Nëse mendojmë për gratë që kanë pasur ndikim pozitiv dhe të qëndrueshëm në jetët tona e ndoshta jo vetëm për të fiksuarit e letërsisë, kuptojmë se shumë prej tyre janë të trilluar. Për të gjithë rropamën e mungesës së karaktereve …
10 femrat që duhet takoni në libra
Instituti francez sjell në Shkup filozofin Medi Belazh Kasem
Instituti francez në Shkup prezanton njërin nga filozofët më të mëdhenj dhe më të njohur bashkëkohor, Medi Belazh Kasem, i cili po ashtu është autor i shumë librave dhe eseve.
Me këtë rast organizohen dy ngjarje:
Të mërkurën me 16 …
Të shtunën në “Librarinë e Çarshisë”, promovohet libri “Vajzat e mjegullës” nga Namik Dokle
Të shtunën me datë 19.12.2015 (e shtunë), me fillim në orën 17.00, në hapësirat e Librarisë së Çarshisë, do të promovohet libri “Vajzat e mjegullës” nga autori Namik Dokle, njofton Portalb,
Namik Dokle është deputet, ish-kryetar i Kuvendit të Shqipërisë …
“Hanko Halla”, përplasje ideologjike mes gjeneratave, mos e merrni për zemre
Bëhet fjalë për një poemë që është shumë ekspresive, shumë melodike dhe që konsiderohet si një nga veprat më të bukura dhe më të lexuara të letërsisë shqiptare.
Poeti satirik dhe diplomati, Ali Asllani nga Vlora është autori i …
Promovohet libri “Kujtime” nga Eqrem Bej Vlora në gjuhë maqedone
Nesër nga ora 18:00 deri më orën 20:30, në hapësirat e “GEM Klub (Kafe Menada, Çarshia e Vjetër”), do të promovohet libri “Kujtime” nga Eqrem Bej Vlora. Në panelin e folësve do të jenë, Egin Ceka politikolog, Dragi Gjorgiev historian, Robert Nesimi analist, ndërkaq moderator do të jet historiani Ramadan Ramadani.
Vepra “Kujtime”, përveç që përshkruan jetën e bujshme dhe interesante të këtij funksionari shqiptar nga periudha e vonshme e Perandorisë Osmane, përmban edhe shënime të tjera të rralla për shqiptarët, Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe pjesët tjera të rajonit. Përveç botimit në gjermanisht, libri gjithashtu tashmë është botuar në gjuhën shqipe dhe turke, duke u bërë një referencë e pashmangshme në fushën e tij dhe në periudhën përkatëse të historiografisë.
Shkup, promovohet në maqedonisht libri “Kujtime” nga Eqrem Bej Vlora
– Përveç që përshkruan jetën e bujshme të këtij funksionari shqiptar libri përmban edhe shënime të rralla për shqiptarët, Shqipërinë, Maqedoninë dhe rajonin
SHKUP (AA) – Në prani të adhuruesve të librit, në veçanti atyre të historiografisë, “Fondacioni Shoqëri e Hapur” nga Shkupi promovoi vëllimin e dytë i librit “Kujtime” nga Eqrem Bej Vlora, raporton Anadolu Agency (AA).
Përveç që përshkruan jetën e bujshme dhe interesante të këtij funksionari shqiptar nga periudha e vonshme e Perandorisë Osmane, libri përmban edhe shënime të rralla për shqiptarët, Shqipërinë, Maqedoninë dhe rajonin.
Për mënyrën se si erdhi tek botimi i këtij vëllimi në maqedonisht, historiani Ramadan Ramadani meritat ia atribuoi ish drejtorit të Fondacionit, Vlladimir Millçin, pas një opinioni të shkruar nga Robert Nesimi që kishte ngjallur kurreshtjen e ish drejtorit me iniciativë të të cilit u botua ky libër.
Historiani Dragi Gjeorgjiev, duke folur për figurën e Eqrem Beut, publikut maqedonas i tha se bëhet fjalë për njërin nga aristokratët e fundit të Shqipërisë, klasë kjo e cila u shua pas ardhjes së komunistëve në pushtet.
Bëhet fjalë për një personalitet i cili iu mahnitë me fakte, me të dhëna, me ngjarje tha mes tjerash ai, ndërsa për librin tha se është i bazuar në fakte dhe jo në mite.
“Gjatë leximit nuk mund të ikni nga realiteti se këtu ka shumë informata për shumë personalitete dhe ngjarje të cilat kanë patur rol vendimtar në historinë e Shqipërisë së pavarur nga viti 1912 e këtej. Nuk ka ndonjë personalitet apo familje të cilën ai nuk i përmend në memoaret e tij”, tha Gjeorgiev.
Robert Nesimi, në cilësi të lexuesit publikut maqedonas i rrëfeu për qëndrimin e Eqrem Bej Vlorës për maqedonasit për të cilët ka thënë se nuk janë serbë dhe as bullgarë por një grup që deklarohet si maqedonas dhe duhet pranuar si të tillë. Ai u shpreh i kënaqur që pikërisht ai ka qenë shkaku që ky libër ka parë dritën edhe në maqedonisht.
“Tek unë ka lënë përshtypje të thellë dhe ka shkaktuar revolucion të thellë për atë se si e kam kuptuar historinë shqiptare dhe atë të Perandorisë Osmane dhe të Ballkanit”, tha mes tjerash Nesimi.
Egin Ceka shkencëtar politik nga Shqipëria tha se ky libër është thesar i vërtetë i historisë.
“Eqrem Bej Vlora është pjesëtar i Dyerve të Mëdha shqiptaro-osmane si dhe vëzhgues dhe aktor i ndryshimeve politike të shekullit të ekstremeve në Perandorinë Osmane në tërësi në Ballkan në veçanti”, tha ai për të shtuar se jeta e tij private nuk duhet ndarë nga aktiviteti i tij politik dhe shoqëror.
Ndryshe, Eqrem Bej Vlora, kujtimet e tij i kishte shkruar në gjermanisht të cilat kishin mbetur të papërfunduar nga shkaku i vdekjes së papritur. Lexuesi shqiptar vëllimin e parë e pati në duar në vitin 1968 ndërsa vëllimin e dytë, i cili sonte u promovua në maqedonisht në vitin 1973.
Ribotohet në Gjermani libri i Hitlerit “Mein Kampf”
A mund t’i shërbejë “Mein Kampf”, manifesti 70 – vjeçar i liderit nazist Adolf Hitler, historisë bashkohore së Gjermanisë? Shoqata e Mësuesve në Gjermani mendon se po, me argumentin se do të imunizojë përballë ekstremizmit politik.
Pas një pune tre vjeçare të akademikëve në Institutin e Historisë Bashkëkohore në Mynih, libri prej 2000 faqesh, i ndarë në dy vëllime, do të dalë në treg në muajin Janar.
E drejta e autorit, që mbahet nga Landi i Bavarisë përfundon në fund të këtij viti, çka i hap rrugë publikimit të botimit kritik, me 3500 shënime.
Hitleri e shkruajti “Mein Kampf”, gjatë viteve 1924 – 1926 dhe libri i tij paraqet një përzierje të eksperiencës personale dhe ideologjisë politike, që ai e nënvizonte si strategjinë e tij.
Librin ishte “bestseller” pasi ai erdhi në pushtet në vitin 1933. Deri në vitin 1945 kishte shitur 12 milionë kopje dhe ishte përkthyer në 18 gjuhë të botës.
Opinioni gjerman është tejet i përçarë për botimin e librit, komuniteti hebraik shprehet i lënduar, ndërsa autoritetet gjermane e kanë bërë të qartë: “Kushdo që rishtyp versionin origjinal do të jetë subjekt i ligjeve në fuqi”.
“Doktor Gjilpëra”, kur emancipimi “përkthehet” arsim
“Doktor Gjilpëra” nga Faik Konica, është produkt i mendimit, artit dhe estetikës së individualitetit të tij tipik, origjinal, modern që përshkruan realitetin e nivelit arsimor, kulturor, edukativ dhe emancipues të shoqërisë shqiptare në fillim të shekullit XX.
Nëse Fan Noli, Konicën e quan “krijues i parë i prozës moderne shqipe” dhe “mjeshtër më të skalitur të prozës” duke e pasur parasysh hopin cilësor që solli vepra e tij “Doktor Gjilpëra” në rrugën e mundimshme të prozës sonë, atëherë kjo është një arsye më shume që Portalb ua rekomandon që nëse ende nuk e keni lexuar, ta bëni sa më shpejtë.
“Doktor Gjilpëra”, u shkrua dhe u botua fillimisht në gazetën “Dielli” në vitin 1924, në kohën kur kishte triumfuar Revolucioni i Qershorit dhe në gjirin e shoqërisë shqiptare zhvillohej një luftë e ashpër politike. Nën hijen e kësaj fryme, Konica me mjeshtri të veçantë në këtë vepër i shtron problemet jetike asaj kohe që mbizotëronin në shoqërinë shqiptarëve.
“Niveli i ulët i arsimit”, “niveli i ulët i emancipimit kulturor”, “sistemi jo-funksional shtetëror”, “regjimi i tmerrshëm politik”, janë vetëm disa nga këndet që nëpërmjet tyre, Konica me mjeshtri satirike e përshkruan gjendjen e shoqërisë shqiptare, njëkohësisht jep dhe mesazhe të fuqishme për vetëdijesimin e së njëjtës.
Konica është një nga stilistët e rrallë të gjuhës shqipe. Ai zbatoi parimin se ekonomizimit të fjalës, të lakonizmit të saj, duke synuar hijeshinë, saktësinë, thjeshtësinë dhe elegancën, nëse deri më tani ju ka ikur kjo vepër madhore, do të ishte “mëkat” të mos e bënit!
Lexo më shumë:
Libri i javës së parë: “Lufta dhe Paqja” mozaik romancë të mrekullueshme, filozofisë dhe mbijetesës
Libri i javës së dytë: “Dashuri”, prehja dhe rrëmuja e ndjenjave në një vend
Libri i javës së tretë: “Gatsby i Madh”, dëshmia që paraja nuk të bën të lumtur
Libri i javës së katërt: “Prilli i thyer”, vështrimi i jetës nga syri i vdekjes
Libri i javës së pestë: “Don Kishoti i Mançes”, lufta për të arritur të pamundurën
Libri i javës së gjashtë: “Fihi Ma Fih”, lëshojeni shpirtin ta gjejë prehjen
Libri i javës së shtatë: “Njëqind vjet vetmi”, njeriu lufton për të mos arritur asgjë!
Libri i javës së tetë: “Të vrasësh zogun përqeshës”, mos e kërkoni fajin çdoherë te më i dobëti!
Libri i javës së dhjetë: “Hanko Halla”, përplasje ideologjike mes gjeneratave, mos e merrni për zemre
Egin Ceka: Libri “Kujtime” i Eqrem Bej Vlorës mundësi e mirë për historianët ballkanas dhe evropianë
Politologu dhe historiani nga Shqipëria Egin Ceka, i cili mori pjesë në prezantimin e librit “Kujtime” të autorit Eqrem Bej Vlora javën e kaluar në Shkup, në një bisedë për Anadolu Agency (AA) ka folur mbi librin në fjalë. Ai thotë se libri “Kujtime” ofron shumë mundësi për historianët ballkanas dhe evropianë për të vështruar historinë shqiptare dhe ballkanike.
Ceka në bisedën për AA shpjegon se tragjikja e këtij botimi është se kujtimet e Eqrem Bej Vlorës mbetën në gjysmë. Eqrem Bej Vlora përshkruan periudhën nga 1885 deri më 1925, që përmbledh kujtimet e jetës së tij private, përvojën e tij në Perandorinë Osmane si dhe në shtetin e sapoformuar shqiptar pas vitit 1912.
Sipas tij, vlera e kujtimeve të Eqrem Bej Vlorës për historiografinë shqiptare, poashtu ballkanike dhe mund të themi edhe evropiane ka rëndësinë e një dëshmie okulare. Ai thotë se kemi të bëjmë me një person që jo vetëm i ka ndjekur nga afër zhvillimet historike të Perandorisë Osmane dhe të shtetit të sapoformuar shqiptar si dhe të gjitha proceset kombformuese në Ballkan, qofshin ato të bullgarëve, serbëve, maqedonasve e kështu me radhë; por ka marrë pjesë aktive edhe në vetë këto zhvillime, d.m.th. bëhet fjalë për një aktor politik qoftë në Perandorinë Osmane, qoftë në shtetin shqiptar.
Ceka shton se kemi të bëjmë me një libër që ofron shumë mundësi për historianët ballkanas dhe evropianë për të vështruar historinë shqiptare dhe ballkanike.
– Historiografia e sotme shqiptare e ndikuar nga mitet –
Politologu Ceka vlerëson se për kombformimin shqiptar “Kujtimet” janë një vepër e pashmangshme, sidomos kur kemi parasysh se historiografia e sotme shqiptare është shumë e ndikuar nga mitet, simbolet dhe terminologjia dialektike materialiste marksiste-leniniste e kohës së komunizmit.
“Në këtë pikëpamje Eqrem Bej Vlora na jep një vështrim alternativ të shtresës së tij të bejlerëve, të cilët kanë qenë të demonizuar gjatë kohës së komunizmit dhe në historiografinë komuniste, dhe na ofron po ashtu një vështrim më të relaksuar, më fleksibël dhe më të arsyeshëm për periudhat e historisë shqiptare, si p.sh. ajo e Perandorisë Osmane dhe e fillimit të formimit të shtetit shqiptar”, thotë Ceka.
Duke folur rreth asaj se çfarë qëndrimi ka pasur Eqrem Beu ndaj kombit maqedonas, historian Ceka potencon se autori i librit “Kujtime” i sheh maqedonasit si një komb më vete.
“Eqrem Beu vlerëson se maqedonasit nuk janë as serbë, as bullgarë, por një komb sllavo-jugor me një identitet gjuhësor dhe etnik të veçantë të zhvilluar në rrjedhën e historisë. Natyrisht, është edhe faktori i konkurrencës së nacionalizmit serb dhe nacionalizmit bullgar për t’i përvetësuar maqedonasit për projektet e tyre kombëtare, që e shtyn Eqrem Beun që t’iu njohë maqedonasve mëvetësinë kombëtare”, thekson Ceka.
– Vizioni i Eqrem Beut për Maqedoninë –
Zgjidhja që Eqrem Beu e jep këtu e një shekull më përpara për marrëdhëniet shqiptaro-maqedonase mund të kondensohet në një fjali: Fati i Maqedonisë është fati i përbashkët i maqedonasve dhe i shqiptarëve.
“Ajo që duket qartë nëpërmjet “Kujtimeve” është se çdo zgjidhje pas Perandorisë Osmane për shqiptarët dhe maqedonasit do të jetë një entitet federal ku shqiptarët dhe maqedonasit do të kenë të drejtat e tyre politike dhe do të ushtrojnë pushtetin e tyre politik në një kornizë të përbashkët. Prandaj mund të thuhet se Eqrem Beu në këtë aspekt ka pasur një vështrim federalist”, thotë mes të tjerash Ceka.
Lidhur me kërkesat e Turqisë që të rishqyrtohet apo revidohet historia e vendeve të Ballkanit, Ceka është i mendimit se ky proces ka rezultuar në disa korrigjime selektive të disa pjesëve negative nga tekstet shkollore.
“Shumë shpesh, kur Greqia, Shqipëria, Maqedonia, Turqia, Serbia i kërkojnë njëra-tjetrës që të rishikojnë historitë e tyre kombëtare, edhe atëherë kur ky proces pranohet që duhet bërë, rezulton në rastin më të mirë në një revidim dhe korrigjim të disa fjalëve dhe termave të caktuara. Terma që janë negative hiqen nga librat shkollorë dhe zëvendësohen me terma të tjera më neutralë. Por asnjëherë ky proces ose këto kërkesa politike nuk kanë krijuar një atmosferë pozitive sidomos për historianët e rinj që të shkruajnë historinë apo historitë sipas këndvështrimeve të tyre aktuale, sipas pyetjeve që ata sot i shtrojnë historisë”, thekson historiani Ceka.
Ai më tej nënvizon se burimet historike nuk kanë ndryshuar thelbësisht, janë të njëjtat tekste si dëshmitë e Eqrem Bej Vlorës, Arkivat Osmane qofshin në Stamboll qofshin në dokumentet që mund të jenë në Shqipëri, Maqedoni, Beograd e kështu me radhë.
“Sot ekziston një brez i ri historianësh, por nuk dallohet ende një ndryshim paradigmor që të rezultojë në përqasje të reja, pikërisht sepse në pozicionet kyçe të historiografisë, në institutet kombëtare të historisë qoftë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e gjetkë veprojnë ndoshta të njëjtit historianë që kanë punuar edhe në kohën e komunizmit ose shtrohen të njëjtat pyetje dhe punohet me të njëjtat përqasje, narrativa dhe këndvështrime siç punohej në kohën e komunizmit”, thotë për AA Egin Ceka.
– Historianët e rinj të punojnë me njëri-tjetrin
Sipas tij, historiografia është një proces i hapur që shkon në shumë drejtime. Për këtë arsye është e domosdoshme që historianëve të rinj të Ballkanit, Turqisë dhe Evropës në përgjithësi t’u jepet mundësinë që të punojnë me njëri-tjetrin dhe të prezantojnë punët e tyre në konferenca të përbashkëta. Duke e trajtuar historinë jo vetëm nga një po nga më shumë këndvështrimeve, historianët ndoshta do të ofrojnë edhe zgjidhje për të ardhmen e përbashkët të Ballkanit.
Duke folur mbi librin “Kujtime”, Ceka në vazhdim potencon se Perandoria Osmane në vështrimin e Eqrem Bej Vlorës është një perandori së cilës fatkeqësisht i ka ardhur fundi, jetëgjatësia e së cilës mund të shtohej, por nuk mund të zgjatej përfundimisht, nëpërmjet disa masave të cilat Eqrem Beu i sheh në decentralizimin e perandorisë.
Ditë më parë në prani të adhuruesve të librit, në veçanti atyre të historiografisë, “Fondacioni Shoqëri e Hapur” nga Shkupi promovoi vëllimin e dytë të librit “Kujtime” të Eqrem Bej Vlorës. Përveç që përshkruan jetën e bujshme dhe interesante të këtij funksionari shqiptar nga periudha e vonshme e Perandorisë Osmane, libri përmban edhe shënime të rralla për shqiptarët, Shqipërinë, Maqedoninë dhe rajonin.
Egin Ceka, politolog nga Shqipëria, i cilësoi “Kujtimet” si thesar thesar të vërtetë për historinë. “Eqrem Bej Vlora është pjesëtar i Derës së Madhe shqiptaro-osmane të Vlorajve dhe vëzhgues dhe aktor i ndryshimeve politike të “shekullit të ekstremeve” në Perandorinë Osmane në tërësi dhe në Ballkan në veçanti”, tha ai, për të shtuar se jeta e tij private nuk mund të ndahet nga aktiviteti i tij politik dhe shoqëror.
Eqrem Bej Vlora kujtimet e tij i ka shkruar në gjermanisht në kushtet e emigracionit politik. Për shkak të vdekjes së papritur të tij më 29 mars 1964 në Vjenë, jetëshkrimi i tij mbeti i papërfunduar dhe përfshin periudhën kohore mes viteve 1885 dhe 1925. Vëllimi i parë u botua në gjermanisht në Mynih në vitin 1968, ndërsa vëllimi i dytë në vitin 1973. Në shqip, dy vëllimet e “Kujtimeve” u botuan për herë të parë në vitin 2003. Përveç përkthimit të sapo promovuar në maqedonisht (“Сеќавања од животот” 1912-1925), “Kujtimet” janë botuar edhe në turqisht (“Osmanli Arnavutluk’undan anilar, 1885-1912″).
“Procesi”, kur nuk ke zgjidhje tjetër pos të shpallesh i fajshëm
“Procesi” është romani më i njohur dhe më i realizuar i shkrimtarit çek, Franc Kafka, i botuar në Berlin më 1926,dy vjet pas vdekjes së tij. Në analizën e romanit “Procesi”, vihet re një e vërtetë tronditëse e realitetit me njeriun e thjeshtë brenda dhe sistemet që ndryshojnë dhe e shikojnë ketë të fundit si një pengesë apo një të mirë për to.
Për arsye se Kafka parapëlqen një të vërtetë të skajshme ku sheqerosjet artistike nuk janë me vlerë në veprën e tij, personazhi përgjithësisht është njeriu i rëndomtë, jo heroi që bën diferencën, Portalb ua rekomandoni ta lexoni këtë roman të mrekullueshëm me plot mistere.
Maks Brod, një miku i tij që përgatiti librin për botim për librin në fjalë ka thënë: “Kur mora dorëshkrimin e “Procesit” e lexova me një frymë. Nuk kishte titull, por Kafka kështu e quante sa herë binte fjala për të. Këtë libër vetë Kafka e quante papërfunduar, pavarësisht se e kishte kreun e fundit. Ai mendonte se duhej të shtonte disa anë të tjera të atij procesi misterioz. Por megjithatë, po mos ta dija se Kafka ka pasur ndërmend ta vijonte punën me këtë roman,unë nuk do të gjeja asnjë mangësi në të”.
Romani flet për një qytetar të rëndomtë, nëpunës banke nga një qytet i panjohur, të cilin një mëngjes e arrestojnë dy policë, pa ndonjë arsye, për një krim që nuk i tregohet as atij dhe as lexuesit.
Në personazhin e “Proces”-it zotit “K.”, sistemi gjigant i pushtetit i bën grafikun e jetës pa e shpjeguar se për se e trajton ashtu. Nga ana tjetër kjo mund të analizohet dhe në të kundërt; vetë zoti “K.” nuk ka aftësinë për të kuptuar sistemin megjithëse përpiqet që të kuptojë diçka, përsëri është i mbytur në paqartësi.
Gjatë kësaj kohe njihet me “mjegullinë” e gjykatave, absurdin, hierarkinë e posteve jo vetëm në gjykatë, por dhe në jetën e mirëfilltë.
Atëherë ai imagjinon marifete nga më të dëshpëruarat, që zbulojnë para tij ingranazhe të pakuptueshme dhe mbytëse. Duke mos ditur kujt t’i besojë dhe ku të kapet, ai ulet vetë të përpilojë mbrojtjen e vet, në të cilën kërkon falje për çdo gjë që ka bërë, duke firmosur kështu aktin e fajësisë dhe dënimin e vet.
“Procesi” i Kafkës është një ortek, që sa me shumë thellohesh aq më i madh bëhet deri sa orteku është vetë globi që banojmë, ndaj Portalb ua sugjeron të njiheni me librin në fjalë, nëse s’e keni pasur fatin deri më tani.
Lexo më shumë:
Libri i javës së parë: “Lufta dhe Paqja” mozaik romancë të mrekullueshme, filozofisë dhe mbijetesës
Libri i javës së dytë: “Dashuri”, prehja dhe rrëmuja e ndjenjave në një vend
Libri i javës së tretë: “Gatsby i Madh”, dëshmia që paraja nuk të bën të lumtur
Libri i javës së katërt: “Prilli i thyer”, vështrimi i jetës nga syri i vdekjes
Libri i javës së pestë: “Don Kishoti i Mançes”, lufta për të arritur të pamundurën
Libri i javës së gjashtë: “Fihi Ma Fih”, lëshojeni shpirtin ta gjejë prehjen
Libri i javës së shtatë: “Njëqind vjet vetmi”, njeriu lufton për të mos arritur asgjë!
Libri i javës së tetë: “Të vrasësh zogun përqeshës”, mos e kërkoni fajin çdoherë te më i dobëti!
Libri i javës së dhjetë: “Hanko Halla”, përplasje ideologjike mes gjeneratave, mos e merrni për zemre
Libri i javës së trembëdhjetë: “Doktor Gjilpëra”, kur emancipimi “përkthehet” arsim
Libri më i kërkuar nga politikanët sipas OKB-së
Ai është libri më i kërkuar në bibliotekën e Kombeve të Bashkuara. Çdo politikan i lartë e ka lexuar. Nuk është letërsi klasike apo diçka mbi politikat ndërkombëtare. Libri më i kërkuar nga politikanët sipas OKB është “Imuniteti për krerët dhe funksionarët e Shtetit për krimet ndërkombëtare”.
Është shkruajtur nga Ramona Pedretti, ishstudente në Universitetin e Luzernit. Është një tezë doktorature që shpjegon dhe ilustron llojet e imuniteteve që ekzistojnë për subjekte të caktuara.
“Është padyshim libri më i kërkuar i 2015, edhe më i kërkuar se klasikët e OKB apo dosierët e famshëm”, raporton zyra e shtypit të Bibliotekës së OKB. Por çfarë mund të mësosh nga ky libër? Sipas autores Ramona Pedretti, politikanët mund të njihen me dy llojet e imuniteteve, atë që mbron politikanët nga jurisdiksioni penal i shteteve të huaja, dhe ai që mbron politikanët që veprojnë për llogari të shtetit nga gjykatat e vendeve të tjera
Nga dashuria e ndaluar izraelito-palestineze del libri më i shitur
Një libër me histori dashurie në mes një izraelite dhe një palestinezi është ranguar në vendin e parë në listën e librave më të shitur, kjo pasi që Ministria e Arsimit në Izrael e kishte refuzuar librin që të jetë pjesë e kurrikulës shkollore.
Zyrtarët e arsimit refuzuan që libri “Borderlife” nga Dorit Rabynyan të jetë pjesë e librave shkollor sepse kishin frikë që mund t’i inkurajojë lidhjet në mes të myslimanëve dhe hebrenjve.
Mirëpo ky veprim i zyrtarëve të arsimit bëri që ky libër të ketë numër rekord të shitjeve.
Tashmë janë duke u diskutuar edhe për publikime jashtë vendit e madje ky libër po kërkohet që të përkthehet edhe në gjuhë të tjera.
Agjenti i Rabinyan, është shprehur se më shumë se 5 mijë kopje janë shitur për vetëm një javë, e ky është numër i madh për tregun e vogël izraelit.
“Mendoj që shitja e librit tim ëshët një demonstrim sepse nuk janë vetëm fansat e mi ata që po e blejnë Borderlife, por janë fansa të demokracisë izraelite”.
“Duke e blerë librin tim rikonfirmohet besimi i tyre në liberalizmin izraelit, në lirinë e zgjedhjes dhe të shprehurit”, është shprehur Rabynyan.
Ky libër është publikuar për herë të parë në vitin 2014, dhe është libër gjysmë-autobiografik e flet për një histori të një gruaje izraelite që bie në dashuri me një artist palestinez në New York. Mirëpo çifti ndahen menjëherë pasi që kthehen në vendlindjet e tyre.
“Plaku dhe deti”, njeriun mund ta asgjësosh, por jo edhe ta mposhtësh!
“Plaku dhe deti” është një novelë e shkruar nga shkrimtari amerikan Ernest Heminguej. Që në fillim nga vetë titulli kemi të bëjmë me dy kundërvënie të ndryshme: plakun në perëndim të jetës se tij dhe detin e paskajë, kjo fuqi e pambarueshme. Personazhi kryesor Santiago është plazmim i vetë ekzistencës njerëzore kundrejt dallgëve të shkumëzuara të jetës me përplot zhgënjim e pabesi. Santiago lufton me tërë fuqinë e tij të mplakur dhe për çudi të fatit ai del fitimtar.
“Plaku dhe deti” ka fituar çmimin Pulitzer për Fiksion në vitin 1953 dhe është cituar nga komiteti i Nobelit si një nga veprat që kontribuuan në dhënien e Nubilit në Letërsi për Hemingëayn në vitin 1954, andaj Portalb ua sugjeron që ta lexoni këtë libër madhështor.

“Plaku dhe deti”, Ernest Heminguej
Plaku i Heminguejit shkon tepër larg që të tregojë se çfarë është i zoti të bëjë njeriu dhe çfarë mund të durojë. Në filozofinë e tij, njeriun mund ta asgjësosh, por jo ta mposhtësh. “Plaku i detit” na tregon se e arriti atë që nuk e kishte bërë tjetërkush dhe nuk ka rëndësi se nuk e solli edhe mishin e peshkut për ta ngrënë. Kjo nuk ishte një sprovë për të sjellë diçka për të ngrënë, por për të sjellë një provë të guximit dhe të krenarisë.
“Plaku dhe deti” është një tregim për forcën dhe dinjitetin e shpirtit të njeriut. Me simbolikën e tij ai trajton pyetjen e madhe, se deri ku duhet të shkojë njeriu, deri ku duhet të guxojë.
Ernest Heminguej ka përdorur parimin “ajsberg” d.m.th. flet pak por nënkupton shumë. Personazhet parapëlqejnë më shumë heshtjen, mbylljen në vetvete çka e bën edhe me interesante e tronditëse leximin e veprës. Në pamje të parë ata duken të ftohtë, indiferente por në fakt cilësitë e tyre qëndrojnë në nëntekstet e frazës. Vihet re edhe dialogimi me vetveten që përbën një veçori tjetër të personazheve te këtij romani. Edhe në qoftë se personazhet ndiejnë frikë, gëzim, etj, ato nuk jepen, por nënkuptohen nga situatat e krijuara. Kjo mbanë gjallë emocionin gjatë leximit të novelës, ndaj nëse ende nuk e keni lexuar, Portalb ua sugjeron ta bëni atë sa më shpejtë.
Lexo më shumë:
Libri i javës së parë: “Lufta dhe Paqja” mozaik romancë të mrekullueshme, filozofisë dhe mbijetesës
Libri i javës së dytë: “Dashuri”, prehja dhe rrëmuja e ndjenjave në një vend
Libri i javës së tretë: “Gatsby i Madh”, dëshmia që paraja nuk të bën të lumtur
Libri i javës së katërt: “Prilli i thyer”, vështrimi i jetës nga syri i vdekjes
Libri i javës së pestë: “Don Kishoti i Mançes”, lufta për të arritur të pamundurën
Libri i javës së gjashtë: “Fihi Ma Fih”, lëshojeni shpirtin ta gjejë prehjen
Libri i javës së shtatë: “Njëqind vjet vetmi”, njeriu lufton për të mos arritur asgjë!
Libri i javës së tetë: “Të vrasësh zogun përqeshës”, mos e kërkoni fajin çdoherë te më i dobëti!
Libri i javës së nëntë: “Hanko Halla”, përplasje ideologjike mes gjeneratave, mos e merrni për zemre
Libri i javës së dhjetë: “Doktor Gjilpëra”, kur emancipimi “përkthehet” arsim
Libri i javës së njëmbëdhjetë: “Procesi”, kur nuk ke zgjidhje tjetër pos të shpallesh i fajshëm
Gostivar, U promovua Monografia dedikuar 10 vjetorit të manifestimit “Flaka e Janarit”
Në kuadër të manifestimit tradicional “Flaka e Janarit”, në Gostivar, të shtunën në mbrëmje u promovua Monografia dedikuar 10 vjetorit dhe jubileut të parë të këtij manifestimi në qytetin e Gostivarit.
Gjatë promovimit, recensuesi dhe njëri nga autorët e monografisë, Driton Zenku theksoi që Monografi pasqyron të gjitha aktivitet nga viti 2005 deri në vitin jubilar.
“Në cilësinë e gazetarit pata fatin ta ndjek këtë manifestim, nga edicioni i parë dhe deri në të fundit. Kjo ishte arsyeja që mua dhe disa anëtarëve të tjerë të Këshillit Organizativ, siç janë Arsim Disha dhe Ylber Jusufi, të na besohet krijimi i Monografisë. Bëhet fjalë për një periudhë një dekadëshe. Krijimi i Monografisë do të ishte i pamundur po të mos ishin ruajtur dokumentet dhe fotografitë e çdo manifestimi. Duhet ta përmend që kjo punë është mëritë e kryetarit të deritanishëm të Këshillit Organizativ, Luan Veliu, i cili u kujdes për çdo fotografi, referat, evokim, poezi dhe çdo detali tjetër që u paraqit në këtë skenë ku ndodhemi sonte”, deklaroi Zenku para të pranishmëve.
Duke folur për përmbajtjen e Monografisë, Zenku theksoi që në mënyrë kronologjike janë paraqitur të gjitha edicionet e “Flakës së Janarit”.
“Monografi pasqyron të gjitha aktivitet nga viti 2005 deri në vitin jubilar. Në vete kjo monografi përmban 12 kapituj. Në kapitullin e parë janë përfshi vlerësime mbi librin dhe manifestimin nga kryetari i Shoqërisë dhe Këshillit Organizativ, Luan Veliu, veprimtarëve Fazli Veliu dhe Fatmir Limani, ish kryetarit të Shoqërisë, Rahim Hasani, kryetarit të Këshillit Artistik Sinan Zylbehari, si dhe zëdhënësit të Shoqërisë, Arsim Disha. Nga kapitulli i dytë e deri në të dhjetin është përfshi çdo aktivitet i manifestimit. Do të thotë çdo manifestim është kapitull në vete ku janë të përfshira fotografitë, referatet, fjalimet e mysafirëve dhe programi artistik. Në kapitullin e fundit është paraqitur foto dokumentari nga rregullimi hortikulturor i varrezave të dëshmoreve, që u ndërmor pikërisht në vitin jubilar të Flakës së Janarit. Po ashtu. Në këtë kapitull janë shënuar të gjithë emrat e personave që dhanë kontributin e tyre në organizimin e manifestimit”, shtoi Zenku.
Duke folur për rëndësinë e librit, Zenku tha se e veçanta e kësaj monografie qëndron në faktin që në çdo fletë të saj përmenden emrat e dëshmorëve që ne për 10 vite me radhë u përkulëm, i nderuam dhe i përkujtuam.
“Një kopje nga kjo Monografi, ia vlen të ndodhet në bibliotekën e çdo njërit nga Ne. Ky libër, përkujtimin ndaj dëshmorëve e bënë të pavdekshëm. Uroj që ky libër të bëhet pjesë e bibliotekës suaj familjare, të ruhet me kujdes dhe të bartet ndër breza. Vetëm kështu, përkujtimi i dëshmorëve do të jetë i pavdekshëm. Përkulemi dhe përcjellim respekt të veçantë për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës, veprimtarët dhe mysafirët e ardhur nga gjitha trojet shqiptare”, përfundoi Zenku.
Monografia u shtyp në 1000 kopje ndërsa u shpërnda falas për të pranishmit në Akademinë përkujtimore.
“Bagëti e Bujqësia”, bukuria shqiptare!
Askush nga shkrimtarët shqiptar, nuk i ka kënduar dashurisë e mallit për atdhe, krenarisë kombëtare dhe bukurisë së natyrës shqiptare me një patos aq të zjarrtë e me një gjuhë poetike aq të ëmbël e të bukur, para shkrimtarit të madh Naim Frashëri.
Poema “Bagëti dhe Bujqësia”, është një nga veprat më të bukura e më të frymëzuara jo vetëm të Naimit, por edhe të krejt letërsisë së Rilindjes. Me këtë poemë Naimi krijoi poezinë e madhe të Atdheut e të natyrës shqiptare, ndaj nëse deri më tani nuk e keni lexuar, Portalb ua sugjeron atë ta bëni.
Siç e tregon edhe titulli, poema përbëhet nga dy pjesë. Në pjesën e parë flitet për punët e blegtorisë, për jetën dhe punën e bariut, kurse në pjesën e dytë për punët e bujkut. Megjithatë, kjo s’është aspak një vepër për këto fusha të jetës. Prej tyre poeti vetëm sa merr pikënisje për të shprehur ndjenjat e flakta patriotike. Në të vërtetë, vepra është një himn poetik i frymëzuar, kushtuar Atdheut, natyrës dhe njerëzve të tij.
“Bagëti dhe Bujqësia” është poemë liriko-epike, boshtin e së cilës e formon lirizmi, shprehja e mendimeve dhe e ndjenjave që i vlojnë në shpirt poetit. Poema hapet me një apostrofë madhështore, e cila me një qartësi të habitshme na sjell para syve bukuritë e natyrës shqiptare, larminë dhe ngjyrat e saj, një peizazh të pafund plot dritë e gjallëri.
Për t’u dhënë jetë ideve e ndjenjave të zjarrta, Naimi krijoi një varg të ri në poezinë shqiptare, vargun 16-rrokësh. Vetëm ky varg i gjerë dhe i qetë mund të jepte atë tabllo madhështore të natyrës shqiptare dhe ndjenjat e përflakura të poetit, ndaj dhe mban emrin e tij, vargu naimjan. Bota romantike e Naimit përmblidhet në ekzaltimin nga bukuritë e natyrës shqiptare të jetës baritore e fshatarake, në dashurinë dhe krenarinë për kombin, në optimizmin dhe ngazëllimin për ditën e bardhë të lirisë.
Poema mbetet një nga faqet më të bukura të poezisë së Rilindjes, me ndikim të fuqishëm edhe në ditët tona, ndaj Portalb ua sugjeron që ta lexoni këtë vepër madhështore. /Portalb
Lexo më shumë:
Libri i javës së parë: “Lufta dhe Paqja” mozaik romancë të mrekullueshme, filozofisë dhe mbijetesës
Libri i javës së dytë: “Dashuri”, prehja dhe rrëmuja e ndjenjave në një vend
Libri i javës së tretë: “Gatsby i Madh”, dëshmia që paraja nuk të bën të lumtur
Libri i javës së katërt: “Prilli i thyer”, vështrimi i jetës nga syri i vdekjes
Libri i javës së pestë: “Don Kishoti i Mançes”, lufta për të arritur të pamundurën
Libri i javës së gjashtë: “Fihi Ma Fih”, lëshojeni shpirtin ta gjejë prehjen
Libri i javës së shtatë: “Njëqind vjet vetmi”, njeriu lufton për të mos arritur asgjë!
Libri i javës së tetë: “Të vrasësh zogun përqeshës”, mos e kërkoni fajin çdoherë te më i dobëti!
Libri i javës së nëntë: “Hanko Halla”, përplasje ideologjike mes gjeneratave, mos e merrni për zemre
Libri i javës së dhjetë: “Doktor Gjilpëra”, kur emancipimi “përkthehet” arsim
Libri i javës së njëmbëdhjetë: “Procesi”, kur nuk ke zgjidhje tjetër pos të shpallesh i fajshëm
Libri i javës së dymbëdhjetë: “Plaku dhe deti”, njeriun mund ta asgjësosh, por jo edhe ta mposhtësh!
“Biber“, zgjedhen tre tregimet e shkurtëra më të mira në temën e pajtimit
Libri shumëgjuhësor i tregimeve të shkurtëra, që do të jetë rezultat i këtij konkursi, do të botohet në prill të këtij viti, e pas kësaj do të vijojnë promovimet e librit të botuar në disa qytete të rajonit, gjë për të cilën do të informoheni me kohë.
Vitin e ardhshëm, më 2017, pritet konkursi i dytë i Biberit.
Ekipi i Biberit: Jasna Dimitrijeviq, Ivana Franoviq, Aleksandra Bogdanovska, Katarina Miliqeviq.
Juria e konkursit rajonal për tregim të shkurtër, Biber, që ka pasur për temë pajtimin në kontekst të luftrave dhe dhunës në vendet e ish-Jugosllavisë gjatë viteve të 90-ta, në përbërje të:
Faruk Shehiq, shkrimtar nga Sarajeva, Doruntina Basha, dramaturge nga Prishtina, dhe Bojan Krivokapiq, shkrimtar nga Novi Sadi, nga tregimet e paraqitura në konkurs kanë përzgjedhur 25 të cilat me cilësinë e tyre janë dalluar nga të tjerat dhe të cilat do të publikohen.
Juria në mënyrë unanime ka vendosur të ndajë tre shpërblimet kryesore:
Shpërblimi i tretë: Limbo u letnjem periodu (Limbo në kohë vere), Sllagjana Ljubiçiq nga Novi Sadi,
Shpërblimi i dytë: Kristalna vaza (Vazoja e kristaltë), Nadie Geras nga Zagrebi, dhe
Shpërblimi i parë: Rat (Lufta), Vlladimir Tabasheviq nga Beogradi.
Në përmbledhjen që do të botohet do të gjenden edhe tregimet e autorëve/eve në vijim: Antonella Marushiq, Arsim Jonuzi, Damjan Kërstanoviq, Verçe Karafiloska, Dalip Xh Gashi, Petar Babiq, Maja Slavniq, Blagica Gjorgjievska, Jasna Raduloviq, Korana Serdareviq, Zheljka Horvat Çeç, Nada Jelinçiq, Marenglen Cano, Bozhidar Knezheviq, Damir Bunoviq, Mehmed Xhedoviq, Diellza Haxhimehmeti, Lindita Komani, Simona Lokvenec dhe Suzana Gjorgjievska.
Juria është shumë e kënaqur me cilësinë e tregimeve të paraqitura, llojllojshmërinë e tyre poetike, si dhe qasjen e tyre të ndërgjegjshme ndaj kompleksitetit të temës së dhënë. Tri tregimet e shpërblyera dallohen për nga zërat e tyre të njësuar, por me qasje të ndryshme karshi temës së pajtimit, sidomos vendi i parë, si dhe për nga zotërimi mjeshtëror i veprimit dhe elementeve letrare, dhe porosia e qartë politike.
Juria poashtu është e kënaqur që ky konkurs letrar ka mbledhur autorë e autore të ndryshme cilësore, prej atyre me renome e me përvojë, e deri tek ata që ende nuk janë afirmuar, por të cilët kanë nisur me vetëbesim udhëtimin e tyre krijues.
Juria i falënderon të gjithë ata që janë paraqitur në këtë konkurs dhe u dëshiron shumë sukses në punën e tyre të mëtutjeshme letrare. Doruntina Basha, Faruk Shehiq, Bojan Krivokapiq.
Shkup, promovohet libri “Isa Boletini në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare”
Sot në Shkup u promovua libri “Isa Boletini në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare”, me materiale nga konferenca shkencore mbajtur më 5 qershor 2015 në Prishtinë.
Në të vërtetë, ky projekt ishte fryt i bashkëpunimit në mes të Institutit të Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë, Institutit të Historisë – Tiranë, dhe Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup.
Promovimin e përshëndeti pinjolli i familjes së Isa Boletinit, Gazmend Boletini, i cili theksoi rëndësinë e madhe të këtij libri për historiografinë shqiptare.
Edhe kryetari i Komunës Saraj të Shkupit, Bekim Murati, u shpreh i entuziazmuar, që ngritjes së shtatores së Isa Boletinit në Saraj, i parapriu ky përurim libri për figurën e heroit të madh popullor Isa Boletini.
Më tej, rreth rëndësisë së konferencës shkencore dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, folën drejtori i Institutit të Historisë së Prishtinës, Sabit Syla, dhe drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani, të cilët çmuan lartë figurën e Isa Boletinit dhe këtë përmbledhje me materiale shkencore historike.
Ndërsa, më hollësisht rreth përmbajtës së librit, folën Sabile Keçmezi-Basha nga Instituti i Historisë së Prishtinës, dhe Sevdail Demiri nga ITSHKSH-Shkup.
Në këtë libër me mbi 360 faqe, janë botuar kumtesat shkencore të 24 studiuesve të njohur shqiptarë nga të gjitha trojet etnike shqiptare, duke e ndriçuar figurën e heroit kombëtar Isa Boletini në më shumë aspekte.
Libri u botua me rastin e 100 vjetorit të rënies së Isa Boletinit, dhe me rastin e ngritjes së shtatores së tij në Komunën Saraj të Shkupit.
Bibliotekës kosovare i shtohet edhe një monografi, promovohet libri “Kujtimet e mia” i autorit Zeqir Jaha
Dje në fshatin Stagovë të Kaçanikut u promovua libri “Kujtimet e mia” i autorit Zeqir Jaha me prejardhje po nga ky vend. Libri është i ndarë në dy pjesë.
Autori në këtë libër përfshin periudha të ndryshme nëpër të cilat kanë kaluar stagovasit kudo nëpër botë. Ai ka bërë një përshkrim të familjes së tij, fshatit, periudhës së shërbimit ushtarak në ish Jugosllavi, konsekuencat nga shteti, për shkak të martesës së tij me gruan (emigrante) nga Shqipëria. Më tej ka përshkruar arratisjen nga vendi duke i ikur persekutimeve nga regjimi i atëhershëm. Më tej rrëfen për historikun e fshatit i dhe veprimtarinë ekonomike në këtë vend piktoresk të Stagovë.
Me këtë autori që aktualisht jeton në Oslo të Norvegjisë dhe njëkohësisht bashkatdhetari ynë si dhe të gjithë bashkatdhetarët e tjerë tregojnë përkushtimin e tyre ndaj vendlindjes dhe atdheut. Urojmë që të kemi sa më shumë libra të tillë dhe frymëzojmë lexuesit që ta lexojnë atë.
Demaçi e Qosja zyrtarisht shpallen kandidatë për çmimin Nobel
Unioni i Shkrimtarëve dhe i Kritikëve Shqiptarë ka shpallur sot publikisht dy kandidatë për çmimin Nobel. Veprimtarin Adem Demaçin për paqe dhe akademikun Rexhep Qosja për letërsi.
Sekretarja e Unionit të Shkrimtarëve dhe i Kritikëve Shqiptarë, Behare Rexhepi, duke shpallur dy kandidatët për këtë çmim tha se Demaçi e Qosja kanë lënë gjurmë në historinë e popullit shqiptar.
Unioni i Shkrimtarëve dhe i Kritikëve Shqiptarë e ka inicuar këtë procedurë më dy universitete më atë nga Franca me zotin Daniel Leuwers dhe nga Anglia më Héléne Stafford si dhe më përkrahjen morale nga Bluma Finkelstein Universiteti HAIFA Izrael.
“Sikur të isha djalë”, luftoni për të drejtat tuaja, qoftë edhe me tërë botën!
Romani “Sikur të isha djalë”, nga Haki Stërmilli ishte një jehonë e lëvizjes shoqërore të viteve të 30-ta dhe një nga veprat më të suksesshme të kohës. Romani ka formën e një ditari, të mbajtur nga personazhi kryesor i tij, vajza e re, Dija.
Nëpërmjet shënimeve të saj lexuesi njihet me jetën e përditshme të një familjeje të zakonshme qytetare shqiptare, ku ndihet edhe prapambetja e theksuar shoqërore, edhe pozita e mjeruar e gruas në familje, e cila duhet të bëjë një jetë të mbyllur brenda mureve të shtëpisë e sipas ligjeve patriarkale, ndaj Portalb ua rekomandon ta lexoni, nëse deri më tani se keni bërë atë.
Bota shpirtërore, ndjenjat dhe dëshirat e saj duhet të ndrydhen e të shuhen, ndryshe shfaqja e tyre shkakton skandal në familje dhe në shoqëri. Për sa kohë jeton në familjen e saj, duhet të vendosë për gjithçka babai, e kur të martohet, të vendosë burri. Kështu, ajo është një skllave, që duhet të lindë fëmijë të cilët do të bëhen përsëri viktimë e këtyre ligjeve të egra sunduese në shoqërinë shqiptare të viteve `30. Dija, ashtu si qindra e mijëra vajza, vuan nga këto ligje të egra, që nuk pyesin për ndjenjat, për dashurinë e për dinjitetin e saj.
Megjithatë, Dija është personazhi me një botë të bukur shpirtërore, me një psikologji të qartë dhe natyrë tërheqëse. Ajo i kundërvihet krejtësisht mjedisit ku u rrit dhe demaskon gjithë mënyrën e organizimit të jetës familjare e shoqërore shqiptare.
Vepra, sidomos në kohën kur doli, e tronditi opinionin publik dhe pati një jehonë të madhe te lexuesi shqiptar, pasi heroina e tij tregohet e vendosur në luftën e vet kundër botës së vjetër, kundër normave etiko-morale të saj, pavarësisht se nuk arrin dot dhe s’kishte se si, në mënyrë individuale, të gjente një rrugëzgjidhje për një problem aq të rëndësishëm shoqëror. /Portalb
Lexo më shumë:
Libri i javës së parë: “Lufta dhe Paqja” mozaik romancë të mrekullueshme, filozofisë dhe mbijetesës
Libri i javës së dytë: “Dashuri”, prehja dhe rrëmuja e ndjenjave në një vend
Libri i javës së tretë: “Gatsby i Madh”, dëshmia që paraja nuk të bën të lumtur
Libri i javës së katërt: “Prilli i thyer”, vështrimi i jetës nga syri i vdekjes
Libri i javës së pestë: “Don Kishoti i Mançes”, lufta për të arritur të pamundurën
Libri i javës së gjashtë: “Fihi Ma Fih”, lëshojeni shpirtin ta gjejë prehjen
Libri i javës së shtatë: “Njëqind vjet vetmi”, njeriu lufton për të mos arritur asgjë!
Libri i javës së tetë: “Të vrasësh zogun përqeshës”, mos e kërkoni fajin çdoherë te më i dobëti!
Libri i javës së nëntë: “Hanko Halla”, përplasje ideologjike mes gjeneratave, mos e merrni për zemre
Libri i javës së dhjetë: “Doktor Gjilpëra”, kur emancipimi “përkthehet” arsim
Libri i javës së njëmbëdhjetë: “Procesi”, kur nuk ke zgjidhje tjetër pos të shpallesh i fajshëm
Libri i javës së dymbëdhjetë: “Plaku dhe deti”, njeriun mund ta asgjësosh, por jo edhe ta mposhtësh!
Libri i javës së trembëdhjetë: “Bagëti e Bujqësia”, bukuria shqiptare!