me poezi i Ibrahim Abedinit “ Rëke trimërie  dhe orteqe dashurie “ është një përmbledhje poetike që të prek me frymë ndjeshmërie e të thellë përjetuese, si nga bota  e ndjenjës kombëtare, po ashtu edhe nga ajo e intimes shpirtërore, por pa u larguar nga mendimi e tij filozofik. Kjo përmbledhje poetike është e ndarë në dy cikle: “Rëke trimërie dhe Orteqe dashurie “ të cila dallohen qe në titull të librit. Ciklet në fjalë dallohen në mes tyre, si nga motivi, ashtu edhe nga temat që trajtojnë, që do të thotë se, brenda kë tij libri kemi dy përmbledhje poetike. Si tërësi, në këtë libër poetik, Ibrahim Abedini i mbetet besnike mënyrës së tij të shkruarit, ku kemi evoluimin e pjekurisë krijuese, veças të atij poetik e që dëshmon për përdorimin e duhur të figurave stilistike, si ato të metaforës, simbolit, krahasimit etj.

Pa dilemë themi se kjo përmbledhje e zgjeruar poetike ekspozon edhe personalitetin e poetit, individual e tij dhe botën plot ndjenja që asnjëherë nuk e lë të qetë, që ka krijuar një botë të trazuar me tërmete e vullkane shpirtërore. Poeti i ndjen thellë padrejtësitë historike dhe marrëzitë e injorancës sonë, që herë pas here i kemi vrarë edhe miqtë tanë që kanë luftuar me mish e me shpirt për të mirën tonë, që si për ironi të fatit tonë, kjo e keqe na përcjell edhe sot. Për këtë dëshmon poezia e parë e këtij libri “:

Gejneral Telini :

Kur të shmbnë në Tiranë

Pëtr së dyti gjenareal të vranë

I gjallë do mbetesh si një portret

Nuk të lë të vdesësh asnjë poet[1]

Paraqitja me figuracionin t e tij stilistik, dëshmon edhe për ndjenjën e hollë satirike që përdor auto, si te poezia “ Kemi ngecur si kali në batak “, ku edhe përdor frazeologjinë e pasur popullore:

Shani o shqiptarë, vetëm shani!

Në fb pilaf, oriz me mish të hani

Veshur, mbërthyer me gjerdane

Franga euro e dollarë të mbani…[2]

Loja me figuracionin e pilafit, orizit, gjerdanit, frannga, euro, dollarë janë ca segmente satirike, përmes të cilave kemi edhe shpërthimin shpirtëror të autorit, të cilin e pengon kjo botë e shëmtuar në rrethin dhe kohën kur jeton dhe vepron autori. Me këtë, poeti e ngre zërin dhe kërkon të ndryshoj ky mentalitet i çoroditur, i cili duhet të orientohet nga shkenca, kultura e dinjiteti, por jo nga kënaqësitë instiktive dhe pa ideale.

Kur të tjerët prodhojnë raketa

Na flasim për shtiza e helmeta [3]

Kjo mënyrë e të shkruarit na jep të gjykojmë se kjo poezi qëndron midis tradicionales e asaj bashkëkohores, pasi poeti nuk e ka lehtë ta largohet nga hallet e atdheut dhe të popullit të vet e të kaloj në një kosmopolizëm të pa arsyeshëm. Pikërisht kjo mënyrë të shkruarit dhe të shprehurit e vendos poezinë tij në një pozicion sa të veçantë aq dhe bashkëkohorë. Ai preokupohet me dëshirën që ndjen, ndjenjën që ia trazon shpirtin, si gëzimi, ashtu edhe trishtimi brenda një kohë të caktuar.

Poezia e Ibrahimit është plot ngarkesa emocionale dhe me kuptime filozofike, që lidhen ngushtë me pezmin shpirtëror të poetit. Kjo vjen vetvetiu, tejet spontane, e qartë, e kulluar sipas sitës së tij kulluese. Ai nuk i lë shumë vend imagjinatës poetike, as fantazisë, e cila e kthen atë në një poezi të nevojshme për kohën tonë. Gjithashtu i ikën poezisë hermetike dhe e adhuron atë kuptimplote. Thjeshtë,  kjo e bën këtë poezi që të lexohet lehtësisht dhe me kënaqësi, pa ndonjë vështirësi nga lexuesi i denjë, për të arritur në përfundim të ideve, apo të problemeve që trajton e shtjellon autori.

Problemet që parashtrohen në këtë vepër, janë tangime të shoqërisë njerëzore, gjë që lidhen  edhe me vetë botën e brendshme të poetit në fjalë.  Ai ë shumë dimensional me zgjedhjen e temave. Lidhet drejtpërdrejt me të diturin e të paditurin, me injorantin e të diturin, të varfrin e të pasurin, me pushtetarët e pashpirt dhe njeriun e rëndomtë etj.

Sot i dituri s’ka shtëpi e as para

Dallaveraxhiu bënë pallë e sefa[4]

Kjo poezi na shtynë të mendojmë për mëtimin e pandërprerë të autorit drejt përkryerjes poetike të këtij autori, i cili tenton të lidh pjesë kohësh të ndryshme dhe secila me pasojat dhe avantazhin e veta. Një e veçantë tjetër është  se autori, afër mureve të vjetruara, ndërton mure të reja dhe ura bashkimi me plot dashuri, kësisoj, poezinë e orienton në mision poetik, drejt një ndërtimi të bukur. Kur lexon  poezinë e tij të duket se ndodhesh në një vështrim ngjyrash ylberore, të cilat të krijojnë emocione dhe përjetime nxitëse, pasi figurat stilistikore i krijojnë sharmin stilistik të poezisë dhe ndjesi të thellë emocionale, pasi këto figura janë të përdorura në vendin e duhur, të freskëta, ambientale për rrethin dhe kohën e autorit, e mbi të gjitha, fuqia e imazhit, ndjenjës dhe emocionit që shkon përtej të zakontës, duke e radhitur tek emrat më të përveçëm të poezisë bukur.

Me frymën, me këndvështrimin origjinal dhe me spontanitetin e tij prej poeti, ai nuk egërsohet shumë pas rzmës, or më tepër i kushton kujdes melodisë së vargut, përmes së cilës ngre nivelin e lartë estetik të poezisë e që dëshmon përvojën artistike në vargun e ti poetik.

Ah moj e mjera Shqipëri këlysh kuqe e mavi

Njëri shitur te greku e tjetri zemrën në Serbi

I shohim trojet e humbura vetëm me dylbi

Ose vetëm kënaqemi në fb duke bërë selfi.[5]

Te pjesa e dytë e librit “orteqe dashurie” duket një butësi më e theksuar shpirtërore, ku për bazë ka motivin e dashurisë dhe atë përshkrues, veçmas bukuritë e qiellit, liqenit dhe të natyrës në rrethinat e Strugës së bukur. Këtu hasim shumë zenzacione të shpirtit poetik, pasi motivi i dashurisë dha dashuria pet strugën me rrethinë, poetin e përcjell përgjatë tërë jetës, ku kemi ndjenjën e plotë të dashurisë, pritje,prekje me çaste magjike, një dëlir që pret të plotësohet zbrazëtira e jetës, ku përjetësia bëhet imazh i dukshëm i kësaj poezie. Te poezia “ Ti the”, përjetimet nuk kanë fund:

Tek liqeni ulur ndenje

Puthjet ua fale perëndive

Flokëderdhur ngjyrë gështenje

Ishe përpara e s’u besoja syve[6]

Kur lexon këtë poezi, nuk mundesh të mos hyjsh në këtë botë dhe të dalësh pa u dehur me këtë ambient të liqenit dhe një dashurie, sa idilike, po aq edhe përmbajtjesore. Patjetër që bëhesh pjesë e këtij shpirti poetik. Vetvetiu ,poezia e , jo vetëm që të banë për vete, por edhe të rrugëtosh nëpër ato lëndina të trazuara nga malli i skajshëm, ndjenja e thellë e lirisë absolute, tronditja nga vetmia, gjë që na e mundëson vargu poetik i këtij poeti Strugën. Shumë mesazhe që burojnë nga poezia e tij, figurat stilistike dhe me aq estetikë brilante, të dala nga teksti e nënteksti,  përcjellin pjekurinë poetike të autorit, plot me ndezje ëndrrash, shumë i emancipuar, plot pasione, me të cilat zbukuron kopshtin e tij magjik, popullon hapësirën e mallit dhe te poezia “Zemra dikton “ dashuria na si një udhëtim që të çon drejt kopshtit të një dashurie plot magji:

Është zemra ajo që s’duron

As erë parfumi e trëndafili

Kërkon erë nga shpirti që buron

Dhe jo fjalë që të zë trishtimi[7]

Poetin në fjalë e kemi njohur për mes poezisë së tij dhe sonte na u dha rasti që të njihemi edhe për së afërmi, ta njohim edhe si individ dhe kryesisht si poet,  dhe si lexues e ndjekim me admirim udhëtimin e saj poetik, brendia së  ka një shtrirje të strukturuar vargjesh të ngritur në artin poetik e që dëshmon për formulën jetësore të poetit dhe ngritjen e flamurit në krye të detyrimit, vo vetëm atij poeti, por edhe atë kombëtar  gjithsesi.

Ky ishte një udhëtim i vazhdueshëm në kërkim i autorit, si atë historike dhe shpirtërore të kohës së tij.  Ai është sa meditativ, po aq edhe personazh lirik, i cili, herë – herë kalon edhe përtej kohës së vet, pasi shpirti i tij nuk kalon lehtë nga idealet e tij jetësore për atdheun dhe dashurinë, ku përcillen përmes trajtave trajta estetika e mjaftë befasuese.

Dashuria nuk kërkon të lutur

As refren bajat, më do –të dua

Në zemër kur ajo është futur

E heshtur derdhet si një krua

Këto vargje  brilante dhe ky akt krijues, sa është pjesë e mendimit krijues intelektual, po aq është refleksion poetik, si një akt shpërthyes, që krijon temperaturë shpirti dhe nuk mungojnë thyerja e vargut, që sot është trendë e poezisë moderne.

Poeti qëndron midis ëndrrës dhe zhgjëndrrës, me plot kujtesa për mallin e vendlindjes, familjes, të dashurës, miqve të shumtë, malli për idilin e vendlindjes, lufta me vetminë etj., e cila e freskon lexuesin me tërë atë efekt që ka parë dhe ka krijuar poti strugan,, Ibrahim Abedini. Pastaj, zgjimi i gjendjes  emocionale ecën me kujtesën dhe unin e poetit. Kjo zhdërvjelli poetike, këto figura e gjallë e freskët, me plot imazhe nga jeta, fuqia poetike dhe thellësia e shpirtërore e poezisë së Ibrahim Abedinit, vë në lëvizje të vërtetën estetike të kësaj vepre dhe patjetër që lëviz intimen etike dhe estetike të lexuesit, si forca të veçanta të artit poetik.

Autorit i dëshirojmë shëndet, qetësi shpirtërore dhe suksese të reja në fushën e artit të tij krijues.

[1] Ibrahim Abedinit “ Rëke trimërie  dhe orteqe dashurie “, Prishtinë, 2020, f. 13

[2] Po aty, f.15

[3] Po aty

[4] Po aty, f. 16

[5] Po atz,f.63

[6] Po aty,f. 103

[7] Po aty, f.1005

RMV, Instituti ka reaguar ndaj librit të Akademisë për shkak hartës ku nuk është Kosova

$
0
0

“Atlasi gjuhësor i dialekteve maqedonase”, është botimi i cili ka nxitur Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve të reagojë, pasi raportohet se në atë libër nuk figuron Kosova si shtet fqinj në një hartë, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë vendosjes së hartave – rastësisht ose gabimisht – vërejmë se aty nuk është respektuar realiteti faktik politik në raport me fqinjin tonë verior (Republika e Kosovës), duke e shkruar “Serbi” (Kosovë)”, raportojnë nga Instituti.

Instituti megjithatë e vlerësoi lart këtë botim të Akademisë së shkencave dhe arteve të Maqedonisë së Veriut.

“Botim që meriton respekt shkencor si arritje e rëndësishme shkencore në fushën e gjuhësisë maqedonase, përkatësisht dialektologjisë”,  vlerësojnë nga Instituti.

Ata theksojnë se duhet të korrigjohet ky lëshim, duke kontribuar edhe në ruajtjen e kohezionit të brendshëm ndëretnik në Maqedoninë e Veriut.

“Konsiderojmë se korrigjimi i këtij lëshimi do t’u kontribuonte marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore me Republikën e Kosovës, kohezionit të brendshëm ndëretnik në vendin tonë”,  duke shtuar se në këtë mënyrë edhe përmirësohen raportet ndërmjet Institutit dhe Akademisë.

Instituti vlerësoi se kjo hartë mund të ndikojë edhe në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

E “DUA” CORONËN

$
0
0

Eh, kështu kur t’kaplojnë ethet e shkrimit…do filloj të shkruaj për tetovarët me kontribut në politikë, biznes, arsim, kulturë dhe sport, një pjesë e të cilëve në moshë të tretë, kurse dje doli nga shtypi Ditari i karantinës E “dua” Coronën (përmbledhje letrash kolegëve, miqve, dashurisë së gjatë platonike, ambasadave për akcionin e dhurimit të librave fëmijëve dhe adoleshentëve mbyllur në shtëpianë kohën kur u shkrua libri).Emailat, që pastaj u inspirova t’i përmblidhja në botim, më shpëtuan nga ankthi i virusit. Pushova së shikuari lajme dhe u katapultova në tjetër botë.

U vërtetova sërisht se puna është detyrim e krijimtaria bekim, dhe që nga 20 prilli nuk ndjek lajme, emisione, as gazeta ditore, informohem në tavolinat e kafeterive, fluturimthi.

Lindita Kadriu
Lindita Kadriu

Pse E “dua” Coronën?

Ngaqë rizbulova Njerëzit e Veçantë në Tetovën e keqmenaxhuar, dhe u dashurova.

Ti ndoshta dashnia ime e parë s’ke qenë,

Por ishe ajo dashni që i bane tana dashnitë tjera t’parandsishme (një poete amerikane).

…kur erdha në vendlindje në fundprill pas përfundimit të shkrimeve, e gjeta këtu shkaku i mbylljes së kufijve.

Nga prologu i librit:

Ai hyri vrullshëm në jetën time.

Disi Corona ma hodhi në përqafim.

Sytrazuarin, të mençurin, shpirtlirin.

Çfarë kombinimi është mes ëmbëlfjalit dhe burrërisë.

Këto dy anë të karakterit bënë që magnetshëm të tërhiqem prej tyre.

Po të vazhdoja ta përshkruaja do përfundoja në kiç ndoshta, haha.

Dhe do ma gllabëronte tërë këtë tekst.

…në gishtat e dorës numërohen njerëzit të cilëve do u jap nga një ekzemplar. Duke dhuruar e prishim tregun e botimeve; si të punojnë libraritë dhe ku ta gjejë lexuesi librin nëse nuk del në shitje!? Veç kësaj libri i blerë lexohet më shumë se sa i dhuruari.

Në Shkup do shitet në lokalet e mia të preferuara në çarshi, NGAQË NUK EKZISTON LIBRARI PËR LIBRIN SHQIP. Ndërkohë kishim dy ministra shqiptarë. Kishim, ama s’kishin lodra në bark. A.Ademit dhe H.Ismailit u bënte përshtypje numri i librave shqipe që kishin mbështetur, ndërkohë që shumica e botuesëve shqiptarë janë Hajnia dhe Diletantizmi vetë, autorët nuk paguhen, librat dalin pa lekturë, korrekturë dhe dizajn, shumica janë të cilësisë që nuk lexohen as nga anëtarët e familjeve, përvidhen tema si Pankreasi dhe sëmundjet e tij,Organet gjenitale…nuk më kujtohet si vazhdonte titulli, Pemët dhe perimet në korrelacion me ushtrimet trupore (Programi i botimeve shqipe për 2018, me ministër Robert Alagjozovski, të cilit pas këtij skandali të heshtur e në përgjithësi pas mandatit anemik nuk duheshte t’i jepet as kafe të shërbejë në Qeveri, e jo më si koordinator nacional, të bashkërendisë multikulturën, bashkëpunimin mes sektorëve dhe broçkullat e tilla).

…kur të filloj ta shpërndaj E “dua” Coronën në qytetet tjera me popullatë shqiptare në Maqedoni sigurisht do has në anegdota të rradhës dhe ngjajshëm si në kryeqendër, librat dhe posterat reklamuese do të përfundojnë në klubet kulturore shqiptare – kafeteritë dhe ndonjë çajtore me stil.

Ndoshta mungesën e librarive shqipe e zgjedh ministresha aktuale e kulturës, nuk ia kisha dëgjuar emrin, por s’është e thënë të jetë hendikep fakti që nuk e njohim dhe nuk është E jona…se këtu tash, anise nuk e vërejmë, ndërtohet opshtestvo za site.

Floskulë së cilës i besoj aq sa multikulturalizmit.

HIÇ.

Ngaqë të dyjat janë llafe për të fituar vota, respektivisht fonde vendore e evropiane për ta bërë Hiçin.

…kjo politika virus më i keq se Covidi.

A sa mirë po flisja për Kreshnikun.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre

 

 

 

Omer Xhaferi dhe Çarshia e Vjetër në Shkupin e Ri

$
0
0
Shkëlzen Halimi
Shkruan: Shkëlzen Halimi

Çarshia e Vjetër e Shkupit është një lokalitet me histori të bujshme, një lokalitet që ka simbolikë të thellë në indin tonë kombëtar dhe një lokalitet që ngjallë shumë emocione. Prej vitesh Çarshia e Vjetër e Shkupit është bërë edhe një metaforë e mungesës së kujdesit institucional, duke u bërë më shumë objekt përfitimesh të ndryshme që zhvillohen në heshtje prapa kulisave politike, krejt kjo për përfitime materiale. Ky lokalitet, që dikur ka qenë zemra e kryeqytetit të Vilajetit të Kosovës, nuk meriton trajtim neglizhues, por, përkundrazi, vëmendjen e përhershme institucionale, sepse është vlerë me peshë të madhe e trashëgimisë sonë kulturore.

Natyrisht, dhëmbit të kohës nuk i shpëtoi as Çarshia. Veç disa objekteve akoma të pa prekura, asgjë nuk ka mbetur nga e kaluara. Pothuaj janë shuar edhe të gjitha zejet që dikur ishin imazhi i vërtetë i kësaj Çarshie, e cila kishte Esnafin e vet dhe i cili Esnaf ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në shumë sfera.

Omer Xhaferi, një nga gazetarët tanë më produktiv të gjeneratës së re, së fundi, përmes librit të tij “Çarshia e Vjetër në Shkupin e Ri”, arrin të na njoftojë me disa nga zejet e mbetur, por që shumë shpejt rrezikojnë të mbyllen përfundimisht. Kështu, Xheferi do të shkruajë për filigranin, për jorganxhinjtë, rrobaqepësit, berberhanet tradicionale, simit pogaçen e famshme, për “Sllogën” që dikur ishte vendi më i frekuentuar, për bojaxhinjtë, për ëmbëlsirat e kështu me radhë. Bëhet fjalë për një libër, përkatësisht për një kronikë nga e kaluara e Çarshisë, e cila në të tashmen rrezikon të mbetet pa perspektivë. Pra Omer Xhaferi ka arritur që të bëjë një portretizim të Çarshisë së Shkupit, e cila sikur është zhveshur nga nocioni “e vjetër”, por që, megjithatë, në thelb akoma ruan sado pak identitetin e vet karakteristik.

“Çarshia e Vjetër e Shkupit të Ri” përmban shumë informacione, të cilat shumëkush as që i ka ditur dhe pikërisht këtu edhe qëndron rëndësia e këtij libri publicistik, të cilin na e sjell Omer Xhaferi, njëri nga të pakt që interesim të veçantë shpreh për këtë lokalitet, por edhe për vendbanimet e njohura shqiptare të Shkupit: Gazi Baba, Serava, Dyqanxhiku e Sahat Kulla. Prandaj, ky libër jo vetëm që do të duhet ta zgjojë interesimin tonë për këtë trashëgimi kulturore, por edhe të nxisë që ta ruajmë nga tendenca e modernitetit, e cila në fakt e zhbën identitetin e vërtetë të Çarshisë së Vjetër. Shpresojmë se Xhaferi do të vazhdojë edhe më tej të depërtojë në thellësitë e historisë së panjohur të Çarshisë së famshme të Shkupit…

Viewing all 617 articles
Browse latest View live