Quantcast
Channel: Libra/Poezi – Portalb
Viewing all articles
Browse latest Browse all 625

Për lidershipin imoral

$
0
0

Krizë të lidershipit politik, dikund më shumë e dikund më pak, një pasqyrim real të gjendjes aktuale politike në viset në tranzicion, sidomos tek shqiptarët, janë motive kryesore që i trajton Avni Halimi në dramën e vet që sapo doli nga shtypi, me titull “Rrugës për në El Dorad”.

Dy burra: shoferi dhe konduktori, me një autobus të prishur, duke shpresuar se do të mbërrijnë në El Dorad.

Me një gjuhë herë pas here të vrazhdë, i gjithë veprimi përcillet përmes një dialogu nga dy perspektiva të ndryshme, populli dhe lidershipi, këtë herë shoferi dhe konduktori.

Ky problem gjithkund ështe aktuale. Te ne, dikund më shumë e dikund më pak, kemi krizë të lidershipit politik.

Dramat ndërtohet mbi nistamt, iniciativat, strategjitë e dy personazheve, të cilët, nën petkun e lidershipit, ia mësyejnë “politikës parajsore” dhe, në pamundësi për të arritur në “tokën” që e ruan arin e gjithë universit, ndërrojnë strategjinë! Alternativë të këtij përfitimi ata e shohin luftën, nxitjen e popullit në luftë, sepse, tashmë është provuar se luftërat sjellin edhe përfitime të majme! Dy liderët aventurierë vendosin që popullin, që e bredhin me autobus, ta orientojnë drejt lufyës në arenën e së cilës, përfitimet meskine janë shumë më të realta dhe më të mundshme.

(RRUGË PËR NË EL DORADO, dramë, Avni Halimi, botoi “Konica Press”, Shkup, 2022)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 625


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>