Quantcast
Channel: Libra/Poezi – Portalb
Viewing all 614 articles
Browse latest View live

Promovohen 9 libra të përkthyera nga suedishtja në shqip

$
0
0
Më 4 qershor 2015 (E enjte) duke filluar nga ora 11.00 deri në ora 12.30  Sallën e Komunës së Çairit  Shkup, 
Shtëpia botuese SHKUPI, do të bëjë promovimin e  9 librave të përkthyera nga suedishtja në shqip.
“Kjo, dëshmon dëshirën tonë që lexuesit shqiptar t’i ofrojmë vlera letrare nga Suedia dhe mbarë letërsia botërore.
Ky është një hap i vogël në afirmimin e kulturës, jetës dhe letërsisë suedeze tek lexuesi shqiptar në Maqedoni. Mirëpo, është një dëshirë e madhe, për të nxitur miqësinë dhe paqen midis popujve të Evropës dhe botës. Kjo, do të thotë se dëshirojmë të japim kontributin tonë të vogël në respektimin e dallimeve kulturore dhe qytetëruese në kuptimin e përgjithshëm”, thonë nga Shtëpia botuese SHKUPI.
Në promovim do të jetë i pranishëm dhe do të flas edhe Ambasadori i Suedisë në Shkup (Tiranë dhe Prishtinë), zotëri Mats Staffansson.

Promovimi i përmbledhjes me poezi “Krahë të Bardhë”

$
0
0

Më 28 Maj në lokalin e Librarisë së Çarshisë është bërë Promovimi i librit ‘’ Krahë të Bardhë ‘’ të autores Shaha Hyseni nga Presheva.

Të pranishëm ishin recezenti Arsim Jonuzi dhe autori nga Kumanova Rrahim Ganiu.

Shaha Hyseni gjatë promovimit të librit tha se në poezitë e sajë kërkon të gjejë të bardhë, shpirt mirësinë, të vërtetën dhe atë më të bukurën dashurinë për Zotin.

Në poezitë e sajë do të gjeni dëshirën për të fluturuar, dashurinë e madhe për këngën, ngjyrën e kaltërt. Aty ajo thekson dashurinë e madhe për qytetin e Shkupit, ku dhe frymëzimi më I madhë ka ndodh pikërisht në këtë qytet. Të shprehur në çdo rresht ka shpirtin prej kadifeje dhe  për veçantinë e ngjyrës i lë lexuesit ta zbulojnë.

Më 10 qershor promovohet libri “Këpucët e kuqe”

$
0
0

Më 10 qershor në ora 19:00, në Qendrën Informative Kulturore-Shkup (KIC-QIK do të bëhet promovimi i librit “Këpucët e kuqe” të autores Lira Bojku.

Për librin do të flasin recensentët e librit:

– Akademik Ali Aliu
– Shkrimtari Kim Mehmeti

Lira Bojku u lind më 9 qershor 1990 në Shkup. Diplomoi në Fakultetin Juridik në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL) ku dhe u shpall studente e gjeneratës. Aktualisht është në përfundim të studimeve master në programin TEMPUS (Marrëdhëniet Ndërkombëtare Të Drejtat e Njeriut).

Stemat shqiptare në koleksionin e Ollovës të vitit 1689 që gjendet në Bolonjë (FOTO)

$
0
0

Lexo pjesën paraprake: Stemat shqiptare në koleksionin e stemave të Koreniq-Neoriqit nga viti 1595 (FOTO)

Në bibliotekën universitare të Bolonjës gjendet edhe një koleksion stemash që mban signaturën Codex 103/I i mbiquajtur prej Solovjevit Koleksioni i Ollovës.

Është shkruar në letër të formatit 19,9 X 14,2 cm, i palidhur, i broshuar me letër të thjeshtë. Ngërthen 8 faqe të pa numëruara dhe 174 të numëruara, Sigurisht është kopjuar prej koleksionit të Koreniq-Neoriqit, sepse stemat renditen sipas radhës së njëjtë. Por ky supozim mund të jetë edhe i kontestueshëm sepse ka edhe disa ndryshime, siç janë: në koleksionin e Ollovës ka 174 stema, në vend të 157 stemave sa ka në koleksionin e Koreniq-Neoriqit. Ky ndryshim vjen ngase në mesin e në fundin e koleksioni të Ollovës janë dhënë disa stema të tjera.[1] Ndryshimi tjetër qëndron në faktin se këtu titujt janë vetëm me alfabetin latin,

figura 10, 11

Figura 10.                                                                                            Figura 11.

e te Koreniq-Neoriqi edhe me alfabetin latin, edhe me atë cirilik. Ndryshimi kryesor qëndron në faktin se koleksioni i Ollovës nuk është me ngjyra, por stemat janë vizatuar vetëm me ngjyrë shkrimi e pa vija heraldike dhe për këtë shkak nuk mund të lexohen as numrat. Helmetat në koleksionin e Ollovës janë të kohës më të re, e jo me zelada të vjetra, siç janë te Koreniq-Neoriqi dhe te Althani.[2]

Solovjevi mendon se koleksioni i Ollovës është punuar sigurisht në Dubrovnik prej ndonjë Ivani (Giovani) Benigni prej Ollovës së Bosnjës, i cili në Dubrovnik shkruante historinë e Bosnjës dhe e përshkroi manastirin e Ollovës, ku sigurisht ishte kujdestar i tretë i manastirit. Ai e ka punuar në Dubrovnik koleksioninOllovës sigurisht para vitit 1689 dhe gjatë ndonjë shtetëgimi Ilok dhe atje ky ka rënë në duart e Pavle Riter Vitezoviqit, e pastaj edhe në duart e kontit Marsili.[3]

Në fletën II si titull shkruan: “Breve Ristretto del Regno di Bosna, oue si descriui la sua positura l’origine diquestra Natione con l’insigne delle Nobili, et Antiche Famiglie d’esto Regno e del Illiria la discendenza de Prencepi, Re et Imperatori…”

Në fletët V—VIII janë dhënë sipas radhës alfabetike të gjitha stemat që janë në koleksion. Prej fletës 17 e deri në 174 radhiten stemat familjare.

Në faqen 24 të këtij koleksioni gjendet stema e Kastriotëve (fig. 10). Stema është vizatuar shumë mirë. E ka vizatuar dikush që ka pasur prirje për art. Vizatimi është bërë në letër të bardhë, me tush të zi. Për shkak se nuk është vizatuar me vija heraldike, nuk mund t’i dimë ngjyrat. Shqiponjat janë vizatuar aq mirë, saqë u shihen puplat. Helmeta është e vjetër me mbulesë për sytë, kurora është e stolisur me diamante. Në shiritin nën stemë shkruan: “Kastriotich”. Stema e dytë është e Dukagjinëve (fig. 11) dhe gjendet në fq. 43.

Edhe kjo është punuar shumë bukur në teknikën zi-bardhë. Në shiritin nën stemë shkruan: “Dukaginouich”.

 Stema shqiptare në stematografinë në dorëshkrim

të Pavle Riter Vitezoviqit të vitit 1694

Në bibliotekën universitare të Bolonjës, ruhet stematografia e rilindësit kroat, Pavle Riter Vitezoviq e vitit 1694 si dorëshkrim. Është interesant të shihet ndryshimi midis kësaj stematografie të papublikuar dhe të asaj që e ka publikuar në vitin 1701, për të cilën më tutje do të bëhet fjalë më shumë. Stematografia në dorëshkrim gjendet në fondin shkencor të kontit Luigj Ferdinando Marsili që është i pasur me materiale dorëshkrime sa i takon historisë së popujve ballkanikë. Konti Marsili ka lerë në Bolonjë në vitin 1658. Pas kryerjes së shkollave ushtarake qe bërë oficer në Monarkinë austriake. Rreth vitit 1678, i shoqëruar nga senatori venedikas Petar Ciurani, udhëtoi për Stamboll me qëllim që të përshkruajë ushtrinë turke, gjendjen e brendshme të perandorisë otomane, fortifikimet e saj, organizimin ushtarak etj. Pas kthimit nga udhëtimi shkroi veprën “Stato militare dell ‘Impero Ottomano”, vepër kjo që edhe sot është kontribut i çmuar. Në vitin 1683 ishte kolonel, e pastaj u bë gjeneral në ushtrinë austriake. Ka marrë pjesë në negociatat për paqen e Karllovcit. U degradua në vitin 1703. Pastaj shkoi në vendlindjen e vet në Bolonjë dhe formoi “Instituto delle sciente e belle arti”, ku i la dorëshkrimet e tij, planet, skicat, hartat etj., që kishin të bëjnë me popujt ballkanikë.[4] Për veprimtarinë shkencore dhe ushtarake të kontit Marsili janë botuar shumë libra.[5] Në bibliotekën universitare të Bolonjës e pashë këtë fond shumë të madh të kontit Marsili që përbëhet prej shumë dorëshkrimesh e librash, që të gjitha së bashku kanë signaturën Codex 103. Edhe stematografinë që rilindësi kroat Vitezoviq e përgatiti për shtyp, e gjeta në fondin e Marsilit. Stematografia e Riterit ka titullin: Regnorum et provinciarum illyrocorum insignia genuina. Stemat në stematografi janë

figura12

Figura 12.

me ngjyra. Stemat nuk janë radhitur sipas ndonjë radhe sistematike, kështu në fletën I është stema e Nemanjiqëve, në fletën V e Dalmacisë, në fletën VI e Kroacisë, në fletën VII e Sllovenisë, në fletën IX e Bosnjës, në fletën X e Serbisë, në fletën XVII e Bullgarisë dhe në fletën XVI e Maqedonisë. Krejt stematografia ka 72 stema. Në këtë stematografi janë dhënë vetëm stemat territoriale, kurse stemat e shumta familjare-private që gjenden në të gjitha “stemat ilire” pa dallim, i konsideronte si më pak të rëndësishme e prandaj të gjitha i ka lënë. Kjo ka rëndësi dhe duhet nënvizuar si dukuri karakteristike vetëm e Vitezoviqit, që më vonë ka kaluar edhe te Zhefaroviqi.

Si thamë, kjo stematografi nuk ka stema të familjeve feudale. Vitezoviqi bëri stematografi të stemave territoriale, përkatësisht të stemave që janë të ndonjë vendi, territori, province dhe populli etj. Kjo është stema e parë territoriale e Shqipërisë (fig. 12). Ai e ka huajtur prej dikujt Vitezoviqi apo kjo është vepër e tij, nuk dihet. Sido që të jetë, duket se fortesa që është paraqitur në stemë duhet të jetë marrë prej ndonjë steme qyteti, për shkak se në heraldikë është bërë si zakon që stemat e qyteteve të kenë fortesa ose dyer fortesash, por vetëm në qoftë se qyteti ka mure. Prandaj mund të supozohet se ky emblemë është marrë edhe për shkak se në Shqipërinë e mesjetës ka pasur shumë fortesa, kulla me frëngji për pushkë etj. Sido që të jetë, si emblemë heraldik është shumë interesant, e prandaj edhe më vonë do të paraqitet dhe në burime të tjera heraldike. Mburoja në stemë ka formë katrore ose spanjolle. Fusha e mburojës është ndarë me dy ngjyra: dy të katërtat janë me ngjyrë të gjelbër, e një e katërta me të verdhë. Ngjyra e kaltër është e lart, ndërsa e verdha poshtë. Në mburojë gjendet fortesa-kullë si emblemë, me ngjyrë të bardhë, me dyer e frëngji për pushkë. Mbi mburojë është kurora e madhe e artë, siç kanë të gjitha stemat territoriale. Mbi mburojë shkruan “Albania”. Për shkak se tani nuk njihet ndonjë stemë më e vjetër territoriale e Shqipërisë përveç kësaj, kjo mund të konsiderohet si stemë e parë territoriale shqiptare.

[1] Solovjev, Prinosi, 110.

[2] Po aty, 111.

[3] Po aty, 111.

[4] Stjepan Beigl, Spisi grofa Marsiljija (Marsigli) u sveucilisnoj biblioteci u Bolonji. Glasnik Zem. Muz. U Borsni i Herceg. XIII. Sarajevo 1901, 537—538.

[5] Lodovigo Frati, Catalogo die monascritti de Luigi Ferdinando Marsili conservati nella biblioteca universitaria di Bologna. Firence 1928. Idem, Il Viaggio da Venezia a Constantinopoli di I. E. Marsili. “Nuovo Archivio Veneto, N. S. Vëll. VIII, Venezia 1904, 295—316. Memorie dell avita del den, Co. L. E. F. Marsigli, Bologna 1770. Avanture e militari impreso d’uno scenziato” , Nuova Antologia, vëll .94. Roma 1901, 252—268. Marsili, Nuovi studi sulla sua vita e sulle opere minori. Bologna 1921. L. E. Marsigli e la sua pera scuentifica. Memoria dell’Accad. d. scienza di Torino, Ser. II. Vëll. 65, 1916. Grof Marsigli Alojos Ferdinand jelentesci es teerkepei Budavar 1684—1686-iki. Budapest 1907.

Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti realizoi takim me autoren e re, Lira Bojku

$
0
0

Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti realizoi takim me autoren e re, Lira Bojku e cila sapo botoi librin e saj të parë të titulluar “Këpucët e kuqe” që u mbështet nga Komuna e Çairit.

Lira Bojku është juriste e diplomuar në Universitetin e Evropës Juglindore, ndërsa është në përfundim të studimeve master në programin TEMPUS (Marëdhëniet Ndërkombëtare dhe të Drejtat e Njeriut). Ajo është një ndër oratoret më të mira të qytetit të Shkupit, ndërsa merret me shkrime që në moshë të hershme, andaj dhe që në gjimnaz është e njohur me nofkën “mbesa e Naim Frashërit”.

“Në 20 tregimet dhe 3 poezitë (njëra si prolog dhe dy si epilog) që përbëjnë një poemë dashurie me kompaktësi të përsosur midis dy të rinjve, autorja prek çaste, momente të lojës dashurore me një përzgjedhje maestrale”, shprehet për librin “Këpucët e kuqe”, njëri nga recensentët e librit, Ali Aliu.

Në takimin e realizuar, autorja falenderoi Kryetarin e Çairit Izet Mexhiti për përkrahjen e pakursyer në drejtim të realizimit të ëndrrës së saj, ndërsa ky i fundit premtoi mbështetje edhe të mëtutjeshme të projekteve dhe veprave të Lirës, gjithmonë duke çmuar talentin dhe punën e pakursyer të të rinjve tanë.

Promovimi i librit “Këpucët e kuqe” nga autorja Lira Bojku do të bëhet më datën 10.06.2015 (e mërkurë) me fillim në ora 19:00 në Qendrën Informative Kulturore në Shkup.

Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti realizoi takim me autoren e re, Lira Bojku

“Viktimat e monizmit”, dritë mbi skëterrën e shqiptarëve

$
0
0

Publicisti Ismail Arsllani, këtyre ditëve, doli në opinion me librin e tij të tretë, “Viktimat e monizmit”, që reflekton me zbardhjen e një periudhe të errët të diferencimit ideopolitik të shqiptarëve në Maqedoni, në periudhën e viteve 1981-1990.

Publicisti Ismail Arsllani ka sjellë këtyre ditëve librin e tij të tretë, të titulluar “Viktimat e monizmit”, që përfshinë një periudhë të errët të diferencimit ideopolitik të shqiptarëve në Maqedoni, në sistemin e perënduar komunist të viteve 1981-1990. Autori bën përpjekje për të pasqyruar në mënyrë reale situatën e nderë politike, të trysnisë dhe represionit mbi shqiptarët në një hark kohor prej afër dhjetë vjetësh, në mbështetje të fakteve e dokumenteve të kohës, si dhe shkrimeve që i ka botuar në atë periudhë në të përditshmen “Rilindja” të Prishtinës.

Në libër janë strukturuar tri kategori të veprimtarëve të persekutuar: ata që janë marrë me veprimtari ilegale kombëtare, ata që kanë kundërshtuar procesin e diferencimit ideopolitik dhe ata që kanë rezistuar me heshtje. Të gjithë këta pa dallim, janë denoncuar nga pushteti komunist, qoftë me masa ideopolitike e qoftë me përjashtim nga puna.

Autori kujton demonstratat e marsit dhe të prillit të vitit 1981 në Kosovë, që ishin një pretekst i fuqishëm për boshtin Beograd-Shkup-Titograd, për të ushtruar një presion gjenocidal ndaj shqiptarëve në Maqedoni, si poligon eksperimenti, me forma dhe mënyra të sajuara nga elaboratet famëkeqe të Andriqit-Çubrilloviqit. Me pretekstin e  luftës kundër “nacionalizmit dhe separatizmit shqiptar”, komunistët pretendonin se ruajnë rendin dhe sistemin shoqëror-politik e kushtetues të vendit, si dhe marrëdhëniet ndërnacionale. Ky proces i goditjes më të egër të mundshme të komunistëve ndaj kulturës, arsimit, traditës dhe historisë shqiptare, me qëllim të thyerjes së dinjitetit, krenarisë dhe identitetit të tyre të lashtë ilir, do të vazhdojë me intensitet të shtuar deri në vitin 1989, por edhe më vonë.

Kopertina e librit të Ismail ArsllanitKopertina e librit të Ismail Arsllanit

Kopertina e librit të Ismail Arsllanit

Fokusi i trysnisë së komunistëve të Maqedonisë mbi shqiptarët ishte përqendruar në radhë të parë në Tetovë, si kryeqendër e shqiptarëve të këtij vendi, me më shumë banorë dhe si bastion politik e historik i tyre, ku emancipimi kulturor-arsimor ishte një hap para sesa në qytetet e tjera shqiptare. Disa prej komunistëve shqiptarë kuptuan më herët e disa të tjerë më vonë, se duhej flakur kjo “luftë ideologjike” kundër popullatës shqiptare, që kishte për qëllim ta vërë atë nën pranga dhe kontroll të hekurt. Në fakt, kjo luftë ideopolitike ishte imponuar me instrumente të frikësimit dhe kërcënimeve vetëm ndaj shqiptarëve.

Recensenti i librit, prof. Xhelal Zejneli thotë se nga vepra publicistike “Viktimat e monizmit” të Ismail Arsllanit mund të konstatojmë se antishqiptarizmi i periudhës së viteve 1981-1990 në trojet etnike shqiptare në Jugosllavi ishte politikë e shtetit. Ndaj shqiptarëve do të ndiqet politikë diskriminuese, politikë restriktive dhe politikë represive. Opresioni ishte pjesë e pandarë e kësaj strategjie. Me shqiptarët do të merren gjyqtarët, policët, hetuesit, dëshmitarët e rrejshëm dhe gardianët. Shqiptarët do të arrestohen, do t’i nënshtrohen hetuesisë, do të torturohen dhe do të dënohen me dënime drakonike.

Autori i librit, Ismail Arsllani, dëshmon me argumente dhe në mënyrë rrëqethëse për ngjarjet dramatike të atyre viteve, nëpër të cilat kalon populli shqiptar në Maqedoni. Do të sulmohen me egërsi dhe në mënyrë barbare: gjuha shqipe, kultura shqiptare, kënga shqipe dhe folklori shqiptar. Do të vihen në shënjestër: arsimi shqiptar dhe plan-programet mësimore. Shkolla shqipe do të shpallet bastion i nacionalizmit dhe i irredentizmit shqiptar. Partia komuniste sllavo-maqedonase do të japë direktiva që nga repertori i këngëve nëpër dasmat shqiptare, të hiqen këngët që cilësohen si nacionaliste. Nëpërmjet të ashtuquajturave paralele të përziera, synohej të ndalohej arsimi shqiptar. Ndaluan pagëzimin e fëmijëve shqiptarëve me emra shqip. Emrat toponomastikë si Tetovë, Dibër, Kërçovë, Kumanovë, Shkup, Manastir etj., duhej të shqiptoheshin sipas shqiptimit sllav. Format e gjenocidit mbi shqiptarët ishin të shumta. Pjesë e trysnisë ishte edhe prishja e mureve të shtëpive. Librat që cilësoheshin se posedojnë përmbajtje nacionaliste, u flakën nga bibliotekat dhe u futën nëpër bodrume që të myken. Intelektualët syrvejoheshin, ndiqeshin, përcilleshin dhe përndiqeshin në çdo hap.

Recensenti Xhelal Zejneli, më tej, thekson se libri “Viktimat e monizmit” i Ismail Arsllanit është një dëshmi e gjallë për ngjarjet dramatike dhe për golgotën që e ka përjetuar populli shqiptar në Maqedoni në periudhën e viteve 1981-1990. I shkruar me një gjuhë të rrjedhshme, stil të përkryer dhe i pajisur me prova, argumente, dokumente dhe fotografi figurash dhe personalitetesh që kanë qenë aktorë të drejtpërdrejtë të ngjarjeve, libri paraqet burim të dorës së parë për studiuesit e sotëm dhe të ardhshëm. Kjo vepër u bën të mundur brezave të ri për ta njohur ferrin dantesk, terrin bizantin dhe tmerrin bolshevik që kanë përjetuar etërit e tyre. Libri ka dhe një mesazh të fuqishëm: Një sasi lirie që gëzojnë shqiptarët sot, nuk është fryt i një sakrifice të djeshme, por i një lufte dhe i një qëndrese shekullore të shqiptarëve ndër breza.

Nga: Artan Arsllani

Promovohen studimet e Viktor Sopit për Fishtën e Gjeçovin

$
0
0

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve –Shkup, sot promovoi dy veprat shkencore të Don Viktor Sopit:  “Fishta, dëshmi e identitetit shqiptar”, dhe „Gjeçovi –tradita dhe qytetërimi shqiptar”. Promotori Sefer Tahiri, tha se autori vjen me këto dy botime të rëndësishme për letërsinë dhe kulturën shqiptare, pas një kontributi të vlefshëm që ka dhënë dhe vazhdon të jep në sferën e humanizmit dhe përcjelljes së mesazheve të paqes dhe përbashkimit ndërshqiptar.

Studimet e Viktor Sopit

Studimet e Viktor Sopit

Drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani, tha se është nderim i madh që sot këto vepra që i kushtohen dy kolosëve të mëdhenj të letërsisë dhe kulturës shqiptare, Fishta e Gjeçovi, promovohen në Shkup. Sipas tij, këto vepra të autorit Viktor Sopi, edhe më tepër e argumentojnë dhe përforcojnë identitetin tonë etnik-kombëtar në këto troje të lashta të Ballkanit.

Më pastaj, recensionet e tyre rreth këtyre dy veprave i paraqitën studiuesit: Prof. dr. Emin Kabashi – këshilltar shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës, Dr. Zeqirija Ibrahimi – studiues dhe punonjës shkencor i ITSHKSH-së. Poashtu, një sintezë të përmbajtjes dhe rëndësisë së këtyre veprave, paraqitën edhe poeti e studiuesi Sarë Gjergji, dhe shkrimtari shkrimtari e publicisti Fadil Curri.

Ndërsa, autori Don Viktor Sopi, pasi i falënderoi të gjithë promotorët veç e veç, tha se motivi për të shkruar këto vepra ka qenë i kahershëm, që nga koha e studimeve të tij në Vojvodinë e Zagreb, kur ka arritur të mbledh dëshmi të shumta për veprimtarinë e këyre dy figurave madhore. Ai më tej tha se në këto botime është përfshirë gurra e pastër epike e lirike, por edhe komike e Fishtës, sikurse dhe puna krijuese e Gjeçovit në sistemimin e vlerave të kanunit të Lekë Dukagjinit.

Botues i këtye dy veprave me vlerë shkencore dhe kombëtare është Instituti Albanologjik i Prishtinës. Paraprakisht të njejtat janë promovuar edhe në Institutin Albanologjik të Prishtinës dhe në Institin Albanologjik të Tiranës.

Në USHT u promovua libri ,,Mjekësia Ligjore”i autorëve Agim Ramadani dhe Sabri Hoxha

$
0
0

Në Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë të Universitetit Shtetëror të Tetovës  u promovua libri “Mjekësia Ligjore”, me bashkautorë Doc. dr. Agim Ramadani dhe Doc. dr. Sabri Hoxha. Prorektori për  Bashkëpunim Ndërkombëtar i USHT-së, Prof. dr. Arbër Çeliku tha se Universiteti Shtetëror i Tetovës mbetet  i angazhuar që arsimit dhe kërkimit shkencor t’i jep rolin që i takon. “Në këtë drejtim kemi përmbushur disa nga objektivat tona, por i kemi vënë vetes për detyrë, që të vazhdojmë të realizojmë synimet tona edhe në lëmin e botimeve, me qëllimin që t’i pajisim studentët dhe profesorët tanë me literaturën e duhur në programet dhe drejtimet studimore të të gjitha fakulteteve. Ne si drejtues të Universitetit e çmojmë lartë punën shkencore të autorëve në hartimin e këtij teksti,  i cili vjen para studentëve dhe pedagogëve, pas një angazhimi serioz disavjeçar në fushën e kërkimit dhe të mësimdhënies në dy universitetet tona publike, në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe Universitetin e Tiranës”, tha Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar i USHT-së, Prof. dr. Arbër Çeliku.

Dekani i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të USHT-së, njëherit edhe recensent i librit, Doc. dr. Nasir Bexheti tha se libri ,,Mjekësia Ligjore” në vete ngërthen 12 kapituj ku janë të përfshirë njohuritë bazë të hetimit mjekësor. “Ky tekst hartohet në kuadër të unifikimit të teksteve në fushën e mjekësisë ligjore dhe është fryt i punës së përbashkët midis dy institucioneve të mjekësisë ligjore në USHT dhe Universitetin e Tiranës. Autorët, veçanërisht Doc. dr. Agim Ramadani me punën e vet në mësimdhënie është një pedagog i mirëfilltë i cili opinionin shkencor gjithmonë e ndan me kolegët dhe dijet e tija nga lënda e Patologjisë Forenzike dhe Klinike, si në vend ashtu edhe jashtë vendit”, deklaroi Doc. dr. Nasir Bexheti.

Bashkautori i librit, Doc. dr. Sabri Hoxha foli për historikun e mjekësisë ligjore. “Krimet kundër jetës, ashtu sikurse veprat penale të tjera, janë dukuri historike e shoqërore. Në rendin e bashkësisë primitive kishte individë të veçantë që kryenin vrasje brenda fisit ose jashtë tij. Në këtë kohë krimi kryhej me mjete primitive, heshtë, gurë etj. Edhe në rendin skllavopronar vrasja ishte diçka e zakonshme, sidomos vrasja e skllevërve që nuk konsiderohej krim, kurse për vrasjen e skllavopronarit zbatohej  hakmarrja ose dënimi me vdekje”, u shpreh Doc. dr. Sabri Hoxha.

Ndërsa bashkautori tjetër, Doc. dr. Agim Ramadani tha se teksti mësimor ,,Mjekësia Ligjore” si punim shkencor ka për qëllim unifikimin e teksteve në fushën e mjekësisë ligjore. “Thellimin në njohjet dhe vlerësimin mjekoligjor të veçorive të traumave në bazë të ekzaminimeve  klinike-imazherike, si dhe ekzaminimin e kufomave në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe të Mjekësisë Ligjore në Tetovë, duke dhënë një ndihmesë shumë të madhe në hetimin dhe gjykimin cilësor të rasteve me karakter kriminal ose aksidental nga ana e policisë gjyqësore, prokurorisë dhe gjykatave”, shtoi mes tjerash Doc. dr. Agim Ramadani.

Për librin “Mjekësia Ligjore” folën edhe dy recensentët e tjerë të librit, profesorët universitarë Prof. dr. Biljana Janeska dhe Prof. dr. Aleksej Duma.


U promovua libri “Deritashografi” i autorit kumanovar, Arsim Jonuzi

$
0
0

Sot në lokalet e ish-komitetit,në Kumanovë u bë promovimi i librit “Deritashografi” të autorit kumanovar Arsim Jonuzi.

Ngjarja e promovimit u realizua në dy pjesë. Ashtu që në pjesën e parë u promovua faqja e facebook-ut “Dhoma e Leximit”. Për të folën dy krijuesit e faqes. Epirot Ferati tha se faqja ka për qëllim të bëhet urë lidhëse mes të rinjëve dhe leximit.

”Të rinjtë kohën më të madhe po e kalojnë në rrjetet sociale. Ata thjeshtë nuk e dinë se si ta bëjnë kohën e tyre të vlefshme, ata nuk dijnë me çka të identifikohen. Prandaj promovimi i dijes dhe debatimi i njohurive është nxitje për lexim të mëtutjeshëm të librave.”-tha Ferati. Liridon Ismaili shtoi se “ Dhoma e Leximit ka për qëllim sensibilizimin dhe motivimin e të rinjëve, që virtualitetin ta shëndrrojnë në realitet, si në një dhomë ku shkëmbehen dituritë.”

Për relaksimin e të pranishmëve nxënësja Emine Aliu recitoi monologun “ I njohur por i huaj”, një prej monologjeve të Arsim Jonuzit. Kryerecenzenti D-r Sevdail Demiri tha se përveç lëndës unikate të librit duke qenë se përbëhet nga: ese, monologje, poezi, thënie, projekte, botime, këngët e shkruara dhe përkthime të zgjedhura; i veçantë është edhe vetë titulli “Deritashografi”, si një neologjizëm ekskluziv, që nënkupton se vepra përmban të gjitha shkrimet e deritanishme të autorit.

Arsim Jonuzi deklaroi se hapin për shkrimin e librit e ndërmori duke u bazuar në urdhërin e Zotit për lexim. Ndërsa promovimin e librit e bëri me qëllim që të nxitë zbatimin e këtij urdhëri hyjnor. Njëkohësisht duke e ditur se momentalisht interesi për lexim është i vogël, autori tha “Nuk dëshiroj të jem vetëm një prej analizuesve dhe konstatuasve të gjendjes, por një prej vepruesve në mënyrë që drita e diturisë të na shpjerë përpara, siç thoshte i madhi Sami Frashëri.” Autori shtoi se veprën ia ka kushtuar atyre që i kanë dhënë mësime e që kanë kontribuar të jetë ky që është. Me këtë rast në veçanti i falenderoi të gjithë mësuesit e tij.

Fjalë miradie rasti për autorin tha mësuesi i tij i parë Z.Tefik Xheladini, i cili theksoi “Arsimi ishte nxënësi im më i veçantë, i cili gjithmon dukej i buzëqeshur në klasë”. E D-r Avni Avdiu u shpreh në këtë mënyrë: “Sot m’u duk sikur shëndriti një diell i ri me një koncept të ri, falë llojit të ri të librit që botoi Arsimi”. Të gjithë të pranishmëve autori iu ndau libra falas.

Për Portalb autori sqaroi se pret që kjo gjurmë e parë e “Deritashografisë” së tij të ndiqet edhe me gjurmë të tjera. “Sa i përket librit do të thosha se kam kursyer letrën, nga ky material që kam përmbledhur brenda dy kopertinave mund të bëheshin dy e më shumë vepra… Arsyeja e promovimit është fakti se sot një libër në përgjithësi duhet shumë të promovohet që vetëm pak të ketë sukses. E ky nuk është konstatimi im por edhe i të gjithë libërshitësve në tërë rajonin.” Ndërsa pyetjes së gazetarit se në çfarë mënyre pret të ndikojë te lexuesi, autori me kënaqësi iu përgjigj: ” Nga esetë e botuara si shënime filologjike, lexuesi do të ketë përfitim shkencor; nga monologjet dhe poezitë, si shprehje e thellësisë së unit tim si autor, te lexuesi do të ketë efekt psikologjik; në thëniet lexuesi do të hasë në dekodim të disa koncepteve; te projektet do të gjejë rreth 30 fjalë të reja, që nuk gjinden në fjalorin e gjuhës shqipe; kurse përkthimet, besoj, do të kenë ndikim moral.”/Portalb.mk

1961474_990921334285690_1223544748_n

11418242_990921310952359_60535410_n

Stema shqiptare në koleksionin e stemave të Berlinit (FOTO)

$
0
0

 Kah fundi i shekullit XVII

Lexo pjesën paraprake: Stemat shqiptare në koleksionin e Ollovës të vitit 1689 që gjendet në Bolonjë (FOTO)

Për këtë koleksion nuk është ditur se ekziston shumë kohe. I pari për të shkroi A. I. Jacimirskij, që në vitin 1921 bënte hulumtime në bibliotekën e Berlinit. Atje e ka gjetur e mandej e ka përshkruar punimin e tij:

foto1 foto2 foto3 foto4

Ai përmendi për herën e parë se në bibliotekën mbretërore të Berlinit gjendet një koleksion heraldik i sllavëve të jugut që është regjistruar me numrin 1892. Ky koleksion sot gjendet në Deutsche Staatsbibliothek dhe ka signaturën Ms. Phill. 1892. Në faqen I dhe II është dhënë lista e të gjitha stemave që gjenden në këtë koleksion sipas alfabetit. Në faqen VII është stema e Ilirisë, në faqen VIII e Bosnjës, në faqen IX e Dalmacisë, në faqen X e Kroacisë, në faqen XI e Sllovenisë, në faqen XIII e Bullgarisë, në faqen XIII e Serbisë, në faqen XIV e Rashkës dhe në faqen XV e vendeve bregdetare. Me këtë përfundojnë stemat territoriale që gjithmonë vihen në fillim të koleksionit. Pastaj sipas alfabetit radhiten stemat familjare. Kështu, për shembull në faqen XVII është stema e Kotromaniqëve, në XVIII e Nemanjiqëve, në faqen XIX e Mërnjavçeviqëve, në faqen XXXI e familjes Ohmuçeviq etj.

Krejt koleksioni ka 159 fletë. Në çdo fletë ka nga një stemë me ngjyra. Koleksioni është punuar me kujdes, me shkronja të arta dhe është lidhur fort mirë e pasur. Duket se është punuar për ndonjë njeri të rëndësishëm. Nuk ka shënime se kush e ka punuar.

Stema më e bukur e Kastriotëve . Figura 13

Stema më e bukur e Kastriotëve . Figura 13

Koleksioni është punuar me një mjeshtëri të madhe artistike dhe mund të krahasohet vetëm me atë që ruhet në Muzeun e artit të aplikuar në Beograd, e ndoshta është edhe më i bukur.

Stema më e bukur e Kastriotëve gjendet në këtë koleksion (fig. 13). Në fushë të verdhë – të artë është shqiponja dykrerëshe e zezë, e mbi të trekëndëshi i kaltër me yll të verdhë gjashtëkëndësh. Sidomos është shumë e bukur kurora e artë që gjendet mbi helmetë.

 

Në kurorë gjendet edhe një shqiponjë e kuqe me fletë të hapura. Mbi stemë dhe nën të gjenden shirita me mbishkrime të zakonshme si te stemat e deritanishme.

 

Stema shqiptare në stematografinë e botuar

të Pavle Riter Vitezoviqit të vitit 1701

 

Vitezoviqi ka shumë punime nga lëmi i historisë, letërsisë, linguistikës e heraldikës. Në vitin 1689 botoi një përmbledhje vjershash në gjuhën latine ne 127 faqe për nder të të gjithë atyre që ndihmuan Hungarinë në luftën e saj për çlirimin nga Turqia. Me konceptin ilirik, poeti mendonte të gjitha viset kroate, serbe, bullgare, shqiptare, greke, e madhe edhe ato vllahe.[1]

Prej punimeve të shumta të tij rëndësi më të madhe politike ka pasur Stematografia, e cila në origjinal e ka titullin: Stematographia sive armorum illyricorum delinestio descrimtio et retitutio Authore Equite Faulo Ritter. Për botimin e Stematografisë ai filloi të përgatitet qysh në vitin 1694, kur shpalli një proklamatë në gjuhën latine dhe ua dërgoi “të gjithë zotërinjve të oborrit, zhupanëve e banorëve fisnikë, si edhe sundimtarëve, administratorëve e gjyqtarëve të shtetit, qyteteve të lira, qyteteve dhe tregjeve me dekret në Dalmaci, Kroaci, Slloveni, Bosnje, Serbi, Rashkë dhe nëpër viset e tjera dhe në provincat e popullit të lavdishëm sllav ose ilir”. Në këtë proklamatë kërkonte t’i dërgohen gjenealogji, vizatime të stemave me ngjyra, shënime për prejardhjen e stemave, shënime për lidhje fisnore me familjet e famshme, për posedimet e tanishme dhe shërbimet edhe për “meritat e lavdishme” ë atyre familjeve. Prej qyteteve dhe panaireve kërkonte shënime se si është krijuar qyteti, kush e ka themeluar, cili është padroni i qytetit, stema e tij, statuti etj.[2] Çka ka fituar në këtë mënyrë nuk e di, por proklamata është e rëndësishme që të shihet se si ka punuar, pra metoda e tij e punës.

Në vetë Stematografinë nuk është shënuar ku dhe kur është botuar kjo. Por, megjithëkëtë, dihet me saktësi se është dukur në Vjenë më 1701.

Stematografi është botuar në një të katërt të vogël në 69 faqe. Në 56 faqet e para ka nga një stemë, prej faqes 57—67 në prozë i shpjegon të gjitha stemat.

Stematografia nuk është me ngjyra, por me teknikë bakroskalitëse të zezë e të bardhë, kurse me vija heraldike janë të shënuara ngjyrat. Burime të drejtpërdrejta dhe themelore për Stematografinë pat koleksionet ilire që i kish gjetur nëpër manastire të ndryshme e biblioteka, Cosmographinë e Münsterit dhe veprën e Orbinit Il regno del gli Slavi prej kah ka marrë mjaft stema. Për caktimin e stemat ai i pari ka filluar të përdorë edhe burime të drejtpërdrejta: vula të vjetra, dokumente, të holla, përmendore prej guri e të tjera.

Si thamë, Stematografia ngërthen gjithsej 56 stema. Aty janë stemat e krejt “Ilirisë” e me konceptin e Ilirisë ai përfshinte të gjitha territoret ku ende dëgjohet fjala sllave (“in quejs slavnae usnus nuns quoque vocis adest”).[3] I frymëzuar prej idesë pansllaviste—ilire, në Stematografinë e tij i ka futur stemat e “të gjitha vendeve ilire”, respektivisht prej burimit të Danubit e deri në Detin e Zi dhe prej Adriatikut deri në Ngushticën e Beringut. Këtu i ka përfshirë edhe stemat e atyre territoreve që sipas kuptimi të atëhershëm të historiografisë, kanë qenë dikur të banuara me banorë sllavë. Për këtë shkak, përveç stemave të Rusisë, Çekisë, Polonisë dhe të territoreve të tjera sllave, këtu do të gjenden edhe stemat e Austrisë, Besarabisë, Dardanisë, Epirit, Greqisë, Rumanisë, Skitisë, Tesalisë, Trakisë, Transilvanisë, Turqisë, Hungarisë etj. Stemat janë radhitur sipas alfabetit latin. Nën secilën stemë gjenden nga katër vargje (poezi), që në latinishte e shpjegojnë stemën.

Stematografia e tij paraqet vepër të parë heraldike të rëndësishme të botuar te sllavët e Jugut dhe, si e tillë, ajo ka kryer ndikim pozitiv. Kjo është vepër e parë nga ky lëmë. Stematografia është pjellë e kohës së vet. Doli në atë kohë dhe në atë rreth kur shumë feudalë të mëdhenj nga sllavët e Jugut ishin strehuar në Kroaci përpara pushtimeve turke. Në rrethin e ri u duhej t’u përshtaten rrethanave politike të Monarkisë austriake, ku një rëndësi shumë e madhe u jepej stemave. Stematografia ishte si një lloj proklamate se edhe sllavët, e posaçërisht sllavët e Jugut, kanë të kaluar të lavdishme dhe kjo njëkohësisht ishte thirrje për bashkimin e tyre. Kështu Vitezoviqi me Stematografinë e tij, kënaqi një kërkesë të kohës së vet dhe të rrethit që e përfaqësoi. Stematografia e tij çmohej shumë dhe përdorej edhe më shumë te të gjithë sllavët e Jugut dhe te ata ushqente krenari e dinjitet se janë pjesëtarë të “popullit ilir” të madh e të lavdishëm. Deri në vitin 1741, respektivisht deri kur doli Stematografia e Zhefaroviqit, do të thotë plot 40 vite, ajo ishte vepër heraldike e vetme e botuar te sllavët e Jugut, e për këtë shkak ka luajtur rëndësi të madhe moralo-politike. E meta e saj e madhe qëndron në faktin se ka qenë botuar në gjuhën latine. Pra ajo i ka qenë dedikuar botës së shkolluar që në atë kohë e përdorte gjuhën latine. Këtë mungesë e ka kuptuar Zhefaroviqi, i cili në vitin 1741 botoi Stematografi, pak të ndryshuar nga ajo e Vitezoviqit, por, ç’është shumë me rëndësi, ajo u botuar në gjuhën e vjetër kishtare sllave, e për këtë shkak ishte e kuptueshme për të gjithë. Pas daljes së Stematografisë së Zhefaroviqit, ndikimi i Stematografisë së Vitezoviqit u kufizua vetëm në pjesën perëndimore të sllavëve të Jugut, ku përdorej gjuha latine, pikërisht vetëm midis njerëzve të shkolluar, derisa ndikimi i Stematografisë së Zhefaroviqit u përhap midis të gjithë sllavëve të Jugut, e posaçërisht te popujt jugosllavë që gjenden në lindje të Kroacisë, pikërisht midis tregtarëve dhe qytetarëve.

Stema shqiptare në në stematografinë e Vitezoviqit. Figura 14

Stema shqiptare në në stematografinë e Vitezoviqit. Figura 14

Në Stematografinë e Vitezoviqit stema shqiptare gjendet në faqen e tretë. Stema është formuar prej mburojës me formë katrore ose spanjolle (fig. 14.). Mburoja ka ngjyrë të artë ose të verdhë. Në mesin e mburojës në një kornizë janë dhënë tre krerë zezakë të cilët në ballë rreth kokës kanë lidhur shirit të ngushtë me lidhëse prapa.  Lart janë dy krerë e poshtë një. Krerët janë të vizatuar me vija horizontale e vertikale që kryqëzohen dhe formojnë katrorë të vegjël në formë rrjeti të vogël me se në heraldikë shënohet ngjyra e zezë. Mbi mburojë gjendet kurora e madhe perandorake e stolisur me diamante, siç i kishin atëherë të gjitha stemat territoriale, respektivisht stemat që shënonin ndonjë territor. Mbi stemë me alfabet latin shkruan: “Albania”, e nën të gjendet një strofë në gjuhën latine që e shpjegon stemën. Stema e këtillë shqiptare është shumë e rrallë dhe nuk dihet pse janë përdorur tre krerë zezakë për shënimin heraldik të Shqipërisë, për shkak se krerët zezakë nuk janë karakteristikë për Shqipërinë, e Vitezoviqi për këtë nuk ka lënë asnjë të dhënë. Ai nuk e ka shënuar burimin se ku e ka marrë këtë emblemë dhe pse janë pikërisht tre krerë zezakë, e dihet se në Stematografinë në dorëshkrim që e kish përgatitur për shtyp, stema territoriale shqiptare ka qenë me fortesë (shih fig. 12). Pse hoqi dorë prej këtij emblema nuk është e qartë. Ndoshta konsideronte se emblema me tre krerë zezakë është më autentik për paraqitjen heraldike të Shqipërisë.


[1] Po aty, 79—80.

[2] Po aty, 436.

[3] E. Laszowski, Pavao Ritter- Vitezoviq kao heraldik i genealog. “Vitezoviq”, mjesecnik za genealogiju, biografiju, heraldiku i sfrangastiku. Viti II, nr. 1. Zagreb

Stema shqiptare në Stematografinë e Kristifor Zhefaroviqit të vitit 1741 (FOTO)

$
0
0

Lexo pjesën paraprake: Stema shqiptare në koleksionin e stemave të Berlinit (FOTO) 

Kristifor Zhefaroviqi ka qenë piktor, vizatues ikonash, bakërskalitës, botues, murg, heraldik i parë maqedonas dhe njëri prej rilindësve më të hershëm maqedonas.

Kah mesi i shekullit XVIII ka qenë piktori më i kërkuar në territorin midis Peshtës e Selanikut.[1] Për këtë piktor të talentuar është shkruar shumë si në histori, ashtu edhe në historinë e artit. Historiografia e paraluftës e konsideronte si bullgar[2] ose serb.[3] Velko Petroviqi në vitin 1920 shkroi një tekst për Zhefaroviqin në “Narodna enciklopedija” të Stanoje Stanojeviqit në të cilën për herë të parë ka shkruar se Zhefaroviqi është maqedon.[4] Ka mendime se ka qenë vllah prej Dojranit.[5] Si vendlindje e tij merrej Ohri,[6] por gjithnjë e më shumë mbisundon mendimi se ka qenë prej Dojranit.[7] Merita e Kristifor Zhefaroviqit qëndron edhe në faktin se plot 20 vite ka ndikuar me sukses në artin sllav në Vojvodinë. Për shkak të tregtisë kah mesi i vitit 1753 u nis për Rusi, ku arriti më 5 gusht dhe u vendos në manastirin e Bogojavlenjes. Më 18 shtator vdiq në Moskë.[8] Punimet më të rëndësishme në bakërskalitje janë katër libra. Edhe pse asnjëri prej këtyre librave nuk ka qenë origjinal, po të përkthyer, ata kanë luajtur një rol të madh në rilindjen e sllavëve të Jugut. Prej të gjithë këtyre librave, vetëm Stematografia ka kualitete artistike e grafike.

Prej vitit 1740, Zhefaroviqi u orientua ekskluzivisht në teknikë bakërskalitëse. Mjeshtërit vojvodinas deri atëherë e njihnin vetëm teknikën e drugdhendjes. Teknika e re kishte përparësi të madhe për shkak se punimi ishte më i shpejtë e më i bukur. Kjo teknikë e re u bë mjet i përshtatshëm i propagandës politike e kulturave të kishës serbe, e Zhefaroviqi zbatues i saj. Kjo shkaktoi vdekjen e drugdhendjes. Ai nuk ishte vetëm bakërskalitës i parë që solli në synimet e reja figurative, por kompozicionet e tij janë përzierje e gjerë e traditës dhe e barokut.[9] Ka supozime se Zhefaroviqi e ka mësuar teknikën grafike qysh në Maqedoni, ku pat mundësi të shohë bakërskalitje greke të gjysmës së dytë të shekullit XVII dhe aso të gjysmës së dytë të shekullit XVIII që shtypeshin në Venedik.

Për ne ka rëndësi shumë të madhe se ai ka mbajtur lidhje shumë të ngushta me tregtarët e pasur maqedonas dhe me tregtarë vlleh nga Maqedonia dhe Shqipëria, prej kah merrte porosi të shpeshta. Me teknikën e re ka punuar shumë ikona për qytetarë të pasur, për kishat e manastiret nga Selaniku, Serezi, Voskopoja, Berati, Elbasani dhe Ohri.[10] Në disa ikona ai këtë e ka theksuar, si për shembull: “Kjo ikonë është prerë me kujdes në bakër dhe është shtypur me shpenzimet e Danail Haxhi Qurqisë dhe i është kushtuar manastirit Servia në Maqedoni në vitin 1741”.[11] Në të njëjtin vit, më 1741, sipas porosisë së ndonjë vllahu nga Voskopoja e ka punuar bakërskalitjen e madhe “Sh. Jovan Vladimiri” me panoramat e Voskopojës, Elbasanit e Beratit.[12] Gravurë më të madhe ka punuar në vitin 1743. Kjo është bakërskalitja “Sh. Kuzman e Damjani” që është pano monumentale që në atë kohë hasej rrallë te popujt e tjerë.[13] Po në vitin 1743 ka punuar edhe bakërskalitjen e madhe “Sh. Naumi i Ohrit”. Edhe me këtë rast Zhefaroviqi me motivet e tija ka qenë i lidhur me atdheun e tij – Maqedoninë. E inspiroi kulti i shenjtorit të Ohrit, prandaj bakërskalitja është plot me episode nga jeta e tij, si e dhe me vizatime të manastirit Sh. Naum në Liqenin e Ohrit. Pranë manastirit dhe liqenit në bakërskalitje janë paraqitur edhe malet e afërme dhe vendbanimet me Ohrin, Pogradecin, e madje edhe Voskopoja e largët.

Prej veprave të shumta të rilindësit më të hershëm e të heraldikut maqedonas Zhefaroviq, vepra më e rëndësishme, dhe njëkohësisht libri më i rëndësishëm në shekullin XVII për të gjitha sllavët e Jugut, ishte Stematografia e tij që ka luajtur rol revolucionar në zgjimin kombëtar të pothuaj të gjithë sllavëve të Jugut e në masë më të vogël edhe te sllavët e tjerë. Edhe pse ky libër nuk është origjinal, po vetëm përkthim e përpunim i vogël i botimit të Stematografisë së Vitezofiqit, me stemat e veta, mbi 200 vite bënte ndikime dhe bën ende në zgjimin kombëtar te sllavët e Jugut. Plot 200 vite paraqet doracak unik e themelor të shtypur heraldik midis sllavëve të jugut, pikërisht në gjuhën e vjetër kishtare sllave – redaktim rus, në të cilën gjuhë në atë kohë shkruanin shumica e letrarëve jugosllavë.[14] Stematografia nuk është me ngjyrë, por ngjyrat janë paraqitur me vija heraldike. Prej shtypit doli më 21 tetor të vitit 1741. Këtu janë stemat e Shqipërisë, Austrisë, Besarabisë, Çekisë, Rusisë, Kretës, Daklisë, Epirit, Dardanisë, Greqisë, Istries, Mizisë , Polonisë, Skitisë, Turqisë, Transilvanisë dhe të të gjitha krahinave që sipas mësimit të shekullit XVIII, hynin në përbërjen e Ilirikut ose të gjitha krahinat në të cilat dikur kanë jetuar sllavët. Stemtografia pa dyshim paraqiste përmendore të pansllavizmit dhe ndikim të drejtpërdrejtë të idesë ilire.

Rëndësia e shumëfishtë e Stematografisë së Zhefaroviqit njihet mirë qëmoti nga shkenca. Dukja e këtij libri është datë e rëndësishme në letërsinë jugosllave. Ajo ka ndihmuar për formimin shpirtëror dhe zgjimin kombëtar të qytetarëve, që në atë kohë ishin forca më përparimtare e sllavëve të Jugut. Përkundër Stematografisë së Vitezoviqit që ishte e shkruar në gjuhën latine dhe e cila u qe dedikuar njerëzve me shkollë, që e njihnin këtë gjuhë, Stematografia e Zhefaroviqit që është e shkruar në gjuhën popullore, ka qenë e lexueshme për të gjithë njerëzit që dinin shkrim-këndim si edhe për ata që këtë e njihnin pak a shumë, madje edhe për analfabetët për shkak se ka qenë me vizatime në formëe koleksioni me fotografi të stemave sllave, të sundimtarëve e të shenjtorëve, popujve jugosllavë që nuk gëzonin liri, ky libër u lente mbresë të madhe dhe i shtynte t’u ngjallej krenaria kombëtare. Në atë kohë kur në shkollat e rralla historia as që mësohej, ky libër jepte dofarë diturish për historinë e sllavëve të Jugut dhe ngjallte shpirtin, moralin, patriotizmin. Ai u zuri vendin librave të tjerë dhe u bë libri më i kërkuar midis të gjithë sllavëve të Jugut. Prej Stematografisë nxënësit mësonin germat, e të vjetrit nga ajo frymëzoheshin me vetëdije politike e patriotike. Fakti se doli botimi i dytë dhe i tretë tregon se ka qenë libër i kërkuar shumë[15]  Ky libër shkaktoi ndikim aq të madh, saqë autoritetet austriake u detyruan ta ndalojnë përdorimin e tij.[16] E vunë në “index librorum prohibitorum”, bile e ndaluan me kërcënim dënimi me vdekje.[17]

Stematografia ka edhe rëndësi të madhe heraldike për shkak se prej botimit të saj e deri më sot ajo ka qenë burim themelor për nevojat heraldike[18] dhe te të gjithë sllavët e Jugut shërbente për zbatimin e heraldikës në praktikë. Pas çlirimit të popujve jugosllavë, kur u parashtrua çështja e stemës shtetërore, të gjithë sllavët e Jugut pa përjashtim drejtuan sytë kah Stematografia e Zhefaroviqit dhe prej saj morën stemat e tyre.

Figura 15. Stema shqiptare në Stematografinë e Kristifor Zhefaroviqit të vitit 1741

Figura 15. Stema shqiptare në Stematografinë e Kristifor Zhefaroviqit të vitit 1741

Në Stematografinë e Zhefaroviqit stema shqiptare gjendet në faqen 14a të botimit të parë dhe faqen 29 të botimit të dytë (fig. 15).

Mburoja në stemë ka formë spanjolle. Fusha e mburojës është me dy ngjyra: dy të katërtat e sipërme janë me ngjyrë të kaltër, ndërsa e katërta e poshtme e gjelbër. Ngjyra e kaltër është shënuar me viza horizontale, e e gjelbra me vija të pjerrëta që shkojnë prej majtës kah e djathta. Emblemë në mburojë është kulla e bardhë me derë, dritare e frëngji. Mendohet se ky emblemë paraqt “qytet të bardhë”, kurse në mesjetë vetëm Berati në Shqipëri është quajtur “Beograd”. Mbi mburojë gjendet kurora e madhe, me se në heraldikë shënohen mbretëritë e vjetra. Kurora po ashtu është cilësi e stemave. Mbi stemë shkruan: Albania stemate nën të gjendet një strofë me vargje në gjuhën e vjetër kishtare – sllave, që në përkthim të lirë do të thotë: stema paraqet qytetin e bardhë të perandorisë së vjetër që në luftë është pasuruar, por kjo perandori ka jetuar pak vite dhe e bardha është bërë e zezë.

Në faqen 45 të Stematografisë Zhefaroviqi jep përshkrim tekstual të stemës shqiptare dhe thotë se stemë shqiptare është qyteti i bardhë në fushë të kaltër me truall të gjelbër. Kjo është stemë e perandorisë së dikurshme Albania ose Albanopol. Gjergj Kastrioti, i quajtur prej turqve Skënderbe, e ka përtërirë Perandorinë epirote në vitin 1440, por ai vdiq në vitin 1464. Atëherë turqit depërtuan në territoret e tij dhe tani shqiptarët janë të përlotur. Kështu Zhefaroviqi ka dhënë një pasqyrë të përgjithshme të historisë shqiptare vetëm aq sa ta shpjegojë stemën. Në pasqyrën e tij të shkurtër historike ka edhe gabime, sepse Skënderbeu nuk vdis në vitin 1464, por në vitin 1467 apo 1468. Por, megjithëkëtë, stematografia e tij ka luajtur rol të rëndësishëm në zgjimin nacional të popullit shqiptar, sepse përhapej edhe nëpër Shqipëri, e sidomos e përhapnin tregtarët vlleh dhe të tjerë që bënin tregti me limanet shqiptare.
(VAZHDON)


[1] Dinko Davidov, Hristifor Zefarovic – Prvi sprski bakrorezac XVIII vek. Galerija Matice Srpske MCMLXI, 55.

[2] Петровски, Къ биографии Христофора Жефаровича. Известйя отделенйя рускотто язика и словености  Императорской Академии наук. СПВ 1910, XV, lib. III, 300. Захариевъ, За графическите искуство. Държавна художествена академия. Годишникъ 1896—1926. София 1927, 19. Ivanov, Christiphore Gefarovic “La Bulgarie” 6. X. 1927.

[3] J. Skerli, istorija nove srpske knjizevnosti, Beograd 1921, 44. Petar Kolendic, Dzefarovic i njegovi bakrorezi. Glasnik historiskog drustva u Novom Sadu, vëll. 8, 1. IV, vëll. 1. Sremski Karlovci 1931. Davidov, vep. e cit.

[4] St.Stanojevic, Narodna enciklopedija, I.

[5] Kolendic, vep. e cit. 37.

[6] Mala Enciklopedija “Prosveta” II, Bgd. 1959, 463.

[7] Olga Mikic, Hristifor Zefarovic i zivopis manastira Bodjana, Galerije Matice Srpske MCMLXI, 8, Kolendic v. c. 37.

[8] Petrovski, v. c. 4. Dimitrije Ruvarac, Ka izvacanju H. Zefarovica, Prilozi za knjizevnost, jezik, istoriju i folklor. II, Beograd 1922, 21.

[9] Davidov, v. c. 37.

[10] Mikic, v. c. 11 dhe Davidov, v. c. 51.

[11] Davidov, v. c. 40.

[12] Kolendic, v. c. 40.

[13] Davidov, v. c. 45.

[14] Petar Kolendic, Dzefarovic i njegovi bakrorezi. Glasnik istor dr. u Novom Sadu, flet. 8. lib. IV, flet. I, Sr. Karlovci 1931, 41, Davidov v. c. 46.

[15] Davidov, v. c. 26.

[16] Mita Kostic, srpski bakrorezi osamnaestog veka. Letopis Matice Srpske, lib. 303, vëll. 1, Novi Sad 1925, 152.

[17] Davidov, v. c. 31.

[18] Sisic, O sprskom grbu “Savremenik”, viti IV, nr. 2 Zagreb 1909.

Shkup, u mbajt “Shih muzikë, dëgjo fotografi, fito libër”

$
0
0

Mbrëmë, në ora 21 në parkun e qytetit të Shkupit u mbajt ngjarja “Shih muzikë, dëgjo fotografi, fito libër”, ku filharmonia e Maqedonisë me Sara Mejs mbajtën koncertin e tyre “Broduej nën yjet” të dirigjuar nga Borjan Canev, dhe artistët Millan Andov dhe Stojan Gjukiq  vizatuan në bina para publikut. Në ngjarjen u shpërndanë edhe 20.000 kopje të librit “Figuri” i  Jan Nerudës.

Shih muzikë, dëgjo fotografi, fito libër

Shih muzikë, dëgjo fotografi, fito libër

Ngjarja zgjati një orë, dhe akumuloi publikë të madhe. Spektakli “Shih muzikë, dëgjo fotografi, fito libër” mbahet ç’do vit në fillim të verës në parkun e qytetit në Shkup.

Shih muzikë, dëgjo fotografi, fito libër

Shih muzikë, dëgjo fotografi, fito libër

Kritikë 2 mijë faqëshe në 400 vjetorin e veprës “Don Kishoti”

$
0
0

400 vjetori i veprës legjendare “Don Kishoti” nga Servantes Saavedra në Spanjë po festohet në një mënyrë shumë të vecantë, shkruan Kultplus.

Kritikët dhe letrarët më seriozë spanjollë janë bashkuar në një librër i cili sjellë kontekstet e ndryshme të kësaj vepre, në 1345 faqe të cilat thellohen në analizë mbi veprën e ndarë në dy pjesë.

Sipas kritikëve, libri ka një filologji interesante dhe do të jetë aktiv edhe në shumë shekuj të tjerë.

Iniciator i këtij publikimi është Real Academia Espanola, e cila thotë se kjo kritikë përmban gati secilën faqe të “Don Kishotit” të analizuar në konteste sociologjike, psikologjike por edhe letrare e njerëzore.

“Femrat” e Charles Bukowski, kthehet në film

$
0
0

Ende nuk është zbuluar ekipi i aktorëve që do të luajnë në filmin “Femrat” dhe ende nuk ka regjisor. I njohur si laureat i jetës së varfër amerikane, Bukowski ka vdekur në vitin 1994 në moshën 72 vjeçare, duke lënë pas vetes qindra poezi, qindra tregime të shkurta dhe gjashtë novela.

Për librin gjysmë-biografik i autorit Charles Bukowski“Femrat”, do të realizohet një film.

Kompania prodhuese e filmave The Hurt Locker, është ajo që do ta realizojë filmin e ri të bazuar në kryeveprën e shkrimtarit.

Po kjo kompani i ka realizuar edhe filmat Tales of Ordinary Madnes të luajtur nga Ben Gazarra, Factotum me Matt Dillon.

Ende nuk është zbuluar ekipi i aktorëve që do të luajnë në filmin “Femrat” dhe ende nuk ka regjisor. I njohur si laureat i jetës së varfër amerikane, Bukowski ka vdekur në vitin 1994 në moshën 72 vjeçare, duke lënë pas vetes qindra poezi, qindra tregime të shkurta dhe gjashtë novela.

Bukowski për të shkruarit fliste shumë çuditshëm.

Stema shqiptare në koleksionin e stemave të Ivo Sarakës në Dubrovnik të vitit 1746 (FOTO)

$
0
0

Lexo pjesën paraprake: Stema shqiptare në Stematografinë e Kristifor Zhefaroviqit të vitit 1741 (FOTO)

Në posedim privat te fisniku dubrovnikas Ivo Saraka ruhej një koleksion me ngjyra. Tani ky koleksion gjendet në Arkivin e Dubrovnikut. Arkivi e ka blerë prej familjes Saraka. Mendohet se koleksioni është i vitit 1746. Kështu mendojnë edhe Solovjevi[1] dhe Reshetari.[2]

Koleksioni nuk është lidhur vetëm, por midis dy dorëshkrimeve. Në të vërtetë fjala është për një libër mjaft të trashë të përbërë prej tri pjesësh: në pjesën e parë është statuti i qytetit Dubrovnik në dorëshkrim, respektivisht një kopje e tij e shkruar në gjuhën latine, në pjesën e tret gjithashtu një tekst dorëshkrimi në gjuhën latine. Midis këtyre dy dorëshkrimeve gjendet koleksioni i stemave me ngjyra. Në një fletë ka nga katër ose më shumë stema të vizatuara, e jo në secilën fletë nga një stemë, siç janë të gjitha koleksionet e tjera. Të tri pjesët e këtij libri e as koleksioni nuk i kanë të shënuara me numra faqet. Në arkivin e Dubrovnikut libri nuk është regjistruar ende dhe nuk ka numër regjistrimi, për shkak se arkivi e kish blerë asokohe.

Siç përmendëm, pas statutit të Republikës së Dubrovnikut radhiten dyzet stema të fisnikëve dubrovnikas dhe në fund në 37 fletë ka 153 stema territoriale e familjare të vizatuara pa rend, përkatësisht jo me atë radhë të caktuar siç ishte zakon te të gjitha koleksionet e tjera ilire që i kam pasur në dorë.

Ka mundësi që koleksioni të jetë punuar prej një personi që fshihet pas monogramit të madh R. M. R., që në dorëshkrim gjendet në dy vende. Sipas këtij monogrami e sipas një shënimi tjetër, profesori J. Gjelçiq konsideron se monogrami në tërësi është “Michael Pescish socius et consors congregationis prebyterorum Ragusa 1746”. [3] Pra, sipas Gjelçiqit koleksionin e ka punuar Miho Peshiq.

Në këtë koleksion me faqe tëë pashënuara  gjendet stema e Kastriotëve (fig. 16), pak ndryshe nga ngjyrat prej atyre stemave që i kemi parë deri tani. Mburoja edhe këtu ka formë varjaze me ngjyrë të verdhë. Emblema është shqiponjë e zezë dykrerëshe. Mbi krerët e shqiponjave janë dy kurora të vogla, e mbi to trekëndëshi i kaltër në të cilin ka yll gjashtëkëndësh.

Mbi mburojë është helmeta me drapri. Drapri është i verdhë dhe me ngjyrë të kuqe, e mbi të është kurora e verdhë. Nën stemë shkruan: “Castriotich”.

Figura 16 dhe 17. Stema shqiptare në koleksionin e stemave të Ivo Sarakës në Dubrovnik të vitit 1746

Figura 16 dhe 17

Në këtë koleksion gjendet dhe stema e Dukagjinit (fig. 17). Kjo është shqiponjë e zezë në fushë të verdhë. Shqiponja është kthyer në të majtë. Mbi mburojën që ka formë trekëndëshe, gjendet një drapri me të verdhë e të kuqe. Nën të shkruan: “Ducaginovich”.

Të dy stemat janë me ngjyra. Ngjyrat nuk janë të pastra, por me nuanca derdhen në ngjyra të tjera të afërme, siç shihet në fotografitë e bashkangjitura.

Stema shqiptare në manastirin Petokovicë afër Shabacit e vitit 1825

Në manastirin Petkovica afër Shabacit ruhet një ikonë ku janë paraqitur afro 54 shenjtorë dhe shumë ngjarje të Dhiatës së vjetër dhe të re. Në mesin e ikonave gjendet një kryq i madh i zi. Rreth këtij kryqi gjenden gjashtë stema. Nga ana e majtë e kryqit janë stemat e Serbisë, e Rashkës dhe e Bosnjës, e nga ana e djathtë janë stemat e Bullgarisë, e Shqipërisë dhe e Hercegovinës. Rreth stemave, majtas e djathtas, janë rreshtuar fytyrat e 54 shenjtorëve. Nën kryq shkruan se ikona është punuar në vitin 1825 (fig. 18).

Stema shqiptare është mburojë e bardhë në formë spanjolle. Në mburojë është qyteti i bardhë-fortesë. Shihet se Stematografia e Zhefaroviqit ka bërë edhe këtu ndikimin e vet. Mbi shqiponjë gjendet kurora e madhe mbretërore, e rreth kurorës shiriti në të cilin shkruan: “АЛБАNIA”. Stema nuk është vizatuar mirë e po ashtu as stemat e tjera, kurse ikona është punuar me mjeshtëri. Rëndësi e madhe u është kushtuar ikonave jo stemave.

Figura 18. Stema shqiptare në koleksionin e stemave të Ivo Sarakës në Dubrovnik të vitit 1746

Figura 18. Stema shqiptare në koleksionin e stemave të Ivo Sarakës në Dubrovnik të vitit 1746


[1] Solovjev, Postanak, 79 dhe 105. Solovjev, Prinosi, 103.

[2] Resetar, Dubrovacka numizmatika I. Sremski Karlovci 1924, 567-8.

[3] Po aty.


Prof. Dr Metin Izeti promovon librin e ri

$
0
0

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e muajit të Ramazanit sonte (e martë 30.06.2015) me fillim në ora 18:00 tek salla e amfiteatrit USHT-Rektorat, do të bëhet promovimi i librit me titull “Në fillim ishte vetëm  dashuria…” nga autori Prof.Dr.Metin Izeti

Stema shqiptare në koleksionin e kontit Ladislav Festetiq e vitit 1837 (FOTO)

$
0
0

Lexo pjesën paraprake: Stema shqiptare në koleksionin e stemave të Ivo Sarakës në Dubrovnik të vitit 1746 (FOTO)

Në bibliotekën e Matica sërpskës në Novi Sad ruhet një koleksion i stolisur bukur i kontit Ladislav Festetiq prej Tolne. Familja fisnike Festetiq rrjeth prej Turopoles së Kroacisë. Familja ka pasur tre tituj fisnikësh, e pikërisht – fisnikë në Kroaci, knjaza e kontë në Hungari. Në fillim të shek. XVIII një degë e kësaj familjeje u shpërngul në Hungari, ku fitoi emrin “de Tolna”. Një degë e kësaj familjeje i takon kontit Ladislav Festetiqit (1786—1848) dhe gruas së tij Zhozefina, princeshë prej Hohenzollern-Hechingeni. Pasardhësit e kësaj familjeje kontësh jetojnë ende në Hungari.[1]

E vetmja literaturë për këtë koleksion është artikulli i L. Çurçiqit, bibliotekar në Matica sërpska, që u botua në Zbornik za drust- vene nauke 29, Matica srpska, Novi sad 1961, fq. 118—121, prej kah edhe ne i nxorëm të gjitha të dhënat. Çurçiq ishte i disponuar dhe na vuri në dispozicion koleksionin që konsiderohet se është kopje nga viti 1837. Koleksioni është i lidhur fort mirë e pasur me lëkurë të bardhë, e në fund të tij shkruaj Rubcich St. Stematographia Bosnia et Serbia 1340. I vizatuar është në letër 40 X 25 cm. Gjithsej ka 157 fletë, prej të cilave dy të parat dhe shtatë të fundin janë të zbrazëta. Stemat e tekstet janë vizatuar ose shkruar vetëm në anën e përparshme (a) të fletës. Stemat janë vizatuar me pretendim të dikurshëm, por me pak sukses. Fleta e parë nis me Frater Andreas Kujuncxich de Krasllevo. . . Në fund të tekstit gjendet vula origjinale prej dylli. Nën disa stema shkruan Delineavit P. Jannes Kressishdie 26a Augusti 1837. Këto shënime janë vërtetim i gjallë se Ivan Kreshiq me të vërtetë ka kopjuar koleksionin e Fojnicës.[2] Për këtë operacion më hollësisht na informon Solovjevi, i cili ka shënuar se në verë të vitit 1837 konti Ladislav Festetiqi nga Tolna i është drejtuar provincialit të françeskanëve të Bosnjës me lutje që t’i bëjnë kopjen e koleksionit Fojnicës. Provinciali fra Andria Kujnxhiq nga Kresheva më 26 gusht 1837 ja dërgon kopjen e koleksionit të Fojnicës prej Ivan Kreshiqit. Kopja është punuar pa mjeshtëri me përzierje të alfabetit cirilik e latin prandej Ivan Kreshiq kërkon falje “përpara të ndritshmit Festetiq që nuk mundi me pendën e tij të ashpër të ngrihet deri në bukuritë e kohës sonë për shkak se si mostër ka pasur vizatime të vjetra”. [3] Prandaj ky koleksion më së shumti i ngjan koleksionit të Fojnicës.

Këtë koleksion ja shiti bibliotekës së Matica sërpskës ing. Sava Veliçkoviq prej Beogradi, i cili e ka blerë në Vjenë në shitoren e antikiteteve Giehofer un Rauchburg. Në artikullin e Çurqiçit nuk thuhet se ku është vlerë e kur i është shitur Matica sërpskës. Sido që të jetë, ky koleksion është interesant, për shkak se shkenca heraldike për atë nuk dinte deri në vitin 1961, kur Çurçiqi e botoi artikullin e tij.

Në këtë koleksion gjendet vetëm stema e Kastriotëve, e pikërisht në faqen 26. Stema është me ngjyra dhe ndryshon pak nga të tjerat, e të ngjashme, që ai i përmendëm (fig. 19). Mburoja është trekëndëshe, pak e prerë nga ana e majtë. Fusha e mburojës është e verdhë, ndërsa shqiponjat të zeza me kurora mbi krerë. Mbi stemë gjendet një shirit që është i zbrazët, e nën stemë gjendet shiriti tjetër në të cilin shkruan “Castriotichc”.

Stema shqiptare e kopjuar nga Historia e Pajsiut e vitit 1845

Në gjysmën e dytë të shek. XVIII populli bullgar ishte nën robërinë fetare greke, ndërsa politikisht nën Turqinë dhe për Evropën pothuajse ishte i panjohur e i harruar. Madje edhe sllavistët e njohur të asaj kohe gjuhën bullgare e konsideronin si dialekt serb.Edhe filologu sllav Kopitari (1780—1844) thuaja kurrgjë nuk dinte për të. Në vitin 1826 as Shafariqi, në veprën e tij Geschichte der sllav. Sprache nuk përmend asnjë libër bullgar dhe konsideron se ka vetëm 60.000 bullgarë që jetojnë midis Danubit dhe Ballkanit.[4] Në pragun e luftës ruso-turke të vitit 1828-1830, një gazetë moskovite çfaqte habinë se në Turqinë evropiane kishte njerëz që flisnin gjuhën “sllave-kishtare”.[5]

Figura 19. Stema shqiptare në koleksionin e kontit Ladislav Festetiq e vitit 1837 (FOTO)

Figura 19. Stema shqiptare në koleksionin e kontit Ladislav Festetiq e vitit 1837

 

Në gjysmën e dytë të shekulit XVIII populli bullgar  ishte ende vetëm rajë, pa emrin nacional, pa qendra kulturore dhe pa udhëheqës ideorë. Rilindësi bullgar Aprillov thoshte se në atë kohë kishte mjaft intelektualë bullgarë që e konsideronin veten grekë dhe po i quaje bullgarë, ofendoheshin.[6]

Vetëm fshatari bullgar  e ka ruajtur kombësinë. Prej këtij rrethi të shëndoshë lindi edhe Pajski Hilendarski, i cili në vitin 1745 shkoi në Sveta Gorë, e në vitin 1758 u njoftua me historianin serb Jovan Rajiq, që kishte ardhur në Sveta Gorë. Në atë kohë Rajiqi konsiderohej si murgu më i kulturuar ortodoks. Rajiqi ishte nën ndikim të madh pansllav të rilindësve dalmatinas dhe dubrovnikas dhe në përgjithësi nën ndikimin kultural perëndimor. Këtë ndikim e transmetoi edhe te Pjasiu dhe ndikoi mbi të që të ndihet si bullgar dhe t’ja nisë shkrimit të Historisë së sllavëve bullgarë. Kështu Pajsiu Filloi të grumbullojë materiale nëpër bibliotekat  e pasura të Sveta Gorës.[7] Më 14 mars 1761 Pajsiu shkoi në Sremski Karllovc ku u takua përsëri me Rajiqin dhe shfrytëzoi bibliotekën e pasur të Karllovcit. Atje gjeti librat e Mavro Orbinit, Regno de gli Sllavi, Pesaro 1601 (në përkthim rus),[8] Historinë kozmike të Baronit (në përkthim rus),[9] Stematografinë e Pavle Riter Vitezoviqit,[10] Stematografinë e Zhefaroviqit[11] etj. Prej kësaj shihet qartë se edhe Pajsiu ka qenë nën ndikimin e asaj vale kulturore që vinte prej Republikës së Dubrovnikut dhe Dalmacisë mbi pothuaj të gjithë sllavët e Jugut, për çfarë fola më gjerë përpara. Këtë nuk e fshehte as vetë Pajsiu.[12]

Figura 20. Stema shqiptare në koleksionin e kontit Ladislav Festetiq e vitit 1837

Figura 20. Stema shqiptare në koleksionin e kontit Ladislav Festetiq e vitit 1837

Kështu Historia e Pajsiut, që e kreu në vitin 1762, nuk ishte një hulumtim kritik i së kaluarës në Bullgari, por luajti rol të rëndësishëm në zgjimin kombëtar të popullit bullgar, sepse në kopjetë shumta përhapej nëpër tërë Bullgarinë. Ka shuml kojime të Histrorisë së Pajsiut, si për shembull: kopja e Kotlendit e vitit 1765, e Samakovit në vitin 1771, e Rilës e vitit 1772, e Zheravenit e vitit 1772, e Kovalnit e vitit 1783, e Elenit e vitit 1784 etë tjera,[13] nga periudha e mëvonshme që me signatura të ndryshme ruhen në Bibliotekën popullore të Sofjes. Rol më të rëndësishëm në këtë drejtim ka luajtur kopja e Elenit, që është kopjuar në Elen prej Dojnë Gramatikut në vitin 1784 dhe po kjo ka qenë e lidhur  në një libër bashkë me Stematografinë e Zhefaroviqit. Për shkak se njëherë ka qenë Stematografia me stema, e pastaj Historia e Pjasiut , edhe kopjimet e tjera, që janë bërë prej kopjes së Elenit, në fillim kishin stema e shenjtër, e pastaj tekstin e Histroisë së Pajsiut. Prandaj stema ka vetëm në ato kopje të Historisë së Pajsiut që janë punuar në Bullgarinë Lindore. Kështu në kopjen e Shishkut, që ruhet në Bibliotekën popullore të Sofjes me nr.376 (fq. nr. 632) dhe që ka kapinë “historia sllaven-bolgarska” e që është kopjuar në vitin 1845, gjenden shumë stema. Në faqen 3 është stema bullgare, në faqen 4 stema maqedonase, në faqen 7 stema shqiptare etj. Stema shqiptare është vizatuar nën ndikimin direkt të Stematografisë së Zhefaroviqit, vetëm se vizatimi është i thjeshtësuar (fig.20). Titujt mbi stema janë të kuqe, e vetë vizatimi me teknikë bardhë e zi.
VAZHDON


[1] Viktor Duisin, Zbornik plemstva I Hrvatskoj, Stavoniji, Dalmaciji, Bosni-Hercegovini, Dubrovniku, Kotoru i Vojvodini. Zagreb MCMXXXVIII, 235.

[2] Janos Asboth, Bosnien und die Hercegovina. Wien 1888, 444.

[3] Solovjev, Prinosi, 117. Truhelka, ko je bio slikar, 87.

[4] Dr. Milan Prlog, Slavenska renesansa 1780—1848, Zagreb 1924, 157.

[5] Po aty.

[6] Po aty, 157.

[7] Иречекъ, История на Българитъ, Търново 1886, 648—649. Ивановъ, История славяноболгарска собрана и нареждена Пойсмен Мероманахаяъ въ лъто 1762. София 1914, XII, XXXII

[8] Боянъ Пенев, история на новата българска литература II. Българска литература пръзъ XVII и XVIII въкъ. София 1933, 207.

[9]Irecek, v. c. 649.

[10] Снъгоровъ, Първото печатница. „Македонски преглед” София 1939, 28.

[11] Ivanov, vep. e. cit. XXVII

[12] Ivanov, vep. e. cit. XXVII.

[13] Po aty, IV.

Stema shqiptare në tabelën heraldike të Millan A. Simiqit (FOTO)

$
0
0

Anëtari i rregullt i Druzhevstvo Srbie Slovesnosti nga Beogradi, Millan A. Simiq hartoi dhe vizatoi afro vitit 1851 një tabelë heraldike në të cilën u paraqitën të gjitha stemat a atyre krahinave ballkanike ku dikur kanë jetuar sllavët e Jugut. Simiqi ka qenë nën ndikimin e madh të Stematografisë  së Zhefaroviqit prej kah i mori pothuaj të gjitha stemat, vetëm se tabelës së tij heraldike i dha një kompozicion plotësisht të ndryshëm e të ri.  Kjo tabelë luajti rol pozitiv për shkak se përhapej njohja e stemave midis të gjithë sllavëve të Jugut e për shkak se qe shumëzuar në mënyrë litografike. E shumëzonte njëfarë piktori Milivoj Nenadoviq, e i njohur më mirë me ermin Mosha moleri dhe kah viti 1815 e shpërndante e e shiste nëpër Serbi, Bosnje, Maqedoni e Bullgari.[1] Kjo tabelë ka luajtur një rol të rëndësishëm në përhapjen e njohurisë heraldike midis sllavëve të Jugut. Ana negative e saj është se në të duken ambiciet politike të Serbisë për Maqedoninë dhe Bosnjen e pastaj edhe ndaj krahinave të tjera jugosllave, për shkak se tabela është punuar sipas Naçertanisë së Ilia Garashanit të vitit 1844, me të cilën u trasuan rrugët imperialiste të Serbisë së atëhershme,[2]

Tabela heraldike e Simiqit është vizatuar shumë bukur artistikisht dhe heraldikisht është e qëndrueshme. Ajo nuk është me ngjyra,por ngjyrat janë shënuar me vija heraldike. Më poshtë, nën tekst është shënuar se si janë dhënë ngjyrat. Tërë kompozicioni paraqet timpanon me friz të stolisur në mënyrë të pasur që qëndron në 11 shtylla. Në dhjetë shtyllat vertikalisht janë dhënë 61 stemë. Në këtë kompozicion stema shqiptare është dhënë bri nr. 23. Stema përfaqëson fortesë të bardhë me derë e dritare në fushë të kaltër. Mburoja ka formë franceze (fig.21).

Figura 21 Stema shqiptare në librin Der  Adel des  Konigreichs Dalmatien të Fridrich Heyer e vitit 1873

Stema shqiptare në librin Der Adel des Konigreichs Dalmatien të Fridrich Heyer e vitit 1873

Në përbërjen e koleksionit të dëgjuar J.Siebmacher’s grosses und allgemeines Wappenbuch in einer neçen, vollstanding geordneten und Reich vermehrten Auffage mit heraldichen und historish-genealogichen Erlauterungen, në vëllimin e katërt, pjesa e tretë, Friedrich Heyer botoi shumë stema me titull: Der Adel des Konigreichs Dalmatien nach archivallschen und anderen authendischen Quellen bearbeitet und gezeichnet von Carl Georg Friedrich Heyer von Rosenfeld Nurnberg 1873. Në këtë koleksion stemash gjenden edhe tri stema shqiptare. Edhe pse këto stema janë botuar vetëm kah fundi i shekullit XIX, si mund të shihet prej parashtrimit të deritanishëm, ato janë stema të vjetra që kanë hyrë në koleksionin e ri.

Stema që e shohim në figurën 22 gjendet në vëllimin e katërt, pjesa e tretë, në tabelën III, e teksti në faqet XXI dhe XXII. Mburoja ka formë katrore ose spanjolle, e fusha është vizatuar me vija horizontale,që do të thotë me ngjyrë të kaltër. Në vetë librin e Heyerit jepet përshkrimi i emblemëit dhe thuhet se ai përfaqëson një fortesë prej gurësh të gdhendur me derë të hapur dhe dy dritare  që gjenden mbi të. Mbi dritare gjenden  bedenë dhëmborë me tri kulla. Kulla e mesme është më e lartë. Kullat janë me bedenë dhe me nga një dritare. Mbi stemë gjendet vetëm një kurorë mbretërore e stolisur bukur. Mbi stemë shkruan në gjuhën gjermanishte: një stemë e shtetit shqiptar.[3]

Stema shqiptare në tabelën heraldike të Millan A. Simiqit të vitit 1851

Stema shqiptare në tabelën heraldike të Millan A. Simiqit të vitit 1851

Stema e dytë gjendet në vëllimin e katërt, pjesa e tretë, tabela III, e teksti në faqet XXI e XXII (fig.23) gjithashtu ka formë spanjollet të mburojës. Fusha e mburojës është mbushur me pikëza, që në heraldike shënojnë ngjyrën e verdhë e të gjelbër. Si emblemë këtu paraqitet luani që është i ngritur me këmbët e përparme dhe i tërbuar. Luani ka vija vertikale, që do të thotë ngjyrë të kuqe. Mbi mburojë është kurora mbretërore që e kanë të gjitha stemat territoriale. Mbi stemë shkruan në gjermanishte: stema e dytë e mbretërisë shqiptare.

Stema e tretë që gjendet në këtë koleksion të njohur, është stema e Kastriotëve (fig.24). Edhe kjo stemë ka formë spanjolle në mburojë. Fusha e mburojës është e bardhë. Si emblemë është një dorë, e ngjyruar kaltër që mban një pallë. Mbi mburojë gjendet kurora perandorake e stolisur bukur, e mbi kurorën shkruan: “Castriotto”. Kjo stemë gjendet në tabelën XXII, fq 34. Për këtë emblemë Ivan Bojniçiq shkruante: “Gjergj Kastrioti Skënderbeu mbante si fisnikët venedikas stemë me dorë të lakuar, e cila në pëllëmbë mban pallë të shtrembër”.[4] Do të thotë se ky emblemë është i vjetër i kohës kur ka pas jetuar Skënderbeu. Heyer jep edhe një shpjegim më të hollësishëm në lidhje me jetën e veprën e Kastriotit dhe thotë: “Gjergj Kastrioti lindur në vitin 1404, ishte djali më i vogël i knjaz Jovaniqit që vdiq në vitin 1432. I ati e dha bashkë me tre

 

Stema shqiptare në tabelën heraldike të Millan A. Simiqit të vitit 1851

Figura 24. Stema shqiptare në tabelën heraldike të Millan A. Simiqit të vitit 1851

 

vëllezërit e tij si peng te sulltan Murati II, i cili me shëndetin e tij të fuqishëm shpëtoi nga helmimi gradual, nga i cili vdiqën vëllezërit e tij. I edukuar si mysliman dhe i quajtur Skënderbe prej sulltanit, mori komandën mbi disa ushtri turke, ku u dallua për guxim. Pas vdekjes së t’et, sulltani e pushtoi shtetin e tij. Kastrioti e fshehu zemërimin e vet plot 10 vite. Por menjëherë, sa ju dha rasti, e pushtoi fortesën e Krujës, u shpall për sundimtar të Shqipërisë dhe për një kohë të gjatë i zmbrapsi në mënyrën më guximtare të gjitha

sulmet e turqve. Vdiq më 27 janar të vitit 1467. Në saj të guximit të tij kundër turqve, e fitoi titullin e fisnikut të nderit në Venedik, e pastaj edhe fisnikërinë e Lezinës (luan).[5] Qe shpjegimi pse edhe luani merret shpeshherë si stemë e Shqipërisë.

VAZHDON


[1] Novakovic, v. c. 134

[2] Шафарик, додатак о приложеним грбовима српски земал и владатела. Glasnik drustva Srpske slovenosti, IX, Bgd. 1857, 341.

[3] Heyer, v.c. 21.

[4] Dr. Ivan Bojnicic, Der Adel von Kroatien und Slavonien, Nurnberg, 1899, 84.

[5] Heyer, v. c. 34. Dizionari storico di tutte le venete patrizie famiglie, 1780, 48.

Lista e librave për t’u lexuar këtë verë, rekomanduar nga Portalb.mk

$
0
0

Shpesh herë kemi hamendje se çfarë librash të lexojmë në plazh apo gjatë pushimeve verore kur kemi më shumë kohë të lirë. Për të mos pasur vështirësi në përzgjedhje, ekipi i Portalbit bëri një listë me libra të cilat mund t’i gjeni edhe ne gjuhën shqipe, për tu kënaqur edhe këtë verë me artin e të lexuarit.

Kohë Për Nuse – Lazër Stani
Kohë Për Nuse

Shkëlqimi dhe Rënia e Shokut Zylo – Dritëro Agolli
Shk--lqimi-dhe-R--nia-e-Shokut-Zylo-480x480

I Humburi – Fatos Kongoli
I-Humburi

Pallati i Ëndrrave – Ismail Kadare
pallati-i-endrrave-ismail-kadare

Gjaku i Dallëndyshes – Zija Çela
Gjaku-i-Dall--ndyshes

Mëndafsh – Alessandro Baricco
M--ndafsh

E Dashura Ime Sputnik – Haruki Murakami
E-Dashura-Ime-Sputnik

Çifti i Dashuruar – Leo Buscaglia
--ifti-i-Dashuruar

Aksidenti – Ismail Kadare
Aksidenti

Për Kë Bie Kambana – Ernest Hemingway
P--r-K---Bie-Kambana

Shkretëtira e Tartarëve – Dino Buzzati
Shkret--tira-e-Tartar--ve

Historia e Monikës – Andrew Morton
Historia e Monikës

Të Marrësh Dashurine Që Do – Harville Hendrix
T---Marr--sh-Dashurine-Q---Do

Siddhartha – Herman Hese
Siddhartha

Shakaja – Milan Kundera
Shakaja

Sadije Aliti boton librin me poezi në frëngjisht dhe gjermanisht

$
0
0

Vargu i poetes tetovare Sadije Aliti tani komunikon edhe ne gjuhën frënge dhe gjermane. “Romanca dashurie”  titullohet libri më i ri me poezi i shkrimtares që sapo doli nga shtypi. Poezitë  janë si një dozë e ngrohtë relaksimi, ku nga njëra në tjetrën gjejmë grimca nga përjetime të ndryshme, interesante, origjinale dhe sensibilizues.

“Sadije Aliti dëshmon se nëpërmjet poezisë kuptojmë se bëhet fjalë për  një poezi jete që ndihet mirë brenda vargut poetik, e cila e ndërton poezinë mbi një metaforë të shkëlqyer, me një ritëm të brendshëm, të fshehur thellë në zërin shpirtëror, ku ajo që të bie në sy është pikërisht atmosfera shpirtërore poetike dhe bota e madhe femërore.Ai shpërthim i magjishëm ngjyrash që e bëjnë fjalën poetike të autores të jetë sa e vecantë aq dhe origjinale, sa e bukur aq dhe befasuese”-shprehet Rami Kamberi, redaktor i librit.

Poetja Sadije Aliti vjen para lexuesve me një tufë poezish të zgjedhura,   të cilat kanë ngjyra dashurie, mesazh njerëzie dhe mirësie dhe sens artistik, shoqëruar me një stil përshkrues, imagjinues dhe analizues. Ajo u hedh flakën e duhur krijimeve të saj, dhe përthyerjet e përditshmërisë i stilizon me një gjuhë shpërthyese të ndjenjave.

“Poezitë në këtë përmbledhje u ofrohen edhe lexuesve gjermanofolës dhe frankofolës. Autorja me këtë dëshiron të tejkalojë kufijtë e krijimtarisë, duke depërtuar në letërsinë e gjerë europiane dhe botërore. Padyshim se kjo i jep asaj konfrontimin me një nivel tjetër të shkrimeve dhe i hap rrugën e përvojave të reja”-thekson Besim Xhelili, recenzent  botimit ne gjermanisht.

Në vargun e poetes ndesh  në shpalosje ndjenjash, krenari, identitet, qëndresë dhe së fundmi në gjithë atë që quhet lufta për jetën, dmth., përpjekja për ta arritur kulmin e së bukurës.

“Stili i vecantë i autores herë-herë të lë pa frymë, e herë-herë të shpie në

botën e përtejimagjinatës, të magjisë së quajtur dëshirë e përflakur në

ndjenja paskaj; qoftë përditshmërisë, qoftë Atdhe-Dashurisë njëkohësh”-thekson Adem Xheladini, redactor i përkthimit në frëngjisht.

Libri është botim i shtëpisë botuese “Albas”, ndërsa është botimi i dhjetë me radhë i autores që ka edhe një botim në gjuhën rumune.

Viewing all 614 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>