Quantcast
Viewing all 621 articles
Browse latest View live

U mbajt Edicionin i dytë i manifestimit kulturor “Takimet Poetike në Sharr”

Shoqata botuese “Menada”, më 7 dhe 8 qershor 2019, e  organizoi Edicionin II me radhë të manifestimit kulturor “Takimet Poetike në Sharr”. Hapja solemne e manifestimit u bë në shkollën fillore “Rexhep Voka” të fshatit Shipkovicë, ku morën pjesë krijues të njohur, studiues, mësues dhe nxënës të kësaj shkolle.

Edicioni II i këtij manifestimi kulturor që tubon poetë dhe shkrimtarë të njohur nga mbarë trevat shqiptare, në kuadër të programit të tij i ka përkujtuar krijuesit letrar të letërsisë shqiptare, si: Rexhep Vokën, Sadudin Gjurën, Murat Isakun dhe Abdylazis Islamin, figura eminente të këtyre anëve, të njohura për veprimtarinë e tyre patriotike në shërbim të kauzës sonë kombëtare dhe krijimtarinë letrare.

Manifestimi qendror i “Takimeve Poetike në Sharr” 2019, u mbajt në qytetin e Tetovës, në kuadër të të cilit u realizua edhe ora letrare nga poetë të dëshmuar me penën e tyre. Drejtori i Shtëpisë botuese “Menada”, Prof. Dr. Ejup Ajdini, njëherazi organizatori i kësaj veprimtarie letrare – artistike, në fjalën e tij para poetëve të ardhur nga Shqipëria, Kosova, Greqia, Lugina e Preshevës dhe nga qytetet e vendit tonë, theksoi se poezia është një harmoni poetike që tregon një ngritje, një lartësim të veçantë të shpirtit njerëzor. Ai, po ashtu u shpreh se poezia ekziston te çdo njeri si minerali në brendësi të tokës.

“Fuqia e mendjes, imagjinata dhe fuqia e ndjenjave, si: dashuria, frika dhembja, pikëllimi etj, kanë qenë dhe do të mbeten përherë faktorë për krijimin e vlerave shpirtërore e humane si një ndërveprim i bukur midis njeriut dhe natyrës. Krijimtaria popullore dhe ajo letrare në malësinë e Tetovës, ka qenë dhe tentojnë të mbetet farkëtari, më i mirë dhe më i veçantë i vlerave tona shpirtërore në përgjithësi. Dëshmia më e mirë janë traditat kulturore të festave, dokeve dhe zakoneve të shumta, të krijuara përmes një talenti të veçantë krijues nga malësorët e Sharrit e që u reflektua 150 vjet më parë edhe nga shkrimtari i Rilindjes Kombëtare të këtij krahu, Rexhep Voka, pikërisht nga Shipkovica ku edhe filloi (7 qershor 2019), Edicioni II me radhë i manifestimit kulturor “Takimet Poetike në Sharr”, tha Prof. Dr. Ejup Ajdini.  Ai, më tej shtoi se, pas Rexhep Vokës, si trashëgimtar i letrave shqipe në këto anë vjen, Sadudin Gjura, pikërisht nga Shipkovica, i cili shkroi pesë drama, por deri më sot i kemi shpëtuar dramën: “Lalë Bajrami”, “Dasmën Shqiptare” dhe disa pjesë të dramës “Fejesa në djep”.

Në fjalën e tij drejtori i Shtëpisë botuese “Menada”, vuri në dukje edhe kontributin e çmuar të shkrimtarëve, Murat Isaku dhe Abdylaziz Islami, të cilët sipas Prof. Dr. Ejup Ajdinit, e kanë ngritur letërsinë bashkëkohore shqipe të këtij krahu – malësisë së Sharrit, në nivel kombëtar dhe më gjerë. Këto poetë kanë qenë dhe do mbetën qenia më sublime e shoqërisë sonë, që me shpirtin e tyre të dëlirë dhe talentin krijues, ndërthurën harmoninë estetike me fenomenet jetësore, dramat me tragjeditë e jetës së njeriut tonë, që dhanë nga vetja më sublimen, u shpreh në përmbyllje të fjalës së tij organizatori i këtij manifestimi kulturor. Në Edicionin II të “Takimeve Poetike në Sharr”, u ndanë mirënjohje për përkrahësit e kulturës shqiptare, si dhe disa çmime letrare,, si: “Murat Isaku”, “Abdylaziz Islami”, “Rexhep Voka”, “Kastrioti”, “Shend e Verë”, “Çmimi Special”, dhe punime artistike të punuara nga piktori i njohur Burim Ajdini.

Manifestimi i lartpërmendur tashmë njihet si ngjarje kulturore dhe artistike në qytetin e Tetovës dhe më gjerë dhe i njëjti organizohet në stinën e pranverës.


Çështjet e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut janë trajtuar në librin e Mahi Nesimit

Ish ambasadori Mahi Nesimi sot ka promovuar në Universitetin e Evropës Juglindore librin “Shqiptarët e Maqedonisë dhe Ardhmëria e Shtetit”, në të cilin ka trajtuar tema të ndryshme që kanë të bëjnë me shqiptarët e Maqedonisë por edhe me problematika të përgjithshme të vendit, transmeton Portalb.mk.

Në 14 kaptina autori Mahi Nesimi ka trajtuar ndaras çështje të ndryshme, si: Maqedonia e paskonflitit 2001; Marrëveshja e Ohrit; Përdorimi i gjuhës shqipe në RMV; Përdorimi i flamurit shqiptar; Projekti “Shkupi 2014” dhe tema të tjera.

“Libri flet për zhvillimet e përgjithshme duke filluar nga viti 1990 ku shpesh herë duke u kthyer prapa ka tema që asnjëherë nuk janë përpunuar. Libri ka 14 kaptina, janë tema në vete çdonjëra, shfaqen mendimet e mia lidhur me mundësinë e kantonizimit të Maqedonisë, mundësinë e ndarjes së Maqedonisë, elaborohen ligjet për përdorimin e gjuhës duke përfshirë edhe këtë të fundit, jepet një pasqyrë e asaj se çka paraqet “Shkupi 2014””, tha autori Mahi Nesimi.

Image may be NSFW.
Clik here to view.

Në libër, sipas tij, jepet një pasqyrë e asaj përse maqedonasit e kontestonin ndarjen territoriale në vitin 2004, jepet një pasqyrë për përdorimin e gjuhës shqipe dhe historikun e përdorimit të flamurit shqiptar, e asaj se çka ndodhi para pesë viteve me zgjedhjet presidenciale.

Ai theksoi se në libër ofrohet një model i ri se si do ishte më mirë të zgjidhet kryetari i republikës, edhe pse, tha ai, ky model nuk është ideja e tij por e dikujt tjetër që ai e ka paraqitur në libër.

“Në libër thuhet edhe se ka më tepër votues se sa banorë dhe jepen dëshmi përkatëse, thuhet se rajoni i Pollogut prodhon shumë pak dhe ne as së afërmi nuk i plotësojmë nevojat tona në prodhim”, theksoi Nesimi.

Ai tha se në libër janë të përfshira edhe rasti “Monstra”, Kodra e Diellit, helmimet në Tetovë, ngjarjet në Gjorçe Petrov, vrasjet e ndryshme që kanë ndodhur brenda këtyre vendeve. Thuhet se marrë në përgjithësi maqedonasit na e shitën shumë shtrejtë  Marrëveshjen e Ohrit, thotë ai, sepse ajo nuk i plotëson nevojat e shqiptarëve për një jetë më të barabartë dhe më të mirë.

Jeton Shasivari, i cili ishte pjesëmarrës në promovim dhe njëkohësisht është recensues i librit tha se ky libër i trajton disa çështje për herë të parë në gjuhën shqipe, edhe atë shumë objektivisht.

“Themi si revolucionar, në cilësinë e recensuesve, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut por për tërë rajonin për herë të parë në gjuhën shqipe trajtohen mjaft objektivisht pa doreza, pa droje disa nga tematikat që janë të ndaluara edhe për vetë politikbërësit”, tha Shasivari.

Ai tha se e veçanta e këtij libri është se autori i jep vlerësimet e veta, i paraqet problematikat, i paraqet pikëpamjet e ndryshme dhe në fund paraqet zgjidhje konkrete për secilën problematikë. Ai theksoi se zgjidhjet e paraqitura nga autori mund të shërbejnë edhe për politikbërësit por edhe për ata që merren me studime të politikës, por edhe të shkencave juridike, ekonomike.

Librat e verës për fëmijët (VIDEO)

Tregime të moçme shqiptare, “Shpella e piratëve”, “Rreth botës për 80 ditë”, “2 vjet pushime”, “Ditari i Ana Frankut”, “Meri Popins”, “Piter Pan” dhe shumë libra të tjerë u rekomandohen fëmijëve nga mësuesit për t’i dhënë sa më shumë ngjyra pushimeve verore, sugjeron TopChannel.

Kjo listë me rreth 50 tituj librash jashtëshkollor është një mundësi për të zhvilluar imagjinatën e për të udhëtuar me personazhet në vende nga më interesantet.

Ato i japin mendjes atë ushqim që nuk ta ofron askush tjetër, as teknologjia, një rivale e fortë gjatë pushimeve.

Koleksioni mbi një milion libra, në bibliotekën më moderne në botë

Koleksioni më i madh i librave në Gjirin Persik, Biblioteka Kombëtare e Katarit, QNL, po përpiqet të shtojë lidhjet me bibliotekat jashtë rajonit dhe kërkon vëmendjen e lexuesve të rinj, ndërkohë që bojkoti kundër “Doha-s”.

Plot fëmijë rrëmojnë në raftet e saj ose ulen me libra në duar, në këmbët e shtyllave të mëdha, që mbështesin mega-strukturën e “Rem Koolhaas”, prej 45.000 metra katrorësh, transmeton TopChannel.

Në 6 muajt e parë të vitit, thonë drejtues të saj, çdo libër i seksionit të fëmijëve është huazuar, ç’ka tregon se përpjekjet për të tërhequr dhe më të vegjlit, kanë dhënë fryt.

QNL-ja, e shitur si një bibliotekë “e zhurmshme”, përmban një auditor me 120 vende dhe një zonë eventesh në zemër të hapësirës, së mbushur me dritë natyrale, e cila të kujton një aeroport modern.

“Të gjithë librat që shihni në këtë vend mund të huazohen nga përdoruesit. Ndryshe nga shumë biblioteka kombëtare, ne kemi një funksion të bibliotekës publike që bashkërendohet me funksionin kombëtare dhe atë kërkimor”, është shprehur Stuart James Hamilton, zëvendës drejtori ekzekutiv i bibliotekës.

Me mbi një milion libra dhe 500,000 botime digjitale, biblioteka e ndodhur në Doha, është më e madhja në Lindjen e Mesme.

Megjithatë konkurrenca nuk mungon, Emiratet e Bashkuara Arabe po përpiqen t’ia kalojnë Katarit me bibliotekën më të re, në Dubai, “Mohammed Bin Rashid”, e cila kur te çelet, thuhet se do ti ofrojë plot 1.5 milion libra, publikut për lexim.

5 librat që duhet t’i keni patjetër nën çadër këtë verë

Vera njihet si koha ideale për të lexuar, sepse leximi në këtë periudhë të vitit nxit dëshirën për të njohur dhe për të kuptuar më shumë. Pushimet dhe plazhin nuk mund t’i nisësh asnjëherë pa të paktën një libër me vete. Duke bërë valixhen, shumica prej nesh vihet shpesh në dilemë edhe për librat që do të marrë me vete. Veç të gjithë aksesorëve të domosdoshëm, bashkë me trendet e rrobave të banjës, në valixhe duhet të ketë patjetër hapësirë edhe për librat dhe titujt e rinj, transmeton Revista Class.

Nën çadër, mund të lexosh vjedhurazi dhjetëra tituj librash të cilët të intrigojnë. Ka edhe nga ata që, kush e di që kur i ke lexuar (sa mirë të vjen që ia mban mend historinë atij libri fije për pe), por ka edhe tituj që do të doje t’i lexoje me një frymë. Propozimet e këtij sezoni janë të ndryshme, por ato që vërtet nuk duhet t’ju mungojnë, i sjell për Class Aida Baro nga shtëpia botuese “Pegi”.

Jam ende këtu – Clelie Avit

Ky është titulli i dytë i koleksionit Fluturëzat, një koleksion i konceptuar për romane të lehta dhe të ëmbla, me funde të lumtura për të rinjtë e të rejat që kanë ende kohë të ëndërrojnë e të përhumben pak përmes rreshtave të dashurisë.

Në këtë roman romantik debutues, një grua në komë dhe një burrë i dëshpëruar i ndryshojnë jetën njëri-tjetrit.

Elsa nuk ka më ftohtë, nuk ka më uri, nuk ka më frikë, sepse pas një aksidenti ka rënë në një komë të gjatë, nga e cila duket se nuk ka për t’u kthyer.

Tibòja ka humbur besimin dhe rrugën e tij. Ai endet në korridoret e spitalit ku është shtruar i vëllai, pas një aksidenti që tragjikisht u ka kushtuar jetën dy vajzave të reja. Hyn gabimisht në dhomën e Elsës. Qetësia dhe aroma e saj e rrethojnë dhe ai, i dëshpëruar për një kontakt të mirëfilltë njerëzor, nis të flasë, të rrëfehet, pa pritur që dikush t’i përgjigjet.

Ai nuk e di që Elsa po e dëgjon. Ajo e mban vesh, pasi prej disa kohësh ka filluar të dëgjojë, megjithëse mjekët, familja dhe miqtë e saj janë dorëzuar dhe po mendojnë të shkëputin fijet dhe tubat që e mbajnë në jetë.

Kështu, krejt natyrshëm, nis të krijohet një lidhje e heshtur, por më e vërtetë se shumë të tjera, të mbushura me hipokrizi. A do ta shpëtojë kjo ndjenjë e re Elsën? Po Tibònë?

As të parët, as të fundit – Esther Perel

Është një libër këshillues për këdo që do të thellojë njohjen me partnerin dhe të vetes në lidhje me një aferë apo flirt të mundshëm. Na pëlqen apo jo, flirtimi është diçka që ndodh ngaherë. Pavarësisht se sa bojë është derdhur për të na këshilluar se si ta “mbrojmë nga tradhtia” marrëdhënien tonë, kjo nuk i ka mbajtur në fre as burrat dhe as gratë. Mosbesnikëria ndodh në martesat e mira, në martesat e këqija, e madje edhe atje ku dënohet me vdekje. Ajo ndodh edhe në marrëdhëniet e hapura, ku seksi jashtëmartesor është negociuar me kujdes që më parë. Dhe liria për t’u ndarë apo divorcuar nuk i ka nxjerrë ende nga moda gënjeshtrat.

Ky libër nuk flet vetëm për mosbesnikërinë. Aferat na mësojnë shumë për marrëdhëniet: çfarë presim, çfarë mendojmë se duam dhe çfarë na duket e drejtë. Ato janë një dritare unike nga mund të shihen qëndrimet tona personale dhe kulturore mbi dashurinë, epshin dhe besnikërinë.

Vajza e dikurshme – JP Delaney

Për këdo që dëshiron ca drithërima në mes të verës, ja tek vjen një triller psikologjik gozhdues, i cili ngërthen fatin e dy grave: të mirën dhe të mistershmen, në një vorbull dysie, vdekjeje dhe mashtrimi.

Me saktësi dhe elegancë, Delaney zhvesh personazhet nga sekretet e tyre, pak nga pak, derisa del në shesh e vërteta e kulluar dhe pa zbukurime.

Delaney ka krijuar një situatë vërtet të frikshme dhe tërheqëse në shtëpinë e rrugës “Folgejt”. […] Struktura e romanit gërshetohet mes rrëfimeve të Emës, para, dhe të Xhejnit, pas, teksa të dyja fillojnë të dyshojnë për fatin e tyre të mirë.

Të dyja vajzat kërkojnë qetësinë pas disa fatkeqësive që u kanë ndodhur në jetë dhe shtëpia e rrugës “Folgejt” presupozohet t’u sjellë atë paqe të munguar. Por arkitekti i mistershëm që e ka ndërtuar, ngulmon se banorët duhet të jetojnë sipas disa rregullave të rrepta. Shtëpia është ndërtuar me qëllimin e vetëm që t’i ndryshojë banorët e saj, dhe ashtu ndodh… Një vrasje dhe shumë pikëpyetje do të ngrihen mbi të zotin e shtëpisë dhe mbi dy vajzat.

Dita e mbetur – Kazuo Ishiguro

Për këdo që kërkon shijen e letërsisë së zgjedhur, sugjerojmë nobelistin Ishiguro me romanin e tij më të mirë “Dita e mbetur”.

Një rrëfim i qetë dhe i shtruar mbi mungesën e kurajës për të bërë zgjedhjet, që mund të vënë në rrezik jetën e kontrolluar dhe të planifikuar, për ne, nga të tjerë.

“Dita e mbetur” fitoi çmimin Man Booker Prize në 1989. Mbetet një prej veprave letrare më të njohura dhe të respektuara në Angli.

Ngjarjet e këtij romani rrëfehen nga mazhordomi Stivens, i cili, për më shumë se tridhjetë vjet, ka jetuar në Darlington Holl, rezidenca madhështore e lordit Darlington. Stivensi rrëfen një pjesë të jetës së tij, diku nga mesi i viteve ’30, një periudhë e ngarkuar për të personalisht, por edhe për historinë e Anglisë dhe të Evropës. Punëdhënësi i tij është një personazh publik, tejet i angazhuar edhe politikisht. Stivensi, nga ana tjetër, nuk ka njohuri të thella mbi çështje të ndërlikuara politike. Ai është njeri i përmbajtur, i cili krenohet me sjelljen e tij prej xhentëlmeni të mirëfilltë dhe të vetmen përparësi ka t’i shërbejë sa më me dinjitet punëdhënësit të tij.

Romani i tretë i Kazuo Ishiguros, “Dita e mbetur”, është një roman ëndrre: një komedi argëtuese mbi mirësjelljen formale që shndërrohet pothuajse si me magji në një përsiatje të thellë dhe prekëse mbi personalitetin, klasat dhe kulturën.

Ditari i një trupi –  Daniel Pennac

Për këdo që kërkon të njohë më mirë trupin e vet në të gjitha funksionet e tij, rrëfyer me shumë dashuri dhe humor të hollë nga një prej autorëve më të njohur francezë, Daniel Pennac.

Pennac-u nuk na tregon thjesht trupin, nuk e përshkon atë, por e përdor për atë që është: pra, një formë dhe një enë mbajtëse e historive, rrëfimeve, ngjarjeve.

Zëri rrëfyes është një francez i lindur në vitet ’30, i cili vendos t’i lërë së bijës, Lizonit, ditarin e jetës së vet, treguar pikërisht nga këndvështrimi i trupit. Që nga fëmijëria, në pjekuri e deri në agoni, të gjitha ngjarjet që i ndodhin protagonistit paraqiten ashtu siç i ndien dhe i përjeton trupi i njeriut.

Ai nis të mbajë ditar që në moshën trembëdhjetëvjeçare se çfarë ndodh me trupin e njeriut kur ndien frikë, gëzim, hare, trishtim, nëpërkëmbje etj.

Ai është një përkthyes ndjesish dhe ndjenjash. Një libër tepër intim, që rrëfen përditshmërinë universale, gjërat që godasin mishin dhe kockat e kujtdo, një autobiografi e një shekulli dhe zakonet e saj.

“Le Monde” vlerësoi Kadarenë mes 100 emrave të mëdhenj

Gazeta franceze “Le Monde” ka përzgjedhur në listën e 100 shkrimtarëve më të mirë, edhe Ismail Kadarenë më romanin “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, transmeton OraNews. Ky suplement vjen në formën e sugjerimit për lexuesin, të një plejade elitare të autorëve të evidentuar nga kritiket e gazetës që prej vitit 1946.

Shkrimtari i mirënjohur shqiptar Ismail Kadare dhe vepra e tij “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” është përfshirë në listën e 100 romaneve më të mirë që kritikët e gazetës “Le Monde” kanë evidentuar që prej krijimit të saj në 1946. Kadare renditet mes shkrimtarëve të mëdhenj të këtij shekulli, si Kazanzaqis, Pasternak, Kundera, Solzhenicin, Aragon, Jursenar, Graham Green, Salman Rushdi etj.

Kjo plejadë elitare vjen si një sugjerim për lexuesin, nëpërmjet një suplementi të veçantë letrar, që këshillon mes tyre edhe romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” të prezantuar me kritikën që Alen Boske i ka bërë në ‘Le Monde’ në vitin 1970.

“Ajo që godet menjëherë është ironia fine e autorit, gjenerali i tij italian nuk është një karikaturë. Ai ka virtytet e tij, një nga të cilat është besimi gjysmak në misionin e vet, dhe të meta si për shembull indiferenca ndaj gjithçkaje” shkruan Boske për romanin e Kadaresë.

Për kritikët e “Le Monde”, kjo përzgjedhje e vetëm disa shkrimtarëve mes emrave të mëdhenj, nuk ka qenë një punë e lehtë. Në suplement sqarohet se lista e autorëve ka qenë fryt i diskutimeve dhe debateve të forta.

Shpërndahen libra për 37 Komuna të Kosovës dhe për bibliotekat komunale shqiptare jashtë Kosovës

Në një ceremoni të organizuar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka bërë shpërndarjen e librave të botuar dhe të blerë nga Ministria, donacion për 37 Komuna të Kosovës dhe për bibliotekat komunale shqiptare jashtë kufijve të Kosovës, raporton Koha.net.

Me këtë rast ministri Gashi fillimisht tha se përmes formave të ndryshme të subvencionit në vazhdimësi është punuar që tu dilet në përkrahje bibliotekave komunale dhe institucioneve tjera komunale të kulturës.

“Donacioni që ne po e dorëzojmë sot është jo i vogël dhe vlerësojmë se është tejet cilësor, meqë librat që ne sot po i japim janë librat më të mirë që janë botuar gjatë vitit 2018, dhe këtë vlerësim e ka bërë një trup profesionale siç është Këshilli i Librit, si organ që funksionon në kuadër të Ministrisë së Kulturës”, tha ministri Gashi.

Ai gjithashtu tha se shpërndarja e librave tek bibliotekat komunale është një politikë e rëndësishme.

Ndërkaq kryetarja e Këshillit të Librit, Sabile Keçmezi- Basha tha se ministri Gashi po bën një punë të mirë me grumbullimin e përfaqësueseve të bibliotekave të Kosovës për të shpërndarë librat.

“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes Këshillit të Librit ka botuar libra të autorëve shqiptarë e të komuniteteve të të gjitha trevave, orientimeve politike, fetare, gjinore, letrare e estetike duke u treguar e hapur nda prirjeve e preferencave të ndryshme stilistike etj. si dhe letërsi botërore të vendeve e gjuhëve të ndryshme të të gjitha periudhave letrare, nga antikitekti e deri më sot”, theksoi Basha.

Ajo gjithashtu përmendi se në vitin 2018 Ministria ka financuar 11 revista me karakter kombëtar dhe regjional, botimin 53 librave të autorëve të ndryshëm, ka bërë blerjen e 56 librave të autorëve kombëtarë e të huaj ku totali i investimeve ka qenë 158 mijë e 522 euro.

Letra prekëse e Markesit pasi doli me kancer

Shkrimtari me famë botërore, Gabriel Garcia Marquez, i cili është edhe fitues i Çmimit “Nobel”, ka lënë një letër që do t’iu mbizotërojë të gjitha kohërave.

Pasi u diagnostifikua me kancer, Markez vendosi t’iu drejtohet për herë të fundit miqve dhe lexuesve të tij përmes një letre të hapur.

Letra e plote

“Miqtë e mi lamtumirë!

Sikur Zoti të harronte për një moment që unë jam një dordolec i ndrequr me rrecka dhe të më dhuronte një copë jetë, mbase nuk do të thosha të gjitha ato që po mendoja, por, sigurisht, do të mendoja të gjitha ato që po them. Do t’i jepja rëndësi gjerave, por jo vetëm nga vlera e tyre, por për domethënien që kanë.

Do të flija pak, e do të ëndërroja më shumë, sepse çdo minutë që mbyllim sytë, humbasim 60 sekonda dritë. Do të vazhdoja kur të tjerët të ndalonin, do të zgjohesha kur të tjerët të flinin… dhe do të shijoja një akullore me çokollatë!!!

Nëse Zoti do të më jepte një copë jetë, do të vishesha thjeshtë, do të shtrihesha përballë diellit duke e lënë të pambuluar, jo vetëm trupin tim, por edhe shpirtin. Zoti im, nëse do të mundja do të shkruaja urrejtjen time mbi akull, dhe do të prisja sa të dilte dielli.

Do të pikturoja një ëndërr të Van Gogut mbi yje, do të recitoja një poezi të Bernardit, dhe një këngë e Shtradus do të ishte serenata që do t’i dhuroja hënës. Do të ujisja me lotët e mi trëndafilat, që të ndjeja dhimbjen nga gjembat e tyre, dhe puthjen ngjyrëkuqe nga fletët e tyre.

Ah, Zoti im, sikur të kisha një copë jetë, nuk do të lija të kalonte as edhe një ditë pa u thënë njerëzve që i dashuroj. Do të bëja çdo burrë e çdo grua të besonte se i dashuroj, dhe do të dashurohesha me dashurinë.

Njerëzve do t’u tregoja se sa gabim bëjnë kur mendojnë se ndalojnë së dashuruari kur plaken, pa e kuptuar se plakemi kur pushojmë së dashuruari.

Fëmijës do t’i jepja pendë, por do e lija të mësonte vetë se si të fluturonte. Pleqve do t’u tregoja se vdekjen nuk e sjell pleqëria por “harresa”. Mësova kaq gjëra nga ju njerëzit…

Mësova se të gjithë duan të jetojnë në “majën e malit” pa e kuptuar se lumturia qëndron në mënyrën sesi e zbret “faqen e pjerrët”.

Mësova gjithashtu, se kur fëmija i porsalindur shtrëngohet mbi pëllëmbën e tij të vogël për hërë të parë gishti që i zgjatet nga babai i tij, e robëron atë përjetë.

Mësova se njeriu ka të drejtë ta shohë tjetrin nga lart, vetëm kur duhet të ndihmojë atë të ngrihet.

Janë kaq shumë gjëra që mesova prej jush, por në të vërtetë nuk do të më hyjnë në punë, sepse kur të më mbajnë të mbyllur brenda në këtë valixhe, fatkeqësisht do të kem vdekur.

Të thuash atë që ndjen dhe të bësh gjithnjë atë që mendon, sepse askush nuk do të të mbaj mend për mendimet e tua të fshehta. Nëse do të dija që sot do të ishte hera e fundit që do të të shihja duke fjetur, do të të përqafoja fort…fort.., dhe do t’i lutesha Zotit të bëhesha roje e shpirtit tënd. Nëse do të dija se sot do të ishte hera e fundit që do të të shihja të dilje nga dera, do të të përqafoja dhe do të të jepja një puthje, dhe do të të thërrisja përsëri të të jepja të tjera…”


U hap panairi i librit “Prizreni 2019”

Sot u hap edicioni i 11-të i panairit të librit “Prizreni 2019”, transmeton Koha.net.

Në këtë edicion marrin pjesë shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia dhe Turqia.

Mbrëmjeve do të ketë programe letrare në ambient të hapur në qendër të qytetit ku do të ftohen autorë të ndryshëm.

Panairi i librit “Prizreni 2019” hapet sonte zyrtarisht prej orës 20:30 dhe do të qëndrojë i hapur deri të dielën.

50 botues në Panairin e Librit në Ulqin

“Kjo është bërë një traditë, një traditë e vyer, një traditë e shkëlqyer, jo vetëm i jep gjallëri, i jep jetë qytetit të kulturuar të Ulqinit, por ka një hapësirë më të gjerë, sepse këtu ka një mërgim të fuqishëm në mërgim”, u shpreh botuesi Arben Kondi.

Në Ulqin po zhvillohet panairi tradicional i librit ku marrin pjesë mbi 50 botues nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Ata kanë prezantuar qindra botime të reja të realizuara brenda këtij viti.

Në edicionin e 19 të panairit janë mbledhur shumë organizatorë me dëshirën që të vendosen dhe intensifikohen marrëdhënie institucionale në rajon.

Leximi i librave ua permison jetën tuaj

Është koha kur njerëzit leximin e vetëm që e bëjnë është një ndër artikujt që gjejnë nëpër internet, dhe leximi i librave është bërë shumë i rrallë. Gjithsesi hulumtues nga Universiteti i Leedsit bëjnë të ditur se njerëzit duhet gjithmonë e më shumë të lënë anash telefonat e tyre dhe të mundohen të lexojnë libra për ditë, shkruan Insajderi.

Këto janë disa nga benefitet e leximit të librave:

Simulimi mendor

Studimet tregojnë se simulimi mendor largon rrezikun nga sëmundjet e harresës dhe çmendurisë. Truri ose përdoret ose e humbet, thonë shkencëtarët. Qasja sa më e rrallë në informacione bën që lidhjet e neuronëve nëpër rrugët e tyre të humbet. Ju mund të kontriboni në rënien e punës së trurit të juaj nëse nuk e sfidoni atë.

Reduktimi i stresit

A e keni vërejtur se si stresi largohet kur kapni diçka të lexoni? Sipas një studimi leximi ulë nivelet e stresit deri 68%.

Rritje e aftësive sociale

Për disa leximi i librave është një mënyrë që të largohen nga bota e vërtet dhe njerëzit. Por, studimet tregojnë se leximi përmirëson aftësitë sociale.

Rritje e fjalorit personal

Sa më shumë lexoni, aq më shumë fjalëve u ekspozoheni. Duhet të e keni në mendje se një njeri i suksesshëm lexon së paku 60 libra në vit.

Përmirësim i kujtesës

Kur lexoni truri i juaj bën shumë më shumë se sa deshifrimi i fjalë në një faqe. Leximi është një sfidë neurobiologjike që kërkon më shumë punë se sa dëgjimi i fjalimit apo procesimi i imazheve në tru.

Studimet tregojnë se leximi ndihmon në mbrojtjen e kujtesës.

Gjumë më i mirë

Nëse lexoni para se të flini, dhe e bëni këtë si ritual ditor, atëherë trupi mëson që pasi të lexoni është koha që të bini në gjumë.

Veprat e Spase-s urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Sterjo Spase-n duhet ta marrim si shembull të gjithë ne të cilët jetojmë në Ballkan. Figura e Spases duhet të jetë shembull për të gjithë ne, se duhet bashkëpunim në shumë fusha të veprimit; gjithmonë nisur nga pikëpamjet njerëzore, intelektuale e kulturore. Kështu është shprehur ministri pa resor i angazhuar për Diasporën Edmond Ademi në shënimin e 105 vjetorit të lindjes së shkrimtarit të njohur Sterjo Spase, në fshatin Gollomboc, komuna Pustec, Shqipëri.

Sipas ministrit Ademi, Spase është shembulli tipik sesi mund të integrohesh në një kulturë që pastaj merret si frymëzim nga shumë breza.

“Është i Shqipërisë kur flet veprimtaria e tij letrare, i përket edhe maqedonasve për nga prejardhja. Ai është urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Spase është shembull, se arti i është mozaik i të ndryshmëve dhe se kufijtë nuk ekzistojnë”, ka theksuar mes tjerash ministri.

Image may be NSFW.
Clik here to view.
Edmond Ademi


Jeta

Image may be NSFW.
Clik here to view.
Sterjo Spasse
Sterjo Spasse

Spasse ishte me prejardhje maqedonase, i lindur në Gollomboç, njëri nga fshatrat maqedonishtfolës buzë liqenit të Prespës.

Sterjo shkollën fillore e kreu në Korçë, ndërsa shkollën Normale në Elbasan. Më pas nisi punë si mësues në fshatin Derviçan në jug të Gjirokastrës, ku nisi të shkruante romanin që njihet shkurt Pse!?. Më vonë nisi një kurs me korrespondencë për pedagogji në Firencë të Italisë, por nuk arriti të marrë provimet e fundit. Me KutelinKokonën dhe Hakiun qe bashkëthemelues i të përkohshmes “Revista letrare” në Tiranë më 15 shkurt 1944[2].

Në fundin e vitit 1944, pak pas fitores komuniste, ai e kishte botuar veprën e tij të parë të realizmit socialist në organin partiak, gazetën “Përpara” të KorçësSi e pashë Tiranën e porsaçliruar[2].

Po pas lufte punoi në Min. e Arsimit e Kulturës për hartimin e teksteve shkollore me Aleksandër XhuvaninDhimitër Shuteriqin e Qemal Draçinin[3]. Punoi gjithashtu në revistat pedagogjike dhe letrare: “Shkolla e re”“Arsimi popullor”“Literatura jon딓Nëntori”, etj. dhe pranë Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë. Ndërsa kohën e fundit e kaloi në Tiranë, si shkrimtar me profesion të lirë.

Vepra

Veprimtaria letrare e Sterjo Spasses është e shumëllojshme. Shkroi punime pedagogjike, tekste shkollore u muar me përkthime, shkroi artikuj të ndryshëm, monografi, tregime, romane etj.

Veprimtaria e tij, sidomos ajo letrare zë fill që nga vitet tridhjetë të shekullit të kaluar. Kjo ishte një periudhë në të cilën Sterjo Spasse u dallua me krijimet e veta, sidomos në fushën e tregimit dhe atë të romanit. Botoi katër përmbledhje tregimesh: “Kuror rinie” (1934), “Në krahët e një femre” (1934), “Nusja pa duvak” (1944) dhe “Të fala nga fshati” (1958) si dhe dhjetë romane: “Nga jeta në jetë – Pse!?” më 1935 – që mbahet si kryevepra e tij, “Afërdita” (1944), “Ata nuk ishin vetëm” (1952), Afërdita përsëri në fshat (1954), “Buzë liqenit”(1965), “Zjarre…” (1972), “Zgjimi” (1973), “Pishtarë” (1975), “Ja vdekje ja liri” (1978), dhe “Kryengritësit” (1983).

Sipas Trebeshinës, romani “Harbutët” që Spasse shkroi që më 1946 i cili nuk i botua për shkak të një preference të pandehur të parisë politike ndaj Dhimitër Shuteriqit[2].

Redaksia e Botimeve “Rilindja” i botoi më 1968 një komplet veprash në tetë vëllime, ndërsa herë pas here ka botuar vepra të ndryshme.[4] Më 1980-1985 iu botuan po ashtu në Tiranë botimi integral “Vepra” me nëntë vëllime. Më 1980 iu përkthye në anglisht romani “Zgjimi”[2].

Veprat

  • Kurorë rinije. Biblioteka e të rinje Nr. 1. (Peppo & Marko, Korçë 1934, ribotim Prishtinë 1968) 29 ff.
  • Nga jeta në jetë – Pse!?, Me parathënie nga Vangjo Nirvana. (Drita, Korçë 1935, rebotim Prishtinë 1968, 1986, Tiranë 1995) 193 ff.
  • Afërdita. Roman (Luarasi, Tiranë 1944, rebotim Prishtinë 1956, 1968) 191 ff.
  • Nusja pa duvak. Novela. (Luarasi, Tiranë s.a. [1944]) 111 ff.
  • Ata nuk ishin vetëm, roman (Naim Frashëri, Tiranë 1952, rebotim Prishtinë 1968) 272 ff.
  • Afërdita përsëri në fshat. Roman (N.Sh.B., Tiranë 1954, rebotim Prishtinë 1968) 320 ff[2].
  • Buzë liqenit, roman 1965
  • Sokolesha, 1966
  • Të fala nga fshati, 1968
  • Zjarret. Roman. (Naim Frashëri, Tiranë 1972) 356 ff[2].
  • Ja vdekje, ja liri, roman 1978
  • Kryengritësit, roman 1983
  • O sot, o kurrë !, roman 1989
  • Letra nipit tim Arian në Tiranë nga Maqedonia dhe Kosova, 1975
  • Zgjimi. (Naim Frashëri, Tiranë 1974) 501 ff[2].
  • Pishtaret, roman

“Qark i (pa)mbyllur burgjesh”, Enver Dugolli në Shkup rrëfeu për tmerrin e Burgut të Dubravës

Sot në ambientet e Komunës së Çairit është promovuar libri “Qark i (pa)mbyllur burgjesh”, i ish të burgosurit politik Enver Dugolli, i cili dëshmon për tmerret për burgun famëkeq të Dubravës, njofton Portalb.mk.

“Para se të flasë për librin edhe unë dua të ndajë një shqetësim i cili vërehet jo vetëm këtu por gjithandej në trojet shqiptare një indiferencë për të ardhmen dhe të tashmen tonë.  Në burgun e Dubravës, as mendja nuk më shkonte se do të shpëtoja, gjithmonë e kisha mendjen athua a do të shpëtonte ndokush  që të rrëfente e të tregonte se çka kishte ndodhë dhe çka po ndodhë në burgun e Dubrovës. Kurrë nuk ma ka marr mendja se 20 vite pas luftës edhe pse shpëtuam shumë, kjo indiferenca dhe heshtja më vret sepse nuk është në pyetje vuajtja e një individi apo sakrifica e një individi, por sakrifica e një populli, sepse përmes një libri vetëm një segmenti vogël përshkruhet”, tha Dugolli përpara të pranishmëve.

Recensenti i librit, Elvis Hoxha solli një tregim për librin përpara të pranishmëve.

“Ajo që na bashkon neve shqiptarëve në mënyrë kaq speciale është sakrifica dhe vuajtjet që bëjnë shqiptarët. Unë bëjë thirrje te të gjithë që të lexohet ky libër veçanërisht të rinjtë, jo sepse unë e kam redaktuar as sepse Enver Dugolli, e ka shkruar. por sepse nuk ka kuptim të ekzistojë Shqiptari, kur nuk njehë nëpër breza ata që i ka bërë që ai të jetoj tani. Mua nuk më duhet t`i njohë 7 milion shqiptarë një nga një por më duhet t`i njohë veprat e 7 milion shqiptarëve.  Libra të tillë vuajtje mua shqiptarit të Shqipërisë ma bëjnë të qartë se në çfarë luksi jetoj unë”, tha profesori universitar Elvis Hoxha.

Në promovim gjithashtu ishin edhe dy aktivistë nga Prishtina, Rina Shabani dhe Afrim Berisha të cilët thanë fjalë miradije për librin.

“Për ta rikthyer  në vetëdijen tonë historike dhe kolektive atë që nuk duhet kurrë për ta harru përjetimin e dëshmitarëve në burgun e Dubravës, tani neve në kohën e duhur na vjen si rikujtim dhe si pasuri historike dhe kolektive libri “Qark i (pa)mbyllur burgjesh”, me autor nga Enver Dugolli. Ky libër nuk është vet-rrëfim, ky libër është dëshmi, e një historie pak të dëshmuar,  janë përjetime të luftës për atdhe, e për jetën, motivin dhe shpresën në të njëjtën kohë se dikur mëngjeset kemi për t`i pritur në Kosovën e lirë. Prandaj ky libër është një dramë reale e përjetuar tash edhe e dëshmuar edhe nga ata që i kanë shpëtuar ferrit të Dubravës, ky libër ka ardhur edhe në kohën e duhur”, tha Rina Shabani.

“Ky libër duhet të shërbej si ngritës i vetëdijes politike te të rinjtë. Ky libër në vetvete është shkollë politike. Dua ta rikujtoj se regjimi i Millosheviçit, përndiqte, torturonte dhe burgoste secilin të ri i cili guxonte të dilte kundër atij sistemi. Por të rinjtë e viteve `80 dhe `90 nuk na ngjanin shumë neve dhe pasivitetit tonë. Ata shpërthyen me guxim dhe pjekuri duke mos u nënshtruar dhe duke i lëvizur proceset politike përtej parashikimeve. Këtu më duhet patjetër ta citoj edhe autorin ku në një fjali thotë: Edhe pse i pjekur duhet të veproja për Kosovën, në Kosovë dhe nuk duhet ta zgjidhja mërgimin, ose më mirë luftë politike brenda sesa strehim politik jashtë”, tha Afrim Berisha.

Përndryshe, libri llogaritet si dëshmi për masakrën në burgun e Dubravës, ku gjenocidi kryhej brenda dhe jashtë mureve në pranverën e vitit 99′, për rininë studentore atdhetare e cila i lëvizi proceset përtej parashikimeve dhe rrugëtimi drejtë lirisë, tmerret e përjetuara nga të burgosurit politikë, njohja me veprimtarët e çështjes shqiptare, Ukshin Hotin, Albin Kurtin dhe me kryekomandantin Adem Jashari, pastaj letërkëmbimet e publikuara për herë të parë mes familjarëve dhe shokëve (dorëshkrim origjinal).

23 librat më të mirë për t’i lexuar

1.“Për kë bien kambanat” – Ernest Hemingway

Është roman i botuar në vitin 1940. Libri tregon historinë e Robert Jordanit, një specialist shpërthimesh amerikan në Brigadat Ndërkombëtare, i vendosur në një njësi guerilësh republikanë gjatë Luftës Civile në Spanjë (1939 – 1939 ). Ai eksploron një numër temash të tilla, si vdekja, dashuria, dhe fanatizmi.2.“Zoti i mizave” – William Golding

Vepra flet për një grup djemsh të mirë britanikë, që kanë ngecur në një ishull të pabanuar, të cilët përpiqen të vetëqeverisen, por me rezultate shkatërrimtare. Në libër Golding trajton temat shumë të debatueshme të natyrës njerëzore dhe mirëqenies individuale, përkundrejt të mirës së përbashkët.

3.“Ana Karenina” – Leon Tolstoi

Është një roman i botuar në seri nga viti 1875 deri në 1877. Duke rrëfyer historinë e aristokrates nga Shën Petërsburgu, Ana Karenina, libri eksploron në mënyrë mjeshtërore një sërë temash, nëpër pothuaj njëmijë faqet e tij. Një sondazh i vitit 2007 me 125 shkrimtarë bashkëkohorë, e shpalli Ana Kareninën “librin më të bukur që është shkruar ndonjëherë”.4.“Princi i vogël” – Antoine de Saint-Exupery

I shkruar nga aristokrati, shkrimtari, poeti dhe aviatori francez Antoine de Saint-Exupery, “Princi i vogël” është një novelë shumë popullore e vitit 1943 dhe libri i katërt më i përkthyer në botë. Libri përshkruan me shumë dhembshuri vetminë, miqësinë, dashurinë, dhe humbjen, të përjetuara nga një princ i vogël që ka rënë në Tokë.

5.“Manifesti komunist” – Karl Marx dhe Friedrich Engels

Një pamflet politik i vitit 1848 nga filozofët gjermanë Marx dhe Engels, “Manifesti komunist” pranohet sot si një prej dorëshkrimeve politikë më me ndikim. Ai paraqet një qasje analitike unike ndaj luftës së klasave, problemeve të kapitalizmit, dhe natyrës së shoqërisë e politikës.

6.“Mbi origjinën e specieve” – Charles Darwin

I botuar në 1859, “Mbi origjinën e specieve” është vepër letërsie shkencore që konsiderohet edhe themeli i biologjisë evolucionare. I shkruar për lexues jospecialistë, ai paraqet një trupë provash se diversiteti i jetës ka ardhur nga linja e zakonshme e trashëgimisë përmes një modeli të degëzuar të evolucionit.

7.“Zgjedhja e Sofisë” – William Styron

“Zgjedhja e Sofisë” është një roman i vitit 1979 që përqendrohet në vendimin tragjik që Sofia, një katolike polake e mbijetuar e kampeve të përqendrimit në Gjermani, u detyrua të bëjë pas futjes bashkë me dy fëmijët në kamp. Sofisë iu desh të zgjedhë se cili prej fëmijëve do të jetonte dhe cili do të vdiste.

8.“Në rrugë” – Jack Kerouac

Libri përcaktues i brezave të kundërkulturës së pasluftës, “Në rrugë”, është roman i vitit 1957 i bazuar në udhëtimet e autorit dhe miqve të tij nëpër Amerikë. Libri flet për jetën e lirë, xhazin, poezinë dhe drogat. Ai është zgjedhur nga revista TIME si një prej 100 romaneve më të mirë në gjuhën angleze, nga viti 1923 deri në 2005.

9.“Të vrasësh zogun përqeshës” – Harper Lee

Romani fitues i Çmimit Pulitzer është shndërruar në një klasik të letërsisë moderne amerikane. Me linjën e tregimit dhe personazhet që janë bazuar kryesisht në vëzhgimet që vetë autorja i ka bërë familjes së saj dhe fqinjëve, romani është i njohur për ngrohtësinë dhe humorin, pavarësisht se trajton problemet serioze të përdhunimit dhe pabarazisë racore.

10.“1984” * George Orwell

“1984” është një roman distopik që i ka të vendosura ngjarjet në një botë të zymtë me luftë të përjetshme, me mbikëqyrje të kudondodhur nga ana e qeverisë dhe manipulim publik, ku individualizmi dhe mendimi i pavarur persekutohen dhe mendohen si “krime”.

11.“Konti i Monte Kristos” – Alexandre Dumas

I përfunduar në vitin 1844, “Konti i Monte Kristos” është roman aventurë që merret me tema të shpresës, drejtësisë, hakmarrjes, mëshirës dhe faljes. Ai përqendrohet tek një burrë i cili burgoset pa të drejtë, arratiset nga burgu, fiton një pasuri dhe më pas i hyn rrugës së hakmarrjes për ata që ishin përgjegjës për burgosjen e tij.

12.“Getsbi i madh” – F. Scott Fitzgerald

I konsideruar vepra më e madhe e Fitzgeraldit, “Getsbi…” eksploron temën e dekadencës, idealizmit, rezistencës ndaj ndryshimit, rebelimit social, dhe teprimeve, duke krijuar një portret të Epokës së Xhazit apo viteve njëzetë të shekullit të kaluar, që është përshkruar si një rrëfim paralajmërues për Ëndrrën Amerikane.

13.“Alkimisti” – Paolo Coelho

Alkimisti është një roman i autorit brazilian, i botuar fillimisht në vitin 1988. Një roman alegorik, ndjek një bari andaluzian në udhëtimin e tij në Egjipt, pasi ka parë një ëndërr sikur ka gjetur një thesar atje. Një bestseller ndërkombëtar, “Alkimisti” është një prej librave më popullor në histori.

14.“Të drejtat e njeriut” – Thomas Paine

Botuar në dy pjesë në mars 1791 dhe shkurt 1792, “Të drejtat e njeriut” është një prej librave më të rëndësishëm nga një aktivist politik anglo-amerikan, filozof, teoricien i politikës dhe revolucionar. Libri merret me Revolucionin Francez dhe të drejtat që i duhen dhënë të gjithë qenieve njerëzore.

15.“Një histori e shkurtër e kohës” – Stephen Hawking

Është një libër i shkencës popullore i vitit 1988, ku autori përpiqet të shpjegojë një sërë temash si kozmologjia, përfshirë Big Bengun, vrimat e zeza, si dhe konet e dritës për lexuesit jospecialistë. Libri u bë menjëherë i njohur dhe u përkthye në 35 gjuhë deri në vitin 2001.

16.“Në egërsinë e natyrës” – Jon Krakauer

I shkruar në vitin 1996, ky libër është një bestseller ndërkombëtar i botuar në 14 gjuhë. I përdorur gjerësisht në kurikulën e shkollave dhe kolegjeve, libri merret me temat se si të pranohesh në shoqëri dhe se si, ndonjëherë, të gjesh vetveten bie ndesh me të qënit një pjesëtar aktiv i shoqërisë.

17.“Thertorja Pesë” – Kurt Vonnegut

Është një roman satirik për Luftën e Dytë Botërore. I konsideruar gjysmë-autobiografik, romani bazohet pjesërisht në përvojën e vetë autorit në luftë. Përgjithësisht i pranuar si libri më me ndikim i Vonnegutit, përqëedrohet tek ushtari amerikan Billi Pilgrim.

18.“Liza në botën e çudirave” – Lewis Carroll

Është roman aventurash i shkruar nga matematikani anglez Charles Dodgson me pseudonimin Lewis Carroll. Libri luan mjeshtërisht me logjikën, duke i dhënë një popullaritet të madh si tek të rriturit, edhe tek fëmijët.

19.“Portreti i Dorian Greit” – Oscar Wilde

Është një roman gotik që merret me temat e esteticizmit, dyfishtësisë morale, dhe vetëllastimit. Në vitin 1890, kur u botua fillimisht, ai fyeu ndjeshmëritë morale të lexuesve dhe kritikëve, por sot konsiderohet një prej veprave më të spikatura të shekullit 19.

20.“Kumbari” – Mario Puzo

Është një roman i famshëm krimi, që trajton historinë e një familje mafioze në New York, e udhëhequr nga Don Vito Corleone, që u bë sinonim me mafien italiane. Romani mbulon vitet 1945-1955 dhe ofron gjithashtu historinë e të kaluarës së Korleones.

21.“Ferma e Kafshëve” – George Orwell

Një tjetër vepër e madhe e Orwellit. Një roman alegorik dhe distopik i botuar fillimisht në Angli në vitin 1945. Duke kritikuar në mënyrë alegorike komunizmin, libri u refuzua fillimisht nga një numër botuesish amerikanë, por sot konsiderohet një prej librave më me ndikim që është shkruajtur ndonjëherë.

22.“Asgjë e re nga fronti i Perëndimit” – Erich Maria Remarque

I shkruar nga një veteran gjerman i Luftës së Parë Botërore, vepra është roman lufte i botuar në vitin 1928 që përshkruan stresin ekstrem fizik dhe mendor të ushtarëve gjermanë gjatë luftës e pas kthimit në shtëpi.

23.“Njëqind vjet vetmi” – Gabriel García Márquez

I konsideruar vepra më e madhe e Marquezit, është roman i realizmit magjik botuar në vitin 1967, që rrëfen historinë e familjes Buendia. I përkthyer në 37 gjuhë dhe me më shumë se 30 milionë kopje, romani njihet si një prej veprave më të rëndësishme në letërsinë e gjuhës spanjolle.

Kadare fitoi çmimin e madh mes 350 shkrimtarëve nga e gjithë bota

Shkrimtari Ismail Kadare është përzgjedhur fitues i Çmimit Pak Kyongni 2019. Në njoftimin e bërë nga Kim Uchang, kryetar i komisionit përzgjedhës, thuhet se “…punimet e Ismail Kadaresë i bëjnë lexuesit të mendojnë dhe të ndjejnë fort marrëdhënien e tyre me ngjarje të caktuara të historisë”.

Ceremonia për dhënien e këtij çmimi do të mbahet më 26 tetor 2019, në Qendrën Kulturore Toji të Koresë së Jugut.

Ky çmim shoqërohet edhe me një shpërblim financiar prej rreth 84 mijë dollarësh. Përzgjedhja e fituesit bëhet pasi shqyrtohen rreth 350 autorë nga mbarë bota, të cilët përmbushin kriteret e përcaktuara.

Që nga muaji korrik, komisioni përzgjedhës kishte përpiluar listën e 5 autorëve më të mirë, nga të cilët fitoi shkrimtari i njohur shqiptar, transmeton VOA.


SHBSH organizon panairin e librit në Sheshin Skenderbeu

Panairi i Librit në Shkup do të mbahet në Sheshin Skenderbeu më 12 dhe 13 Tetor 2019. Hapja zyrtare do të bëhet nga kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, njofton Portalb.mk.

Me këtë rast, Shoqata e Botuesve Shqiptarë u bën thirrje të gjithë dashamirëve të librit të marrin pjesë në hapjen e këtij Panairi dhe ta shënojnë këtë ngjarje të rëndësishme kulturore.

George Fred Williams: ”Shqiptarët/ The shkypetars”

“Miku njihet mik, kur je  ngusht e në rrezik”        

* Nuk ka përpjekje më fisnike për njeriun  se ajo për lirinë kombëtare, prandaj shqiptarëve iu mbetet një kusht: të bëjnë bashkimin e brendshëm dhe organizimin kombëtar

* Që Europa e ka marrë më qafë Shqipërinë kjo as mund të vihet në diskutim, por që të ndreqen këto gabime duhet drejtësi

Image may be NSFW.
Clik here to view.
Adil Fetahu
Adil Fetahu

Është e gjatë lista e  emrave dhe veprave  të miqve amerikanë për  Shqipërinë dhe shqiptarët që janë shfaqur në shekullin e kaluar deri në mbarim të Luftës së Parë Botërore, pa i përmendur edhe ata të shumtë  të historisë më të re, të cilët ndihmuan çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës .  Nga ata më të parët,  duhet të veçojmë çiftet  Kenedi dhe  Erickson  (1908), Xhorxh Fred Williams (1914), Margaret Williams, Presidenti Wodurow Wilson, Roza Wilder Lane, etj. Këtë shkrim  ia kushtoj  një miku të veçantë të shqiptarëve, të Shqipërisë dhe të  kauzës  shqiptare. Fjala është për diplomatin e karrierës,George  Fred Williams (1852 – 1932). Williamsi ishte ambasador i ShBA-ve në Greqi  dhe Mal të Zi, dhe vëzhgues i Komisionit Ndërkombëtar për caktimin e kufijve të Shqipërisë, në vitet e zeza për shqiptarët (1913-1914). Në Shqipëri kishe ardhur për herë të parë, në Vlorë (1914), ku kishte parë krime dhe masakra të llahtarshme mbi fëmijë, gra e pleqë të popullsisë shqiptare, që kishin kryer shovinistët grekë. Kishte parë me sytë e tij mbi 100 mijë refugjatë shqiptarë  të ikur nga viset jugore të Shqipërisë, të cilët ishin mbledhur në Ullishtat e Vlorës, e që ishin në gjendje të mjeruar: të plagosur, të sëmurë,  me epidemi, të uritur, deshë e dathë, pa pa ushqime, pa shtrojë e mbulojë.  Gjendja që kishte parë në mesin e refugjatëve shqiptarë, e kishte trazuar shpirtin demokrat të Williamsit, i cili sapo u kthye në Athinë, protestoi te zyrtarët më të lartë grekë, e njoftoi  qeverinë e tij në Amerikë dhe dha dorëheqje nga karriera diplomatike.

Pas dorëheqjes kishte deklaruar: “Më dukej detyrë njerëzore, për të çjerrë haptazi maskën që mbulonte diplomacia europiane dhe për të ekspozuar fytyrën e saj të vërtetë, të lyer me gjak patriotësh dhe shikimin e saj të dobët mbi dëshirat e zjarrta për liri të një race të fortë. U ktheva në Athinë dhe mbasi qesh i shtrënguar, e tregova këtë panjerëzi dhe këtë padrejtësi të fuqive europiane dhe dhash dorëheqjen si ministër i Amerikës në Greqi e Mal të Zi, sikurse patjetër qesh i shtrënguar ta bëja.  Drejtësia dhe e vërteta nuk mbrohen në sallat e diplomacisë. .. Ky veprim më hapi rrugën për t’iu lutur popullit të lirë të Amerikës, t’i ndihmojë shqiptarët që  po mundohen me luftë e me vdekje për lirinë dhe pavarësinë e tyre…”.

Pas  dorëheqjes nga karriera diplomatike, Williams iu përkushtua  kauzës shqiptare, duke folur në radio dhe në tubime, duke shkruar e botuar  në gazeta amerikane e të hueja, ndër të cilat edhe në ato shqiptare, për padrejtësitë që diplomacia europiane u ka bërë shqiptarëve. Në një fjalim të mbajtur në Boston, më 7  nëntor 1915, të organizuar për mbrojtjen e të drejtave të kombit shqiptar, Williamsi thotë: “…Nuk vij të flas si mik i njerëzisë, por vij si mik dhe adhuronjës i racës shqiptare. Dashuroj Shqipërinë, dashuroj burrat e Shqipërisë, siç dashuroj Amerikën,siç dashuroj burrat që i kanë dhënë lirinë Amerikës. Shqipëria do të jetë e lirë. Shiqipëria i ka dhënë pesë imperatorë Romës dhe gjaku i shqipeve ka forcuar kombet e tjera. E lashë Shqipërinë në vuajtje dhe të mbytur në gjak nga faji i Europës, e cila tani po lanë gjynahet e saj (e ka fjalën për Luftën e Parë Botërore, v.j.). Unë protestova kundër paudhësisë së Europës kundrejt Shqipërisë, lash vendin tim zyrtar dhe ju siguroj që unë besoj se ajo ditë që  protestova për Shqipërinë, ishte dita më e lumtur e jetës sime…Unë jam gati për çdo shërbim për lirinë dhe shpëtimin e Shqipërisë, edhe me jetën time”.

Çka mund të thuhet pas këtyre fjalëve të një diplomati që e braktisi karrierën zyrtare, nga brenga për gjendjen  dhe nga vullneti, dëshira e gadishmëria për të ndihmuar Shqipërinë dhe shqiptarët, përveçse një FALEMINDERIT të përjetshëm!

LIBRI “SHQIPTARËT/THE SHKYPETARS” I WILLIAMSON-IT

Fjalimet dhe shkrimet e botuara  në gazea të ndryshme, autori i ka përmbledhur në librin e tij me titull “The Shkypetars”, të cilin e botoi në vitin 1918, në vigjilje të Konferencës së Paqes së Parisit, pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Libri është me një vëllimi të vogël (origjinali 43 faqe), me artikuj të shkurtër,  të ndarë e sistemuar në pesë kapituj: 1) Shqipëria dhe shqiptarët; 2) Punët e liga të Fuqive të mëdha; 3) Shembja e qeverisë së Vidit; 4) Përpjekjet për liri; dhe 5) Ç’mund të bëjnë Shtetet e Bashkuara?

Në kuadër të këtyre kapitujve, autori i njohton lexuesit amerikanë dhe të tjerë me: Trojet  dhe prejardhjen,   fisnikërinë dhe zakonet e shqiptarëve, pozitën e grues shqiptare, dhe i lavdëron shqiptarët si  racë e fortë. Jep një përshkrim gjeografisë së trojeve shqiptare, duke theksuar se kanë pozitën   më të lakmueshme gjeografike në Europë; pasuritë ujore, tokësore e nëntokësore, të cilat mundësojnë që Shqipëria të jetë shteti më i zhvilluar i Ballkanit, por që Europa e ka lënë në mjerim dhe shkret. Thotë se në Epirin e sotëm ku jetojnë në mjerim 600 mijë njerëz, në kohën e paqes romake aty banonin 4 milionë veta dhe jetonin në begati.  Nuk është natyra, por veprimet djallëzore që e kanë  rrokullisur këtë vend nga lartësitë e lavdisë së lashtë, në një shkretëtirë të vajtueshme, thotë autori (fq.11-12).

Prejardhjen e shqiptarëve nga Pellazgët e lashtë dhe Ilirët, autori e shpjegon me argumente dhe thotë se ata ishin këtu kur grekët e Homerit ende nuk kishin ardhur në këtë jetë. Eposet e tyre grekët i kanë huazuar nga Pellazgët. Ç’pasuri e madhe dijesh e pret arkeologun kur toka shqiptare të hapë thesaret e historisë së Pellazgëve, thotë Williamsi. Shqipja ka qenë gjuha  amtare e Aleksandrit të Madh dhe e Pirros së Epirit. Është tragjedi  tej çdo përfytyrimi, që kjo racë e madhe dhe shumë e lashtë të katandisej në këtë gjendje, e cila e meriton të quhet skandali i qytetërimit europian (fq.14). Në vazhdim pasqyron gjendjen e shqiptarëve në pushtimn otoman,  pranimin e fesë muhamedane, por si një fe e praktikuar ndryshe nga ajo e Stambollit. Gjatë pushtimit otoman, pa shkolla në gjuhën e tyre shqiptarët u edukuan në një atmosferë dhune dhe grabitje, por është popull fisnik, me shumë virtyte:  besa është institucion i shenjtë, mikpritja, bujaria, trimëria e pa kufi, nuk durojnë turpin, shpifjen as fyerjen, nderimi për moshën është veçori e shqiptarëve. Në asnjë vend të botës gruaja nuk ndihet më e sigurt nga fyerja. Ajo mund të udhëtojë skaj më skaj Shqipërinë, pa frikë se e cenon kush, bile edhe burri në shoqërinë e gruas ka mbrojtje të sigurtë.  Gjuhën e sharjeve nuk e njohin as edhe kur bëjnë shaka. Ndër zakonet e këqia e përmend gjakmarrjen, e cila ka shtrirje të gjërë, por për këtë e fajson sundimin e Turqisë, e cila nuk vendosi drejtësi, por  nxiti armiqësi dhe ndasi në popull, për ta mbajtur nën zgjedhë. Duke i quajtur shqiptarët racë e fortë, autori thotë:  kjo racë  i ka dhënë Turiqisë shumë nga gjeneralët dhe vezirët më të mirë, ndërsa vëllezërit e tyre toskë në Itali hodhën themelet e Romës; pesë perandorë të saj kanë qenë djemë të ilirëve. Shqiptarët dhanë emrat më të shquar për lirinë e Greqisë. Përgjithësisht janë një racë e panënshtruar.

Në kapitullin Punët e liga të fuqive të mëdha (fq.20-27), Williamsi shpjegon ambicjet e Rusisë me satelitët e saj sllavë në Ballkan për të zotëruar tokat shqiptare dhe Adriatikun, si portë e depërtimit prej Perëndimit kah Lindja. Në këtë plan ekzistonte  një rivalitet edhe midis Italisë dhe Austrisë, për zotërimin e porteve shqiptare. Prandaj, zotërimi i tokave shqiptare ka qenë strumbullari i luftës së kontinentit europian dhe i diplomacisë së fuqive të  mëdha, qysh prej Shënstefanit, Kongresit të Berlinit, Konferencës së Londrës e deri te Konferenca e Paqes në Paris.

Pasi i bënë një vështrim kritik planit dhe dispozitave të marrëveshjes së Konferencs së Ambasadorëve në Londër për Shqipërinë, nxjerr përfundimin se me një plan e marrëveshje të tillë Shqipëria ishte bërë vetëm një arenë e ndikimeve heterogjene të gjashtë fuqive të mëdha, të cilat tërheqin sa nga njëri sa nga tjetri krah. Propaganda, intrigat dhe shpifjet mbulonin gjendjen e vërtetë. Me caktimin e princ Vidit dhe të Komisionit Mbikëqyrës për qeverisjen e Shqipërisë (1914), pa i dhënë atij një forcë ushtarake e financiare për ta zbatur programin, ishte një diplomaci e pa mend, që veçsa shkaktoi rrëmujë e gjakderdhje, nga e cila tokat shqiptare u ndanë copë-copë midis fqinjëve veriorë, jugorë e lindorë, ndërsa Shqipëria dergjej me kocka të dërmuara e plagë që kullonin gjak, dhe kjo ishte viktima më e madhe dhe më e pafajshme e diplomacisë së fuqive të mëdha. Në situatë të tillë, s’ka pasur gjasa funksionimi i shtetit, prandaj princ Vidi iku si një qyqar. Këtë situatë Williamsi e ka njohur me themel, sepse edhe vet ishte vëzhgues i Komisionit Mbikqyrës “të pushtetit të Vidit”. “E lash këtë skenë gabimesh, akuzash të ndërsjellta, uzurpimi dhe gjakderdhje, e cila më ngjallte krupën në zemër për krimet e Europës dhe simpatinë për popullin të cilin e detyronin të derdhte gjak për ta ruajtur shtypjen e tij, një nga padrejtësitë më skandaloze në historinë e Europës. Tre muaj pas kësaj, Princi, familja, oborri, kabineti i tij dhe komisionerët ua mbathën nga Durrësi duke e lënë Shqipërinë siç është tani, pa qeveri”, thotë autori (fq.35).

Dorëheqjen e tij nga detyra e ambasadorit në Greqi e Mal të Zi e shpjegon me dëshirën për të ngritur zërin ndaj padrejtësisë që po i bëhej Shqipërisë. “Më qëlloi fati ta ngritja unë perdën e kësaj farse të vogël,  e cila shërbente si  një hyrje në tragjedinë më të madhe të vënë në skenë nga dora e njeriut. Ishte ky akt i cili e justifikon thirrjen time drejtuar poullit të lirë amerikanë t’i ndihmojë shqiptarët që po përpiqen për liri e pavarësi…”. Më tutje, në përpjekjet e shqiptarëve për liri e pavarësi, citon ish-kryeministrin britanik Goldstone, i cili (1880) në kohën e sundimit turk kishte thënë: ”Çdo popull i shtypur ka të drejtë ta shkundë zgjedhën e robërisë. Në qoftë se shqiptarët janë të lodhur nga qeverisja e keqe e Turqisë dhe duan të jenë të pavarur, dëshirat e mia më të mia janë pro tyre. Vërtetë që nuk mund të bëj gjë drejtërdrejtë për ta, por kur plani që ke bërë të dalë faqebardhë, flamuri turk të jetë hequr qafe dhe të shpallet pavarësia e Shqipërisë, atëherë le të shpallet zyrtrisht edhe qeveria e përkohshme dhe Anglia do të jetë fuqia e parë që njeh Shqipërinë e pavarur. Do të bë çmos të ndikoj tek të tjerët të ndjekin këtë shembëll” (fq.38).

Në vazhdim të librit të tij, autori përshkruan Shqipërinë si një vend të pasur me fuha, male, lumenjë, porte të bukura që janë nyje lidhëse me botën, të cilat po të shfrytëzohen mirë mund të mbajnë miliona banorë. Por këtë vend e kishin degraduar e rrënuar sundimi turk dhe pushtuesit e tjerë, duke shfrytëzuar vetëm për vete pasuritë dhe djemtë e Shqipërisë si burim kryesor i rekrutimit të djemëve trima për ushtritë e tyre. Europa i dënoi shqiptarët të mbeteshin në skllavërim dhe izolim të mallkuar, me shkatërrime të pasurisë, harrësë të industrisë, me rritjen e padijes, të besimeve të kota fetare e të varfërisë. Diplomacia europiane e mbajti Shqipërinë shekuj nën sundimin poshtërues të Turqisë, e qoi atë në varfëri. Kur më në fund Turqia u copëtua, Europa u vërsul mbi këtë popull heroik (shqiptar, v.j.), i shkëputi disa nga pjesët më të mira të territorit të tij dhe më tej mori përsipër t’i impononte një qeveri aq despotike nga natyra,  si  edhe vet Port e Lartë nuk do ta kishte parafyturuar. Në vend të kartës së lirisë, Europa solli një princ, një komision dhe një polici për qeverisjen e Shqipërisë, pa e vra mendjen se ky popull duhet ta ketë një zë në qeverinë e vet. Ishte kjo tirani e pastër, deri në palcë …, e Amerka heshtë, sepse populli amerikan akoma nuk i di faktet që sot e kam marrë penën për t’i shpalosur para tij për historinë  e dhimbshme të shqiptarëve trima, të cilët luten për lirinë dhe pavarësinë për vete, për fëmijët e tyre dhe fëmijët e fëmijve… Që Europa e ka marrë më qafë mizorisht Shqipërinë kjo as që mund të vihet në diskutim, por që të ndreqen këto gabime duhet drejtësi. Shqiptarët mund të kërkojnë nga Europa jo vetëm drejtësi, por edhe reparacione. Europa e krishterë mban përgjegjëi për skllavërsimin dhe varfërimin e këtij populli të pafajshëm.

Duke kundërshtuar tezat shpifëse e dashakeqe të qarqeve të ndryshme për shqiptarët si racë e paaftë për të qeverisur vetveten, autori  thotë  askush nuk mund të thotë se shqiptarët nuk janë të aftë të vetëqeverisen, sepse fuqitë e mëdha nuk e kanë lejuar një provë të tillë për shekuj me radhë. Në këtë kontekst citon fjalët ministrit të jashtëm italian, markezit San Gjuliano i cili  me penën e tij e ka theksuar trimërinë dhe aftësinë e këtij populli, dhe ka thënë se “është një forcë akoma e pa njohur për vete dhe për të tjerët”. Autori citon edhe fjalët e anëtarit të Bordit Amerikanë, Erikson, i cili për tridhjetë vjet të punës së tij si misionar në Shqipëri, punoi e veproi bashkë me vuajtjet e këtij populli, ka thënë: “Nuk ka popull më bujar dhe më fisnik në Europë. Tek ata i gjenë të ndërthurura aq bukur elementet e forcës, të energjisë dhe të kurajos, me përkushtimin më të madh”.

Me qenë se libri është botuar në vigjilje të Konferencës së Paqes në mbarim të Luftës së Parë Botërore, duke elaboruar të drejtat e një kombi, qoftë i madh apo i vogël,  që të  jetë i lirë, i pavarurtë ndërtojë formën e qeverisjes dhe të zhvillimit kombëtar të zgjedhur në liri të plotë, Williams thotë se “shqiptarëve nuk u mbetet gjë tjetër veçse të plotëslojnë  një kusht: të bëjnë bashkimin e brendshëm dhe organizimin kombëtar…Në qoftë se dëshmojnë para Konferencës së Pasqes se dijnë ta drejtojnë vetë vendin e tyre, atëherë lutjet e Shqipërisë për integritet dhe liri do të dëgjohën me drejtësi dhe madje me përparësi. Opinioni publiki ShBA-ve do t’i mbështesë dukshëm përpjekjet e Shqipërisë, prandaj mund të themi se shqiptarëve u është hapur dera e lirisë. Mendimi im është se ata e kuptojnë rastin që u ka ardhur tek dera, por janë të varfër dhe kanë nevojë për ndihmë. Nuk do të ketë punë më fisnike për popullin amerikan se të ndihmojë shqiptarët të vendosin qetësinë dhe rendin në vend…(fq.51). Nuk mendoj se mund të ketë ndonjë vjend tjetër në botë me shanse më të mëdha se Shqipëria për ndërmrrjet fitimprurëse, kur pasuritë e saj të kenë ndjerë prekjen magjike të vetëqeverimit dhe dyert e qytetërimit të jenë hapur sa gjatë e gjërë, të cilat shtriga europiane i ka mbajtur mbyllur”, konkludon Williams në thirrjen e tij për “Shpëtimin e një kombi” (fq.56).

Nga prezantimi I një pjese të përmbajtjës së librit të Xhorxh George Williams ”Shqiptarët/The Shkypetars”, lexuesi mund të vërejë se me sa  dashamirësi shprehet  autori për shqiptarët dhe të drejtën e tyre për liri e pavarësi, zhvillim e përparim, dhe i bënë thirrje popullit amerikan që t’i ndihmojë shqiptarët në këtë drejtim.  E vërteta e thënë në kohën dhe në vendin e duhur ka vlerë të madhe. Williamsi ishte një mik i ngushtë i Presidentit Willson, prandaj nuk ka fije dyshimi se do të ketë ndikuar tek presidenti i tij, i cili në Konferencën e Paqes në Paris e shpëtoi  Shqipërinë nga copëtimi i mëtejshëm. Natyrisht, nuk duhet harruar se diplomati Williams, sikurse edhe të gjithë miqët e tjerë amerikanë,  ka pasur një bashkëpunim të mirë me Mërgatën shqiptare në Amerikë, në përpjekjet e pareshtura për të ndihmuar Shqipërinë.

Temat e trajtuara në librin e Williamsit “Shqiptarët/The Shkypetars” janë trajtuar shkurt e qartë dhe thelbësisht. Përmes shkrimeve të tij, të cilat më përpara ishin botuar nëpër gazeta e revista të ndryshme, tregojnë personalitetin e njeriut me integritet, dinjitet e ndërgjegje liridashëse, për të cilët ka nevojë çdo popull  dhe çdo kohë. Libri, sado me vëllim të vogël, është me vlerë të madhe dokumentuese dhe njohjeje për diplomacinë europiane të padrejtë kundrejt Shqipërisë dhe shqiptarëve. Koha, vitet, ngjarjet dhe situatat kalojnë e ndryshojnë, por miqët dhe dashamirët e sinçertë mbesin të paharruar në kujtimin e popullit, veçmas ata që u angazhuan me përkushtim, punuan, kontribuan dhe lan vepra, siç shte Xhorxh George Williams e të tjerë.

Përkthimi  dhe botimi i parë në gjuhën shqipe i librit të Williamsit u bë në Tiranë (1934), nga përkthyesi Shaban Balla, i cili e ka bërë edhe një Parathënie të botimit shqip. Botimi i dytë: “Argeta-LMG”, Tiranë 2003, të përkthyer nga  Akil Bubëri, me redakatim të prof.Xhevat Lloshit, u bë 70 vjet pas botimit të pare, dhe atë në një tirazhi të vogël, 500 copë, thuase nuk i intereson kujt, e unë them se është libër që ia vlenë ta lexojë çdo shqiptar.

Nga Adil FETAHU

10 gjëra që (ndoshta) nuk i dinit për librin “1984”

Kanë kaluar 68 vjet që kur është botuar vepra më e famshme e Xhorxh Oruellit, dhe duhet thënë se ka patur shumë ndikim. Në fakt, kaq e madhe ka qenë saktësia e saj në parashikimin e të ardhmes, saqë është e vështirë të mos besosh se vetë Xhorxhi shpiku në fakt një makinë të kohës, hodhi një vështrim të shpejtë në jetën moderne dhe më pas u rikthye shpejt në vitin 1949, për ta përshkruar ekzaktësisht ashtu si e kishte parë, shkruan Bota.

Duke përshkruar jetën nën “Vëllanë e Madh”, romani ka patur një ndikim të jashtëzakonshëm në jetët tona – duke na ofruar një sërë frazash dhe termash të mirënjohura, duke përfshirë edhe termin e kundondodhur, kur duam të flasim për mashtrimin, survejimin dhe manipulimin e mbështetur nga qeveria: “Oruelliane”.

Ja dhjetë gjëra që ndoshta nuk i dini për këtë libër klasik.

1. Libri u ndalua në BRSS për 40 vjet – nga 1950 deri në 1990, dhe Stalini e dinte që ishte një satirë e bazuar në udhëheqjen e tij në qeverinë totalitare komuniste që ishte nën kontrollin e tij. Megjithatë, ai u ndalua edhe nga Shoqata e Librarive Amerikane për arsye se ishte një “parashikim i zymtë i qeverisjes totalitare dhe censurës”. Në fakt, normalisht njerëzit do të duhej ta lexonin, apo jo?

2. Oruelli kishte planifikuar fillimisht që t’i vendosste ngjarjet e romanit në vitin 1980. Më pas, i shtyu në vitin 1982, përpara se të vendoste përfundimisht për vitin 1984. Ka mundësi që datën finale ta ketë vendosur, duke ndërruar dy numrat e fundit të vitit në të cilin e shkroi: 1948.

3. Në një përkthim në italisht i librit, ora e famshme në reshtin e hapjes thotë “Uno” në vend të “Trembëdhjetë”. Përkthyesi me sa duket arsyetoi që “orët italiane nuk shkojnë deri në trembëdhjetë” dhe supozoi që në vend të kësaj, duhet të rifillonte nga Njëshi – duke mos kuptuar që në fakt, asnjë vend tjetër nuk ka 13 orë. Një tjetër teori alternative thotë se Italia ishte e mësuar me sistemin 24-orësh të kohës kështu që nuk shihte asgjë të pazakontë në orën 13 / 1pm.

4. Dhoma e Torturave e Oruellit, ose Dhoma 101, e mori emrin nga një sallë konferencash në BBC, aty ku atij iu desh të zhvillojë shumë takime të lodhshëm.

5. “1984” ishte në vetvete një frymëzim për shumë artistë të tjerë. “Spies” e Coldplay, “Citizens Erased” e Muse, “Testify” e Rage against the machine dhe “2+2=5” e Radiohead janë shembuj të këngëve që janë ndikuar prej romanit. Slogani i fundit në fakt është përdorur edhe nga BRSS për të nxitur kompletimin e planeve 5-vjecarë, brenda vetëm 4 viteve.

6. Xhorxh Oruelli shkruajti pjesën më të madhe të 1984 në shtëpinë e vetmuar në fermë, me emrin Barnhill, që ndodhet në veri të ishullit skocez të Juras. Kur qëndroi aty në kohë të ndryshme mes 1946-ës dhe vitit të vdekjes, 1950, ai njihej me emrin e vërtetë, Eric Blair. 44 vjet më vonë, po në këtë ishull do të ndodhte ngjarja e famshme e djegies së 1 milion stërlinave nga Bill Drummond dhe Jimmy Cauty të “KLF”.

7. Kënga “Under the spreading chestnut tree” ka qenë bazuar në një këngë të vjetër angleze e quajtur “Go no more a-rushing”, e cila kishte fjalë shumë të ngjashme. Kjo e fundit ka qenë një këngë shumë popullore që këndohej nd’anë zjarrit në vitet 1920, ndërkohë që kreu i famshëm i grupit Glenn Miller rregjistroi një version të saj në vitin 1939.

8. Ndërkohë që “1984” i mirëprit nga pothuajse të gjithë kritikët dhe hsikuesit, natyrisht që kishte nga ata që nuk u pëlqeu. Kritiku i Sunday Times, Eduard Shanks shkruajti se romani “thyen të gjithë rekordet e parashikimeve të zymtë”. Me sa duket, nuk i kënaq dot të gjithë.

9. Zbulimet e Eduard Snoudenit në vitin 2013 për survejimin nga ana e NSA në Amerikë treguan se sa saktësisht kishte parashikuar Oruelli të ardhmen e përgjimeve prej qeverisë dhe faktin që Big Brother të sheh gjithmonë. Në javët e para pas zbulimeve, shitjet e 1984 u rritën shtatë fish – ndoshta njerëzit donin të dinin se cfarë do të ndodhte tani në jetët e tyre.

10. Ironia e ironive: ndërkohë që Xhorxh Oruelli po shkruante “1984”, ai vetë po mbikëqyrej nga Dega Speciale e qeverisë britanike. Ishte vendosur nën survejim për më shumë se një dekadë për shkak të veprës së mëparshme “The road to ëigan Pier”, e cila eksploronte varfërinë dhe shtypjen klasore në vitet 1930. Për shkak të prirjeve prosocialiste, “pikëpamjeve të avancuara komuniste” dhe faktit që “vishej në mënyrë boheme”, autoritetet e ruajtënn deri ditën kur vdiq, në vitin 1950.

Odiseu i kohës moderne – Xhejms Xhojsi

Kam frikë prej fjalëve të mëdha të cilat të gjithëve na bëjnë kaq të dëshpëruar – Xhojs

Xhejms Xhojsi (James Augustine Aloysius Joyce, 2.2.1882-13.1.1941) është shkrimtar irlandez. Lindi në Ratgard afër Dublinit, vdiq në Cyrih. Babai Xhon kishte dymbëdhjetë fëmijë. Dy djem i vdiqën nga tifoja. Pos tyre, Xhojsi kishte gjashtë motra dhe tre vëllezër. Xhojsi ishte më i madhi. U edukua në një familje nën frymën rigoroze katolike. Nëna dëshironte që i biri të bëhej klerik. Në moshën 16-vjeçare u shkëput, si nga religjioni, ashtu edhe nga familja. Ishte dëshmitar i rënies së prijësit irlandez Çarls Stjuart Parnelit (Charles Stewart Parnell). Irlandezët, nën ndikimin e një pjese të klerit, u kthyen kundër prijësit të tyre. Më 1891 shkroi poemën për vdekjen e Parnelit.

Si hero dhe si prijës shpirtëror të vetin, Xhojsi zgjodhi Odisenë. Një pjesë të madhe të jetës e kaloi nën ndikimin e theksuar të filozofisë së Toma Akuinit. Më 1898 u regjistrua në University College Dublin. Diplomoi për gjuhët moderne – angleze, frënge dhe italiane. Në vitin 1900 shkroi një ese për dramën e Henrik Ibsenit, e cila ishte një program poetik që ngre lart “lëshimin e ajrit të freskët” në konventat letrare të amullta. Në vitin 1901 shkroi artikullin “Teatri letrar irlandez”. Shkrimi nuk iu botua, d.m.th. iu censurua. Në vitin 1902 la Irlandën përgjithmonë. U kthye vetëm dy herë për të qëndruar për pak kohë. Itakën e vet e kërkoi në Trieste, në Paris dhe në Cyrih. Pas diplomimit, më 1902 vajti në Paris për të studiuar mjekësinë. I ndërpreu studimet për t’u kthyer në vendlindje ku i kishte vdekur e ëma nga kanceri.

Më 16 qershor të vitit 1904 njoftohet me Nora Barnakl, gruan e tij të ardhme. Ajo luajti rol të rëndësishëm në jetën dhe në krijimtarinë e Xhojsit. Këtë e dëshmojnë letrat e shumta që ia kishte dërguar. E dëshmojnë edhe veprat e tij. E lanë Dublinin, vajtën në Cyrih. Duke u shpërngulur nëpër qytete të ndryshme të Evropës, jetoi ndaras nga gruaja dhe nga dy fëmijët e tyre. Në çaste dëshpërimi i shkruante asaj letra me shumë dashuri dhe sinqeritet, me  pasion dhe erotikë. “Ti më ke bërë njeri” i thotë Xhojsi Norës. Ajo e pranoi rolin e zonjës së pashkolluar në shërbim të gjeniut. Martesën e zyrtarizuan në vitin 1931, d.m.th. 27 vjet pasi ishin njoftuar. Tani Xhojsi kishte fituar famë botërore. Përkundër faktit se shpeshherë jetonin të ndarë dhe ballafaqoheshin me rrethana jetësore të vështira, dashuria e tyre ishte një prej më të mëdhave që mbahen në mend në botën letrare.

Më 1904-1905 punoi si profesor i anglishtes në Pullë. Si profesor anglishtes punoi 10 vjet edhe në Trieste. Më 1905 i lindi djali Xhorxh, ndërsa pas dy vjetëve – vajza Lucia. Më 1909 u kthye në Dublin për ta botuar përmbledhjen me tregime “Dublinasit”, por nuk ia doli. Vepra mbeti e pabotuar. Më 1915 vajti në Cyrih ku gjeti mbështetjen financiare të Viverit (Harriet Shaw Weaver). Më 1920 shkon në Paris ku qëndron njëzet vjet. Semjuel Beketin e kishte sekretar joformal. Qëllonte që me orë të tëra të qëndronin bashkë në studion e Xhojsit, pa këmbyer ndër vete as edhe një fjalë të vetme. Vajza e Xhojsit – Lucia e adhuronte autorin e Godosë, por Beketi e refuzoi.

Vajza e Xhojsit, Lucia u vendos në një klinikë neuropsikiatrike. Pas vdekjes së babait, atë e vizitoi vetëm një herë i vëllai, ndërsa nëna – asnjëherë. Me kalimin e kohës, Xhojsi iu paraqitën probleme me sytë. Pas disa operacioneve u verbua plotësisht. Më 11 janar 1941 u operua dhe ra në komë. Pas dy ditëve u zgjua dhe i kërkoi fëmijët e vet. Vdiq pa i parë. U varros në varrezat Fluntern të Cyrihut. Pranë tij u varrosën edhe gruaja Nora e cila ndërroi jetë më 1951. Aty  pranë u varros edhe i biri Xhorxhi.

*   *   *

Në aspektin letrar, Xhojsi u formua nën ndikimin e Homerit (shek. VIII para K.), të poetit italian Dante Aligier (Dante Alighieri, 1265-1321), të filozofit dhe teologut dominikan italian të traditës skolastike Toma Akuin (Tommaso d’Aquino, rreth 1225-1274), të babait të tragjedisë moderne Shekspir (William Shakespeare, 1564-1616), të dramaturgut norvegjez – realistit dhe natyralistit Henrik Ibsen (Henrik Ibsen, 1828-1906), të filozofit, astronomit dhe okulistit italian që e dogjën si heretik – Gjoradno Bruno (Giordano Bruno, 1548-166), të filozofit dhe shkrimtarit italian Gjanbatista Viko (Giambatistta Vico, 1668-1744), të novelistit dhe dramaturgut rus Anton Pavlloviç Çehov (1860-1904), të prozatorit, dramaturgut dhe publicistit rus Llav Nikollaeviç Tolstoj (1828-1910) dhe të poetit e dramaturgut irlandez Uilliam Batler Jejts (William Butler Yeats, 1865-1939).

*   *   *

Jeta e Xhojsit dhe vepra letrare e tij determinohen:

 

– nga lidhja obsesive me Irlandën, e cila, përkundër mërgimit vullnetar në të cilin jetoi që nga fillimi i lidhjes së tij me Nora Barnakle, ka qenë temë e përhershme e veprave të tij;

– nga protesta kundër provincializmit dhe ngushtësisë shpirtërore të mjedisit të vet; si dhe

– nga rezistenca që i bëhej për ta legalizuar lidhjen e vet me Norën, që është pjesë e kësaj revolte.

Lidhur me krijimtarinë letrare të Xhojsit ka pasur polemika të ashpra. Megjithëkëtë, ai ka ushtruar ndikim të jashtëzakonshëm në zhvillimin e prozës letrare të shekullit XX. Me eksperimentet në teknikën narrative dhe në strukturën e romanit si dhe në përdorimin e përroit të ndërgjegjes i dha një drejtim të ri letërsisë moderne.

Në fillim, Xhojsi i përkiste grupit të imazhinistëve, me poetin dhe kritikun amerikan Ezra Paund (Ezra Pound, 1885-1972) dhe me poetin, kritikun e dramaturgun amerikan, laureat i Çmimit Nobel – Elliët (Tomas Stearns Eliot, 1888-1965).

Katolik, i cili me non serviam të vet e flaku religjionin, por pa e shlyer nga vetëdija e vet, me veprat e veta dëshmoi synimin që me çfarëdo kushti të arrijë lirinë, duke u ngritur mbi çdo gjë – mbi familjen, mbi shoqërinë dhe mbi religjionin – të cilat e pengonin që në veprat e mëvonshme, vlerën më të madhe ta gjente në vitalitetin e njeriut të vogël të rëndomtë.

Por ajo që e bën të veçantë dhe të pakrahasueshëm, është aftësia e tij që katarzën t’ia kalojë gjuhës, duke luajtur me të, në rrafshin e strukturës së veprës, të renditjes së fjalëve në fjali, e në fund me zgjedhjen dhe me renditjen e shkronjave në fjalë.               

*   *   *

Veprat kryesore të Xhojsit janë:

 

Përmbledhja me 15 tregime “Dublinasit” (Dubliners,1914) është shkruar në manirin natyralist-simbolist. Vepra bazohet në ngjarjet nga jeta e Norës, gruas së Xhojsit. Këtu flet për format e ndryshme “të paralizës shpirtërore” të njeriut të vogël irlandez. Ka përdorur teknikën e epifanisë (përshkrim i ndonjë tabloje apo situate që në shikim të parë duket trivial, që simbolikisht përmbledh thelbin e frymës së kohës apo të psikës së personazhit). Për ta botuar përmbledhjen, i duheshin tetë vjet. Botuesit kërkonin nga autori që një pjesë të tekstit, ose ta ndryshojë, ose ta heqë plotësisht. Fjala “bloody” (e përgjakshme), kryeredaktorëve u dukej e papërshtatshme. Flakja e kësaj fjale ishte kusht për botimin e veprës. Në këtë përmbledhje tregimesh pasqyron përditshmërinë dhe gjendjet shpirtërore të ndryshme të heronjve të vet.   

Romani “Portreti i artistit në rini” (A Portrait of the Artist as a Young Man, 1916) është një autobiografi shpirtërore tipike në të cilën përshkruan procesin e rritjes dhe të çlirimit shpirtëror të artistit në një mjedis konvencional, që në aspektin religjioz dhe kombëtar është i hipersensibilizuar. Në këtë vepër Xhojsi për herë të parë e përdor teknikën e monologut të brendshëm.

“Uliksi” (Ulysses, 1922) është një ndër romanet më të rëndësishme të shekullit XX.   Veprën filloi ta shkruajë që në vitin 1914. E shkroi për tetë vjet. Bëri përpjekje të mëdha për të gjetur botues. Duke e konsideruar veprën si kontraverse, botuesit nuk pranonin ta botojnë. Më në fund, më 1922 romani u botua. Edhe pas botimit, vepra hasi në vështirësi të mëdha. Pesëqind kopjet që më 1922 u dërguan në ShBA, u dogjën ose u asgjësuan. Index librorum prohibitorum i mesjetës, vazhdonte të ishte gjallë edhe në shekullin XX.

Romani shënoi kthesë në letërsi për arsye se autori përdor stil të ri të pasur me teknika letrare siç është “përroi i ndërgjegjes” (stream of consciousness). Vepra ka edhe parodi dhe humor. Karakteristika themelore e romanit është të shkruarit kaleodoskopik dhe struktura e formës. Libri përbëhet prej 18 kapitujve. Çdonjëri prej tyre përshkruan nga një orë të 16 qershorit dhe çdonjëri është i ngjyrosur me ngjyra të ndryshme. Përpos kësaj, ato përputhen me nga një episod të “Odisesë”Homerit.

Në të flet për njeriun e rëndomtë dhe për përpjekjen e tij për ta tejkaluar banalitetin e jetës dhe për t’i dhënë kuptim asaj. Mënyra tradicionale e të rrëfyerit shndërrohet në fishekzjarr virtuoz të stilit që imiton teknika të ndryshme të rrëfimit, që nga ato realiste deri te përroi i ndërgjegjes. Ky roman është një prej kërcimeve më të mëdha në teknikën romaneske, por edhe sintezë e synimeve moderniste. “Uliksi” konsiderohet bibla e modernizmit evropian në prozë.

Gjashtëmbëdhjetë qershori është dita kur zhvillohet veprimi te “Uliksi”. Ndër ithtarët e Xhojsit të shtrirë në mbarë botën, kjo ditë njihet si Bloomsday, dita e Blumit. Në mbarë botën, në Irlandë e sidomos në Dublin, për nder të “Uliksit” organizohen manifestime të shumta. Dublinasit dhe turistët shëtisin nëpër rrugët nëpër të cilat ka ecur Leopold Blumi, hanë e pinë nëpër kafeteritë në të cilat ka qëndruar ai më 16 qershor 1904. Është dita kur Odiseu i kohës moderne takoi Penelopën e tij – Norën, ditë që mbeti në përjetësi. Asociacionet xhojsiste në mbarë botën organizojnë edhe leximin publik të “Uliksit”.

Romani “Zgjimi i Fineganit” (Finnegans Wake, 1939) që e shkroi për 15 vjet, është vepra më intriguese e Xhojsit. Veprimi në roman zhvillohet natën dhe pjesërisht është vazhdim i “Uliksit”. Të gjitha teknikat e sapokrijuara të Xhojsit janë përdorur skajshmërisht. Janë braktisur të gjitha konventat për rrjedhën e veprimit, për ndërtimin e personazheve, madje edhe për përdorimin e gjuhës së paramenduar. Vepra bazohet në lojën e thellë të fjalëve. Libri përfundon me fillimin e fjalisë së parë, ndërsa fillon me fundin e saj. Libri në të vërtetë ka një rrjedhë rrethore. Xhojsi thotë se lexuesi ideal do të duhej të vuante nga “pagjumësia ideale” dhe kur ta lexonte librin do të kthehej përsëri në fillimin e tij, për ta lexuar sërish, duke u futur kësisoj në një rreth ideal. Në këtë roman autori arrin kulmin në përdorimin e teknikave narrative si dhe në shtresimin polisemik të gjuhës në boshtin sintagmatik dhe paradigmatik, madje që në rrafshin e fjalës. Me titullin aludon për vazhdimësinë e traditës irlandeze, ndaj kjo mund të interpretohet si: Irlandezët zgjohen përsëri. (Fini ka qenë prijës i ushtrisë së lashtë irlandeze, Fianna).

Sipas Gjanbatista Vikos, titulli “Zgjimi i Fineganit” mund të sugjerojë edhe vështrimin mitik të historisë si rrotullim qarkor. Në roman ndërthuren e larta dhe e ulëta, seriozja dhe komikja. Me këtë roman Xhojsi arrin kulmin e gjenialitetit krijues të vet. Sapo u botua, romani u shpall si një ndër veprat më të mira në Evropë dhe në Amerikë.

*   *   *

Me teknikën narrative, Xhojsi ushtroi ndikim mbi modernistët, sidomos mbi autorët e romanit të përroi të ndërgjegjes, sikundër janë prozatorja dhe eseistja angleze Virxhinia Vulf (Virginia Woolf, 1882-1941, përfundoi me vetëvrasje) dhe prozatori amerikan, laureat i Çmimit Nobel – Fokner (William Faulkner, 1897-1962).

Duke e paraqitur ritmin e mjedisit urban, Xhojsi frymëzoi shkrimtarin dhe eseistin gjerman Deblin (Bruno Alfred Döblinin, 1878-1957) dhe shkrimtarin amerikan Pasos (John Dos Passos, 1896-1970).

Me temën e ekzilit dhe të subversitetit ndaj idiomës së gjuhës angleze, ushtroi ndikim mbi shkrimtarët irlandez, sidomos mbi dramaturgun dhe romancierin Semjuel Beket (Samuel Beckett, 1906-1989).

Xhojsi ushtroi ndikim edhe mbi romancierin dhe eseistin anglo-indian Selman Ruzhdi (Sir Ahmed Selman Ruchdie, 1947-), tregimtarin, poetin dhe eseistin argjentinas Horhe Luis Borhes (Jorge Luis Borges, 1899-1986), prozatorin meksikan Karlos Fuentes (Carlos Fuentes, 1929-2012), tregimtarin dhe eseistin peruan, laureat i Çmimit Nobel Mario Vargas Losa (1936-), teoricienin, kritikun dhe romancierin italian  Umberto Eko (Umberto Eco, 1936-2016), shkrimtarin amerikan Filip Rot (Philip Roth, 1933-2018), poetin, dramaturgun dhe kritikun letrar të Karaibeve, laureat i Çmimit Nobel – Derek Volkot (1930-2017), shkrimtarin dhe mendimtarin anglez Entoni Barxhis (Anthony Burgess, 1917-1993) dhe shkrimtarin amerikan Filip K. Dik (Philip Kindred Dick, 1928-1982).

Nga Xhelal Zejneli        

Kadaresë i dhurohet çmimi “Pak Kyong” në Korenë e Jugut

Shkrimtari shqiptar me famë botërore Ismail Kadare ka fituar çmimin e njohur koreano-jugor të letërsisë “Pak Kyong” si mirënjohje për artin e vlera sociale.

“Kadare 83-vjeç, është një nga autorët më me ndikim në Evropë që nga debutimi i tij i parë në vitet ’60, shkruan Kult Plus, transmeton Klan Kosova.

Në vitin 2005 ai u bë shkrimtari i parë që mori çmimin “Man booker international” për punën e tij dhe ai është kandiduar shpesh edhe për çmimin “Nobel” për letërsi, shkruan gazeta “Korean Herald”.

Ai njihet për përdorimin e miteve dhe fabulave për të satirizuar regjimin komunist. “Nuk jam i vetmi që përdor imagjinatën për të shkruar. Satira praktikohet në Shqipëri dhe në shumë vende të tjera komuniste”, tha ai duke iu referuar këtij zhanri si “një fantazi e përpunuar e historisë”.

Vlera e këtij çmimi është 100 milionë won (84 173 dollarë)

Sot është mbajtur ceremonia e ndarjes së këtij çmimi ndërkombëtar për Ismail Kadarenë në Seul të Koresë Jugore.

Viewing all 621 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>