Quantcast
Channel: Libra/Poezi – Portalb
Viewing all 620 articles
Browse latest View live

Ajtene Qamili e pasuroi thesarin shkencor albanologjik me “Perla gjuhësore” (FOTO)

$
0
0

Në hapësirat e Shtëpisë së Kulturës, “Koço Racin” në Shkup, mbrëmë u promovua libri “Perla gjuhësore” nga studiuesja dhe profesoresha universitare Ajten Hajdari – Qamili, si rezultat i punës dhe hulumtimit disavjeçar, e cila rezultoi me prurje të reja në fushën e albanologjisë, njofton Portalb.mk.

Libri është i ndarë në gjashtë kapituj dhe në të shtjellohen çështje drejtshkrimore, dialektologjike, leksikore, çështje të ndërndikimeve gjuhësore, probleme të sociolinguistikës e të psikolinguistikës si dhe kritika e recensione. Në këtë libër sillen analiza, shpjegime dhe tëhollime me interes për gjuhësinë shqiptare, sepse ka shumë risi të identifikuara drejtpërdrejt në terren. Prandaj titulli i kësaj përmbledhjeje është “Perla gjuhësore”, që aludon pikërisht këto copëza të vogla, por të rëndësishme të nxjerra nga thellësia e detit (terreni).

Promotori i librit, profesori universitar Haki Ymeri, vlerësoi me nota të larta librin, duke theksuar se vepra në fjalë është hulumtim shkencor serioz me prurje në albanologji, e cila është realizuar si rezultat i një pune të gjatë.

“Punimi i Ajtenes është i mirë pasi që nuk është bërë për 1 muaj 2, apo 3-4, por me vite të tëra, vazhdimisht duke prezantuar nëpër simpoziume të ndryshme. Të gjitha punimet që i ka mbledhur në këtë botim me të vërtetë janë perla. Mund të konstatoj se vepra në fjalë përmban hulumtime shkencore serioze me prurje në albanologji”, vlerësoi profesori Ymeri, i cili është në pension, por për nder të angazhimit të profesoreshës, kishte pranuar ftesën për të qenë pjesë e promovimit.

Nga e majta, profesorët: Asllan Hamiti, Ajten Hajdari – Qamili dhe Haki Ymeri

Përpara të pranishmëve, fjalim mbajti edhe recensenti i veprës, profesori universitar, Asllan Hamiti, i cili tha se ky libër dëshmon formimin e gjerë dhe të shëndoshë të autores, ndërkaq theksoi gjithashtu se i njëjti do të shërbejë si burim referimi për studiuesit e tanishëm dhe të ardhshëm.

“Vepra në fjalë përmban hulumtime shkencore serioze, me prurje të reja në fushën e albanologjisë. Duke lexuar shkrimet e saj, jo vetëm që njihemi me të vërtetat shkencore për shqipen, por ato do të shërbejnë edhe si burim referimi për studiuesit e tanishëm e për brezat që do të vijnë. Teksti përshkohet nga një stil shkencor, e një shqipe standarde të kulluar. Një punë e tillë, dëshmon formimin e gjerë e të shëndoshë teorik, praktik dhe metodologjik të autores”, tha profesori Hamiti, duke falënderuar profesoreshën Ajten për veprimtarinë e frytshme që e jep në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave, në studimet albanologjike si dhe në përparimin dhe qytetërimin e përgjithshëm të popullit shqiptar.

Profesor Asllan Hamiti

Fjalë miradije dhe falënderim për ndihmën që i jep kulturës shqiptare, i shprehu edhe drejtori i Shtëpisë së Kulturës Koço Racin, i cili tha: “profesoreshën kam pasur nderin ta njoh që para 6 viteve dhe prej atëherë kemi bashkëpunuar dhe na ka ndihmuar shumë për të realizuar projektet kulturore shqiptare. Profesoresha është punëtore e vyer dhe një vepër si kjo do të na shërbejë të gjithëve”.

Sfida dhe dashuri për “perlat”

“Dashuria është reciproke, reflektohet, pra është e dyanshme. Nëse mbjell dashuri padyshim që do të korrësh dashuri dhe e di që në këtë sallë ndihem aq e rehatshme, aq e lumtur, sepse e di që të gjithë ju që jeni këtu vërtet më doni dhe vërtetë ju dua”, me këto fjalë, autorja i përshëndeti dhe falënderoi të pranishmit që e zbukuruan dhe madhëruan promovimin e botimit të saj.

“Këtë libër së pari desha ta titulloj Dromca gjuhësore, për shkak të modestisë dhe për të aluduar kontributin e vogël, megjithatë mora kritika nga miqtë e mi të cilët më thanë mjaft e shkele veten, jepja meritën që e ka ky libër. Atëherë thashë përsëri do të qëndroj te modestia ime, do ta emërtoj perlë, sepse perlat janë gjëra shumë të vogla, por në anën tjetër janë gjëra shumë të vlefshme. Por jo vetëm kjo, puna është edhe te vështirësia, për të arritur deri te perlat, meqë e dimë se duhet të zhytemi thellë nëpër detëra dhe oqeane dhe me shumë vështirësi për t’i nxjerrë ato. Këto vështirësi i kam hasur unë gjatë gjithë këtyre viteve, jo vetëm gjatë hulumtimit, meqë një pjesë e madhe e punimeve kanë qenë nga terreni, pastaj punë krahasimi, analize dhe mbi të gjitha më është dashur ndonjëherë të bie ndesh me arritjet gjuhësore të deritanishme dhe për të thënë ndryshe nga ajo që është thënë deri më tani. Për të marrë këtë guxim të duhen fakte dhe unë jam përpjekur të nxjerr këto fakte. Gjatë jetës sonë kemi shumë vështirësi, sidomos për gjininë femërore, sepse për të qenë edhe prind, edhe familjar, edhe mësimdhënës, edhe shkencëtar, është vërtetë sfidë dhe vështirësi e madhe. Edhe unë për t’i nxjerrë këto perla dhe të gjitha arritjet e mia e për të qenë sot kjo që jam para jush, kam përjetuar dhe përballuar stuhira të ndryshme, por barkën time nuk e ka shembur asnjë stuhi”, tha përpara të pranishmëve profesoresha.

Autorja e botimit, Ajten Hajdari – Qamili

“Qershia mbi tortë” ishte surpriza e studentëve të profesoreshës, të cilët atë e emocionuan dhe këndshëm e befasuan me një dhuratë modeste, në shenjë falënderimi për gjithë përkushtimin dhe punën e saj të palodhshme për ta.

Të interesuarit librin mund ta gjejnë në librarinë e Fakultetit të Filologjisë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, por së shpejti edhe në librari të tjera.

Biografia e autores:

Ajten Hajdari – Qamili lindi më 03.02.1979 në Strugë, Maqedoni, tetëvjeçaren e ka kryer në ShF “Vëllezërit Milladinov” në Strugë në vitin 1993 me sukses të shkëlqyeshëm. Gjatë shkollimit ka marrë shpërblime të ndryshime të nivelit lokal si dhe regjional, mes të cilave çmimin e konkursit republikan për krijime letrare, “Poezia më e mirë për nënën”, në mars të vitit 1991 të ditores “Fala e vëllazërimit” dhe për këto suksese ishte mysafire e disa emisioneve televizive dhe gazetave ditore. Gjimnazin e përgjithshëm e kreu në ShAM “Niko Nestor” në Strugë më 1997, me sukses të shkëlqyeshëm.

Nga shpërblimet e tjera veçohen çmimet: “Nxënës me inteligjenca të larta” dhe vendi i tretë në garat republikane “Hulumtuesit e rinj” të R. së Maqedonisë, mbajtur në maj 1994 në Strumicë. Diplomoi në Fakultetin e Filologjisë “Bllazhe Koneski” në Katedrën e Gjuhës dhe letërsisë Shqiptare në Shkup më vitin 2001, me mesatare të lartë. Gjatë studimeve ka fituar çmimet “Studentja më e mirë e fakultetit”, “Krenaria e Këshillit të Studentëve të Fakultetit të Filologjisë” dhe “Studentja me mesatare më të lartë” nga ShSShM “Fan Stilian Noli”, kurse nga rektorati i Universitetit “Shën. Kirili dhe Metodi” – Shkup shpallet “Studentja me mesatare më të lartë i diplomuar në vitin 2001/02” me çrast shpërblehet me medalje të artë. Prej vitit 2002 punon në Fakultetin e Filologjisë të Shkupit, në Katedrën e Gjuhës dhe letërsisë Shqiptare, njëherë si asistente e tash si profesor inordinar. Magjistroi më 25.05.2008 me temën “Variantet sociale të të folmeve shqipe të rrethit të Strugës dhe interferenca ndërgjuhësore (te monolinguistët, bilinguistët dhe multilinguistët)”, kurse doktoroi më 24.11.2011 me tezën “Të folmet shqipe të qarkut të Strugës (në kontekst ballkanik)”.
Përveç në ciklin e parë, ajo ligjëron edhe në ciklin e dytë e të tretë, duke udhëhequr kandidatë për punime të magjistraturës ose duke qenë anëtare komisioni e disa doktoratave, magjistraturave e diplomave dhe mentorë e mbi 100 kandidatëve. Ndërkohë ka qenë edhe lektore, redaktore gjuhësore dhe recensentë e disa librave shkollore e studentore. Përpos tjerash, ka marrë pjesë edhe në një numër të konsiderueshëm konferencash e simpoziumesh shkencore brenda dhe jashtë vendit. Përveç poezive, tregimeve, intervistave dhe artikujve të ndryshëm nëpër gazeta dhe revista të ndryshme, ka botuar edhe mbi 40 punime shkencore në shqip, maqedonisht dhe anglisht (edhe me faktorin impakt), librin universitar “Gjuhësia shqiptare”, doracakun për studentë “Shkrimi akademik”, është bashkautore e librit universitar “Dialektologjia e gjuhës shqipe” (Shkup, 2014) etj.


Libri i ri i Ali Pajazitit: Ta sqarosh shkencërisht Islamin ndër shqiptarë

$
0
0

Këtyre ditëve, profesori universitar nga Maqedonia, sociologu Ali Pajaziti, opinionit shkencor dhe më gjerë i solli një libër të ri, veprën Islamët shqiptarë: Trendet, lëvizjet dhe aktorët e rinj islamikë në albanosferë në 25 vitet e tranzicionit, një vështrim sociologjik(Samizdat, Shkup, 2018, 102 fq.), përcjell tesheshi.com.

Pjesa e parë e kësaj vepre jep një histori të islamit në Ballkan, e dyta flet për Paqën Osmane (Pax Ottomana) dhe ballkanizimin, e treta për revitalizimin e fesë në vitet 1990 dhe rilindjen islame, për neo-otomanizmin dhe islamofobinë, e katërta për islamin tradicional dhe lëvizjet e reja në albanosferë, dhe e fundit, apo e pesta, paraqet një analizë të raporteve Blumi, Krasniqi dhe Kursani.

Literatura e shfrytëzuar është e gjuhëve të ndryshme, ndërsa burimet përbëhen nga ato tekstuale-shkrimore, dokumentare, video-shënimet, virtuale etj.

Origjinaliteti qëndron në të dhënat apo gjetjet nga terreni, në fokusimin te narracioni i gjallë i disa aktorëve dhe dëshmitarëve të kohës nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia që me qasjen e tyre në mënyrë shumë të natyrshme kanë përshkruar ravijëzimet fetare-islame ndër ne.

“Kur sunduesit grinden”, Kadare gati për të sjellë librin më të ri

$
0
0

Kanë mbetur edhe disa ditë deri në hapjen e Panairit të Librit në Tiranë, atje ku krahas shumë librave të njohur të Kadaresë tashmë vjen edhe libri i tij më i ri “Kur sunduesit grinden”, shkruan KultPlus.

Shtëpia botuese “Onufri” sapo ka publikuar imazhin e shkrimtarit të njohur shqiptar Ismail Kadare, i cili po rishikon faqet e fundit të librit të tij më të ri, i cili do të promovohet në Panairin e Librit në Tiranë.

Deri më sot veprat e Kadaresë janë përkthyer në disa dhjetëra gjuhë të botës.
Panairi i 21 i Librit “Tirana 2018” fillon me 19 nëntor dhe zgjatë deri më 18 nëntor.

Me botimin “Kultura e gjuhës për të gjithë”, Asllan Hamiti porositë ta ruajmë gjuhën të pastër, siç e ruajmë trupin

$
0
0

Për të arritur një shkallë të lartë të kulturës së gjuhës, njeriu duhet të kujdeset jo vetëm në shkollimin parauniversitar e universitar, por duhet të punojë gjatë gjithë jetës. Gjuha është një oqean i pafund me pasuri e mundësi të pashtershme, mirëpo aftësia dhe mënyra e shfrytëzimit të kësaj pasurie te njerëzit është e shumëllojshme.

Kështu shkruan profesori universitar, Asllan Hamiti, në botimin e tij shkencor më të ri “Kultura e gjuhës për të gjithë”, me të cilin, i nxit dhe u bën thirrje të gjithë studiuesve të gjuhës shqipe, intelektualëve, pedagogëve, shkrimtarëve, gazetarëve, nxënësve, studentëve dhe gjithë folësve e shkruesve të shqipes që në veprimtarinë e tyre ta përdorin drejt shqipen standarde, transmeton Portalb.mk.

“Këtë shqipe të fituar me gjak e me djersë duhet ta ruajmë edhe ne, si dhe t’ua lëmë trashëgim pasardhësve tanë, si elementin më të rëndësishëm të qenies sonë kombëtare. Po të jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë që kemi ndaj paraardhësve tanë si dhe obligimin që kemi ndaj brezave që vijnë, do të dimë çfarë qëndrimi duhet të kemi e çfarë duhet të bëjmë për gjuhën shqipe. Nëse nuk mund të bëjmë më shumë për shqipen, atëherë së paku të mos e harrojmë, shpërfillim, përziejmë, shtrembërojmë, ndotim e prishim. Rëndom, ashtu siç duhet të kujdesemi gjithnjë për pastërtinë e trupit tonë, mjedisin dhe përgjithësisht për natyrën; ashtu duhet të kujdesemi edhe për pastërtinë e ligjërimit tonë (kur flasim e kur shkruajmë)”, thotë profesori Hamiti.

Recensentja e librit dhe profesoresha universitare, Ajten Hajdari-Qamili, vlerëson se libri në fjalë ka vlera të veçanta pasi që do t’u ndihmojë shumë shqiptarëve të të gjitha profileve për të përmirësuar kulturën gjuhësore.

“Libri Kultura e gjuhës për të gjithë, i cili ka gjashtë kapituj I. Çështje të përgjithshme të kulturës së gjuhës, II. Stilet funksionale në gjuhën shqipe, III. Drejtshkrim e drejtshqiptim, IV. Zbatim i normave morfologjike, V. Leksiku i shqipes dhe përdorimi i tij dhe VI. Shqipja në Maqedoni, është një libër shumë me vlerë, i cili u dedikohet të gjithë lexuesve dhe ka për qëllim të përmirësojë kulturën e gjuhës te nxënësit, studentët, arsimtarët, përkthyesit, shitësit, administratorët, farmacistët, afaristët, avokatët, gazetarët, politikanët, mjekët etj., sepse është përqendruar në disa gabime më të shpeshta drejtshkrimore që hasen në praktikën tonë të përditshme”, thotë për Portalb.mk, profesoresha Hajdari-Qamili.

Kultura e gjuhës, siç shpjegon profesori, është tashmë një prej degëve të mirënjohura të gjuhësisë, që merret me studimin dhe përcaktimin e normës letrare në të gjitha rrafshet e sistemit të gjuhës, me zbulimin e prirjeve të zhvillimit të gjuhës letrare për të ndikuar mbi të në pajtim me këto prirje, si dhe me rrugët për përvetësimin e zbatimin e normës letrare. Kultura e gjuhës kuptohet, gjithashtu, si kujdesi për të shkruar e për të folur gjuhën letrare sipas rregullave përkatëse e sipas modeleve më të mira të pranuara nga shoqëria në një periudhë të caktuar.

Libri ka për qëllim ngritjen e vetëdijes sonë se ruajtja e pasurisë dhe e pastërtisë së gjuhës, zbatimi i saj në praktikë është jo vetëm detyrë individuale e çdo shqiptari, por edhe detyrë kombëtare, sepse pastërtia e gjuhës është treguesi më i mirë i ruajtjes së pastërtisë së kombit. Parashikohet se me globalizimin e botës, në dy shekujt e ardhshëm do të vdesin gjysma e gjuhëve të popujve të vegjël.

“Epoka jonë është epokë e ngritjes historike, e pasurimit dhe e forcimit të identitetit gjuhësor e kombëtar. Ta duam, ta ruajmë, ta mësojmë e ta studiojmë gjuhën amtare, sepse ashtu do të ta ruajmë qenien tonë kombëtare”, thekson profesori Hamiti.

Të interesuarit, librin mund ta gjejnë në bibliotekën e Katedrës së Gjuhës e të Letërsisë Shqiptare në Shkup.

BIOGRAFIA E AUTORIT

Asllan Hamiti është profesor universiteti, hartues tekstesh mësimore dhe studiues i shqipes. Ai lindi më 20. 05. 1960 në fshatin Goden të Gjilanit, Republika e Kosovës. Shkollimin fillor dhe të mesëm e mbaroi në Shkup me sukses të shkëlqyeshëm. Fakultetin e Filologjisë, Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqiptare në Shkup e kreu më vitin 1985 me notë mesatare mbi nëntë.

Magjistroi dy herë: në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë (1992) dhe në Fakultetin e Filologjisë në Shkup (1994). Doktoroi në Universitetin e Shkupit në temë “E folmja shqipe e Karadakut të Shkupit” më vitin 1999.

Prof. dr. Asllan Hamiti
Prof. dr. Asllan Hamiti

Që nga viti 1986 punon në universitet, përkatësisht në Katedrën e Gjuhë dhe të Letërsisë Shqiptare në Fakultetin e Filologjisë “Bllazhe Koneski” të Shkupit, duke u zgjedhur në vijimësi praktikant (1986) e më pas u zgjodh asistent i ri (1988), asistent (1994), docent (1999), profesor inordinar (2004) dhe në titullin e përhershëm, profesor i rregullt (2009).

Në punën pedagogjike tani më mbi tridhjetëvjeçare ka mbajtur e mban mësim në studimet themelore, të magjistraturës e të doktoraturës. Ka qenë ose është titullar i disa lëndëve në fushën e gjuhësisë: Fonetikë e gjuhës shqipe, Gramatikë e gjuhës shqipe, Dialektologji shqiptare, Histori e gjuhës shqipe, Drejtshkrim, Drejtshqiptim, Praktikum i gjuhës shqipe, Gjuhësi indoevropiane, Shkrim akademik, Metodat e kërkimit shkencor, Kulturë gjuhe, Histori e shqipes standarde, Filologji shqiptare etj.

Është mentor i licencuar (akredituar) në fushën e Gjuhësisë Shqiptare për udhëheqjen shkencore të kandidatëve për studimet e masterit e të doktoraturës. Ka qenë e është udhëheqës shkencor i dhjetëra kandidatëve me prejardhje jo vetëm nga Maqedonia, por edhe nga Kosova e Shqipëria për magjistraturë (tani master) dhe doktoraturë në Universitetin e Shkupit.

Krahas punës së frytshme pedagogjike dhe arsimore, ka dhënë ndihmesë të madhe edhe në organizimin dhe mbarëvajtjen e punës së Katedrës së Gjuhës dhe të Letërsisë Shqiptare të Fakultetit të Filologjisë si dhe përgjithësisht të arsimit të lartë në Maqedoni. Katër vjet rresht, 2008-2011 kreu detyrën e përgjegjësit të Katedrës së Gjuhës e të Letërsisë Shqiptare, ndërsa nga viti 2011-2014 ushtroi detyrën e përgjegjësit të studimeve të shkallës së tretë – studimeve të doktoraturës në Shkencën e gjuhësisë në Universitetin “Shën Qirili e Metodi” në Shkup. Ka mbajtur e mban mësim edhe në disa universitete në Kosovë.

Prof. dr. Asllan Hamiti ka marrë pjesë edhe në disa projekte kërkimore-shkencore: si anëtar “Të folmet shqipe në Maqedoni” (1995-1997) dhe si bartës i projektit “Vëzhgime krahasuese fonetike-fonologjike ndërmjet shqipes dhe maqedonishtes” (2000-2003). Në detyrën e ekspertit vendor gjatë viteve 2005/2006 qe angazhuar në projektin ndërkombëtar “Pace-2” të udhëhequr nga Britich Cancil.

Përgatitja e tij e shkëlqyeshme profesionale e pedagogjike dëshmohet edhe me botimin e teksteve mësimore për arsimin parauniversitar e universitar. Si autor ose bashkautor deri më tani ka hartuar dymbëdhjetë libra shkollorë: tetë libra mësimorë me fletore pune për arsimin fillor, një për arsimin e mesëm, tri tekste universitare dhe mbi 100 punime kërkimore, me pjesëmarrje në shumë konferenca shkencore.

Përgjithësisht, shkrimet e tij i përshkon profesionalizmi, mbështetja në literaturë të gjerë, serioziteti, përkushtimi, saktësia, objektiviteti, korrektësia, qartësia si dhe njohja e thellë dhe zbatimi i mundësive shprehëse të shqipes. Kur lexon tekstet e tij mësimore e kërkimore- hulumtuese del në pah se ai ka përgatitje solide profesionale, njeh metodologjinë e punës shkencore dhe mbarështron e shtjellon materien në shqyrtim me stil shkencor e gjuhë të rrjedhshme, të thurur për lakmi.

Prof. Asllani është laureat i çmimit shtetëror “Goce Dellçev” i dhënë si mirënjohje shoqërore për arritje të vazhdueshme në fushën e shkencës, që kanë vlerë të madhe për afirmimin e shkencës brenda shtetit dhe në arenën ndërkombëtare për vitin 2014. Po kështu, më vitin 2016 fitoi çmimin “13 Nëntori”, Dita e çlirimit të Shkupit, për ndihmesë të veçantë shumëvjeçare në fushën e shkencës e të arsimit, që kontribuojnë për afirmimin e qytetit të Shkupit e më gjerë. Ai është anëtar i Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe.

Tiranë, nesër bëhet hapja e panairit të librit “Tirana 2018″

$
0
0

Konsideruar si ngjarja më e rëndësishme e vitit, Panairi i 21 i librit “Tirana 2018” çel siparin e aktiviteteve të mërkurën, datë 14 nëntor, me ceremoninë e hapjes së këtij edicioni, njofton Kultplus.

Pas përfundimit të konferencës së çeljes së Panairit nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë, do të vizitohen pavijonet e Panairit të Librit.

Edhe programi i aktiviteteve që do të zhvillohen përgjatë pesë ditëve (14-18 nëntor) të Panairit të Librit është bërë publik, e vihet re se çdo ditë është e mbushur me aktivitete në stendat e Shtëpive Botuese.

Një vëmendje e madhe i është kushtuar librit për fëmijë dhe aktiviteteve dedikuar vogëlushëve.

Një ditë më pas, të enjten, 15 nëntor, Shoqata e Botuesve Shqiptarë do të organizojë konferencën “Sfidat e leximit sot! Çfarë lexojnë të rinjtë në Shqipëri?”, në një panel diskutimi me botues, shkrimtarë, përfaqësues të institucioneve të kulturës dhe arsimit, mësues, punonjës të bibliotekave, përkthyes etj., për të shkëmbyer mendime rreth promovimit të leximit dhe edukimit të lexuesve, fëmijë dhe të rinj.

Diskutojnë botuesi Petrit Ymeri për “Sa lexojnë të rinjtë? Motivet për lexim dhe moslexim! Përgjegjësia e botuesit për të sjellë letërsinë më të mirë për fëmijë shqip”, për të vijuar me shkrimtaren Ledia Nushi e cila do të referojë rreth letërsisë origjinale midis të vërtetave, mesazheve edukuese dhe forcës emocionuese. Mimoza Hysa, Piro Misha, Luiza Mustafaj, Adriatike Lami, Rezarta Reso, e Agim Doksani janë emrat e tjerë të cilët do të referojnë lidhur me sfidat e leximit sot. Ditën e shtunë, një ditë përpara përfundimit të Panairit të 21 të librit, do të organizohet edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve. (BW)

Panairi i Librit në Tiranë fuqizon fushatën për lexim

$
0
0

Në orën 10:00 të së mërkurës janë hapur dyert e Pallatit të Kongreseve në Tiranë dhe kjo ka shënuar edhe hapjen e edicionit të sivjetmë të Panairit të Librit. Qysh në ceremoninë e hapjes është bërë me dije se të rinjtë dhe fëmijët janë fokusi i ngjarjes më të madhe të librit në Shqipëri. Më shumë se 100 shtande janë të mbushura me libra të ndryshëm nga botues të Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës e Malit të Zi. Pos shitjes së librave këtë vit në shtande do të ketë edhe aktivitete, si lexime e promovime librash, shkruan Koha.net.

Krejt kjo bëhet në kuadër të fushatës për leximin në Shqipëri. Por industria e librit në Shqipëri nuk qëndron mirë. Këtë e ka treguar kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri, edhe në fjalën e tij të hapjes. Sipas tij, tirazhet e librave sivjet janë më të reduktuara. Sa u përket të dhënave të Institutit të Statistikave, se një milion banorë nuk lexojnë asnjë libër në vit, Ymeri ka thënë se bëhet fjalë për një proces që ka ndodhur prej vitesh dhe, sipas tij, duhen gati dy dekada të tjera punë që të ketë ndryshim.

Këtë vit ka rënë edhe numri i titujve të rinj. Ymeri ka thënë se nuk mund të japë shifra të sakta por, sipas tij, janë afërsisht 200 tituj të rinj.

Kryetari i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, Edon Zeneli, në ceremoninë e hapjes së Panairit ka thënë se për botuesit nga Kosova, Panairi shërben si mundësi e mirë për takime me lexuesit nga Shqipëria.

“Janë tanimë mbi 25 botues nga Kosova që janë pjesë e Panairit dhe falë bashkëpunimit me Shoqatën, kjo prani ka filluar t’i korrë sukseset e veta”, ka thënë Zeneli në këtë ceremoni.

Botuesit nga Kosova këtë vit prezantohen me rreth 500 tituj në Tiranë.

Zeneli i ka thënë gazetës se në ditën e parë të ekspozitës së librit duket se ka interesim nga lexuesit.

Botimet KOHA, që në Prishtinë përfaqëson shtandin më të vizituar në Panairin e Librit, në Tiranë po ashtu merr pjesë me ofertë të gjerë botimesh. Janë 70 tituj, nga të cilët 25 janë të rinj, të botuar midis dy panaireve të Tiranës.

Dy çmime për autorë, dy çmime për përkthyes, çmimi inkurajues, janë disa prej shpërblimeve që ndan Panairi të shtunën/ Bashkim Shala.

 

Shoqata “Tradita“ e promovoi librin “Të persekutuarit dhe të burgosurit politikë shqiptarë në Republikën e Maqedonisë“

$
0
0

Shoqata për kulturë dhe art ”Tradita“, më 14 nëntor 2018, në amfiteatrin e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës e promovoi librin ”Të persekutuarit dhe të burgosurit politikë shqiptarë në Republikën e Maqedonisë“. Ky aktivitet i radhës i Shoqatës ”Tradita“ u zhvillua bashkërisht me Komunën e Tetovës, në kuadër të manifestimit kulturor dhe artistik ”Tetova feston Nëntorin“.

Në promovimin e librit u tha se, 2018 – ta, Viti Mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, i 140 – Vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i 110 – Vjetorit të Kongresit të Manastirit, i 50 – Vjetorit të Demonstratave të ’68 –tës, ngritjes së Flamurit kombëtar në Tetovë, e simbolizon historinë e lavdishme të popullit shqiptar. Të gjitha këto data dhe jo vetëm, dëshmojnë se edhe përkundër masave represive, vrasjeve dhe burgosjeve nga pushtetet më të egra të kohëve, kombi shqiptar kurrë nuk rreshti në betejat e tij epike për t’i realizuar synimet e tij kombëtare. ”Duke e çmuar lartë veprën patriotike të veprimtarëve të kombit, përtej falënderimit vëllazëror dhe mirënjohjes së përjetshme për vendosmërinë dhe guximin e tyre atdhetar e të pashoq në organizimin e lëvizjeve çlirimtare kombëtare, Shoqata ”Tradita“, vitin e kaluar organizoi  Konferencën shkencore, me temë: ”Të persekutuarit dhe të burgosurit politikë shqiptarë në Republikën e Maqedonisë“. Në këtë konferencë morën pjesë rreth 20 punonjës shkencorë, njohës të mirëfilltë të proceseve shoqërore që janë zhvilluar në vendin tonë,  të cilët me autoritetin dhe integritetin e  tyre intelektual iu qasën  temës së lartpërmendur. Këto punime, shoqata jonë i ka botuar në një përmbledhje të veçantë dhe të njëjtën e promovojmë sot para Jush” – theksoi Selam Sulejmani, kryetar i Shoqatës për kulturë dhe art ”Tradita“. Ai, po ashtu u shpreh se libri pasqyron vuajtjet, sakrificën, rezistencën e popullit shqiptar në Maqedoni, përpjekjet e tij për realizimin e të drejtave themelore kombëtare.

“Ky libër me karakter shkencor i referohet të kaluarës së dhimbshme të kombit shqiptar, luftës për liri; dhunës së pushtetit ndaj arsimit shqip dhe intelektualëve shqiptarë, e risjell në vëmendjen e lexuesit vrasjen e dyfishtë të Sadudin Gjurrës, reflektimin në vendin tonë të demonstratave të vitit 1981 në Kosovë, kalvarin shqiptar ndër shekuj; i ofron lexuesit përjetime nga burgjet, rezistencën e të burgosurve shqiptarë përballë maltretimeve e torturave, nxjerrë në pah veprimtarinë patriotike të lëvizjeve kombëtare të udhëhequra nga figurat emblematike të kombit, si: Adem Demaçi, Rafi Halili, Memet Gega e shumë e shumë idealistëve të tjerë shqiptarë; i kushton rëndësi të veçantë demonstratave të vitit 1968, parë nga distanca historike 50 – vjeçare, që këtë ngjarje ta shohim nga një kontekst më i gjerë, duke u shërbyer me shënime  dhe  dokumente të  ndryshme arkivore. Libri “Të persekutuarit dhe të burgosurit politikë”, prek edhe çështje të tjera të ndjeshme, por për këto tema më me kompetencë flasin redaktori dhe recensentet e tij dhe falë punës së tyre profesionale kjo përmbledhje shkencore e ka parë dritën e botimit”- deklaroi Selam Sulejmani.

Promovimin e librit e përshëndeti edhe kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, e cila e vlerësoi  veprimtarinë që e zhvillon Shoqata për kulturë dhe art”Tradita“ dhe duke iu referuar librit tha se kjo shoqatë, sot e vendosi mes fletëve, sakrificën, bindjen, dhe luftën e të parëve tanë.

““Tetova feston Nëntorin“, sonte për të gjashtën herë radhazi ngriti siparin e kurajës me ngjyrë toke e gjaku, që të parët tanë e vizatuan në flamurin ngjyrë plagësh me shqiponjë amaneti në mes! Ishin ata, që me forcën e shembullit të tyre, mes dhimbje gjymtyrësh të dërmuara plot grushte dhe shuplakë tiranësh, gjithmonë tëhuaj, vendosën të besojnë dhe thonë mes shkronjash atë histori, të cilën po nuk e përjetoje në mish e kocka, të vërtetë nuk e rrëfeje kurrë! Sot shoqata për kulturë dhe art ”Tradita“ vendosi mes fletëve të një libri, sakrificën, bindjen dhe luftën e të parëve tanë, të cilët në kohë sikleti të ekzistencës tonë kombëtare i shtruan rrugët plot kocka me kalldrëme shprese, këtë ditë që sot jetuam, e që nesër sërish do ta jetojmë! “Kur një njeri, mu ai burrë apo ajo grua, privohet të jetojë jetën që beson, nuk ka mundësi tjetër veçse të veprojë jashtë ligjesh e normash! Ata mësuan se kuraja nuk është mungesë e frikës, por vetë triumfi mbi të! Trim nuk je kur nuk ndjen frikë, por kur mëson ta mposhtësh atë!” – theksoi Teuta Arifi, kryetare e Komunës së Tetovës.

Në emër të Qendrës PEN nga Republika e Shqipërisë, të pranishmëve iu drejtua me fjalë rasti, presidentja Entela Kasi, e cila u shpreh se ndjehet e nderuar që është pjesë e kësaj veprimtarie, e cila organizohet në qytetin e Tetovës, qytetet i cili luan rol tejet të rëndësishëm në afirmimin e identitet tonë kulturor. Ajo bëri thirrje që të intensifikohet bashkëpunimi mes intelektualëve, institucioneve dhe subjekteve kulturore, me të vetmin qëllim, forcimin dhe promovimin e vlerave tona kombëtare para botës së qytetëruar.

Zeqirja Idrizi, redaktor i këtij libri, vlerësoi se këto ditë historiografia shqiptare po pasurohet edhe me një vepër shkencore nga Shoqata ”Tradita“, andaj, nuk ka dyshim se problematika e cila shtjellohet në këtë libër është pjesë e përpjekjeve shekullore të popullit shqiptar për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare në aspektin global, po ashtu edhe në aspektin rajonal dhe parcial. ”Nga kjo vërehet fare mirë se ana metodologjike është në nivel të lartë shkencor nga shkaku se autorët kanë ditur fare mirë ta ndajnë dhe ta analizojnë atë që është globale, e përgjithshme (kontributi i intelektualëve dhe patriotëve shqiptarë) dhe atë që është e veçantë (kontributi i trevës së Maqedonisë në zgjidhjen e çështjes  kombëtare). Autorët, në mënyrë profesionale e trajtojnë një problem që është pjesë organike e trupit etnik shqiptar, e cila ishte brengë e të gjithë atyre të cilët flijuan gjithçka që patën duke mos kursyer edhe jetën e tyre. Në qendër të vëmendjes së këtyre kumtesave është nxjerrja në shesh, në dritë, apo zbardhja e një faktografie që ndërlidhet me kontributin e patriotëve shqiptarë, të persekutuarëve dhe të burgosurve politikë shqiptarë në Maqedoni, si pastërtia e saj, raportet me faktorin ndërkombëtar dhe disa opinione të bashkësisë ndërkombëtare, shtypi shqiptar në Shqipëri për të persekutuarit e të burgosurit politikë, lufta e tyre për liri e paqe, të nxitur nga shembulli i Adem Demaçit”, theksoi mes tjerash, Zeqirja Idrizi.

Në fjalën e tij, redaktori i librit vuri në dukje se nga ky historik i shkurtër që na ofrohet nga ky libër nënvizohet zbardhja në mënyrë shkencore e një dimensioni relevant të historisë sonë politike të kohës më të re, ku martirët e kombit kurrë nuk u pajtuan që trojet shqiptare të copëtohen në gjashtë pjesë, kështu të pamposhtur dhe të pagjunjëzuar u ndeshën me spiunë, me policë, hetues, me procese gjyqësore, si dhe me dëshmitarë të rrejshëm, me dënime drakonike, me tortura çnjerëzore nëpër kazamatet sllave.

Ndërkaq recensentët, Xhelal Zejneli dhe Salajdin Salihu, dhanë mendimin e tyre se kjo vepër është një pasqyrë tronditëse e kalvarit të shqiptarëve, të cilët u ballafaquan me politikën kolonialiste të boshtit të krimit: Shkup-Beograd-Titograd.

“Libri ”Të persekutuari dhe të burgosurit politikë shqiptarë në Republikën e Maqedonisë“, i botuar nga Shoqata për kulturë dhe art ”Tradita“ është një pasqyrë tronditëse e kalvarit të shqiptarëve, të cilët u ballafaquan me politikën kolonialiste të boshtit të krimit Shkup-Beograd-Titograd, që nga koha e luftërave ballkanike, e deri në shpërbërjen e amalgamës jugosllave, kësaj kreature artificiale të Versajit dhe të AVNOJ-it, të quajtur burg i popujve. Duke ecur prore nëpër tehun e shpatës, duke kërkuar lirinë gjatë tërë një shekulli, bijtë më të shtrenjtë të këtij populli të pandalur u përplasën si rrufe me politikën e gjenocidit, të zbatuar nga Pashiqi dhe karagjorgjeviqët, nga Rankoviqi dhe Millosheviqistët. I rrallë, në mos unik për nga përmbajtja, libri i sipërpërmendur është dëshmi tronditëse e sakrificës biblike të një populli, në rrugën e tij drejt lirisë. Popull ky, që përballë ideologjisë së Garashaninit, të Megali idesë dhe të Shën-Stefanit, si një mal i vetmuar, i patundur qëndroi”- u shpreh para auditorit, Xhelal Zejneli.

“Unë e çmoj përkushtimin e shoqatës ”Tradita“ që po e mbron këtë frymë. Falë saj u botua ky libër, i përgatitur për botim me nismën e Selam Sulejmanit. Studiuesit i bashkon mendimi se të persekuturait dhe të burgosurit politikë në Maqedoni kishin një kauzë të fisme dhe humane për liri, barabarësi kombëtare dhe qytetare në këtë rajon. Studiuesit nuk fokusohen vetëm te pasojat, por edhe te shkaqet që çuan në rebelimin kundër pushtetit totalitar, i cili  ndoqi politikë të egër në raport me shqiptarët dhe kulturën e tyre. Ky libër është një formë homazhi për ata që sakrifikuan në ruajtjen e zjarrit të dyshimit, ashtu si Prometheu i veprës së Eskilit, i cili nuk e ndërroi mendimin e vet me mjerimin e atyre që i shërbenin pushtetit totalitar, apo ishin mekanizma të atij pushteti. Ky libër që e promovojmë sot, le të kuptohet edhe si një klithje në hon apo si zë në shkretëtirë për ta ruajtur frymën e cila herët apo vonë do të triumfojë përfundimisht mbi shpatën”, deklaroi Salajdin Salihu.

Promovimi i librit u përmbyll me një pikë muzikore në violinë dhe piano, të realizuar nga artistët e njohur, profesorët e artit muzikor, Shkëlzen Pajaziti dhe Shkëlzen Baftjari.

Në këtë aktivitet morën pjesë profesorë të Universitetit të Tetovës, drejtues të arsimit dhe të kulturës në Komunën e Tetovës dhe më gjerë, punonjës shkencorë, veprimtarë të çështjes kombëtare, të cilët me pjesëmarrjen e tyre përcollën porosinë se, e kaluara jonë dhe orientimi drejt së ardhmes i obligojnë institucionet përkatëse, por edhe subjektet kulturore, që të të ngrihen në lartësinë e duhur të përgjegjësive që bartin, në funksion të bashkërendimit të proceseve dhe forcimit të unitetit mbarëkombëtar.

Në Gostivar, do të mbahet Panairi i Librit 2018

$
0
0

Më 26, 27 dhe 28 nëntor në Palestrën sportive “Rinia” në Gostivar do të mbahet Panairi i librit “Gostivari 2018”. Panairin e organizon Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me Shoqatën e Botuesve Shqiptarë – Maqedoni, transmeton Portalb.mk.

Në këtë panair do të prezantohen rreth 14 shtëpi botuese nga Maqedonia dhe Shqipëria, me libra të autorëve shqiptarë dhe të huaj, vepra letrare bashkëkohore dhe klasike, letërsi profesionale, shkencore dhe beletristike, lektyra, enciklopedi dhe vepra nga sfera e kulturës dhe artit, të destinuar për të gjitha grupmoshat.

E veçanta e këtij panairi është se në suaza të tij do të organizohet edhe ekspozitë me vepra artistike të punuara nga fëmijët e që do t’u dhurohen shtëpive botuese pjesëmarrëse, event muzikor për të rinj, si dhe mbrëmje me muzikë klasike.

Nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë presin që këtë panair ta vizitojnë jo vetëm qytetarët e komunës së Gostivarit, por edhe nga komunat tjera shqiptare prej Kumanove deri në Strugë.

Me një solemnitet rasti, Panairit do të hapet  më 26 nëntor (e hënë) në ora 12:00.


Libri “Të ushqyerit…” – një mësim si mund të jetojmë shëndetshëm

$
0
0

Në Gjilan është promovuar libri “Të ushqyerit e shëndetshëm është jetë” i autores Ajshe Leka, botim i Shtëpisë Botuese “Rozafa” nga Prishtina. Kequshqyerja është bërë sot shkaktari kryesor i sëmundjeve të ndryshme si dhe vdekjeve të parakohshme, gjithandej botës. Nga ky rrezik kërcënohen të gjithë ata që nuk dinë si të ushqehen. Mungesa e informacionit çon deri te gabimet në të ushqyer.

Shkruan: Ilmi Musliu

Zyrafete Shala, krijuese, ka thënë se “Të ushqyerit e shëndetshëm…” është një libër jo i zakonshëm, një libër që i vë themelet e sigurta të një fushe të palëruar dhe të pa kultivuar më parë tek ne.

Qysh në shekullin XVIII, disa shkencëtarë nisën të shfaqnin idetë e tyre rreth rolit që ka ushqimi në mirëqenien e organizmit, ide këto që gradualisht u formësuan dhe i vunë kornizat e një shkence të veçantë, me të ashtuquajturin “revolucioni kimik” në Francë, në fund të shekullit të XVIII. Zbulimet e kësaj kohe u përpunuan dhe u avancuan në vitet e mëvonshme, për t’i vënë bazat e shkencës moderne të të ushqyerit në vitin 1926. Në dekadat e fundit, shkenca e nutricionit ka shënuar zhvillim të hovshëm në botë dhe tani ka arritur edhe tek ne.

Padyshim se në historikun e zhvillimit të kësaj shkence tek ne, emri i autores Ajshe Leka do të ketë një vend të rëndësishëm dhe të merituar. Për më tepër,  Ajshe Leka është fituese e çmimit për letërsi shkencore në dobi të njeriut “Betim Muço” në SHBA (2018), ka thënë Shala.

Ushqimi i shëndetshëm dhe i duhur është vetë jeta

Duke i bërë një vlerësim librit, recensentët Valdet Hashani e Skender Telaku, profesorë universitarë, nënvizojnë faktin se çdo njëri prej nesh, përmes dietës tenton të ndryshojë bilancin e energjisë dhe me këtë rast tenton të rritë ose zvogëlojë sasinë e yndyrës së ruajtur nga trupi, varësisht nga nevojat dhe dëshirat personale. Këto dieta duhet të jenë të shëndetshme, duke pasur gjithnjë parasysh që një mënyrë e tillë e dietës, qoftë personale apo më gjerë, të mos sjellë deri te prishja e ekuilibrave minerale dhe të vitaminave në organizëm, me çka do të krijoheshin probleme shëndetësore, nganjëherë edhe vështirë të riparueshme.

Sigurimi i ekuilibrit të vitaminave, mineraleve dhe materieve ushqyese të tjera, për çdo person është jetike, përfshi edhe personat që duan t`i nënshtrohen një diete të caktuar, andaj marrja e këtij vendimi pa u konsultuar me profesionistët e këtij lëmi, paraqet risk në vete nga pacienti që e ndërmerr një vendim të tillë, por paraqet edhe shkelje etike dhe ligjore, nëse rekomandohet nga personat e paautorizuar dhe jo kompetentë me këtë lëmi.

Ky libër, në fakt, praqet hapat e parë në lëmin e nutricionit dhe dietologjisë në Kosovë.

Përvojat e vendeve të zhvilluara perëndimore, për sa i përket lëmit të nutricionit dhe dietologjisë janë bazë e mirë për hulumtime dhe ndërlidhje të ushqimit të kohëve moderne dhe atij tradicional.

Libri është punuar me profesionalizëm, duke shfrytëzuar metodologjitë më të reja shkencore, duke shmangur paragjykimet (biaset), keqkuptimet e moskuptimet, duke pasur edhe shënjestrat  (target grupet) e saj, përfshirë lexuesin e përditshëm, klientët, por edhe profesionistët e këtij lëmi.

Këshillat e dhëna janë shumë profesionale dhe plasohen fuqishëm në momentet e duhura për lexuesin.

Sigurisht se autorja Ajshe Leka nuk do të ndalet me kaq, meqë ajo ka njohuri dhe kapacitet intelektual që të begatojë lëmin e nutricionit dhe dietologjisë me libra dhe hulumtime të reja. Përdorimi i data-bazës së klientëve të saj, takimet me ta dhe rishqyrtimet kolegjiale të grupeve të interesit, do e begatojnë dhe avancojnë këtë lëmi edhe te ne në Kosovë dhe jo vetëm.

Ky libër, në fakt, i kalon kufijtë e vendit tonë, marrë parasysh njohuritë, gjithë përfshirjen  dhe qasjen ndaj kësaj teme, kanë nënvizuar Hashani e Telaku

Kujdesi ndaj ushqimit është kujdes ndaj shëndetit

Kurse Linda Çarkaxhiu, diabetologe nënvizon se libri i autores Ajshe Leka “Te ushqyerit e shëndetshëm është jetë” është një plotësim i njohurive të deritanishme për rëndësinë e ushqimit të shëndetshëm në jetën e njeriut dhe për seriozitetin që duhet të kemi në përgjithësi për ushqimin.

Në këtë libër, autorja, duke u bazuar në përvojat e veta në këtë lëmi si dhe literaturën bashkëkohore ekzistuese, bënë përzgjedhjen adekuate të llojeve të ushqimeve dhe përshkrimin e vlerave ushqyese të tyre, që janë të mbështetura mirë edhe në aspektin shkencor.

Libri është punuar në gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme nga të gjitha kategoritë, prandaj nga ky libër do të mund të përfitojnë një gamë e gjerë njerëzish të shëndoshë, të sëmurë,  njerëzit me nevoja të veçanta, madje edhe personeli mjekësor.

Prapa këtij libri qëndron një punë e mundimshme, voluminoze e autores, duke hulumtuar në literaturë për të dhënat më të reja dhe duke i ndërthurur ato me përvojat e veta, prandaj me të drejtë konsideroj se ky libër do të plotësojë literaturën shqipe të këtij zhanri, e cila edhe ashtu është e varfër, ka nënvizuar Çarkaxhiu.

Ndërkaq, autorja e librit, Ajshe Leka ka premtuar se shumë shpejt do të dalë libri i dytë i saj për të ushqyerit e shëndetshëm, ku është përqendruar te pasojat nga kequshqyerja.

Tetovë, më 24 dhjetor do të fillojë panairi i librit “Tetova 2018”

$
0
0

Shoqata e Botuesve Shqiptarë në Maqedoni, prej 24 deri më 28 dhjetor 2018, në Pallatin e Kulturës në Tetovë, do ta realizojë panairin e librit “Tetova 2018”.

Hapja solemne e panairit të librit do të bëhet më 24 dhjetor (e hënë), me fillim në ora 15:00.

Është hapur konkursi i tretë rajonal për tregimin e shkurtë – Biber

$
0
0

Qendra për Veprim të Pa dhunshëm Sarajevë-Beograd organizon për të tretën herë me radhë konkursin për tregime të shkurtra nga vendet e rajonit, përcjell Portalb.mk.

“Dy konkurset e para kishim për temë pajtimin, derisa kësaj radhe tema është zgjeruar. Përveç tregimeve të cilat tematizojnë pasojat e luftës dhe të dhunës në vendet e ish-Jugosllavisë, kësaj radhe do të merren parasysh edhe tregimet të cilat mund t’i ndihmojnë mirëkuptimit më të madh ndërmjet njerëzve, zbutjes së urrejtjes dhe kapërcimit të paragjykimeve, pastaj tregimet kundër luftës, tregimet të cilat ballafaqohen me të kaluarën, me kapërcimin e pasqyrimeve të armikut, tregimet për dhembshurinë ndaj tjetrit, tregimet e guximshme të cilat marrin guximin të ecin me këpuca të „armikut“, tregimet të cilat i lëvizin kufijtë dhe na i hapin rrugët për të ndërtuar një të ardhme më të qartë, më të sigurt e më të lirë për të gjithë”, thuhet në njoftimin për media nga Qendrën për Veprim të Pa dhunshëm Sarajevë-Beograd.

Organizatorët I ftojnë të gjithë autorët që shkruajnë në boshnjakisht, kroatisht, malazezisht, maqedonisht, serbisht dhe shqip të dërgojnë tregimet e tyre deri më datë 10.06. 2019.

Së paku njëzet tregime të përzgjedhura do të botohen në një përmbledhje shumëgjuhëshe.

Juria përbëhet nga Lejla Kalamujiq, Rumena Buzharovska dhe Shkelzen Maliqi.

Juria do të përzgjedhë tri tregime të cilat do të marrin shpërblim. Vendimi i jurisë do të bëhet publik deri në fund të tetorit 2019.

Me këtë konkurs do t’i jepet kontribut kulturës së përkthimit dhe të botimit të autoreve dhe autorëve fqinjë, si dhe të mbështeten autoret dhe autorët e angazhuar që të vazhdojnë të ndikojnë në ndryshimet shoqërore.

Më shumë informata lidhur me kushtet dhe shpërblimet e konkursit mund të gjeni në faqen e Biberit http://biber.nenasilje.org

 

Xhorxh Oruell: Në kohë mashtrimi universal, të thuash të vërtetën bëhet akt revolucionar

$
0
0

Para 69 vjetëve, vdiq Erik Arthër Bler (Eric Arthur Blair), i njohur më mirë si gjeniu Xhorxh Oruell (George Orwell) ishte gazetar, eseist dhe shkrimtar, i cili me veprat e tij “1984” dhe “Ferma e kafshëve” fitoi reputacionin e parashikuesit të errët të shoqërisë bashkëkohore.

Ai vdiq më 21 janar të vitit 1950, por doli se veprat e tij janë më aktuale se kurrë, sidomos kur është fjala për situatën në Maqedoni, por edhe për të gjithë botën.

Më poshtë ju përcjellim disa citate nga Oruell me të cilit ai parashikoi botën ku jetojmë sot, dhe ku ndoshta fshihet edhe përgjigja në pyetjen se si mund ta përmirësojmë atë:

– Tashmë jemi zhytur aq thellë sa që të thuash dhe përsërisësh të dukshmen është detyra parësore e njerëzve inteligjentë

– Lufta është paqe. Liria është skllavëri. Injoranca është fuqi.

– Kush e kontrollon të kaluarën, kontrollon të tashmen. Kush e kontrollon të tashmen, kontrollon të ardhmen.

– Në kohë mashtrimi universal, të thuash të vërtetën bëhet akt revolucionar.

– Gjuha e politikanëve është krijuar në mënyrë që gënjeshtrat të tingëllojnë ndershëm ndërsa vrasjet respektueshëm.

– Në kohën tonë, nuk ekziston diçka e tillë si ‘jam jashtë politikës’. Të gjitha gjërat e rëndësishme kanë të bëjnë me politikën, ndërkaq vetë politika bazohet në gënjeshtra, mashtrime, marrëzi, urrejtje dhe skizofreni.

– Të gjitha kafshët lindin njëlloj, por disa janë më të barabarta se të tjerat. 

Ju përkujtojmë të lexoni përshkrimin e shkurtër të librit “1984” në Portalb e ndoshta inspiroheni ta lexoni ose rilexoni edhe një herë librin të cilin mund ta gjeni edhe në gjuhën shqipe.

Shkruan: Jeta Bardhi

Katër arsye për të lexuar më shumë libra në vitin 2019

$
0
0

Gjithkush ka dëshirë të lexojë më shumë libra, disa edhe lexojnë, por realiteti i hidhur është që leximi i librave kërkon kohë. Ditëve të sotme, jeta është bërë shumë intensive dhe shumicën e kohës jemi shumë të zënë, andaj duhet të maksimizojmë kohën për rekreacion me gjëra që stimulojnë mendjen tonë, apo jo? Netflix, video lojëra, joga – duhet të maksimizohet efektiviteti i kohës tuaj, dhe leximi thjeshtë nuk mund ta bëjë këtë, apo jo?

Nëse jeni të shqetësuar për kohën, tanimë ekzistojnë kurse për lexim të shpejtë dhe efektiv. Këto kurse do të ju ndihmojnë të lexoni më shumë libra se sa keni mundur ta imagjinoni ndonjëherë, për një kohë shumë të shkurtër. Implementimi i këtyre teknikave nuk do të ndryshojë aspak efektin apo benefitet e leximit, shkruan Portalb.mk.

Këto benefite të leximit janë:

Të lexuarit zvogëlon stresin

Të lexuarit jo vetëm që të qetëson, por të qetëson në mënyrë më të mirë se sa ushtrimi fizik, dëgjimi i muzikës, ose relaksimi me një filxhan çaj. Sipas një studimi, vetëm gjashtë minuta lexim mund të zvogëlojnë një të tretën e stresit, që ul shtypjen e gjakut dhe të sistemit të qarkullimit të gjakut, gjë e cila mund të ndikojë edhe në zgjatjen e jetës suaj.

Të lexuarit mund të parandalojë sëmundjen e Alzheimer-it

Në qoftë se e vlerësoni shëndetin tuaj mental, të lexuarit është një zgjedhje shumë e mirë për çlodhje, jo sepse mësimet më të vlefshme nuk mësohen në klasë apo punë por në libra, por sepse leximi mund të zvogëlojë mundësinë që ju të keni sëmundjen e Alzheimer-it. Mentalisht, detyrat stimuluese si të lexuarit e një libri apo shkrimi i një letre, në të vërtetë ushtron një pjesë të trurit që më vonë ka ndikim në memorien tuaj në të ardhmen.

Rrit lumturinë dhe kënaqësinë nga jeta në përgjithësi

Njerëzit që lexojnë shumë nuk janë më të lumtur thjeshtë sepse mund të thonë “po, unë lexoj shumë”. Ata janë më të lumtur sepse, sipas studimeve, librat të japin një imazh më kompleks të jetës së të tjerëve, njëkohësisht edhe më shumë këndvështrime për të parë vetë jetën tuaj. Kjo mund të ju ndihmojë që të kuptoni se çfarë opsionesh keni në jetë. Pra, librat të japin një imazh më të qartë të jetës dhe ju ndihmojnë të keni perspektivë – gjë që ju bën më të lumtur.

Leximi i librave (veçanërisht Fiction/Trillim) rrit empatinë dhe inteligjencën emocionale

Një nga sekretet më të mëdha që do të mësoni në “jetën e të rriturve” është që gjërat më të rëndësishme nuk mësohen në zyrë apo klasë. Gjërat më të rëndësishme mësohen duke u zhytur thellë në një ide apo koncept mirë të strukturuar, gjë që vjen vetëm nga leximi i librave.
Dhe benefitet vetëm shtohen: jo vetëm që librat ju zhvillojnë inteligjencën emocionale, por mund të ju bëjnë të jetoni më gjatë, të rrisin empatinë tuaj, si dhe të ju ndihmojnë të anashkaloni situatat e rrezikshme. Madje, nuk kërkon shumë kohë për t’i përvetësuar këto benefite, mund të ju marrë vetëm tre orë në javë!

Kadare 83 vjeç, ja çfarë duhet të lexoni me patjetër nga ai

$
0
0

Ismail Kadare, njeriu i letrave shqipe sot mbushi 83 vjeç. Kadare nuk është vetëm shkrimtari më i madh ndër shqiptar, atë tashmë e njeh edhe bota.

Vepra e parë e rëndësishme e Ismail Kadaresë në prozë është romani “Qyteti pa reklama”, që nuk u lejua të botohej i plotë deri në vitin 2003.

Mos harroni në listën tuaj ta keni “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1964), ideja e këtij romani është shpirti liridashës i popullit shqiptar.

Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin “Kështjella” (1975).

Në romanin “Kronikë në gur” (1970) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike, transmeton Kultplus.

Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela “Emblema e dikurshme” (1977), “Ura me tri harqe” (1978).

Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani “Pallati i ëndrrave” (1981).

Libra të tjerë me rëndësi të Kadaresë janë: “Mosmarrëveshja”, “Darka e gabuar”, “Prilli i thyer”, “Aksidenti”, “Mjegullat e Tiranës”, “Mëngjeset në kafe Rostand”.

Po ndajmë me ju disa vlerësime të kohësve për veprën e Kadaresë:

Alain Bosquet: Asnjë fushë dhe asnjë lloj gjendjeje shpirtërore nuk është e huaj për gjenin krijues të Ismail Kadaresë, që është pa dyshim shkrimtari më i begatë dhe më i larmishëm i kohës sonë. Po ç’presin vallë, ata zotërinjtë e Stokholmit?

Alain Bosquet: Ta nderosh Kadarenë me Nobel, nuk do të thotë ta emanciposh atë. Do të thotë të emancipoheni vet ju. (Letër dërguar jurisë së çmimit Nobel)

John Kerry: Kadare, një shkrimtar që mbulon një kulture të tërë… një shkrimtar universal me një traditë në të treguarin e historive që shkon pas deri në kohët e Homerit.

Rexhep Qosja: [Romanit “Kështjella”] mund t’i shtohet nga diçka, por prej tij nuk mund të hiqet asgjë: asnjë skenë, asnjë fjali, asnjë fjalë, asnjë detaj. (Panteoni i rralluar, Rilindja, Prishtinë, 1973)

Jeta dhe çmimet e kolosit Kadare

Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi.

Ai shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe sprova.

Me veprat e tij, shkrimtari Kadare e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe kulturën e saj shekullore.

Kadare ka nisur të shkruajë kur ishte ende i ri dhe veprat e tij janë përkthyer në mbi 45 gjuhë të botës.

Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë.

Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca; në 2005 fitoi Man booker International Prize dhe në vitin 2009 mori çmimin Prince of Asturias për Artet.

Ndërsa në 2015-ës, Kadare ka qenë fitues i Çmimit të Jeruzalemit në Letërsi, po në këtë vit me pëlqimin e autorit, fondacioni Mapo filloi të ndajë çmimin “Kadare” për letërsi.

Në janar të 2016-ës Kadare dekorohet “Komandant i Legjionit të Nderit” në Francë.

“Gjaku i trëndafilit”-Një mozaik i bukur poetik

$
0
0

Në vitet e fundit, nga radhët e shkrimit të letrareve këtu,  poezia e  “Gjaku i trëndafilit”, mendoj se është një nga ato libra që shquhet për veçanti dhe shkrim tejet të suksesshëm e të veçantë. Kjo dhe nuk është për t`u habitur, përkundrazi do përshëndetur zërin unik të shfaqur në krijimtarinë tonë të re.

Autorja,Fatmire Duraku, ka vite shkruan me sukses prozë dhe poezi për fëmijë dhe të rritur. Në radhën e një bagazhi të konsiderueshëm veprash, ajo tashmë botoi dhe librin e radhës me poezi “Gjaku i trëndafilit”, të cilit i prin poezia “Epitaf për vete”. Libri është ndarë në tri cikle “Tërësisht unë”,  “Kulla në erë” dhe “Penjëza të padukshëm”, që e përbëjnë në tërësi synimin e autores për të krijuar një rrjedhë të veçantë në poezinë e shkruar këtu një model i cili rrënjësisht dallon nga krijimet poetike në përgjithësi. Poezia, në këtë rast, është e punuar me veçanti dhe ka tendencë që secila sosh të ndërlidhet me krijime të dallueshme brenda librit, për ta krijuar rrjedhën specifike që e ka marrë si pikënisje apo dhe për ta krijuar një mozaik të bukur, një zë të pëlqyeshëm poetik dhe fundja një poemë moderne për të sotmen dhe valët lirike, të cilat ajo i ndien dhe i prek në frymëmarrjet e përditshme, duke i dhënë secilës njësi, në këtë rast secilës poezi dhe veçantinë e posaçme.

Duraku,  tashmë me përvojë, deri tash ka krijuar disa vepra, për të rritur dhe për fëmijë, të cilat kanë zgjuar kërshërinë e lexuesit dhe të kritikës sonë. Deri më tash ka botuar tri romane, pesë libra me  poezi dhe nëntë  libra me tregime për fëmijë. Libri më i ri me poezi për të rritur “Gjaku i trëndafilit” shquhet për nga tërësia e njënjëshme poetike lirike. Shquhet sidomos shkrimi për nga stili dhe thellësia e mendimit, rrjedha  tematike, motivet e fuqishme dhe vargjet e ndërtuara dhe të kultivuara estetikisht. Ka ndër  vargje sensibilitet  lirik, porosi ekspresive dhe strukturime të mjeshtërisë poetike. Gjuha është e zgjedhur  dhe koncize. Në këtë mënyrë realizohen mesazhe të forta e të goditura  poetike. Dallohen sidomos ato  tekste poetike, të cilat  prekin të kaluarën tonë të largët.

Përveç kritikës sonë, e cila e ka mirëpritur secilën paraqitje të saj, duke e veçuar sa herë, secilin libër të autores Duraku e kanë mirëpritur dhe lexuesit për secilën paraqitje të saj, qoftë në poezi apo në prozë, të jetë ai shkrim për  fëmijë apo për të rritur.

Ja si shprehet kritiku i njohur Prend Buzhala për poezinë e autores, i  njëjti, duke u i cilësuar tekstin poetik me veçime të posaçme. Libri poetik “Vagëllimë mbi ujë”  e krijueses së re Fatmire Durakut , jep edhe një dëshmi tjetër në favor të artit e të përkushtimit  krijues: e ndiejmë pjekurinë krijuese, e cila na bind për një përvojë të së bukurës , si kategori estetike. Fatmire Duraku, tashmë e ka krijuar profilin e sa artistik, duke shkruar me ngulm si prozën, kryesisht zhanrin e romanit, ashtu edhe poezinë.”

“Në poezitë e Fatmire Durakut, hetohet dendur një pietizëm i veçantë, një shprehje që shkrimin e bën mjaft modern. Ajo përsiatet për një mori preokupimesh, siç janë liria, kitara, heshtje, kalaja, vetë poezia, kujtimi për nënën dhe jeta e përbërësit e saj të tjerë. Në refleksionet poetike të autores ndërfuten dhe elemente bardalike, si ajo për Ago Ymerin, ngjyrimet e imazheve të ndryshme si realitet jetësor apo si pamje ëndërrimi. Duhet cekur se autorja  posedon edhe prirjen për sinteza poetike, tek pikësynojnë edhe nivele të tjera të artit poetik, thekson ndër të tjera”  Ragip Sylaj.

Do theksuar dhe zërin e lexuesit, i cili kumbon fuqishëm dhe e shoqëron secilin botim të autores me shkrimet dhe përshtypjet e veçanta.

“Libri “Gjaku i trëndafilit është njeri ndër librat e shkruar me përkushtim, me shume invencion dhe imagjinate te rralle. Mendoj se është njeri nder librat e mirë të shkruar kohëve të fundit te ne”,thekson  Ilaz Keka, nga Berlini, ndërsa  Emilio Axhituli, thotë:

“Për ta kuptuar më lehtë dhe më drejtë mendimin e thënë në librin “Gjaku i trëndafilit” duhet ditur për të lexuar mirë poezinë. Arti i të lexuarit, të poezive në fushën e madhe të letërsisë shqipe, pra kontakti i parë me poezinë është leximi i  thjeshtë, pas të cilit lexuesi ta thotë troç atë që ndjen gjatë leximit, e vetëm më pastaj vjen  kontakti i studiuesit me poezinë, i cili e shpreh nivelin e poezisë. Unë jo vetëm që e lexova këtë libër por thënë me një fjalë e lëvrova së lexuari. Kjo lloj poezie e ngrit lart -lart nivelin artistik të poezisë sonë. Autorja me këtë libër, jo vetëm që begaton bagazhin e saj krijues, i cili sa unë kam lexuar ishte shumë i bujshëm, por edhe begaton letërsinë shqipe në përgjithësi. Poezinë e me motive dashurie, poezinë me motive të vendlindjes, poezinë lirike-epike e ngrit në nivel aq të lartë sa që shumica e poezive janë antologjike.

Duhet cekur se që me poezinë e parë ( si dhe në poezitë e librit paraprak “Peri i padukshëm”) autorja  Duraku tregon pjekurin e saj të të shkruarit rrjedhshëm e me emocion, me domethënie e kuptim të shumëfisht. Këto dy libra të ardhura kohëve të fundit në bibliotekën e qytetit tonë më bën për vete dhe shkrova këto dy fjalë që autorja ta kuptoj se poezia e saj jo që ka nivel të lartë artistik, por janë vargje që mund të shkruhen nga pak autor këtu tek ne”.

Kaq sa zëri i kritikës, kaq dhe zëri i lexuesit,  është i pashmangshëm për ta ndjerë dhe për ta vlerësuar çdo gjë të bukur, të cilën e sjell ndonjë libër i ri, si ky.

Nga Rexhep Halimi

 Fatmire Duraku, “Gjaku i trëndafilit”, ribotoi N Sh “Fad”, Prishtinë, më 2019

 

 


Akademia këtë vit do të ndajë dy çmime Nobel për Letërsi

$
0
0

Akademia Suedeze e Shkencave, këtë vit do të ndajë dy çmime Nobel për Letërsi, raporton Anadolu Agency (AA).

Akademia e Shkencave në Stokholm, bëri të ditur se çmimi Nobel për Letërsi, këtë vit krahas ndarjes për vitin aktual, do të bëhet edhe për vitin e kaluar, ceremonia për të cilën ishte shtyrë.

Kujtojmë se anëtari i Akademisë, Jean-Claude Arnault, u akuzua për ngacmim seksual, për çka vitin e kaluar disa anëtarë të jurisë për çmimin Nobel për Letërsi, dhanë dorëheqje.

Kjo bëri që Akademia të shtyjë ndarjen e çmimit, për çka fituesi do të pranojë shpërblimin këtë vit.

I akuzuari Arnault, është procesuuar nga drejtësia, e cila i shqiptoi dënimin me dy vite burg, për abuzim seksual të një gruaje në Stokholm në vitin 2011.

23-prilli, Dita Botërore e Librit

$
0
0

Ideja e përkujtimit të Ditës Botërore të librit e ka origjinën e vet në Spanjë, në zonën e Katalonjës, ku atij që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil. 23 prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit më 15 nëntor të 1995, me një rezolutë të UNESCO-s, pasi u morën në konsideratë faktet se libri ka qenë, historikisht, instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive, se çdo nismë për promovimin e librave të rinj është një faktor i pasurimit kulturor etj.

Libra

Më 23 prill të vitit 1616 u nda nga kjo botë Servantesi, Shekspiri dhe Garcilaso de la Vega, i mbiquajtur Inca. 23 prilli shënon edhe lindjen ose vdekjen e shkrimtarëve të tjerë, si Maurice Druon, K.Laxness, Vladimir Nabokov, Joseph Pla dhe Manuel Mejia Vallejo. Kjo është arsyeja, për të cilën kjo datë domethënëse për letërsinë universale është caktuar nga Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s për t’i bërë homazh botëror librit dhe autorëve të tij dhe për të inkurajuar të rinjtë, që të zbulojnë kënaqësinë e të lexuarit, si edhe për të respektuar kontributin e pazëvendësueshëm, që kanë dhënë krijuesit për progresin social dhe atë kulturor.

Panairi 31 i librit në Shkup fillon më 8 maj, Hungaria është vendi i fokusit

$
0
0

Nga 8 deri më 14 maj, në VIP arenën “Boris Trajkovski” në Shkup, do të mbahet Panairi i 31 ndërkombëtar i librit. Këtë vit, vendi i fokusit është Hungaria, ndërsa do të prezantohen rreth 70 botues nga Maqedonia Veriore, Hungaria, Serbia, Kosova, Shqipëria dhe Danimarka, njofton SDK, transmeton Portalb.mk.

“Kultura është mënyra më e mirë për ta përafruar Hungarinë para popullit të Maqedonisë, me të cilin kemi një çerek shekulli marrëdhënie të suksesshme bilaterale, ndërsa Panairi i Librit është një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në fushën e letërsisë dhe përveç letërsisë natyrisht ne kemi përgatitur një sërë projektesh përmes të cilëve do të prezantohemi edhe atë në fushën e muzikës, vallëzimit, fotografisë, gastronomisë dhe njohurive shkencore”, tha në konferencën e sotme për shtyp ambasadori hungarez Lazlo Ishtvan Duks

Drejtoresha ekzekutive e Panairit të Shkupit, Daniela Gligorovska tha se në bashkëpunim me NTP, për qasje më të lehtë për vizitorët në Panairin e Librit, janë lëshuar dy linja të reja, 100 dhe 200. Linja 100 do të qarkullojë nga lagja Lisiçe e re deri te VIP arena “Boris Trajkovski”, ndërsa linja 200 do të qarkullojë nga lagja Deksion deri te VIP Arena. Çmimet e biletave të autobusit janë sipas listës zyrtare të çmimeve të NTP.

Biletat për Panairin e Librit kushtojnë 30 denarë, ndërsa për vizita të organizuara të nxënësve janë 20 denarë. Orari i punës së panairit do të jetë nga ora 10 deri në orën 20.

Nikolla Gruevski ka publikuar libër, do të promovohet në Panairin e librit

$
0
0

Ish Kryeministri i vendit i cili është në arrati në Hungari, Nikolla Gruevski përmes Facebook-ut ka informuar se libri i tij është gati dhe se do të jetë promovuar në edicionin e këtij viti të Panairit të librit në Shkup, transmeton Nezavisen.mk, përcjell Portalb.mk.

Libri me titull “ Eksperiencë për ardhmërinë” , botuar nga shtëpia botuese “Gjurgja” është në fakt punimi i tij i doktoratës në temë: “Efektet ekonomike të kapitalit të ndryshëm ndërkombëtar, me theks të veçantë në Republikën e Maqedonisë” i mbrojtur në korrik të vitit 2018.

“Libri im I ri, del nga shtypi përmes shtëpisë botuese Gjurgja. Prej nesër, e mërkurë, 8 maj në panairin e librit, ndërsa nga e premtja në treg. Në shtator edhe version anglez”, ka shkruar Gruevski në Facebook.

LEXO: Panairi 31 i librit në Shkup fillon më 8 maj, Hungaria është vendi i fokusit

Sot u promovuan katër romanet nga akademiku Luan Starova të botuara në gjuhën kroate

$
0
0

Përkthimi i katër romaneve të Luan Starovës në gjuhën kroate është sukses i madh, ai hyn në rendin e autorëve më të përkthyer vendor në gjuhët e huaja, kështu tha kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve, Taki Fiti në promocionin e sotëm të edicioneve kroate, transmeton Portalb.mk.

Salla e Akademisë ishte e mbushur me akademikë, shkrimtarë, profesorë, ndërsa të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministri Bujar Osmani, ambasadorja kroate Daniela Barishiq dhe ambasadori slloven Milan Jazbec.

Akademiku Fiti tha se para dy dekadave, në Zagreb u publikua romani “Koha e dhive” nga botuesi priminent “Tim-pres”, ndërsa parathënien e ka shkruar sociologu i njohur francez, filozofi, shkencëtari dhe intelektuali Edgar Moren.

“Ky libër në Zagreb u pranua shumë mirë, si në letërsinë kritike, ashtu edhe më gjerë në publik. Kjo, si dhe motive tjera kanë kontribuar që shtëpia botuese t’i publikojë në një libër të përbashkët “Koha e dhive” dhe “Kthimi i dhive”, pastaj “Ervehe – libër për një nënë” dhe “Dashuria e gjeneralit”. Ajo që Luan Starovës i ka sjellë  respekt të lartë dhe famë në shumë vende, ky është edicioni i romanëve të “Ballkanit tani”, edukim i numrit të lartë të romanëve të përkthyera në vendet e huaja”, tha akademiku Fiti.

Akademiku Starova është autor të mbi 200 njësive bibliografike të punimeve të ndryshme profesionale sh shkencore edhe jashtë shtetit, si dhe t përkthimit të veprave nga Zhan Pop Sartr, Gjergj Lukaç, Ismail Kadare etj.

Viewing all 620 articles
Browse latest View live