Quantcast
Channel: Libra/Poezi – Portalb
Viewing all articles
Browse latest Browse all 634

Leximi i librave ua permison jetën tuaj

$
0
0

Është koha kur njerëzit leximin e vetëm që e bëjnë është një ndër artikujt që gjejnë nëpër internet, dhe leximi i librave është bërë shumë i rrallë. Gjithsesi hulumtues nga Universiteti i Leedsit bëjnë të ditur se njerëzit duhet gjithmonë e më shumë të lënë anash telefonat e tyre dhe të mundohen të lexojnë libra për ditë, shkruan Insajderi.

Këto janë disa nga benefitet e leximit të librave:

Simulimi mendor

Studimet tregojnë se simulimi mendor largon rrezikun nga sëmundjet e harresës dhe çmendurisë. Truri ose përdoret ose e humbet, thonë shkencëtarët. Qasja sa më e rrallë në informacione bën që lidhjet e neuronëve nëpër rrugët e tyre të humbet. Ju mund të kontriboni në rënien e punës së trurit të juaj nëse nuk e sfidoni atë.

Reduktimi i stresit

A e keni vërejtur se si stresi largohet kur kapni diçka të lexoni? Sipas një studimi leximi ulë nivelet e stresit deri 68%.

Rritje e aftësive sociale

Për disa leximi i librave është një mënyrë që të largohen nga bota e vërtet dhe njerëzit. Por, studimet tregojnë se leximi përmirëson aftësitë sociale.

Rritje e fjalorit personal

Sa më shumë lexoni, aq më shumë fjalëve u ekspozoheni. Duhet të e keni në mendje se një njeri i suksesshëm lexon së paku 60 libra në vit.

Përmirësim i kujtesës

Kur lexoni truri i juaj bën shumë më shumë se sa deshifrimi i fjalë në një faqe. Leximi është një sfidë neurobiologjike që kërkon më shumë punë se sa dëgjimi i fjalimit apo procesimi i imazheve në tru.

Studimet tregojnë se leximi ndihmon në mbrojtjen e kujtesës.

Gjumë më i mirë

Nëse lexoni para se të flini, dhe e bëni këtë si ritual ditor, atëherë trupi mëson që pasi të lexoni është koha që të bini në gjumë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 634

Latest Images



Latest Images

<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>