Quantcast
Channel: Libra/Poezi – Portalb
Viewing all articles
Browse latest Browse all 634

Lehtë e ke

$
0
0

Poezi nga Arben Dreshaj

Pas një dreke me bollëk,
lehtë vendos për dietë

Lehtë e ke të kritikosh,
kur je në qoshe të shikosh

Lehtë e ke t’japësh ide,
kur me i zbatu nuk ke

Kur nuk është malli yt,
lehtë e ke lirë për ta shit’

Lehtë e ke të shesësh mend,
ku askush s’të njeh n’atë vend

Me fasada i zbukuron shtëpitë,
me to lehtë vetën e çoroditë

Trim të bëhesh lehtë e ke,
kur s’ka gjak përmbi dhe

Me kritere qe i vendos ti vet,
lehtë e ke të garosh me tjerët

Lehtë e ke verës ta mbyllësh syrin,
oxhakut t’ia vësh dryrin

Lehtë e ke lindjen ta gjesh,
Dielli kur lind duke buzëqesh’

Plagën e huaj e mbyll ti lehtë,
nuk e ndjen atë – nuk të vret

Lehtë e ke me djersë të huaj,
shoqërinë për ty ta bësh të luaj’

Kur ti nuk je duhanxhi,
ta lësh është e lehtë për ty

Të vendosësh të kurshesh,
në fillim te muajit lehtë do ta kesh

Kur je i rrethuar me pasuri,
lehtë e ke t’zgjedhësh shoqëri

Kur je i veshur me pushtet,
kudo fjala të ecën lehtë

Kur tjetri punën e bën mirë,
lehtë për ty t’i thuash s’qe e vështirë

Për sfidat qe s’i ke kalu,
lehtë e ke tjetrin me ngushëllu

Për gjithçka që ty të pëlqen,
arsyetimet lehtë po i gjen!


Viewing all articles
Browse latest Browse all 634

Latest Images

Trending Articles



Latest Images

<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>