Quantcast
Channel: Libra/Poezi – Portalb
Viewing all 614 articles
Browse latest View live

Konkurs rajonal për tregim të shkurtër- Biber

$
0
0

Për herë të parë hapet konkurs rajonal  për tregim të shkurtër- Biber. Tema e konkursit është pajtimi në kontekst të trashëgimisë nga lufta dhe dhuna në vendet e ish Jugosllavisë, sidomos në periudhën prej vitit 1991 e deri në vitin 2001.

Ftohen të gjithë autorët dhe autoret të cilët shkruajnë në gjuhën shqipe, maqedonase, boshnjake, malazeze, kroate dhe serbe që të dërgojnë tregimet e tyre. Thirrja iu referohet autorëve dhe autoreve të afirmuar, si dhe atyre të cilët nuk kanë botuar deri më tani.

Konkursi është i hapur deri më datë 06.09.2015. Autorët/et e tre tregimeve më të mira do të shpërblehen me shpërblim në të holla prej. Jurinë e përbëjnë Doruntina Basha, Faruk Shehiq dhe Bojan Krivokapiq.

Konkursi organizohet nga ekipi Biber në bashkëpunim me Qendrën për Aksion të Padhunshëm Sarajevë-Beograd.

Më shumë informata rreth kushteve të konkursit dhe rreth shpërblimeve mund të gjeni në faqen e Biberit   http://biber.nenasilje.org.


Stema shqiptare në librin e Der Adel von Kroatien und Slavonien të dr. Bojniçiqit

$
0
0

Lexo pjesën paraprake: Stema shqiptare në tabelën heraldike të Millan A. Simiqit (FOTO)

Qysh heraldike kroat Ivan Labasha (1783—1849) i ka studiuar stemat e fisnikërisë kroate. Pas vdekjes së tij ngeli dorëshkrimi i pambaruar. Në bazë të këtij dorëshkrimi Ivan Vojniçiq e përpunoi veprën e tij, Der Adel von Kroatien und Slavonien, Nürnberg 1896 në dy vëllime. Të gjitha këto stema i botoi në koleksionin e njohur gjerman Siebmacher’s grosses und allgemeines Wappenbuch Band IV, Abt. 13. Ai atje botoi afro 2,500 stema kroate,[1] midis të cilave janë edhe dy stema shqiptare – e Kastriotit dhe e Dukagjinit.

Stema e Kastriotit gjendet në tabelën 59 të vëllimit të parë, e teksti ku jepen shpjegime për stemën është në faqen 84. Stema nuk është me ngjyrë (fig. 25), por ngjyrat janë shënuar me vija. Mburoja është trekëndëshe me ngjyrë të verdhë të artë në të cilën gjendet shqiponja dykrerëshe e zezë me dy kurora mbi krerët. Mbi kre-

rët e shqiponjës gjendet një trekëndësh i vogël i kaltër që në mes ka yll gjashtëkëndësh. Mbi stemë është vizatuar mirë helmeta me zeladë të vjetër, e rrethuar me japonxhë ngjyrë të zezë e të verdhë. Mbi japonxhë ka kurorë e në të shqiponja e kuqe dykrerëshe me kurora të vogla mbi krerët e shqiponjës. Mbi stemë shkruan: “Kastriottich (Kastriotic)”.

Stema e dytë është e Dukagjinit. Ajo gjendet në tabelën 31, e shpjegime të stemës ka në faqen 42 të vëllimit të parë. Stema nuk është me ngjyrë, por ngjyrat njihen qartë me vija. Mburoja varjaze është e verdhë, e shqiponja e zezë e kthyer në të majtë me kurorë mbi kokë (fig. 26). Mbi mburojë ka një helmetë të vjetër me japonxhë. Japonxha është e zezë me fletë të zgjeruara dhe me kurorë të vogël mbi kokë. Mbi stemë shkruan: “Ducaginovich (Dukadzinovic)”.

Këto dy stema janë të ngjashme me stemat e përmendura të Kastriotëve e të Dukagjinit nga koleksionet ilire, vetëm se këtu janë modernizuar pak më shumë. Në stemat ilire ka drapërinj, kurse këtu japonxhe të gjerë dhe këto janë modernizuar në frymën e heraldikës gjermane të shekullit XIX.

III. Analiza heraldike e stemave shqiptare

Ndarja e stemave

Stemat shqiptare që janë parashtruar këtu si dhe të tjerat që autorët nuk i kanë të njohura, e sigurisht të atilla ka, mund të ndahen në mënyra të ndryshme.  Ato mund të ndahen sipas asaj se kujt i takojnë, respektivisht sipas përkatësisë së përgjithshme, në:

  1. Stema familjare-private. Këtu bëjnë pjesë stemat e familjeve të ndryshme dhe të fiseve, pa marrë parasysh nëse ato i kanë takuar fisnikërisë feudale, kishtare apo qytetare. Familja ose fisi e ruan, e shpesh edhe vdes për nderin e stemës së vet. Stemat familjare janë të trashëguara dhe sa më e vjetër të jetë ajo, aq respekt më të madh gëzon familja. Stemat familjare u dukën më herët dhe shpesh u shërbenin si vulë personave të asaj familjeje. Stemat familjare-private shqiptare nuk janë studiuar sa duhet ende. Me siguri dihet se ekzistojnë ato të familjes Kastrioti dhe Dukagjini, për të cilat do të bëhet edhe më shumë fjalë.
  2. Stema të organizatave shoqërore. Këtu hyjnë stemat e cehërave të ndryshme, të zejeve, korporatave, shkollave, bibliotekave e të tjera. Stemat e këtyre organizatave shoqërore shpesh kanë shërbyer dhe si vula të tyre për ç’shkak bëhet edhe njëfarë përzierje me sfragistikën. Ekzistojnë stema të organizatave shoqërore shqiptare, por edhe ato deri tani nuk kanë qenë objekt studimesh sistematike.

Ka edhe një ndarje tjetër të stemave që është më e shpeshtë e më e thjeshtë, e kjo është ndarja në bazë të parimit territorial. Në këtë ndarje është negative që fshihet ndryshimi shtresor, por pozitive është se zbulohet ndryshimi territorial e etnik:

1.Stema qytetesh. Stemat e qyteteve paraqiten me forcimin ekonomik të qyteteve dhe me çlirimin e qytetit prej varësisë feudale që nisin në gjysmën e dytë të shek. XIII dhe në gjysmën e par të shek. XIV. Stemat e qyteteve nuk guxonin t’i kenë shenjat feudale si ishin helmeta, japonxha etj., por në vend të tyre në mburojë kishin bedenë qyteti, dyer lëvizëse qyteti, kulla, e si emblemë gjymtyrët e padronëve ty qytetit, kishat e qytetit, urën e qytetit ose ndonjë ndërtesë tjetër të rëndësishme të qytetit. Si emblemë i stemave të qytetit shpesh shërbente ndonjë vegël ose armë që ka qenë tipike për prodhimtarinë e atij qyteti. Stemat e qyteteve simbolizojnë kufijtë e një qyteti.

Këtu nuk është dhënë asnjë stemë qyteti shqiptar, por nuk ka dyshim se të atilla sigurisht ka, për shkak se në mesjetë qytetet bregdetare shqiptare kanë luajtur rol të rëndësishëm historik, kishin statute të veta dhe shpesh ishin nën pushtetin e feudalëve evropianë (normanëve, anzhujve, Venedikut, Austrisë). Ata kanë bartur atje me siguri zakone heraldike e sipas asaj qytetet shqiptare, posaçërisht Durrësi, Vlora, Shkodra etj. sigurisht kanë pasur stema të veta qyteti, por këto nuk janë studiuar e hulumtuar sa duhet akoma.

  1. Stemat provinciale ose krahinore. Provincat e krahinat e veçanta kanë pasur stema të veta. Si emblemë i qyteteve provinciale paraqitet më së shumti pjesa e natyrës me të cilën gjë cilësohet ajo krahinë, si për shembull: stemë e Sllovenisë është shqarthi midis dy lumenjve, d.m.th. midis Savës dhe Dravës. Stema provinciale janë stemat e Istries, Shtajerskës, Korushkës, Kranjskës, Megjumurjes, Dalmacisë etj. Derisa stemat e qyteteve janë paraqitur prej shek. XIII e XIV, stemat provinciale u paraqitën prej shek. XV e këndej. Stemat provinciale i simbolizojnë kufijtë e disa krahinave, provincave, e kanë kuptim gjeografik. Ka vetëm një stemë të vetme provinciale shqiptare, kjo është stema e Epirit (fig. 27). Stema të tjera provinciale shqiptare nuk ekzistojnë. Nuk ekzistojnë për shembull, stema të krahinave të Matit, Malësisë etj. Stema e Epirit ekziston për shkak se në mesjetë Epiri ka qenë shpeshherë shtet i veçantë feudal, kurse Mati dhe Malësia nuk kanë qenë.

Stema e Epirit gjendet në Stematografinë e Pavle Riter Vitezoviqit dhe të Zhefaroviqit. Stema e Epirit ka mburojë me formë spanjolle. Si emblemë ka qen të kuq në fushë të bardhë. Mbi mburojën ka kurorë mbretërore, si kanë të gjitha stemat territoriale e provinciale. Nën stemë në gjuhën kishtare sllave të vjetër shpjegohet domethënia e stemës. Ky shpjegim është në vargje si mund të shihet në fotografi.

  1. Stema shtetërore. Stemat shtetërore kanë rëndësi politike dhe përfaqësojnë kufijtë shtetërorë të një shteti. Stemat shtetërore janë dukur pas stemave familjare, të qyteteve, të provincave. Në krahasime të tjerat, stemat shtetërore janë shumë të paqëndrueshme, e shpesh ndryshojnë. Në mesjetë stema e një dinastie.
    VAZHDON

[1] Bojnicic, Der Adel, 42 e 84.

Stema territoriale në Shqipëri (FOTO)

$
0
0

Lexo pjesën paraprake: Stema shqiptare në librin e Der Adel von Kroatien und Slavonien të dr. Bojniçiqit

Në këtë koleksion janë dhënë tetë stema territoriale shqiptare (shih fig. 12, 14, 15, 18, 20, 21, 22, dhe 23). Stema e parë territoriale shqiptare që njihet deri më sot është e vitit 1694 dhe gjendet në Stematografinë në dorëshkrim të Pavle Riter Vitezoviqit, dhe për herë të fundit e publikoi Fridrich Heyeri në vitin 1873. Në qoftë se analizohen nga pikëpamja heraldike të gjitha këto tetë stema territoriale të Shqipërisë, do të përfundohet: të gjitha najë të sakta nga pikëpamja heraldike, sepse i përmbajnë të gjitha elementet që duhet t’i ketë një stemë territoriale, e këto janë: mburoja, ngjyra, emblema, kurora dhe mbishkrimi.

Pjesa kryesore dhe e domosdoshme e stemës është mburoja.[1] Mburoja është bartëse e stemës. Në kohën e paraqitjes së stemës mburoja ka qenë shenja e parë e përkatësisë ushtarake, respektivisht feudale. Prandaj në atë kohë stema nuk ka qenë kurrgjë tjetër përveç mburojë, d.m.th. Stema ka qenë e thjeshtë, e përbërë prej mburojës dhe emblemëit në të, e më vonë në kohë të rokokos, stema gjithnjë e më shumë bëhej e ngarkuar me elemente të ndryshme të stolisura, që ishte karakteristikë e periudhës së atëhershme së artit. Të gjitha stemat e paraqitura këtu kanë formë katrore ose spanjolle të mburojës Stema1  përveç njërës që ka formë katërkëndëshe ose francezestema2  (fig.21).

Prej kësaj shihet se në Shqipëri mbisundon ndikimi heraldik spanjoll me anë të posedimeve të Spanjës që kishte në mesjetë në Italinë e Mesme dhe të Jugut.

Ngjyra është po ashtu njëri prej elementeve të rëndësishme të stemës. Ato stema që kishin emblemëe të njëjta, e të atilla në heraldikën e përgjithshme ka pasur shumë, ndryshonin përkah ngjyra. Ngjyra të tjera, do të thotë stemë tjetër. Ngjyra poashtu është element i obligueshëm në stemë, si është mburoja e emblemëi. Më parë në heraldikë përdoreshin gjashtë ngjyra themelore: e kuqja, e zeza, e kaltërta, e gjelbëra, e arta dhe e ërgjenda, e më vonë edhe ngjyra violete. Secila ngjyrë ka pasur kuptimin e vet simbolik. Ngjyra e kuqe simbolizon trimërinë, burrërinë e guximin; e zeza ka qenë simbol i zisë, i mirëkuptimit e i qetësimit; e kaltra përfaqësonte bukurinë, bindjen e butësinë e ndjenjave; ngjyra e gjelbër ka qenë simbol shprese, gëzimi e begatie; ngjyra e artë shënonte begati, drejtësi dhe shpirtmadhësi, e ngjyra e ergjëndë ishte simbol nderi e virgjërie.[2]

Kur shtypeshin ose botoheshin albumet e stemave me ngjyrë bardhë e zi, respektivisht pa ngjyra, që të theksohen prapëseprapë ngjyrat përdoreshin vijat heraldike. Kështu me pika e vija shënohej ngjyra në stemë. Mënyra e këtille e paraqitjes së ngjyrës në

stemë u përdor prej jezuitit francez Menestrier në punën e tij Abrege methodique des principes heraldiques ou du veritable art du blason. Bordeaux 1701. Ai i paraqiti ngjyrat si vijon:stema 3

Mënyra e këtillë e paraqitjes së ngjyrave më vonë ka qenë përdorur edhe në heraldikën shkencore.[3] Po kjo mënyrë e paraqitjes së ngjyrave është përdorur edhe prej Riter Vitezoviqit, Kristifor Zhefaroviqit dhe të tjerëve, kur i punonin Stematografitë e tyre.

Stemat shqiptare kishin ngjyra të ndryshme në mburojë që nuk është e zakonshme në heraldikë. Një stemë territoriale duhet të ketë një ngjyrë të vetme në mburojë dhe ngjyrë të njëjtë në emblemë. Stemat shqiptare që janë paraqitur këtu, kanë ngjyra të ndryshme në fushën e mburojës. Kështu, për shembull, stemat që janë në fi g. 18 e 20 mburojat i kanë në një ngjyrë, d.m.th. kanë ngjyrë të bardhë, stemat në fig. 21 e 22 kanë mburoja me ngjyrë të kaltër(me të cilën në heraldikë shënohen vendet e varura dhe të paçliruara), kurse stemat në fig. 12 e 23 kanë ngjyrë të verdhë ose të artë në tërë mburojë. Stemat e tjera janë dyngjyrëshe. Kështu stema në fig. 12 ka ¾ të gjelbër e ¼ me ngjyrë të verdhë, kurse stema në fig. 15 ka ¾ në ngjyrë të kaltër e ¼ në ngjyrë të gjelbër. Në këto stema dyngjyrëshe fusha e madhe është gjithmonë lart, e fusha e vogël gjithnjë poshtë. Kështu te stemat shqiptare deri në fundin e shek. XIX  ngjyra e mburojës nuk ka qenë e qëndrueshme, nuk ka dominuar asnjëra nga këto ngjyra.

Emblemëet e stemave duhej të ishin të qarta dhe të kuptueshme për secilin, e posaçërisht për kalorësin analfabet dhe për popullin.[4] Ndonjëherë emblemëi në stemë simbolizon meritat ushtarake të mbajtësit të stemës, si, për shembull, turk të vdekur, e ndonjëherë figurativisht simbolizon ekonominë më të rëndësishme të pronarit për shembull, grilë rrushi, duaj, kuaj e të tjera. Stemat e qyteteve të komunave shpesh i kanë si emblemë padronët e qytetit.[5]

Stemat territoriale shqiptare kanë tri emblema të ndryshme: fortesë të bardhë me kullë e bedeme (fig. 12, 15, 18, 20, 21 dhe 22), tre krerë të zezë (fig. 14), luan të kuq (fig. 23) Në heraldikë nuk është e zakonshme që një stemë territoriale të ketë emblemë të ndryshme. Ajo duhet të ketë gjithnjë një emblemë të njëjtë që e përfaqëson vendin, respektivisht popullin. Më vonë për emblemë të Shqipërisë është marrë shqiponja dykrerëshe e zezë që u bë e qëndrueshme.

Kurora vendoset mbi mburojë, e pikërisht ashtu që të shtrihet në mburojë. Në disa stema ajo vendosej më lart, kështu që midis mburojës dhe kurorës mbetej hapësirë e lirë që s’është krejtësisht në frymë të heraldikës.[6] Kurora ka qenë gjithnjë e ngjyrosur me të artë.[7] Ajo ishte simbol i autoritetit suprem e i sundimit. Prandaj në fillim kurora ka pasur vetëm në stemat e perandorëve e të mbretërve, e më vonë edhe në stemat e dukëve e të princave kryesorë, e shumë më vonë nisi të vihet edhe në të gjitha stemat e njerëzve të oborrit.[8] Kurorë kanë pasur edhe të gjitha stemat shtetërore e territoriale. Për të gjitha kurorat ka qenë e përbashkët se kanë qenë të ngjyrosura me të artë, të stolisura me gjethe hurme ose dafine dhe kjo (kurora) e tëra ka qenë e stolisur me diamante.

Në stemat shqiptare (fig. 12, 22 dhe 23) kurora është e artë. Ngjyra e artë është shënuar me viza heraldike. Në stemat e fig. 13, 15, 18 e 20 ngjyra nuk është shënuar, çfarë nuk lejohet në heraldikë. Vetëm në stemën e fig. 21 nuk ka kurorë.

Mbishkrimet në stemat shqiptare janë këto:

ALBANIA (fig. 12 e 14)

АЛБАNЇA (fig. 15 e 18)

АЛБАНИА (fig. 20)

АЛБАНIЄ (fig. 21)

Königreich ALBANIEN (fig. 22 e 23)

Të gjitha janë vendosur mbi, vetëm njëri është nën stemën (fig. 21). Asnjëri mbishkrim nuk është në shirit.


 

[1] Каменцева Е.И., Устюгов Н.В. ‘Русская сфрагистика и геральдика’  Высшая школа, Москва 1953, 58.

[2] фон-Винклер, Гербы городов, губерний, областей и посадов Российской Империи, внесенные в полное собрание законов с 1649 по 1900 год С –Петерсбург 1899, 5.

[3] Glasnik heraldike, viti I, nr. I i 5 korrik 1937, Zagreb, 7. Glasnik heraldike, viti I nr.4, 1 dhjetor 1937, Zagreb, 10. Gjorgje Popović, Srpski grb i srpska zastava, „Srbadija“, Лукомскй – Триполитъ, Русская гералдика, руководство къ составлении и описание гербовъ.  Петроградъ 1915, 24.

[4] Solovjev, Istorija srpskog grba, „Srpska Misao“, Melburn 1958, 28.

[5] Enciklopedija leksikografskog zavoda III, 242

[6] Арсеньевъ, Гералдика – лекцïй читаньия в Московском археологическом институтъ въ 1907/8 год. Москва 1908, 228.

[7] Glasnik heraldike, viti I, nr. 1, 5 korrik 1937, Zagreb, 7.

[8] Aрсеньевъ, v.c. 227 dhe 228.

Kadares sërish i del punë me Turqinë

$
0
0

Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, nëpërmjet një postimi në rrjetin social, ka sqaruar evoluimin e shkollave shqip dhe se si turqit e kanë ndaluar gjuhën shqipe në shkolla gjatë shekullit të XIX.

Kadare thotë se ata që e sulmojnë Gjergj Kastriotin – Skenderbeun, sulmojnë një vizionar të madh, princ e një njeri që e ktheu vështrimin drejt Europës, transmeton Indeksonline.

Lexojeni të plotë postimin e Kadaresë: 

“Asnjë gjuhë tjetër dhe asnjë shkollim në Europë nuk kanë pasur një martirizim të tillë: pesë shekuj dënim. Për të mos u zgjatur, mjafton një statistikë tmerruese nxjerrë nga “Historia e shqiptarëve”, e francezit Serge Metais, botuar në vitin 2006, Paris. Tabloja e shkollimit është e pabesueshme.

Më 1887, në Shqipëri kishte tre mijë shkolla. Prej të cilave një mijë e dyqind shkolla publike turke, po aq shkolla private greke, treqind shkolla bullgare, serbe dhe vllahe, shkollë shqipe vetëm një, me drejtor Pandeli Sotirin!

Pra, gati çdo gjuhë lejohej të mësohej në “perandorinë tolerante”, përveç njërës: gjuhës shqipe! Dhe historia s‘mbaron me kaq. Katër vite më pas, Pandeli Sotiri vritet, shkolla shqipe mbyllet! Kjo është e vërteta, që ende nuk është shpalosur qartë përpara popullit shqiptar.

Por rimohuesit nuk e duan këtë të vërtetë. Në vend të saj, ata duan të vendosin një tjetër histori. Siç u pa më lart, për ata pushtimi, pra, sundimi osman nuk ka qenë i keq. E keqe dhe kundërproduktive ka qenë qëndresa e Gjergj Kastriotit. Duke e sulmuar Kastriotin, më shumë se njeriun e shpatës, ata sulmojnë vizionarin e madh, princin, që, ndryshe nga të tjerët, e ktheu vështrimin drejt Europës. Në këtë mënyrë, bashkë me doktrinën e lirisë, ai nismëtoi programin më europianist shqiptar, më modernin program të këtij populli.

Është e qartë tani përse rimohuesit shqiptarë janë kundër testamentit të tij. Teza e tyre se sundimi osman s‘ka qenë i keq, e keqe ka qenë qëndresa, mund të përkthehet fare saktë: e mirë për Shqipërinë nuk është Europa, por Azia. Andej, pra, të kthehemi!” , ka shkruar Kadare.

Stemat private-familjare shqiptare

$
0
0

Lexo pjesën paraprake: Stema territoriale në Shqipëri (FOTO)

Prej stemave private-familjare shqiptare hasen vetëm stemat e familjeve feudale Kastrioti dhe Dukagjini. Stema të familjeve të tjera feudale shqiptare, si kanë qenë Topia, Gropaj, Arianiti, Jonimi etj. ose nuk ka, ose nuk janë zbuluar, ose autorit të këtij artikulli nuk i janë të njohura. Me siguri dihet vetëm se familja Muzaka në letërsi ka shumë të dhëna. Kështu Kondakov dhe Mirkoviqi vërtetojnë se stemë e familje Muzaka ka qenë shqiponja dykrerëshe pa përmendur ngjyrat.[1] Solovjevi jep të dhëna për stemën e Muzakës dhe thotë se ajo ka qenë “shqiponjë e kurorëzuar dykrerëshe me yll”.[2] Megjithëse me siguri mund të thuhet se stema e familjes Muzaka ka ekzistuar, autori i këtij artikulli nuk ka mundur të gjejë burim heraldik prej kah do ta fotografonte e do ta sillte në këtë artikull.

Në këtë studim janë paraqitur 18 stema private-familjare nga periudha të ndryshme, 11 të familjes Kastrioti dhe 7 të familjes Dukagjini.

  1. a) Stemat e familjes Kastrioti

Për shkak se të popullaritetit të madh që kishte Skënderbeu – Gjergj Kastrioti qysh në kohën kur ka jetuar, në tërë Evropën ku donin ta paraqitnin si luftëtar kundër islamit, stemat e kësaj familjeje vizatoheshin, shtypeshin ose ribotoheshin në koleksione të ndryshme e libra. Po ashtu shkruheshin libra ku paraqitej jeta dhe lufta e Gjergj Kastriotit, e në ata libra vihej edhe stema e atyre familjeve.

Prej të gjitha burimeve heraldike, shihet se stema e Kastriotëve ka qenë e qëndrueshme, elementet themelore të saj po ashtu, e sidomos emblema që ishte vazhdimisht shqiponjë dykrerëshe e zezë me fletë të hapura.

Prej të gjitha stemave të Kastriotëve, më së shumti gjendet mburoja me formë varjaze pak e prerë në anën e majtë Anen e majte, stemat (fig. 2, 3, 8, 10, 13, 19), vetëm në fig. 16 e 25 mburoja nuk është e cunguar. Mburoja që është e cunguar ose e prerë nga ana e majtë heraldike shënon se ajo familje posaçërisht është dalluar me trimëri. Vetëm një mburojë ka formë katërkëndëshe ose francezeFig 7  (fig. 7), një formë katrore ose spanjolle  (fig. 24) dhe një stemë nuk ka mburojë, por emblema është vendosur në rreth, d.m.th. është në formë vule (fig. 1).

Në stemat e Kastriotit dominon ngjyra e artë dhe e verdhë e mburojës (fig. 2, 3, 7, 8, 16, 19, 25), në dy raste mburoja ka ngjyrë të bardhë (fig. 10 e 24) dhe vetëm në një rast të zezë (fig. 1)

Shqiponja e zezë me fletë të hapura dominon si emblemë në stemat e Kastriotëve (fig. 2, 3, 7, 8, 10, 13, 16, 19 e 25). Vetëm një herë shqiponja është e bardhë (fig. 1) dhe një herë në vend të shqiponjës, ka emblemë tjetër, d.m.th. dorë me pallë (fig. 24). Si thamë dora me pallë të shtrembër ka qenë stema e Gjergj Kastriotit si patrik (fisnik) venedikas.[3]

Në të gjitha stemat e Kastriotëve që janë paraqitur këtu ka helmeta, madje të ndryshme. Vetëm tri stema nuk kanë helmeta (fig. 1, 12, 24).

Stemat e familje Kastrioti në raste të shumta kanë drapëri (pëlhurë) që lëshohet nga të dyja anët e stemës. Vetëm stemat në fig. 1, 2, 7, 24 e 25 nuk kanë drapëri, të tjerat kanë. Sipas rregullave heraldike drapëria duhet të ketë ngjyrë të njëjtë me stemën e mburojën. Pikërisht për këtë shkak drapëritë në këto stema janë me ngjyrë të verdhë dhe të zezë (fig. 2, 8, 10, 13, 19). Vetëm në fotografinë 16 drapëria është e kuqe dhe e verdhë, që nga pikëpamja heraldike nuk është e drejtë. Drapëritë zmadhoheshin gradualisht e kështu shndërroheshin në japonxhë që e përfshinte krejt stemën. Japonxha nuk ka qenë pjesë e domosdoshme e stemës. U paraqit në shek. XVI. Në shek. XVII japonxha u stolis me ornamente të ndryshme që shprehnin shijen artistike dhe stilin e epokës. Japonxha fillonte prej ballëzës dhe lëshohej në të dyja anët e mburojës si drapëri. Kështu japonxha paraqitet si lidhje midis helmetës dhe stemës mburojë. Sipas rregullave heraldike, japonxha duhej t’i kishte ngjyrat e mburojës.[4]

Stemat e Kastriotëve zakonisht nuk kanë japonxhë. Për shkak se stemat e Kastriotëve kryesisht thuajse nuk kanë japonxhë, kjo është shenjë se ato janë qysh para shek. XVI. Vetëm stemat në fig. 17 dhe 25 kanë japonxhë, pra janë të një kohe më të vonshme, por stemat e tjera (fig. 1, 2, 3, 8, 10, 13, 16, 19 dhe 24) nuk kanë.

Kurorë nuk ka vetëm stema e fig. 8, të gjitha stemat e tjera kanë kurorë mbi helmeta. Kurora është e artë ose princërore.

Mbi kurorë qëndron mbihelmeta. Në stemat e Kastriotëve mbihelmeta e këtillë është shqiponjë e kuqe dykrerëshe (fig. 3, 7, 8, 10, 13, 25), e vetëm në një rast ka shqiponjë të zezë (fig. 19) e në fig. 1, 2, 16 dhe 24 nuk ka mbihelmeta. Ata kalorës që dalloheshin më shumë herë në turnirë kanë pasur të drejtë të vënë mbihelmetë ballëz ose mbihelmetë si shenjë se janë dalluar në turnir, si shenjë trimërie. [5] Pra, ballëza është stoli që mbahej mbi helmetë për trimërinë e treguar dhe ajo ka mundur të jetë pupël, bri, fletë, flamur, kalë, shpend, njeri ose kafshë. Për shkak se ballëza vihej mbi helmetën quhej edhe “mbihelmetë”.[6] Ballëza ka mbetur prej kohëve të lashta kur ushtarët në vende të ndryshme e stolisnin kokën me sende fantastike që të duken më të tmerrshëm për armikun dhe të kenë një pamje sa më luftarake.[7] Më vonë ballëza u bë pjesë stolisëse e stemës dhe e kishin nëpër stema kalorësit e ndryshëm pa dallim se janë dalluar në turnir ose jo. Ballëza nuk është pjesë e domosdoshme e stemës. Stemat territoriale nuk e kanë pasur këtë.

Mbi shkrimet janë të ndryshme, disa herë janë vendosur mbi , disa herë nën stemë, e vetëm një herë në rreth (fig. 1). Mbishkrimet janë këto:

Georgius Castriot Scendarbigo (fig. 1)

KASTRIOTICH (KASTRIOTIC) (fig. 25)

CASTRIOTICH (fig. 7, 10, 13 dhe 16)

CASTRIOTCK (fig. 3)

CASTRIOTTO (fig. 24)

CASTRIOTCHC (fig. 8 dhe 19)

ПЛЕМЕНА КАСТРНОТН ЦИМЕРН (fig. 3 e 13)

Vetëm në një stemë nuk ka asnjë mbishkrim (fig. 2).

Në stemat e Kastriotëve kryesisht ka shirit ku gjenden shkrimet. Vetëm në stemën në fig. 1, 2, 8, 16, 24 dhe 25 nuk ka asnjë shirit. Shiritat janë katërkëndësh de të lakuar. Gjenden edhe mbi edhe nën stemën e Kastriotëve.


[1] Dr. Lazar Mirković, Mrnjavčevići, “Starinar”organ arheološkog društva u Beogradu. Treća serija, 1. III. Bgd. 125, 23. Kondakov, Makedoni. Sofija, 284.

[2] Solovjev, Istorija srpskog grba, 143.

[3] Bojničić, Der Adel von Kroatien und Slavonien. Nurnberg 1898, 84.

[4] Gl. her. viti I, nr. I, fq. 7.

[5] Novaković, Heraldički običaji kod Srba u primeni i književnosti Godišnjica Nikole Čupića VI-1884, fq. 5,6 dhe 7.

[6] Kamenčeva, v.c. 58.

[7] Aрсеньевъ, v.c. 213.

E dashura e parë e Orhan Pamuk ishte shqiptare

$
0
0

I nxitur nga ideja se si James Joyce kishte shkruar një roman tejet voluminoz për qytetin e tij, Dublinin, novelisti turk Orhan Pamuk, pati botuar më 2003, një libër me kujtime të titulluar: “Stambolli: kujtime dhe qyteti” (İstanbul: Hatıralar ve Şehir).

Në këto kujtime, Pamuk rrëfen jetën e tij në Stambollin e viteve ‘50, ‘60 dhe ‘70, nga fëmijëria e hershme e deri në moshën 22 vjeçare, kur ai hoqi dorë nga dëshira e tij për t’u bërë piktor, dhe përfundimisht vendosi të bëhej shkrimtar.

I ndarë në gjithsej 37 kapituj, në kapitullin e 35-të të këtij libri – të titulluar “Dashuria e parë” – romancieri turk rrëfen historinë e lidhjes së tij të parë dashurore. Siç tregon Pamuk, ai u lidh me një vajzë nga një familje e pasur shqiptare e Stambollit, që kishte përfaqësitë e disa kompanive amerikane dhe holandeze, shkruan koha.net.

Ja si e rrëfen këtë histori, Pamuk në kujtimet e tij: “Emri i saj në persisht do të thoshte Trëndafil i zi… më tha se këtë emër, të cilit sigurisht që ia dinte kuptimin, ia pat vënë e ëma në kujtim të gjyshes shqiptare që e kishin quajtur po njësoj. Pas nëntë të mërkurave të mrekullueshme, kur unë pikturoja në heshtje dhe në heshtje bënim dashuri, një shqetësim shumë më i thjeshtë se ky u fut mes piktorit të lumtur dhe modeles së tij…”.

Por kjo lidhje, nuk kishte pasur jetë të gjatë, sepse pas nëntë javësh, çifti i ri ishte pikasur nga prindërit e të dyve, dhe babai i vajzës shqiptare, kishte vendosur ta dërgojë atë në një internat në Zvicër.

‘”Babai do të më tërheqë menjëherë nga shkolla e të më dërgojë në Zvicër’, tha bukuroshja ime dhe nga dy sytë e mëdhenj dy lot i rrëshqitën shpejt drejt filxhanit të çajit që mbante në duar”, kishte shkruar Pamuk në librin e tij.

Psikologu suedez ka shkruar libër me të cilin e vë në gjumë çdo fëmijë

$
0
0

Në përrallën e këtij libri bëhet fjalë për lepurin i cili do të flejë. Autori i librit është psikologu suedez Karl-Xhoan Forsen Erlin, i cili premton se libri mund t’i vë në gjumë të gjithë fëmijët më kombinimin e fjalive dhe fjalëve, shkruan, Telegram.

“Lëshoje tërë trupin të rëndojë aq sa të të duket se po bie, si gjeth, ngadalë poshtë, poshtë… Kapakët e syve të tu janë të rëndë…”, shkruan autori në përrallën.

Libri i cili kushton 12 paund angleze, me shpejtësinë e dritës është bërë i njohur.

 

 

 

Dy kufoma dhe letrat e dashurisë, historia e vërtetë e “The Great Gatsby”

$
0
0

Në natën pa hënë të 14 shtatorit 1922, në New Brunswick të New Jerseyt, Eleanor Mills, bashkëshortja e re e një mekaniku, një prej zërave të korit të kishës, u vra bashkë me të dashurin e saj të fshehtë, Reverendin Edward Hall, edhe ai i martuar. Të shtrirë pranë e pranë në një lëndinë, poshtë një molle, trupat e tyre u gjetën dy ditë më vonë, me letrat e tyre të dashurisë të shpërndara rretherrotull: vrasja e dyfishtë u shndërrua në “krimin e dekadës”, e ndjekur nga gazetat për muaj të tërë dhe e mbetur pa fajtorë, edhe pas shumë vitesh, shkruan La Republika.

Kur, në prill të vitit 1925, u botua “The Great Gatsby”, disa kritikë guxuan të thonë se ishte frymëzuar edhe nga rasti Hall-Mills. Dhe këtë mundësi, e pakonfirmuar asnjëherë nga vetë shkrimtari, e mbështet tashmë e docentja shumë e aftë (dhe e bukur) e letërsisë amerikane, Sarah Churchwell, në rishikimin që i ka bërë kryeveprës së letërsisë amerikane, që ajo vetë e ka titulluar “biografi e një romani”, ku rrëfen “krijimin e The Great Gatsby”. Titulli i referohet një fraze të romanit: “Gjithçka kish qenë e shkujdesur dhe e rrëmujshme. Ishin njerëz të pakujdesshëm, Tomi dhe Daisy: “thyenin” gjëra dhe njerëz dhe pastaj tërhiqeshin në paranë dhe në pakujdesinë e tyre të madhe…”.

Fitzgerald kishte nisur të mendonte për romanin pikërisht në fund të vitit 1922: “Dua të shkruaj diçka të re, të jashtëzakonshme dhe shumë të bukur, të thjeshtë por në të njëjtën kohë komplekse, më e mira që unë mund të bëj, apo diçka më të mirë nga sa unë mund të bëj”. E ëndërronte këtë roman ende të paqartësuar për t’u çliruar prej shenjës së shkrimtarit popullor, të revistave, dhe të ndihej më në fund një prej të mëdhenjve të letërsisë bashkëkohore, ashtu si Joyce dhe Eliot, që në atë vit kishin botuar “Uliksin” dhe “Tokë e shkretë”. Por New Yorku rezultoi edhe një herë një kurth i madh. Nuk kishte kohë për të shkruar sepse tashmë ishin në modë festat me kokteile, dhe proibicionizmi e kish futur në modë kërkimin e alkoolit, frekuentimin e “speakeasy” e plot elegancë, miqësimin me kontrabandistë dhe gangsterë, për të siguruar pijet: tashmë ishte një simbol i statusit, të qënurit gjithmonë i dehur dhe ekstravagant.

Në muajt e fundit të vitit 1922, në kulmin e Epokës së Xhazit, Fitzgerald nuk arrinte të shkruante më shumë se 100 fjalë në ditë dhe ia kushtonte një komedie, “Vegetable”, e cila duhej ta pasuronte por që në fakt rezultoi një katastrofë. Fitz-ët, siç thirreshin Scotti dhe Zelda, ishin pothuajse gjithmonë të dehur: kërcenin mbi tavolina, udhëtonin rrezikshëm mbi çatinë e taksive, mëngjeseve ishin ende duke bredhur, dhe ai hidhej në shatërvanin përpara Plaza-s, hoteli i tyre, ndërkohë që ajo kërcente në shatërvanin e Union Square.

Ai, zakonisht shumë i sjellshëm, kur dehej i zinte me grushta njerëzit, Zelda ziente me salsë domatesh bizhuteritë e pjesëmarrësve në festat e vazhdueshme, dilte nga dhoma e futur në karrocën e rrobave të papastra, i eksitonte aq shumë burrat sa që, siç rrëfente miku i tyre Edmund Wilson: “të gjorëve u duhej të mbylleshin në banjë”. Megjithatë, Scotti nisi të zemërohej kur e adhuruara e tij, Zelda, i ofroi një miku të dehur të kalonte natën me të, ndërsa një tjetri që ta ndihmonte të bënte banjë.

Ndërkohë, kryevepra e projektuar nuk po materializohej dhe i famshmi “krim i dekadës” vazhdonte të zinte faqet e para të gazetave, që flisnin për një krim xhelozie, për mëkatin e tradhëtisë bashkëshortore, dallimin mes klasave, ngatërrimin e njerëzve, për faktin që askush nuk po paguante për tragjedinë, për dyshimin që vrasësja ishte ndoshta një grua.

Fitz-ët kishin marrë me qera një vilë në Long Island, ku fshatrat e peshkatarëve tashmë ishin pushtuar prej miliarderëve që kishin ndërtuar vilat e tyre të mëdha: nga njëra anë ngriheshin pronat e mëdha të familjeve të vjetra aristokrate (Vanderbiltët, Frickët, Harrimanët, Morganët) dhe përballë tyre ngriheshin shtëpitë e ekzagjeruara të të pasurve të rinj, njerëz të teatrit, kinemasë dhe estradave, por edhe kontrabandistë dhe kriminelë të maskuar tashmë si xhentëllmenë: në roman zona ku banon Daisy, quhet “East Egg”, tjetra ku banon Gatsby, “West Egg”, dhe të dy shtëpitë shohin njëra tjetrën, të ndara nga një rrip deti, si dhe dritëza e gjelbërt mbi molin e vilës së Daisyt dhe Tom Buchananit, që për Gatsbyn do të shndërrohet në farin e parajsës.

Kryevepra e shumëpritur, nuk ishte gjë tjetër veçse ndonjë takim që konkretizohej mes një dehjeje dhe një tjetre, në ditët e humbura pas netëve të harbuara. Duhej larguar prej festave të vazhdueshme, dhe në fakt në orën 10 të mëngjesit të 3 majit 1924, me 17 valixhe dhe Enciklopedinë Britanike të plotë, Scotti, Zelda dhe Scottie, vogëlushja e tyre 2-vjeçare, u larguan nga Nju Jorku për në Sherburg të Francës, në bordin e piroskafit “Minewaska”. Morën me qera Vilën Marie në Bregun e Kaltërt, në Saint-Raphael, dhe këtu Scotti nisi të punojë seriozisht, duke u çliruar nga gjithçka që kishte shkruajtur tashmë, një histori me kohë fundin e Tetëqindës, dhe duke zgjedhur Nju Jorkun dhe Long Island në kohën dhe vendin ku ai ishte duke humbur, atë dëfrim të shkëlqyer, të paharrueshëm dhe të shfrenuar, të “krimit të dekadës”, të modës së radios, të furisë së alkoolit, të lirisë seksuale, të festave me kokteile, të aksidenteve vdekjeprurës në rrugë, të gangsterëve dhe policisë së korruptuar.

Titulli i parë që zgjodhi ishte “Pirgje hiri dhe milionerë”, më pas “Ndodhi në West Egg”, apo “Nën të kuqen, të bardhën dhe blunë” dhe në fund botuesi arriti ta bindë të zgjedhë “The Great Gatsby”. Pasi dorëzoi dorëshkrimin e rishikuar në Romën e urryer, ai tha: “Besoj se është romani më i mirë amerikan që është shkruajtur ndonjëherë, është diçka që nuk e kam lexuar kurrë më parë”. Krimi i dyfishtë Hall-Mills vazhdonte të ngacmonte gazetat (mes kronistëve të kohës shkëlqente Damon Runyon), frymëzonte romane dhe filma pa zë, dhe më pas ata me zë. Nuk gjendeshin fajtorët, por pas zhvarrimit të dy viktimave do të zbulohej për herë të parë se gruaja e re ishte goditur në kokë jo me një, por me tre plumba, dhe që e kishte fytin e prerë, të dhëna thelbësore këto që më parë i kishin shpëtuar policisë, ndoshta sepse ende nuk ekzistonte eksperti mjekoligjor.

Në romanin që Scotti e kishte shkruajtur me laps dhe që nuk e kishte ndërprerë, edhe pasi kishte zbuluar me dhimbje dhe zemërim që Zelda e tradhëtonte me një pilot, kishin hyrë personazhe si George Wilson, bashkëshorti i brishtë i Myrtle, e dashura e pasanikut tom Buchanan, e vrarë prej automobilit të Getsbit por që nuk po e ngiste ai vetë: Wilsoni i ngjante, në dëshpërimin e tij, James Millsit, bashkëshorti i gruas së vrarë në rasin Hall-Mills, në një moment të caktuar i dyshuar, por asnjëherë i gjykuar. Daisy e mrekullueshme dhe egoiste, vajza gjithmonë e dashuruar prej Gatsbyt, dukej e frymëzuar nga dashuria e parë e Scottit, Ginevra King, një prej katër debutueseve më të bukura të Chicagos Nick Carraway, rrëfyesi, mund t’i ngjante vetë Fitzgeraldit, ndërkohë që shumë i pasuri dhe misteriozi Gatsby, i ri dhe bukurosh, i veshur gjithmonë me ngjyrë rozë apo të argjendtë, me shije jo të mirë edhe në shtëpinë e tij të tepruar, mund të kujtonte Max Gerlachun, një kontrabandist i njohur, i cili ashtu si Gatsby kishte luftuar në Luftën e Madhe.

I pasuruar nga proibicionizmi dhe veprimtari të tjera kriminale, i pashëm dhe melankolik, organizator festash të paharrueshme të hapura për këdo dhe në të cilat nuk merrte pjesë asnjëherë, me vaskat e banjove të mbushura me gin, Gatsby i Fiztgeraldit është nga ata personazhe pas të cilëve dashurohesh. Dhe jemi ende këtu, në pritje që kinemaja t’i japë fytyrën dhe shikimin e duhur: deri tani, katër Gatsby-t e kinemasë, Warren Baxter, Alan Ladd, Robert Redford dhe Leonardo DiCaprio, nuk janë ai, janë të zymtë, ndonjëherë në kufijtë e qesharakes. Romani tek i cili autori dhe bashkëshortja e tij shpresonin aq shumë doli në SHBA në prill të vitit 1925, dhe nuk u pëlqye: shitën vetëm 20 mijë kopje dhe kritikat ishin shpesh të pamëshirshme. Kur vdiq, në dhjetor 1940, në moshën 44 vjeçare, Fitzgeraldi ndihej tashmë një dështak dhe ishte i sigurtë që Gatsby i tij do të harrohej përgjithmonë.

Zelda, shoqja e mrekullueshme e një rinie të mrekullueshme, ishte shtruar prej kohësh në një klinikë për çrregullime mendore (vdiq në vitin 1948, në zjarrin që ra në klinikë), ndërkohë që ai kishte shkuar të jetonte me gazetaren e gossip-it, Sheilah Graham. Askush nuk e harroi The Great Gatsby-n. As në Amerikë nuk është harruar çështja Hall-Mills, e përmendur shpesh herë sepse ka mbetur e pazgjidhur. Në vitin 1926, William Randolph Hearst, që kishte blerë “York Daily Mirror”, zbuloi krimin e dyfishtë dhe çështja u rihap. Vejusha e burrit të vrarë u arrestua bashkë me dy vëllezërit e saj dhe një kushëri. Më shumë se 300 gazetarë ndoqën procesin që zgjati një muaj. U urdhërua një tjetër autopsi dhe pati një tjetër zbulim, gjuha dhe laringu i të gjorës Eleanor ishin prerë. U thirrën 157 dëshmitarë dhe në 3 dhjetor, pas pesë orësh këshillimi, të akuzuarit u liruan. Pakujdesia, konkudon Careless People, “ka një rol thelbësor si tek The Great Gatsby, ashtu edhe në realitetin e kronikës së zezë”


LUANI DHE SHQIPONJA (Stemat shqiptare)

$
0
0

Lexo pjesën paraprake: Stemat private-familjare shqiptare

Prej kafshëve emblemë më i shpeshtë në stemat e heraldikës botërore po ashtu është luani. Kjo është figura më e dashur në heraldikë dhe pikërisht duke qëndruar në dy këmbët e prapme.[1] Sipas koleksionit të stemave që ruhet në Matica srpska, luanin e kanë si simbol këto familje: Kotromaniqi, në fq. 19, Brankoviqi, në fq. 24, Vladimiroviqi, në fq. 40, Alaupoviqi, në fq. 107, Shubiqi në fq. 111, Frankopaniqi në fq. 126, Tomanoviqi në fq. 137 e të tjerë.[2]

Jo vetëm në stemat e familjeve-private, por edhe në stemat territoriale luani është figurë e shpeshtë. Kështu luani është emblemë në stemat territoriale: të Rusisë, të Rumanisë, të Bullgarisë, të Shqipërisë, të Maqedonisë, të Malit të Zi, të Venedikut, të Austro-Hungarisë e të tjerave.[3]

Pas luanit figura më e preferuar në heraldikë ka qenë shqiponja në variante të ndryshme, e më së shpeshti shqiponja dykrerëshe që ka arritur prej Orientit në Bizant, pastaj kaloi në Serbi (shqiponjë e bardhë dykrerëshe), Shqipëri, Rumani, Mal të Zi, Gjermani, Holandë, Rusi, në dinastinë e Savojës, e të tjerë.[4]

Kah mesi i shek. XV shqiponja dykrerëshe u shndërrua  në emblemë të Bizantit që ishte duke u shkatërruar. Shqiponja dykrerëshe mund të shihet në përmendore bizante nga Stambolli si edhe në vulat e Paleologëve të fundit që ikën në Itali. Shqiponjën dykrerëshe si emblemë e kishin edhe shumë sundimtarë të tjerë që kishin çfarëdo lidhje me Bizantin, si: sundimtari i Krimesë Jugore, Aleseji në vitin 1475, despoti Mirçe nga Vllahia (vdiq në vitin 1418) dhe Kastriotët në Shqipëri. Dihet po ashtu se knjazi i madh rus, Jovani III, që u martua në vitin 1472 me Sofia Paleologen, të bijën e despotit Toma nga Moreja, filloi të përdorë shqiponjën dykrerëshe krahas me emblemën e vjetër të Moskës Sh. Gjergjin në kalë. Kështu, prej fundit të shek. XV kjo shqiponjë dy krerësh u bë stemë e Rusisë që konsiderohej si trashëgimtare ortodokse e Bizantit.[5]

Pas shkatërrimit të Bizantit shqiponja dykrerëshe qëndroi vetëm në Mal të Zi e Shqipëri. Kështu, për shembull, shqiponja dykrerëshe e Skënderbeut, që pastaj u bë stemë familjare e familjes Kastrioti, ka qenë në fushë të verdhë, familja Muzaka ka pasur shqiponjë dykrerëshe me yll, Ivan Cërnojeviqi në një kartë të vitit 1485 ka ngjitur një shqiponjë dykrerëshe, nipërit e Skënderbeut në Venedik po ashtu kanë pasur shqiponjë dykrerëshe.[6]  Di Kanzhi po ashtu vërteton se edhe Kastriotët e Napolit kanë pasur shqiponjë të zezë dykrerëshe në fushë të verdhë, kurse shqiponja dykrerëshe e Cërnojeviqit ka qenë shqiponjë e artë dykrerëshe në fushë të kuqe. Stemë të atillë mbanin edhe trashëgimtarët e Cërnojeviqëve në Venedik.[7]

Në kishën Sh. Dimitrie në manastirin e Markut në Maqedoni gjendet një pllakë. Për këtë pllakë Kondakovi thotë se është shqiponjë dykrerëshe e gdhendur dhe thotë se shqiponjën dykrerëshe e ka dhuruar perandori bizantin, Androniku, si stemë Andria e Muzakës për shkak të ngadhënjimit të tij mbi serbët, së bashku me titullit despot të Epirit.[8]

Po kështu edhe shqiponja dykrerëshe e kryqi me nga një gjysmë rrethi në çdo kënd (që më vonë do të hyjnë si elemente të stemës serbe) e kanë prejardhjen prej Bizantit.[9] Këtu duhet të theksoj se para fundit të shek. XIV shqiponja e bardhë dykrerëshe ka qenë mjaft e njohur në Serbinë e atëhershme, e para fundit të shek. XV edhe në Shqipëri.[10] (shih fig. 1)

Prej kësaj shihet se shumë familje e shtete si emblemë e kanë pasur shqiponjën dykrerëshe, si në Gadishullin Ballkanik, ashtu edhe në Evropë. Dy familje, dy popuj ose dy shtete mund të kishin krejtësisht emblemëe të njëjta në stema, por në një rast të atillë ngjyrat nuk duhet të ishin të njëjta. Çdo ndryshim i ngjyrës jep stemë të re edhe pse ka emblemë të njëjtë. Helmeta nuk ka qenë pjesë e detyrueshme e stemës. E kanë pasur stemat private dhe vetëm ato familje që kanë pasur fisnikëri ushtarake, kurse në stemat territoriale asnjëherë nuk ka pasur helmetë. Helmeta është paraqitur më vonë, në shek. XIV—XV, në kohën e kalorësisë më të zhvilluar.[11] Prandaj stemat më të vjetra nuk kanë pasur helmeta. Helmeta zakonisht ka qenë në përpjesëtim 2/3 deri më 1/2 të gjatësisë së mburojës.[12] Helmeta gjithmonë ka pasur ngjyrë hekuri dhe vendosej në profil, e kthyer kah ana e djathtë heraldike, respektivisht në anën e majtë nga shikuesi.[13] Prandaj të gjitha stemat e Kastriotit dhe të Dukagjinit kanë pasur helmeta të ndryshme. Kjo vërteton se këto familje kanë pasur fisnikëri ushtarake, përkundër fisnikërisë tjetër qytetare e kishtare që nuk kishin të drejtë të mbajnë mburojë në stemën e tyre, e kjo do të thoshte se ata janë bërë fisnikë jo për shkak të meritave ushtarake, por për shkak të pasurisë, të meritave kishtare, politike e të tjera.

Në stemat shqiptare helmetat kanë qenë të ndryshme:

Stemat

Krejt kjo dëshmon për karakterin ushtarak të fisnikërisë shqiptare që mbisundonte në Shqipëri.

Në stemat shqiptare ka pasur kurora, si në stemat territoriale, ashtu edhe në ato familjare. Kurorat e stemave familjare janë më të vogla, më pak të stolisura dhe janë të vendosura mbi mburojë. Ka pasur 5 lloje kurorash që sipas formës së tyre u përgjigjeshin dispozitave të rrepta të hierarkisë oborrtare: perandorake, princore, të kontëve, të baronëve, te dukëve e kurora të të gjithë njerëzve të oborrit mbretëror. Kurora perandorake e mbretërore ka qenë e stolisur shumë begatshëm dhe ka pasur shtatë degë prej të cilave 5 shiheshin, kurse kurora e princit (knjazit) ka pasur 5 degë prej të cilave 3 shiheshin.[14]

Te stemat territoriale të Shqipërisë kurorat kanë qenë perandorake ose mbretërore:Stemat2

 

Te stemat familjare kurorat kanë qenë princërore:Stemat 3

 

Shiriti qëndronte rrotull, nën ose mbi stemën, kështu që zakonisht skajet e tij kanë qenë të mbledhura si drapëri. Shiriti shërbente që në të të shkruhet diçka. Në shiritat e stemave territoriale shkruhej emri i popullit ose i territorit. Në shiritat e stemave familjare zakonisht shkruhej ndonjë devizë jetësore ose emri e mbiemri i mbajtësit të stemës. Shiriti nuk ka qenë pjesë e detyrueshme e stemës. Sipas rregullave heraldike shiriti duhej të kishte ngjyrë të njëjtë si edhe mburoja.[15] Te stemat shqiptare ka shirita të shumëllojshëm, e pikërisht:Stemat 4

 

Gjithë kjo dëshmon se stemat shqiptare i kanë pasur të gjitha elementet dhe se janë vizatuar sipas rregullave heraldike e në bazë të disa emblemave të njohura dhe sipas traditës të shfrytëzuara edhe prej fisnikërisë shqiptare. Si përfundim mund të themi se, megjithëse në shekujt e mesjetës në Shqipëri nuk ka pasur feudalizëm të zhvilluar fuqishëm, si në Evropën Perëndimore, me turnirë, me heraldë, me kalorës e riterë, për shkak se kjo nuk ka qenë karakteristike e feudalizmit turk, kurse feudalizmi para turqve nuk ka pasur vrull të madh, prapëseprapë feudalizmi shqiptar la shenja në burimet heraldike për të cilat u bë fjalë në këtë studim.

FUND

Aleksandar Matkovski

 BLASONS ALBANAIS DANS LE PASSE

L’auteur e divise son article en trios grands chapitres. Le premier chapitre a pour titre : « Les peuples balkaniques, avaient-ils des blasons d’Etat ou de pays jusqu’à l’arrivée des Turcs ? » Ici l’auteur démontre que le peuples balkaniques ne possédaient pas des traditions héraldiques assez importantes jusqu’à l’arrivée des Turcs.


[1] Bartol Zmajić, Razvitak heraldike u banskoj Hrvatskoj. Vjesnik hrvatskog državnog arhiva, 1. XI. Zagreb 1945, 54.

[2] L. Čurčić, Grbovnik grofa Ladislava Festetića u rukopisnom odeljenju Matice srpske. “Zbornik za društvene nauke”, 29. Novi Sad 1961, 118-121

[3] Žefarović, Stematografija, Novi Sad.

[4] Solovjev, Les amblemes heraldiques de Byzance et les Slaves.Seminarium Kondakovianum VII. Institut Kondakov, Praha, 1935, 119’164.

[5] Solovjev, Istorija srpskog grba, 143

[6] Po aty, 143.

[7] Du Cange, Historia byzantine,  350. Solovjev, Istorija srpskog grba, 145.

[8] Mirković, v.c. 23.

[9] Solovjev, O opstanku srpskog grba. Poseban otisak iz Šišićevog zbornika. Zagreb 1929, 547.

[10] Solovjev, Istorija srpskog grba, 139. Novaković v.c. 42.

[11] Novaković, v.c. 7.

[12] Aрсеньевъ, v.c. 209.

[13] Kamenčeva, v.c. 58.

[14] Aрсеньевъ, v.c. 232-234.

[15] Kamenčeva, v.c. 61.

100 Librat më të bukur të të gjitha kohërave

$
0
0
Jeni në dyshim se çfarë të lexoni? Këtu i keni titujt e 100 librave më të bukur të të gjitha kohërave nga Virxhinia Woolf, transmeton Almakos.
100. “Kryezoti i Unazave” nga JRR Tolkein
Auden mendoi se kjo përrallë me krijesa fantastike që kërkonin për stolitë e humbura do të ishte një ‘kryevepër’.
99. “Të vrasësh zogun përqeshës” nga Haper Lee
Këndvështrimi i një fëmije për paragjykimet raciale në Alabamën e viteve 30’.
98. “Shtëpia dhe Bota” nga Rabindranath Tagore
Një fisnik i pasur nga Bengali jeton i lumtur derisa shpërthen një revolucion radikal
97. “Rruga e Hitchhiker në Galaksi” nga Douglas Adams
Toka po shkatërrohet në zbulim të një rruge të re në hapësirë. Nuk duhet t’ju zërë paniku.
96. “Një mijë e një net”, anonim
Nusja e re e një mbreti persian tregon përralla për ngadalësimin e melankolisë pas aktit seksual.
95. “Zhgënjimet e të riut Werther” nga Johan Volfgang von Gëte
Werther e dashuron Sharlotën, por ajo është e fejuar.
94. “Fëmijët e mesnatës” nga Salman Rushdie
Fëmijët e hinduve të varfër dhe myslimanëve të pasur shkëmbehen në lindje.
93. “Kallajxhiu, rrobaqepësi, ushtari, spiuni” nga John le Carre
Ninullat e fëmijëve zbulojnë emrat e koduar të spiunëve britanikë të dyshuar për tradhëti.
92. “Ferma e Ftohtë” nga Stella Gibbons
Satira komike e romancave rurale. Diçka ‘e keqe’ vihet re në raftin e druve.
91. “Përralla e Genjit” nga Lady Murasaki
Jeta dhe dashuritë e djalit të një perandori. Dhe ndoshta novela e parë botërore.
90. “Nën rrjetë” nga Iris Murdoch
Marrëdhënia e një pseudo-shkrimtari dhe një ylli filmash. Kombinim i komedisë dhe filozofisë.
89. “Blloku i artë i shënimeve” nga Doris Lessing
Lessing e konsideron komunizmin dhe lirinë e femrave në atë që Margaret Drabble e quan “hapërisa e brëndshme fiksionale”.
88. “Eugjen Onjegini” nga Aleksandër Pushkin
Pasion, poezi dhe pistoleta në këtë roman dashurie
87. “Në rrugë” nga Jack Kerouac
Gjenerata e djemve që kanë si qëllim “të digjen” si qirinj të bukur të verdhë romanesh.
86. “Xha Gorioi” nga Honore de Balzak
Një dozë zhgënjyese e realitetit. Anti-heroi u bë një legjendë në ngjitjen e pamëshirshme të shkallës së shoqërore.
85. “E kuqja dhe e zeza” nga Stendhal
Heroi që lufton kundër materializmit dhe hipokrizisë së shoqërisë franceze nëpërmjet qëndresës
84. “Tre musketjerët” nga Aleksandër Dumas
“Një për të gjithë e të gjithë për një” : motoja e tre luftëtarëve të njohur
83. “Germinal” nga Emile Zola
E shkruar për të arritur ndryshimin shoqëror, “Germinal” dokumenton urinë e minatorëve francezë.
82. “I huaji” nga Albert Kamy
Francezi që vrau një shok arab në Algjeri dhe pranoi indiferencën e botës.
81. “Emri i trëndafilit” nga Umberto Eko
Nxjerrja në dritë e një vrasjeje në një manastir italian të shekullit 14.
80. “Oskar dhe Lusinda” nga Peter Carey
Një trashëgimtare australiane vë bast me një prift anglikan se nuk mund ta lëvizë xhamin e kishës për 400 km.
79. “Deti i gjerë i Sargasos” nga Jean Rhys
Zëri human drejt gruas së çmendur në papafingo
78. “Aventurat e Lizës në Botën e Çudirave” nga Levis Carroll
Logjika e Carroll-it bën të mundur besimin në 6 gjëra të pamundura përpara mëngjesit.
77. “Kapja-22” nga Joseph Heller
Yossarian ndjen një impuls prej vrasësi për armët e të huajve
76. “Procesi” nga Franc Kafka
Jozef K deklaron se është i pafajshëm kur papritur arrestohet. Por”I pafajshëm për çfarë”?
75. “Cider me Rozin” nga Laurie Lee (Cider*-pije alkoolike me limon)
‘Pijet e fshehta’ të protagonistit ndodhen në një kamionçinë
74. “Në pritje të Mahatmas” nga RK Narayan
Komedia e butë në të cilën një indian i inspiruar nga Gandi shndërrohet në një ekstremist anti-britanik.
73. “Asgjë e re nga fronti i perëndimit” nga Erik Maria Remark
Horrori i Luftës së Madhe e parë nga një ushtar adoleshent
72. “Darkë në restorantin e vendlindjes” nga Anne Tyler
Prindërit që ndikojnë në mënyra të ndryshme tek tre fëmijët e tyre.
71. “Ëndrra e dhomës së kuqe” nga Cao Xueqin
Depërtimi i thellë në shoqërinë kineze të shekullit 18.
70. “Leopardi” nga Xhuzepe Tomazi di Lameduza
Këmishëkuqtë e Garibaldit ndërhyjnë në Siçili për të rrëzuar fisnikërinë.
69. “Nëse në një natë dimri një udhëtar” nga Italo Calvino
Mashtrimi ndërkombëtar i librit që u ekspozua në periudhën postmodreniste.
68. “Përplasja” nga JG Ballard
Ish-shkencëtari i televizionit që predikoi “një sektualitet të ri, të lindur nga një teknologji perverse.
67. “Një hark në lumë” nga VS Naipaul
Indiano-afrikani lindor udhëton në zemër të Afrikës dhe arrin në përfundimin se bota është ajo që është.
66. “Krim dhe ndëshkim” nga Fjodor Dostojevski
Djali që takohet me fajdexhiun. Djali vret fajdexhiun me një sëpatë. Faji, avaria, Siberia, shpengimi
65. “Dr Zhivago” nga Boris Pasternak
Idealizmi romantik i doktorit të ri që u shkel nga mizoritë e Revolucionit Rus.
64. “Triologjia e Kairos” nga Naguib Mahfouz
Ndjek tre breza të jetës në Kairo nga Lufta e Parë Botërore deri në vitin 1952.
63. “Rasti i çuditshëm i Dr Xhekill dhe Z. Hyde” nga Robert Louis Stevenson
“Përralla me lugatë” i doli Stevenson-it në ëndërr.
62. “Udhëtimet e Guliverit” nga Jonathan Swift
Satira e Sëift-it rreth përrallave të udhëtuesve
61. “Emri im është e kuqja” nga Orhan Pamuk
Një piktor vritet në Stamboll në vitin 1591.
60. “Njëqind vjet vetmi” nga Gabriel Garsia Markez
Miti dhe realiteti shkrihen në mënyrë magjike sëbashku në sagën e familjes kolumbiane.
59. “Fushat e Londrës” nga Martin Amis
Një novelist i dështuar vjedh ditarin e një gruaje që po komploton vetëvrasjen.
58. “Detektivët e egër” nga Roberto Bolano
Bandat e poetëve amerikano-jugorë udhëtojnë nëpër botë, flenë kudo dhe sfidojnë kritikat me duele.
57. “Loja e perlave prej qelqi” nga Herman Hesse
Intelektualët tërhiqen nga jeta e tyre për të luajtur një lojë me rregulla matematikore dhe muzikore.
56. “Daullja e llamarintë” nga Gunter Grass
Kujtimet e një shtëpie gjatë Luftës së Dytë Botërore. Tekst kyç nga realizmi magjik europian.
55. “Austerlitz” nga WG Sebald
Novela në të cilën një historian i lindur në Çeki rikujton historinë e tij gjatë Holokaustit.
54. “Lolita” nga Vladimir Nabokov
Obsesioni seksual i profesorit me një vajzë adoleshente komplikohet nga pasioni që mamaja e vajzës ka për profesorin.
53. “Përralla e bërë me duar” nga Margaret Atwood
Pasi lufta nukleare i la shumë femra sterile, ato pjellore u skllavëruan për lindje.
52. “Gjahtari në thekërishte” nga JD Salinger
Pasi u përjashtua nga shkolla parapërgatitore, adoleshenti antagonist has shumë pengesa në jetë.
51. “Bota e krimit të organizuar” nga Don DeLillo
Nga bejsbolli në mbeturina nukleare, jeta e vonshme amerikane e shekullit 20.
50. “I dashur” nga Toni Morrison
Udhëtimi deri në skutat më të errëta të skllavërisë amerikane
49. “Vilet e zemërimit” nga John Steinbeck
Kërkimi i dinjitetit dhe pagave pas shpërthimit të Depresionit të Madh.
48. “Thuaji malit” nga James Baldwin
Eksploron rolin e Kishës Kristiane në komunitetin afrikano-amerikan.
47. “Lehtësia e padurueshme e të qënit” nga Milan Kundera
Pabesitë e një doktori që stresojnë bashkëshorten e tij. Por nëse jeta nuk ka kuptim, atëherë kjo është e parëndësishme.
46. “Rinia e zonjushë Zhan Brodi” nga Muriel Spark
Një mësuese që tradhëtohet nga nxënësi i saj i preferuar, i cili bëhet murg.
45. “The voyeur” nga Alain Robbe-Grillet
Ishte shitësi ai që e vrau vajzën në plazh. Megjithatë, kush e pa?
44. “Neveria” nga Zhan Pol Sartri
Një historian sëmuret rëndë nga ekzistenca e tij, por vazhdon të jetojë.
43. “Lepuri” nga John Updike
Një ish-yll i basketbollit të shkollave është i pakënaqur me martesën, rolin e babait dhe punës së tij.
42. “Aventurat e Hakëlbërri Fin” nga Mark Tuein
Një djalë dhe një i arratisur largohen drejt Misisipit.
41. “The hound of the Baskervilles” nga Arthur Conan Doyle (Hound* – lloj qeni)
Një i varur nga droga ndjek një qen fantazëm nëpër këneta gjatë mesnatës
40. “Shtëpia e Mirth” nga Edith Wharton
Lily Bart preferon luksin përpara martesës për dashuri. Skandalet e shumta pasojnë
39. “Gjërat thyhen” nga Chinua Achebe
Një udhëheqës lokal ferme në Nigeri tronditet nga vdekja aksidentale dhe arritja e një misionari.
38. “Getsbi i Madh”, nga F. Skot Fixherald
Dashuria e një misteriozi milioner për një grua e fut atë në telashe.
37. “Kujdestari” nga Anthony Trolliope
“Nga të gjithë novelistët në vend, Trollope e kupton më mirë rolin e parasë,” thotë Auden.
36. “Të mjerët” nga Viktor Hygo
Lufta e një ish-të dënuari për të mirën, përfundon keq.
35. “Xhimi fatlum” nga Kingsley Amis
Një pedagog i paangazhuar i historisë përleshet me shefin e tij pompoz.
34. “Gjumi i madh” nga Raymond Chandler
“Burrat e vdekur janë më të rëndë se zemrat e thyera” në këtë vepër kriminale
33. “Clarissa” nga Samuel Richardson
Aventura e heroinës me shefin e shtëpisë publike Robert Lovelace
32. “Vallëzim me muzikën e kohës” nga Anthony Powell
Saga me dymbëdhjetë libra, ku personazhi kryesor vesh “llojin e gabuar të xhaketës”
31. “Suite Francaise” nga Irene Nemirovsky
E publikuar 60 vjet pasi autorja kishte vdekur, këto dy novela paraqesin jetën në qytetin dhe fshatin francez të pushtuar nga nazistët.
30. “Shlyerja” nga Ian McEvan
Fut shkronjën “c” në novelën e qytetit klasik anglez
29. “Jeta: një përdorim manual” nga Georges Perec
Ekuacioni i jetës në apartamentet pariziene. Edhe e dhomave bosh
28. “Tom Jones” nga Henry Fielding
Përvoja e punës si rrobaqepës e një djali përpara se të martohej me vajzën fqinje.
27. “Frankenshtajn” nga Mary Shelley
Përpjekjet e njeriut për t’u tallur me mekanizmin perfekt të Krijuesit të Botës kanë pasoja tragjike.
26. “Cranford” nga Elizabeth Gaskell
Fshatarët e veriut kundër ndryshimeve sociale që shoqërojnë revolucionin industrial
25. “Guri i Hënës” nga Wilkie Collins
Një nga novelat detektive moderne angleze më të mira e më të gjata.
24. “Uliksi” nga Xhejms Xhojs
Kryevepra moderniste që përsërit Homerin me humor. Përmban një nga fjalitë më të gjatë të letërsisë angleze. 4,391 fjalë.
23. “Zonja Bovari” nga Gustav Flobert
Gënjeshtrat e një marrëdhënieje dashurore e çojnë një doktor provincial drejt agonisë.
22. “Një udhëtim në Indi” nga EM Forster
Një akuzë false ekspozon shtypjen raciste të rendit britanik në Indi
21. “1984” nga Xhorxh Oruell
Ku ka ndikim më të keq Big-Brother se tek serialet televizive që ka inspiruar?
20. “Tristram Shandy” nga Laurence Sterne
Samuel Johnson besonte se novela eksperimentale ishte shumë e çuditshme për t’u zgjatur më tej
19. “Lufta e Botëve” nga HG Wells
Tregimi i pushtuesve gjakpirës marsianë
18. “Scoop” nga Evelyn Waugh
Waugh e bazoi novelën mbi reporterin e vogël të pashpresë gjatë farsës gazetareske me ish-botuesin e Telegraph Bill Deede.
17. “Tesi i d’Erbërvilëve” nga Thomas Hardy
Standardet seksuale të dyfishta mbahen ‘të ftohta’ në këtë tragjedi rurale
16. “Brighton Rock” nga Graham Greene
Novela është një triller kriminal në Brigtonin e viteve 30’.
15. “Kodi i Wooster-ve” nga PF Wodehouse
Novela e tretë që flet për Bertie Wooster dhe shërbëtorin e saj Jeeves.
14. “Lartësitë e stuhishme”, Emily Bronte
Novela e Emily-t rreth dashurisë së dy të rinjve, Catherine dhe Heathcliff…dhe ndarjes së tyre.
13. “David Koperfild” nga Çarls Dikens
Borxhi dhe mashtrimi në romanin gjysmë-biografik të Dikensit.
12. “Robinson Kruzo” nga Daniel Defo
Një person që përfundon në një ishull të humbur, arrin të gjejë Zotin.
11. ”Krenari dhe paragjykim “nga Jane Austen
Çdo djalë i klasit të lartë meriton një vajzë të paragjykuar.
10 “Don Kishoti i Mançes”nga Migel de Servantes
Tregimi I aventurave te dy kalorësve që luftojnë me mullnjtë e erës.
9. ”Zonja Dalloway“ nga Virginia Woolf
Vetëvrasja e Septimus nuk e përkëdhel ndërgjegjjen e heroinës tonë
8. ”Turpi” nga JM Kortez
Një profesor anglishteje nga Afrika e Jugut humbet gjithçka pasi josh një studente.
7. “Xhejn Ejr” nga Sharlot Brontë
Pavarësisht se sa e varfër dhe e vuajtur ajo është, zoti Roçester dëshiron të martohet me të ilegalisht.
6. “Ne kërkim te kohës së humbur” nga Marsel Prust
Shtatë volume meditimi në memorie.
5. “Zemrat e errësirës” nga Jozef Konrad
“Pushtimi i botës”, tha Konrad, ”nuk është një gjë e bukur”
4. “Portreti i gruas” nga Henri Xhejms
Një trashëgimtare amerikane ne Europë “përballet me fatin” duke u martuar me një burrë egoist
3. “Ana Karenina” nga Leo Tolstoy
Kurorëshkelësja e Leo Tolstoit lindi nga mjë ëndërr aristokratike.
2. “Moby-Dick” nga Herman Melville
Kapiteni Ahab kërkon hakmarrje ndaj balenës së bardhë e cila i hëngri këmbën.
1. “Mes Marsi” nga George Eliot
“Një nga pak novelat angleze për të rritur”

 “Stina e ujkut” edhe në gjuhën malazeze

$
0
0

Vepra e shkrimtarit Ridvan Dibra, “stina e ujkut” është përkthyer edhe në gjuhën malazeze.

Dijana Gj. Dukaj

Shoqata rajonale e shkrimtarëve “TEUTA” e themeluar nga shkrimtarët nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi. Me datë 8, 9 dhe 10 shtator ne Rozhajë, Deçan, Rugovë dhe Bajram Curr organizon manifestimin e tretë letrat “Muzat e Alpeve 2015”. Dita e parë e këtij manifestimi që fillon me datë 8 shtator, gjegjësisht sot, në Rozhajë ka temën: “Vargu shqip brenda territorit të Malit të Zi”. Manifestimi do të vazhdojë me promovimin e librit  që është përkthyer në gjuhën malazeze “Stina e ujkut”- “Vucje doba” nga shkrimtari i mirënjohur Ridvan Dibra. Kurse do të përmbyllet me mbrëmje poetike me deklamim poezish nga shkrimtarët e pranishëm.

Ndërkaq, dita e dytë me 9 shtator vazhdon në Deçan me vizitë në muzeun privat “ETNOKASTRIOTI” në Isniq, për të vazhduar kështu në asamblenë komunale në diskutim mbi temën “këmbimi letrat Kosovë – Mal i Zi – Shqipëri” si dhe promovimi i librit “Asht i kombit” nga Azgan Haklaj. Ndërsa në Rugovë do të diskutohet mbi temën “njohja e ndërsjellë e letërsisë ballkanike” e që po ashtu përmbyllet me mbrëmje poetike.

Sakaq, dita e tretë e që është përmbyllëse e këtij manifestimi mbahet me datë 10 shtator në Bajram Curr ku në bashkë organizim me “klubin e shkrimtarëve dhe artistëve – Tropojë vazhdon diskutimi mbi temën “prania e vargut shqip në trojet etnike”. Po ashtu, bëhet edhe promovimi i librit të përkthyer në shqip “Majko zašto?“-  „Nënë përse“? i autores boshnjake Mirsada Bibiç –Shabotiç.  Kurse organizimi i sivjetëm është mbështetur nga Ministria për kulturë, rini dhe sport, ministria për diasporë të Republikës së Kosovës, bashkia e Bajram Currit, komuna e Deçanit si dhe komuna e Klinës.

Ndërsa çmimi jetësor „TEUTA“ të cilin vitin e kaluar e fitoi shkrimtari shqiptar Dritëro Agolli, këtë vit kalon tek Ramiz Kelmendi që është figurë e spikatur e letërsisë shqipe në Kosovë.

Manifestime të tilla janë mjaft të rëndësishëm për çdo vend e sidomos kur është fjala për vepra të përkthyera. Me siguri se lexuesit malazias do të jenë kureshtar për të lexuar një vepër të tillë nga Dibra. Me përmbajtje mjaft domethënëse, me një dialog të pazakontë mes njeriut dhe ujkut.

Promovohet libri me poezi i Isakovskit, “Deka da”

$
0
0

Institucioni kulturor “Blesok”, më 19 shtator në orën 21, në klubin QKR organizon promovimin e librit me poezi nga autori Igor Isakovski “Deka da”.

“Në ditëlindjen e Igorit, nga miqtë e tij do të  recitohen këngët e përmbledhjes së fundit të cilat ai i ka shkruar. Do të recitojnë Jovica Ivanovski, Xhabir Deralla, Tihomir Jançovski, Rumena Buzharovska, Ana Martinovska, Srgjan Janaqieviq, Vlladimir Martinovski. Do të ketë performacë muzikore ku do të luaj me kitarë Toni Kitanovski. Do të flasim Për Igorin, do të lexojmë poezi dhe do ta dëgjojmë muzikën të cilën ai e donte”, thuhet në njoftimin e ngjarjes.

Talenti poetik për Kongresin e Manastirit

$
0
0

Poeti Gajur Pajaziti kërkon përkrahje më të madhe nga institucionet e vendit.

Nëntori po afrohet bashkë me mollat e kuqe te vjeshtës të këtij viti, kurse poeti Gajur Pajaziti vjen me përmbledhjen me poezi të botuar në Bukureshtin e famshëm të Rilindasve tanë shqiptar, në qytetin e Asdrenit, që mban titullin “107 Vjet Dritë”.

Kjo vepër është botuar  nga Shoqatën Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, kurse realizimin e ka bërë shtëpia botuese “Amanda Edit”. Poeti nga Kopanica e Shkupit në poezitë e tij flet për alfabetin shqip, për abetaren, librin, mësuesin, atdheun, fshatin, gurbetin, për shkollën fillore “Drita”,  aty ku edhe vetë ka mësuar shkrim-leximin… Në poezitë e tij përmenden Figurat e Kombit të cilët morën pjesë në Kongresin e Manastirit, si Luigj Gurakuqi, Gjergj Qiriazi, Ndre Mjeda, Mithat Frashri dhe një numër i madh dijetarësh që vendosën për themelimin e alfabetit tonë.

Poeti i ri Gajur Pajaziti me vargjet e qëndisura në librin e tij të titulluar “107 Vjet Dritë është munduar që të japë një kontribut të rëndësishëm me rastin e këtij përvjetori historik. Autori qytetin e Manastirit e sheh si një kala të ngritur me shkronjat e alfabetit shqip, duke theksuar se në këtë qytet duhet të investohet çdo ditë e më shumë për shkak se bëhet fjalë për folenë e alfabetit shqip.

Poeti në poezitë e tij kujton shumë mirë rrugën e shkronjave, i laton me një stil bukur vargjet dhe veta, ndërkohë shtron pyetjen se si  do të thurte poezit pa këtë vegël relevante gjuhësore e shprehimore.  Për Pajazitin, poesia është zona në të cilën zemra dhe shpirti gjejnë rehatinë.

Lapsat e rinj si Pajaziti duhet të përkrahen nga të gjitha institucionet kulturore dhe arsimore, nga afaristë, nga çdo individ që e do ardhmërinë dhe fjalën e shkruar nga të gjitha trojet shqiptare.

“Lufta dhe Paqja” mozaik romancë të mrekullueshme, filozofisë dhe mbijetesës

$
0
0

“Lufta dhe Paqja”, vazhdon të mbërthejë gjenerata të tëra lexuesish të cilët joshen me tregimin dhe kuptimin e qartë dhe inteligjent të shpirtit njerëzor, nëse ende s’keni vendosur çfarë të lexoni këtë javë, Portalb ua sugjeron këtë roman të mrekullueshëm. Libër që në njëfar mënyre shkon me motin e ftohtë.

“Lufta dhe Paqja”, është një roman me katër vëllime, i botuar në vitin 1869 prej Leon Tolstoit.  Në këtë roman flitet për ngjarjet e trazuara në Rusi gjatë luftërave të Napoleonit në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Libri përmbledh një periudhë relativisht të shkurtër – pesëmbëdhjete vjet – por paraqet jetët e karaktereve të ndryshëm nga të gjitha segmentet e shoqërisë me detaje të gjalla dhe të realizuara mirë.

Romani pasqyron përballjen e një gjenerate me ndryshimin, i cili i bën disa që të luftojnë për të mbrojtur strukturën ekzistuese edhe me jetën e tyre, ndërsa të tjerët e kuptojnë se mënyrat e vjetra po zhduken.

Autori i mirënjohur Mark Tuein është shprehur për këtë libër:

“Tolstoi ka harruar të përfshijë vetëm një garë me varka, sepse çdo gjë tjetër që ka lidhje me pushtimin e Rusisë nga Napoleoni në vitin 1812 është këtu.”Luftë dhe Paqe

Tolstoi është ekspert në vizatimin e duhur të skenave dhe të betejave, pasi ai përshkruan ndjenjat personale të qindra karaktereve nga të gjitha shtresat e shoqërisë. Ajo që e bën librin kaq të dashur, është se mes morisë së madhe të personazheve janë edhe tri përshkrime fantastike të princit Andrei, Natashës dhe Pierit, të cilët luftojnë me dashuri dhe përpiqen të gjejnë një mënyrë të duhur për të jetuar.

Pjesërisht leksione historie, pjesërisht romancë e mrekullueshme, pjesërisht revizionizëm betejash, dhe pjesërisht leksione filozofie, këtë e karakterizon kë libër të mrekullueshëm.

Dy fjalë për gruan time

$
0
0

Edhe një Shqip, Rudina Xhunga vjen me libër të ri

31 intervista dhe debate historike, që  sollën debatin ndryshe në Shqipëri. Personazhe ekskluzivë që nisin me Kadarenë në Izrael dhe përfundojnë me Michel Houellebecq në Paris. Një libër, që autorja ia dedikon publikut të një emisioni ku u angazhuan mendjet më përfaqësuese shqiptare dhe emrat me më tepër ndikim bashkëkohor, njofton Mapo.al.

Sapo ka dalë libri më i ri nga Rudina Xhunga. “Edhe një shqip” përmban më të mirën e emisionit të gazetares Xhunga, të realizuar ndër 13 vite. 31 intervista dhe debate historike, që  sollën debatin ndryshe në Shqipëri. Personazhe ekskluzivë, që nisin me Kadarenë, në Izrael dhe përfundojnë me Michel Houellebecq, në Paris. Një libër, që autorja ia dedikon publikut të një emisioni ku u angazhuan mendjet më përfaqësuese shqiptare dhe emrat me më tepër ndikim bashkëkohor. Një botim i “UET Press”, me vlerë për studentët e Komunikimit dhe të Gazetarisë, i cili vjen me një parathënie nga bashkëshorti i Xhungës, Dritan Hila. Ai sjell një Rudinë siç e ka njohur; personazh televiziv, drejtuese e emisioneve ku ka qenë i ftuar dhe tani, si gruan e jetës dhe nënën e vajzës së  tyre, Alanës. 


Kadare, përsëri pretendent për çmimin Nobel

$
0
0

Ka disa ditë që agjenci të ndryshme në të githë botën parashikojnë pretendentët e çmimit Nobel për letërsi ku padyshim ndër to përmendet edhe pretendenti i kahmotshëm Ismail Kadare.

Kadare që dyzet vite është pretendent i rregullt për çmimin Nobel dhe zakonisht ka qenë ndër kryesorët e pretendentëve për të fituar këtë çmim. Kjo ka bërë që ai të vlerësohet nga studiuesit e letërsisë shqipe por edhe asaj botërore.

Sipas La Repubblica ja disa nga pretendetët përveç Kadaresë. Shkrimtarja bjelloruse Svetlana Alexievich, autori kenian Ngugi ëa Thiong’o, romancieri nga ShBA Joyce Carol, poeti koreanojugor Ko Un, poeti sirian Adonis, romancieri japonez Haruki Murakami si dhe autori hungarez Peter Nadas. Këtë vit iu shtua listës së pretendentëve edhe Ursula Le Guin, shkrimtare e letërsisë shkencore nga SHBA. Sipas shumë kritikëve, ajo mund të jetë edhe laureate. Do të ishte e para nobeliste e këtij zhanri. Shkrimtarët amerikanë kanë mbi 20 vjet që nuk e marrin Nobelin, Toni Morrison ishte shkrimtarja amerikane që e fitoi Nobelin më 1993.

Çmimi Nobel për Letërsi është çmimi më i lartë për arritjet më të mëdha letrare nga një (ose disa) autorë brenda një viti.Për herë të parë me këtë çmim u laureua shkrimtari francez Sully Prudhomme në vitin 1901, ndërsa e fundit në vitin 2014 Çmimin Nobel për Letërsi e fitoi shkrimtari francez Patrick Modiano. Shkrimtari i parë shqiptar që u emërua për këtë çmim ishte poeti kombëtar Gjergj Fishta.

Justin McCarthy, një amerikan në Tiranë për të rrëfyer: Ç`u gjeti miliona myslimanëve gjatë rënies së Perandorisë Osmane

$
0
0

Të hënën  vjen në Tiranë nga Amerika Justin McCarthy, autori i një vepre studimore të pazakontë, të titulluar: ‘Vdekje dhe Dëbim – spastrimi etnik i myslimanëve osmanë, 1821-1922’.

Pra, siç shihet, është fjala për periudhën e fundit të Perandorisë Osmane, rënien e saj, që u shoqërua nga luftra me theks nacionalist si pasojë e prishjes së një rendi të caktuar, duke kulmuar më pas me Luftën e Parë Botërore, transmeton tesheshi.com.

E veçanta e veprës është se nuk niset nga asnjë premisë me bazë emotive, siç mund të jetë feja apo nacionaliteti. McCarthy është një i krishterë dhe amerikan po ashtu. Por ai niset vetëm nga premisa shkencore në punën e tij, gjë të cilën e sqaron në parathënie, edhe sa i përket motivit të studimit të tij:Death and Exile cover 20120217-003

“Ishte demografia ajo që më çoi drejt hulumutimit të spastrimit etnik të myslimanëve osmanë. Kur fillova studimet rreth demografisë së Perandorisë Osmane, zbulova, për habinë time, se askush nuk e dinte me të vërtetë se sa myslimanë kishte patur në kohërat osmane.  Teksa përllogaritja shifrën e saktë të popullsisë së myslimanëve të Anadollit, zbulova një tjetër fakt që nuk ishte përfshirë kurrë në librat europianë dhe amerikanë të historisë: pothuajse 3 milion myslimanë kishin vdekur në luftrat gjatë periudhës  nga viti 1912 deri në vitin 1922. Vendosa që të hulumtoj e të gjej se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë. Çfarë e kishte shkaktuar vdekjen e kaq shumë myslimanëve…”   

Nga ana tjetër, po duke iu referuar parathënies së librit, autori McCarthy përmend diku dhe viktimizimin jo pak dhe të të krishterëve në valën e luftrave me karakter nacionalist që çoi me pas dhe në spastrime etnike. E potencon këtë fakt kur është fjala për serbët dhe grekët e lëshuar frerësh: “’Vdekje dhe Dëbim’ katalogon vuajtjet e myslimanëve, por nuk duhet menduar se të krishterët nuk vuajtën. Kjo ishte veçanërisht e vërtetë në Shqipëri. Pushtuesit nga Mali i Zi dhe Serbia rrënuan si fshatrat e shqiptarëve myslimanë ashtu dhe ato të të krishterëve pa dallim. Greqia zaptoi trojet e shqiptarëve, pa marrë parasysh fenë e banorëve të tyre. Në një kohë që dhimbja ishte e gjithëmbarshme, është e pamundur të thuhet se kush vuajti më tepër, dhe as nuk ka dobi që të spekulohet lidhur më këtë çështje. Të gjithë shqiptarët u bënë viktima të katastrofës së kombit të tyre.  

Kështu shkruan pra autori në parathënien e librit të tij, e cila është një sintezë e përfundimeve nga hulumtimet e mëdha me bazë krejtësisht shkencore.

Justin McCarthy është profesor i Historisë në Universitetin e Lousville-it, historian pa dyshim, si dhe demograf, i cili i është kushtuar historisë së popujve të Ballkanit dhe të Lindjes së Mesme, me një sërë  veprash studimore

Promovimi i veprës studimore të  Justin McCarthy-it ‘Vdekje dhe Dëbim – spastrimi etnik i myslimanëve osmanë, 1821-1922’, do të bëhet të hënën në orën 11.00, në sallën ‘Balshaj’ të ambienteve të Hotel Tiranës. Ai do jetë prezent personalisht për të folur mbi këtë vepër.

“Dashuri”, prehja dhe rrëmuja e ndjenjave në një vend

$
0
0

Portalb ua sugjeron të njiheni me Toni Morrison sepse veprat dhe stili i saj unik, kanë aftësinë ta mbajnë mbërthyer çdo lexues edhe kur ai ua di brendinë. Sado që t’i keni lexuar veprat e Morrisonit, çdo herë ajo sjellë ide të reja mes rreshtave, kjo autoren e bën unike dhe të rëndë për t’ia zbuluar të gjitha “hilet” apo mjeshtëritë artistike.

Toni Morrison është pseudonim i Chloe Anthony Wofford, i njërës ndër shkrimtaret më të rëndësishme të kohës sonë, aktualisht është 84 vjeçe dhe është shumë aktive në letërsi. Është fituese e çmimit Nobel për letërsi në vitin 1993, fituese e çmimit Pulitzer, fituese e titullit të Lirisë, titulli më i lartë-CV në SHBA, akorduar nga presidenti Barack Obama, llogaritet si një ndër gratë më të fuqishme të shekullit.

Toni Morrison dhe Barach Obam

Toni Morrison dhe Barack Obama

“Dashuri”, është romani i tetë i autores amerikane.

Autorja ka arritur të flas në këtë roman, në mënyrë të mahnitshme, me një pasuri të jashtëzakonshme karakteresh për një temë të komplikuar dhe universale. Përmes këtij librit Morrison përpiqet të sjellë një panoramë të kontestit jetësor të njerëzve me ngjyrë mes dekadave të viteve 50-60. Në qendër të rrëfimit janë historitë e marrëdhënieve njerëzore të përziera me dashuri dhe urrejtje. Në rreshtat e librit shfaqet një diversitet brezash duke dashur që të përçojë këndvështrime të ndryshme duke dërguar mesazhe për arsimim, marrëdhëniet njerëzore, respektin për veten si dhe për luftën e vazhdueshme të afro-amerikanëve për të drejtat e tyre në sfondin e kohës së viteve 60.

Libri është aq kompleks sa janë komplekse të gjitha marrëdhëniet njerëzore, me pak fjalë, është një libër për dashurinë e të gjitha formave. Në të janë të përfshira, dashuria familjare, dashuria romantike, dashuria e dhunshme, dashuria e munguar etj.

Portalb ua sugjeron këtë libër sepse thjeshtë, secili mund të gjejë copëza nga ndjenjat e tij në ndonjë kënd nga shumë këndet e librit.

Lexo: Libri i javës së parë, “Lufta dhe Paqja” mozaik romancë të mrekullueshme, filozofisë dhe mbijetesës.

“Gatsby i Madh”, dëshmia që paraja nuk të bën të lumtur

$
0
0

Gatsby i Madh (The Great Gatsby) është një novelë e shkruar në 1925 nga autori amerikan F. Scott Fitzgerald, që paraqet jetën e disa karaktereve që jetojnë në një qytet joreal.

Ngjarjet e novelës tregohen përmes narratorit të saj, Nik Karrauei, një student i sapodiplomuar në Jale, që është pjesë e botës që ai përshkon, por njëkohësisht dhe i ndarë prej saj. Ai bëhet pjesë e jetës së fqinjit të tij, dhe padashur përfshihet në fundin fatal që pret atë dhe ish të dashurën e tij, Daisy.

Portalb u sugjeron të njiheni me këtë novelë të mrekullushme që në vete e ngërdhen mesazhin e një proverbe të vjetër , “Paraja nuk është lumturi”.

Historia fokusohet kryesisht në jetën misterioze të djalit të ri milioner Jay Gatsby dhe pasionit të tij donkishotesk për bukuroshen Daisy Bukanan. Në pamje të parë, ai është një i pasur i ngeshëm që jeton jashtë New Yorkut, buzë ngushticës së Long Islandit, në një vilë madhështore ku jep pritje të jashtëzakonshme. Rreth këtij personazhi shkëlqimplotë dhe shumë të pasur qarkullojnë mjaft fjalë: askush nuk e di nga vjen dhe si e ka vënë pasurinë. Vihet re që është një njeri klasi, që njeh zakonet e shoqërisë së lartë.

Aktori Leonardo DiCaprio, skë nga filmi, "Getsby i Madh"

Aktori Leonardo DiCaprio, skë nga filmi, “Getsby i Madh”

Rreth tij mbretëron një frymë madhështie aristokratike dhe personaliteti e tij u bën përshtypje të gjithëve që  e takojnë. I tillë është rasti i Nik Kerriuejit, fqinj i Gatsby t misterioz, të cilin Ficxheraldi e ka bërë tregimtarin e historisë.

Milioneri i sajuar dhe vetëshpikur Jay Gatsby mishëron paranë, ambicien, lakminë dhe premtimin për fillimin e ri. Gatsby besonte në dritën e gjelbër, në të ardhmen që hapet vit pas viti para syve tanë e na rrëshqet nga duart.

Vepra është një përshkrim i mrekullueshëm i periudhës kur, siç “The New York Times”, “Xhini ishte pija kombëtare dhe seksi ishte obsesioni i përgjithshëm”.

Narracioni, është konsideruar nga kritikët, dijetarët dhe lexuesit si një gjykim i të ashtuquajturës “Ëndrra Amerikane” që e nënkupton shprehjen e bindjes se pavarësisht se cilit grup social apo ekonomik i përket dikush, ai apo ajo ka mundësinë të arrijnë majat e pasurisë dhe lumturisë nëpërmjet talentit dhe iniciativës personale.

“Gatsby i madh” nuk ishte shumë popullor në fillimet e veta, ku shitjet ishin vetëm rreth 25,000 për 15 vjet. Por kur libri u ribotua në vitet 1945 dhe 1953, një audiencë e re lexuesish e kthyen atë në bestseller.

Libri ë kthyer dhe në verzionin e filmit, ku sot ekzistojnë pesë versione të ndryshme, që datojnë nga viti 1926, 1949, 1974, 2000, 2013. Versioni i fundit i filmit u nderua në vitin 2014 me dy Çmime Oskar.

Nëse s’keni vendosur se çfarë të lexoni, Portalb ua sugjeron që ta siguroni këtë libër të mrekullueshëm, një portret i Epokës Xhaz, me gjithë dekadencën dhe teprimet e saj, Gatsby, do të ju bëj për vete, ashtu siç i ka bërë qindra-mijëra lexues.

Lexo:

Libri i javës së parë, “Lufta dhe Paqja” mozaik romancë të mrekullueshme, filozofisë dhe mbijetesës.

Libri i javës së dytë, “Dashuri”, prehja dhe rrëmuja e ndjenjave në një vend.

“Prilli i thyer”, vështrimi i jetës nga syri i vdekjes

$
0
0

Ismail Kadare është shkrimtari, poeti, prozatori bashkëkohor e përfaqësuesi  më i shquar i letërsisë shqipe, dhe në aspektin e artit letrar, ambasador i shqiptarëve në botë që disa herë është nominuar për çmimin “Nobel” për letërsi.

Duke lexuar “Prillin e thyer” kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. “Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë.

Portalb ua sugjeron këtë libër të mrekullueshëm që të njiheni më afër, në mënyrë të veçantë, me rregullat kanunore të shqiptarëve, të shtruara në mënyrë të jashtëzakonshme nga Ismail Kadare.

Kritikut letrar amerikan, Herbert Mitgang, në gazetën “New York Times”, për romanin në fjalë ka thënë: “Me “Prilli i thyer”, Kadare vjen në para­rojë si romancieri më i madh ndërkombëtar”.

Ndërkaq, gazeta suedeze “Helsingborgs Dagblad”,  në janar të vitit 2015 për Ismail Kadarenë ka shkruar: “Ismail Kadare është Kafka shqiptar”.

"Prilli“Prilli i thyer” është publikuar për herë të parë në vitin 1980. Personazhi kryesor Gjorgu detyrohet të hakmerret për shkak se këtë e kërkon kanuni i hekurt që është përdorur me shekuj në vendin ku ai jeton. Ai është pasqyrim real i kodeksit ligjor që u ka mbijetuar dekadave të njëpasnjëshme, pasqyrim i një jete të vrazhdë, ku ky kodeks tërheq me vete edhe më të pafajshmit e popullit. Gjakmarrja, besa, miku janë ato elemente që ngrihen në piedestalet më të larta të jetës gjatë shtjellimit të kësaj jete sa të vrazhdë aq edhe të lavdishme. Gjatë shtjellimit të ngjarjes autori ofron në mënyrë shumë direkte jetën në veriun e Shqipërisë, familjen, hakmarrjen, shtëpinë, (që sipas tij i takon mikut); nderin dhe mbi të gjitha, ngjyrat që i jep jetës Kanuni i Lekë Dukagjinit.

Kadare me mjeshtërinë e tij trajton psikologjinë e njeriut, se si Kanuni dorëhekurt e vë poshtë dhe i imponohet fëmijës që në djep, përshkruan bashkëjetesën e kanunit me jetën e malësorëve, se si ai depërton në mendjen tyre. Të mos pajtohesh me kanunin, me gjakmarrjen, por të mos kesh fuqi as ta kundërshtosh atë. E kryer në emër të nderit, por që gjakmarrja është vula e turpit dhe e krimit.

Portalb ua sugjeron ta lexoni këtë roman, për elementin e dimrit që e karakterizon Ismail Kadarenë në ”Prillin e Thyer”, që njëherë të fut akullin në palcë, të rrëmben, të ngrin, pastaj t’i shpalos retë dhe të ofron diellin, shijojeni.

Lexo:

Libri i javës së parë: “Lufta dhe Paqja” mozaik romancë të mrekullueshme, filozofisë dhe mbijetesës

Libri i javës së dytë: “Dashuri”, prehja dhe rrëmuja e ndjenjave në një vend

Libri i javës së tretë: “Gatsby i Madh”, dëshmia që paraja nuk të bën të lumtur

Viewing all 614 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>